Skip to main content

Agim Bahtiri bëhet pishman që shau qytetarin me nënë, thotë se ishte reagim emocional

Agim Bahtiri bëhet pishman që shau qytetarin me nënë, thotë se ishte reagim emocional


Agim Bahtiri bëhet pishman që shau qytetarin me nënë, thotë se ishte reagim emocional

Posted: 31 Jan 2021 01:11 AM PST

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka kërkuar falje publike pas sharjes që bëri në tubimin e mbajtur nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë, drejtuar personit që insistoi t'i bënte pyetje Kurtit.

Bahtiri, me anë të 'Facebook'-ut, ka thënë se reagimi i tij ishte emocional përpara se të ishte personal, teksa ka kërkuar falje për gjuhën e përdorur.

"Reagimi im ishte emocional dhe jo me paramendim, prandaj kërkoj falje publike për fjalorin jo adekuat", thuhet në postimin e tij.

Në tubimin në fjalë, një person shkaktoi tollovi pasi insistoi që t'ia parashtronte një pyetje Kurtit, përgjatë kohës sa kandidati për deputet nga radhët e VV'së, Armend Muja, e kishte fjalën.

Mbrojtja e afërt e u.d. të presidentit, personin në fjalë, e kishte nxjerrë nga tubimi.

Ganimete Musliu: Albin Kurti e Vjosa Osmani ikën nga Veriu si pula të lagura

Posted: 31 Jan 2021 12:54 AM PST

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka komentuar largimin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osman, nga Veriu i Mitrovicës.

Musliu ka thënë se që të dy akterët politikë kanë "ikur si pulat e lagura" nga Veriu. Ajo këto komente i ka bërë në emisionin 'Pressing' në T7, shkruan Gazeta Express.

"Kanë ikur si pula të lagura, pa e realizuar agjendën e tyre, pavarësisht se kanë qenë nën mbrojtjen e FIT-it. Të dy pretendentët kanë pasur me shku tek kulla e Ali Kadriut, e kanë lënë në pritje", ka deklaruar ajo.

E njëjta ka pritur një largim më të dinjitetshëm nga Kurti e Osmani, teksa ka thënë se për shkak të kreut të VV'së, ka policë që vuajnë lëndime ende.

"Sot kemi policë me të meta, të verbër, pikërisht për shkak të ballafaqimit me Kurtin. Kurti sot e ka pasur rastin ta tregojë trimninë që paraqet në Prishtinë e në institucionet e Kosovës", ka deklaruar tutje ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës.

Tutje, ajo ka thënë se Osmani e Kurti dhanë një mesazh të keq tek qytetarët e Mitrovicës së Veriut.

"Nuk guxojnë pretendentët për poste të rëndësishme të japin mesazhe të frikës në Mitrovicën e Veriut. Ata nuk kanë palcë kurrizore të jenë kryeministër e president. Viti 2020 e ka tregu se çfarë mashtrus janë Vjosa Osmani e Albin Kurti", ka vlerësuar kandidatja për deputete nga radhët e PDK'së.

Rreth 60 mijë njerëz të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Posted: 31 Jan 2021 12:47 AM PST

Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 59 mijë e 931.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 1 mijë e 492 persona me COVID-19 kanë humbur jetën, njofton Klan Kosova.

Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 6 mijë e 231 raste.

I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 52 mijë e 208 pacientë të shëruar.

IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive 285 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit pesë pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 260 pacientë.

Konfirmohet infektimi për herë të dytë me Covid-19 te disa pacientë në Kosovë

Posted: 31 Jan 2021 12:18 AM PST

Në Klinikën Infektive në QKUK janë paraqitur për trajtim raste që kanë rezultuar për herë të dytë me Coronavirus, ka konfirmuar në një intervistë për Ekonomia Online, drejtoresha e kësaj Klinike, Lindita Ajazaj-Berisha.Madje sipas saj, ka pacientë që herën e parë e kanë kaluar lehtë virusin, ndërsa për herë të dytë kanë pas nevojë që të trajtohen në spital.

Dyshimet që pacientët që kanë qenë të prekur nga Covid-19 të mund të preken për here të dytë, Drejtoresha tha që kohëve të fundit kanë pasur raste që u kanë ardhur për herë të dytë, e madje disa prej rasteve duhet edhe të spitalizohen."Po gjatë këtyre kohëve të fundit kemi pasur edhe raste që na kanë ardhur për herë të dytë me Covid-19 të cilët kanë qenë gjatë muajve të verës të konfirmuar me PCR-pozitiv dhe tani përsëri kanë qenë Covid- pozitiv, në mesin e tyre kemi pacientë të cilët në atë kohë nuk kanë pasur manifestime klinike ose kanë pasur manifestime të lehta, ndërsa tani kemi disa prej rasteve që edhe duhet të spitalizohen".

Ajo ka lutur partitë politike që të respektonë masta anti-Covid në tubimet paraelektorale për zgjedhjet e parakohshme.

"Ne si qytetarë të Kosovës duhet të jemi të vetëdijshëm që virusin e kemi ende prezent, po e vërejmë që kohë pas kohe kemi rritje të numrit, e kohë pas kohe kemi edhe rënie të numrit, mirëpo ende kemi rritje të numrit të rasteve që përfundojnë me vdekje prandaj të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm që t'i largohemi grumbullimeve të panevojshme, ta ruajmë distancën sociale dhe t'i bartim maskat dhe të gjitha masat mbrojtëse që dalin nga institucionet shëndetësore pa kurrfarë dallimi mes njëri-tjetrit".

Një shqetësim në Klinikën Infektive, sipas drejtoreshës është mungesa e barnave."Ne në klinikën Infektive për momentin kemi vetëm rastet Covid pozitiv, të cilët janë të spitalizuar, kohë pas kohe kemi mungesa të barnave, sidomos të antibiotikëve, mirëpo vazhdimisht jemi në takime me menaxhmentin edhe drejtorinë e ShSKUK-së në mënyrë që të mund të sigurohen të gjitha barnat që të mos kenë nevojë që pacientët t'i sigurojnë me mjete vetanake, mirëpo kohë pas kohe kemi mungesa".

Mes tjerash ajo përmend edhe kapacitetet e Klinikës Infektive, duke treguar që prej fillimit të pandemisë e deri më tani kanë qenë në shërbim të qytetarëve.

"Tani në klinikën Infektive po bëhen gati një vit që veçse kemi filluar me rastet, në fillim rastet e dyshimta pastaj edhe rastet e konfirmuara nga 13 marsi dhe deri më tani kemi qenë me të gjitha kapacitetet të cilat na i kemi vazhdimisht në shërbim të qytetarëve pa u kursyer për asnjë moment as veten e as familjet dhe jemi munduar që në çdo kohë për çdo qytetar, i cili ka pas nevojë për hospitalizim, të jetë i spitalizuar".

Sot, mot i vranët dhe vende-vende me intervale me diell

Posted: 31 Jan 2021 12:15 AM PST

Sot do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me intervale me diell.

Vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu, ndërsa në vise me lartësi mbi 800m parashihet që reshjet e shiut të jenë të përziera me borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9 m/s.

No photo description available.

Rron Gjinovci i thotë Blerim Latifit: Ku e ki mitralozin, pse s’pe qet tash?

Posted: 31 Jan 2021 12:09 AM PST

Profesori universitar, Blerim Latifi, i ka reaguar ashpër analistit politik, Rron Gjinovci, lidhur me temën e largimit të kreut të VV'së, Albin Kurtit, nga Mitrovica e Veriut pas dhunimi.

Në një pjesë të debatit në emisionin 'Pressing' në T7, e ka pyetur Gjinovci Latifit "ku e ki mitralozin, pse s'pe qet tash", teksa e ka akuzuar se në emër të luftës i ka fituar pozitat që i gëzon, shkruan Gazeta Express.

Profesori universitar i ka kundër reaguar atij, përgjatë debatit, duke thënë se largimi i Kurtit nga Veriu i Mitrovicës ka sjellë pasoja.

"Qeveria kur jom kanë këshilltar une e ka ngrehë Gjuriqin zhag. e Ky i yti, u hyp në kerr e u ikë si qyqe. 20 vjet ka bërtit Veliu Veliu, sot iu dha shanca, iku. U la mu sha nana shqiptare, u la mu sha kombi shqiptar, e iku", ka deklaruar Gjinovci.

10 mijë nxënës më pak në shkollat e Kosovës për vetëm një vit

Posted: 30 Jan 2021 01:58 PM PST

Numri i nxënësve në vitet e fundit është duke shënuar rënie të vazhdueshme. Prej vitit 2016 e deri më sot janë mbi 34 mijë nxënës më pak, ndërkaq vetëm në vitin e fundit numri ka rënë për 10 mijë. Ekspertët vlerësojnë se kjo është pasojë e ikjes së qytetarëve jashtë vendit, por edhe e rënies së natalitetit

Janë 10 mijë e 270 nxënës më pak këtë vit në nivelin parauniversitar në Kosovë sesa në vitin shkollor 2019/2020. Sipas një raporti zyrtar të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, një vit më parë kanë qenë 345 mijë nxënës, derisa këtë vit janë 335 mijë. E, nëse krahasohet me vitin shkollor 2018/2019 i bie se në dy vjetët e fundit Kosova ka 21 mijë nxënës më pak.

Në shkollën e mesme "28 nëntori" në Prishtinë, prej shtatorit deri në dhjetor, e kanë lënë shkollën 42 nxënës, raporton KOHA.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Fakete Duraku, ka shprehur shqetësim për këtë çështje, teksa ka treguar se shumica e këtyre nxënësve kanë emigruar jashtë vendit.

"Ne si shkollë jemi shumë të shqetësuar sepse kemi rënie të madhe të nxënësve në tre vjetët e fundit të vitit shkollor. Realisht, në këtë vit shkollor, vetëm prej shtatorit e deri në dhjetor, i kemi 42 nxënës që e kanë lëshuar shkollën, domethënë është një shqetësim i madh, ndërsa në vitet e tjera ka edhe më shumë. Shkaqet i kemi identifikuar si shkollë. Ndër to është edhe migrimi", ka thënë ajo.

Për njohësin e çështjeve të arsimit, Argjend Osmani, statistikat e fundit të MASH-it për uljen e numrit të nxënësve janë alarmante. Ai ka thënë se ndër shkaqet kryesore janë emigrimi masiv në vitet e fundit, por edhe rënia e natalitetit.

"Institucionet janë fatkeqësisht promotorët kryesorë të emigrimit të popullatës në Kosovë. Kjo ndodh për shkak të keqmenaxhimit të parasë publike, keqpërdorimit të fondeve e humbjes së shpresës së ofrimit të shërbimeve që nuk përkojnë me realitetin për qytetarët, nepotizimi e të tjera. Institucionet duhet që këto fenomene t'i ndalojnë në mënyrë që të mos stimulohet emigrimi i mëtutjeshëm", ka shtuar Osmani.

Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Arsimit, nga viti shkollor 2016/2017 e deri më sot janë mbi 34 mijë nxënës më pak.

Më së shumti rënie vërehet te shkollat e mesme të ulëta dhe shkollat e mesme të larta.

Në shkollat e mesme të ulëta në vitin shkollor 2018/2019 kanë qenë 234.590 nxënës, kurse këtë vit janë 229.704.

Ndërkaq, në shkollat e mesme të larta kanë qenë 77.907 nxënës, kurse tani janë 74.387.

Sipas raportit të këtij viti të Ministrisë së Arsimit, në Kosovë janë gjithsej 1.058 institucione edukative – arsimore publike. Prej tyre, 776 institucione amë dhe 282 paralele të ndara.

Rrëfehet 18-vjeçari që u keqtrajtua nga polici Haris Kelmendi, thotë se u detyrua të trajtohet edhe tek psikologu

Posted: 30 Jan 2021 01:17 PM PST

Leotrim Rama kur ishte vetëm 18-vjeçar, pretendon se u godit disa herë nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Në vitin 2018, kur edhe u bë arrestimi i Ramës, tashmë 21 vjeçar, kishte ndodhur si shkak i mos respektimit të një urdhri nga policia e trafikut.

Leotrimi për brenda këtyre tri vjetësh, thekson se pati probleme psikike dhe si shkak u detyrua të marrë trajtim edhe tek psikologu.

"Kur ka ardhë Harisi me kolegët e vetë në stacion në Prishtinë, aty ka fillu jo dhuna, por 'shoë-i' i tyre ndaj meje.

Pas publikimit të videos ku shihet Rama duke u keqtrajtuar nga polici Haris Kelmendi, ky i fundit u arrestua, por u lirua pas 24 orëve.

E pas kësaj, Ramës i erdhën disa thirrje anonime, ku i kërkohej që të lehtësonte deklaratën e tij ose të tërhiqej.

Kurse, me rastin është marr Inspektorati i Policisë së Kosovës, të cilët kanë bërë ndalimin e zyrtarit policor.

Endriti publikon pamje nga vizita e Thaçit në Ujman në ditën kur Kurti e Osmani u kthyen prapa nga Veriu

Posted: 30 Jan 2021 01:05 PM PST

Endrit Thaçi, i biri i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka publikuar fotografi nga vizita e babait të tij në Liqenin e Ujmanit gjatë 2018-ës.

Thaçi këto fotografi i ka publikuar në llogarinë e tij në 'Instagram'. Postimi i tij vjen pas mos-lejimit të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, si dhe u.d. të presidentit, Vjosa Osmanit, që ta vazhdojë fushatën në Mitrovicë të Veriut, shkruan Gazeta Express.

Përgjatë muajit shtator të vitit 2018, ish- presidenti Thaçi i shoqëruar nga Rashit Qala (ish- drejtor i policisë së Kosovës) dhe Bedri Hamza ( ish- ministër i Financave), pati lundruar me barkë në Liqenin e Ujmanit në Veri.

Në po të njëjtën ditë e kohë, kreu i subjektit opozitar Kurti po protestonte kundër idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Përgjatë të shtunës, si rezultat i fishkëllimave e brohoritjeve nacionaliste të një grupi serbësh, Osmani e Kurti u detyruan të larguan nga Veriu i Mitrovicës në mes të fushatës.

Milaim Zeka: Vizita e Kurtit në veri zbuloi rrenën 20 vjeçare të politikës

Posted: 30 Jan 2021 12:34 PM PST

Ish-deputeti Milaim Zeka ka komentuar tentim-vizitën e sotme në veri të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Zeka thotë se ajo pjesë e Kosovës vazhdon të kontrollohet nga Serbia.

"Edhe ata policë në uniformë kosovare, andej urës, janë vetëm sa për sy e faqe", shkruan Zeka në Facebook.

Shkrimi i plotë i Zekës në Facebook:

Qe 20 vite rresht, dite edhe nate, jam munduar ta flas te verteten perpara qytetarit te shkrete te Kosoves. E kam thene edhe ne media, edhe ne foltoren e Kuvendit, se prej Ures te Ibrit, deri ne kufi me Serbi, çdo gje kontrollohet nga Serbia. Edhe ata police ne uniforme kosovare, andej ures, jane vetem sa per sy e faqe. Nejse.

Sot, Albini, bashke me Vjosen u munduan ta thejne kufirin, po bandat e egersuara, i detyruan te kthehen mbrapa. E bash sot, Albini dhe Vjosa, u dashte me bertite edhe Amerika, edhe Amelika. Mos me qene Amerika ime dhe Amelika e Albinit, sot, jo qe i kishin kthy kendej, po edhe nje hu ne bythe ja kishin ngule Agim Bahtirit, jo per diçks tjeter, po vetem sa per me shiku seri…!!!

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more