Skip to main content

““Goli i javës” – Dani Parejo me një ‘raketë të pandalshme’ nga 30 metra tund rrjetën e Sociedadit” plus 9 more Telegrafi Futboll

Futboll – Telegrafi

““Goli i javës” – Dani Parejo me një ‘raketë të pandalshme’ nga 30 metra tund rrjetën e Sociedadit” plus 9 more Telegrafi Futboll


“Goli i javës” – Dani Parejo me një ‘raketë të pandalshme’ nga 30 metra tund rrjetën e Sociedadit

Posted: 30 Jan 2021 02:56 PM PST

Mesfushori i Villarrealit, Dani Parejo ka shënuar një supergol për ekipin e tij kundër Real Sociedadit në kuadër të ndeshjes së vlefshme për javën e 21-të në La Liga.

Klubi spanjoll priti Sociedadin në stadiumin El Madrigal për ndeshjen e tyre në La Liga të shtunën mbrëma.

Dhe Villarreal kaloi në epërsi 1-0 në pjesën e parë falë goditjes së mrekullueshme të Parejo në fillim të pjesës së parë.

Goli i mesfushorit spanjoll ishte brilant dhe befasoi të gjithë pasi erdhi nga një largësi prej mbi 30 metra.

Portieri Alex Remiro ishte i pafuqishëm dhe vetëm mund të shikonte topin duke u futur pas pjesës së pasme të rrjetës së tij dhe i dha Villarrealit avantazhin.

Në minutat shtesë, Sociedadi arriti të barazojë me anë të Alexander Isak, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 1-1.

Ndryshe, ky ishte goli i tretë i Parejos këtë sezon në La Liga, ndërsa të tre golat vijnë nga jashtë 16-metërshit. /Telegrafi/

The post "Goli i javës" – Dani Parejo me një 'raketë të pandalshme' nga 30 metra tund rrjetën e Sociedadit appeared first on Telegrafi.

Palmeiras triumfon në Copa Libertadores, Breno shënon gol në kohën shtesë

Posted: 30 Jan 2021 02:35 PM PST

Breno Lopes shënoi një gol në minutën e 99-të për Palmeiras, duke ia dhuruar triumfin në Copa Libertadores në një finale dramatike që u mbyll 1-0 ndaj Santos në Maracana.

Breno që ishe heroi i ndeshjes, zëvendësoi Gabriel Menino në minutën e 85 dhe ktheu në gol një asistim të Ronyt.

Kjo ishte përfshirja e 13-të e Ronit në gol (pesë gola të shënuar, tetë të asistuar) në Libertadores të këtij sezoni, duke e bërë lojtarin më të mirë në këtë garë.

Si rezultat, Palmeiras u kurorëzua si kampion i Libertadores për herë të dytë në historinë e tyre.

Abel Ferreira u bërë trajneri i tretë evropian që drejtoi një ekip drejt triumfit në këtë garë. /Telegrafi/

The post Palmeiras triumfon në Copa Libertadores, Breno shënon gol në kohën shtesë appeared first on Telegrafi.

Manchester Unitedi i Solskjaerit theu rekordin 22-vjeçar të klubit, mbahej nga ekipi i Fergusonit në vitin 1999

Posted: 30 Jan 2021 02:25 PM PST

Manchester Unitedi i viteve 2020-21 ka vendosur një rekord të ri klubi, duke kaluar ekipin fitues të tripletës së vitit 1999, me ekipin e Ole Gunnar Solskjaer që kaloi 18 ndeshje pa humbje në udhëtim në kuadër të Ligës Premier.

Djajtë e Kuq nuk arritën të shkojnë më shumë se një barazim 0-0 ndaj Arsenalit në Emirates, edhe pse pati shanse nga të dyja skuadrat.

Pikët u ndanë, megjithatë, Unitedi mori diçka pozitive apo një rekord të madh pas këtij rezultati.

Arsenali dhe Manchester Unitedi ndahen në paqe në derbin e javës në Ligën Premier Arsenali dhe Manchester Unitedi ndahen në paqe në derbin e javës në Ligën Premier

Skuadra e Solskjaer ka ecur më mirë në udhëtimet e tyre këtë sezon dhe për 11 muajt e fundit duke rishkruar librat e historisë.

Ata kaluan rekordin e skuadrës ikonike të Sir Alex Ferguson, e cila kishte shkuar në 17 ndeshje pa humbje, ndërsa tani ka serinë prej 18 ndeshjeve pa humbje si mysafir.

Unitedi ka mbledhur 44

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more