Skip to main content

“Lojtarë të infektuar dhe ndeshje të anuluara – Liga Premier vjen me vendim për kampionatin” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Lojtarë të infektuar dhe ndeshje të anuluara – Liga Premier vjen me vendim për kampionatin” plus 9 more Telegrafi Futboll


Lojtarë të infektuar dhe ndeshje të anuluara – Liga Premier vjen me vendim për kampionatin

Posted: 30 Dec 2020 02:55 PM PST

Liga Premier Liga të vazhdojë të luhet, pavarësisht se kohët e fundit kanë qarkulluar lajme se mund të pezullohet.

Shkak për këtë janë bërë rastet e fundit me coronavirus të konfirmuara te disa skuadra në kampionatin anglez.

Megjithatë për t'i dhënë fund të gjitha dilemave, Liga Premier ka dalë me një komunikatë zyrtare, ku shkruajnë se kanë besim te protokollet dhe nuk e kanë menduar asnjëherë pezullimin e kampionatit.

"Liga Premier nuk e ka diskutuar asnjëherë ndërprerjen e kampionatit dhe nuk ka në plan ta bëjë këtë".

"Ne vazhdojmë të kemi besim te protokollet e vendosura kundër COVID-19, në mënyrë që ndeshjet të vazhdojnë të zhvillohen normalisht".

 

"Duke pasur si përparësi shëndetin e lojtarëve, ne mbështesim respektimin e rregullave nga klubet", shkruhet në deklaratë.

Dy ndeshje janë shtyrë, ajo Manchester City – Everton dhe Tootenham – Fulham, pasi klubet e City dhe Fulham kanë raste me COVID-19. /Telegrafi/

The post Lojtarë të infektuar dhe ndeshje të anuluara – Liga Premier vjen me vendim për kampionatin appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Elche – Real Madrid: Modric më i miri në fushë

Posted: 30 Dec 2020 02:38 PM PST

Real Madridi nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim 1-1 ndaj Elches si mysafir në kuadër të javës së 16-të në La Liga.

Edhe pse mbretërit ishin në epërsi të parët nuk arritën ta ruanin avantazhin deri në fund.

Luka Modric shënoi për Real Madridin, ndërsa Fidel barazoi për Elchen.

Kroati ishte lojtari më i mirë i ndeshjes me vlerësimin 7.7.

Lojtari me notën më të ulët në këtë takim ishte Karim Benzema (6.1).

Notat e lojtarëve të Elche

Notat e lojtarëve të Real Madridit

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve, Elche – Real Madrid: Modric më i miri në fushë appeared first on Telegrafi.

Real Madridi gabon ndaj Elches, barazim që e mban në vendin e dytë në La Liga

Posted: 30 Dec 2020 02:24 PM PST

Real Madridi nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim 1-1 ndaj Elches si mysafir në kuadër të javës së 16-të në La Liga.

Edhe pse mbretërit ishin në epërsi të parët nuk arritën ta ruanin.

Real Madridi rrezikoi i pari me Toni Kroos, por që goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

Emiliano Rigoni i Elches rrezikoi në minutën e 10-të por Thibaut Courtois bëri pritje të madhe.

Marcelo kishte rastin më të mirë në fillimin e ndeshje, duke goditur shtyllën në minutën e 13-të.

Nuk vonoi shumë dhe Reali e gjeti golin. Marco Asension gjuan bukur nga distanca, por goditja e tij qëllon shtyllën dhe nga topi i kthyer përfiton Luka Modric që me një goditje me kokë shënon për 1-0.

 

Pjesa e parë krejt cka solli tjetër ishte një pretendim për penallti i Real Madridit, por që pas shikimit të VAR nuk u akordua.

Në pjesën e dytë vendasit dukeshin më të vendosur dhe filluan sulmet, ku kishin sukses në minutën e 52-të.

Dani Carvajal e rrëzoi në zonë njërin nga kundërshtarët dhe gjyqtari akordoi penallti.

Fidel ishte i saktë nga pika e bardhë ku shënoi për 1-1.

 

Pas golit Elche e kishte rastin më të mirë, por që Lucas Boy nuk shënoi.

Zinedine Zidane edhe pse bëri disa zëvendësime, nuk mundi të marr më shum se një barazim, që e mban në vendin e dytë me 33 pikë, dy më pak se Atletico Madrid, që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. /Telegrafi/

The post Real Madridi gabon ndaj Elches, barazim që e mban në vendin e dytë në La Liga appeared first on Telegrafi.

Newcastle 0-0 Liverpool, notat e lojtarëve – Dëshpëron Salah

Posted: 30 Dec 2020 02:09 PM PST

Liverpooli nuk ka arritur më shumë se një barazim 0-0 në udhëtim te Newcastle United në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Ligën Premier.

Ekipi i Jurgen Klopp nuk ka mbyllur vitin me fitore, pasi është ndalur nga Newcastle, por do të jetë lider të paktën në fillimin e vitit 2021.

Reds patën shumë raste në ndeshjen ndaj Laraskave, por pa arritur t'i konkretizojnë ato, kjo për 'fajin' edhe të portierit të vendasve dhe mbrojtjes.

Liverpooli e mbyll vitin me barazim ndaj Newcastle, por lider në Ligën Premier Liverpooli e mbyll vitin me barazim ndaj Newcastle, por lider në Ligën Premier

Lojtari më i vlerësuar i takimit ishte mbrojtësi i Newcastle, Fedrico Fernandez, i cili u vlerësua me notë 7.9.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për sulmuesin e Reds, Mohamed Salah që u notua me 6.2.

Newcastle:

Liverpool:

/Telegrafi/

The post Newcastle 0-0 Liverpool, notat e lojtarëve – Dëshpëron Salah appeared first on Telegrafi.

Liverpooli e mbyll vitin me barazim ndaj Newcastle, por lider në Ligën Premier

Posted: 30 Dec 2020 01:52 PM PST

Liverpooli nuk ka arritur më shumë se një barazim 0-0 në udhëtim te Newcastle United në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Ligën Premier.

Ekipi i Jurgen Klopp nuk ka mbyllur vitin me fitore, pasi është ndalur nga Newcastle, por do të jetë lider të paktën në fillimin e vitit 2021.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Reds, të cilët ishin më krijues në kërkim të golit.

Megjithatë, edhe përkundër rasteve nga Mohamed Salah (42', 43') dhe Roberto Firmino (45+) portat mbeten të paprekura.

Në pjesën e dytë përsëri Liverpooli ishte më i mirë dhe më kërkues, pasi donte të mbyllte vitin me një fitore.

Por, edhe në këtë pjesë vendimtar ishte portieri i vendasve, Karl Darlow, i cili priti disa goditje nga Salah, Firmino dhe Salah, duke bërë që ndeshja të mbyllet 0-0.

Pas këtij barazimi, Liverpooli mbetet në vendin e parë me 33  pikë, ndërsa Newcaslte në pozitën e 14-të me 19 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme apo të parën për vitin 2021, Reds e luajnë në udhëtim te Southamptoni, ndërsa Newcastle e pret Leicester Cityn. /Telegrafi/

 

 

 

The post Liverpooli e mbyll vitin me barazim ndaj Newcastle, por lider në Ligën Premier appeared first on Telegrafi.

Havertz thuhet se është penduar që ka refuzuar Bayernin për Chelsean

Posted: 30 Dec 2020 01:24 PM PST

Ylli gjerman, Kai Havertz thuhet se është penduar për transferimin e tij nga Bayer Leverkusen te Chelsea këtë sezon dhe jo tek klubi i madh gjerman, Bayern Munich.

Havertz, ashtu si nënshkrimet e tjera të mëdha si Timo Werner dhe Hakim Ziyech , ende nuk ka shkëlqyer në Stamford Bridge dhe kjo ka çuar në spekulime të forta në Gjermani.

Sipas kolumnistit të gazetës së madhe BILD, Raimund Hinko, Havertz është penduar që ka zgjedhur Blutë e Londrës.

Transferimi më i shtrenjtë i verës - A është Kai Havertz nënshkrimi më i keq i vitit deri më tani Transferimi më i shtrenjtë i verës - A është Kai Havertz nënshkrimi më i keq i vitit deri më tani

Hinko beson se Havertz mund të pendohet që refuzoi rivalët e Bayern Munichut për Chelsean verën e kaluar.

"Kai Havertz, edhe nëse nuk e trumbeton me të madhe, do ta ketë mallkuar njëqind herë veten që ai kaloi nga Leverkusen në mesfushën e klubit të mërzitshëm të Chelseat dhe ndoqi thirrjen e parave".

"Havertz do të ketë qenë i 'dehur' shumë aq sa të mos ia kthej interesin Bayernit për sa kohë që trajneri Hansi Flick ishte ende i interesuar për të", ka thënë Hinko. /Telegrafi/

The post Havertz thuhet se është penduar që ka refuzuar Bayernin për Chelsean appeared first on Telegrafi.

Agjenti i Jorginhos nuk përjashton kthimin e lojtarit në Itali

Posted: 30 Dec 2020 12:51 PM PST

Agjenti i mesfushorit Jorginho, Joao Santos siguron se ai është ‘shumë i lumtur në Chelsea, por nuk do të përjashtonte një kthim në Itali në të ardhmen’.

Mesfushori ka lindur në Brazil, por e kaloi gjithë karrierën e tij në Itali dhe zgjodhi të përfaqësonte Azzurrët në nivelin ndërkombëtar.

"Jorge është një lojtar i Chelseat dhe ai është shumë i lumtur atje, por unë nuk do të përjashtoja një kthim në Itali në të ardhmen", ka thënë fillimisht Santos për Radio Kiss Kiss.

Chelsea është gati të shesë shtatë lojtarë në vitin 2021 Chelsea është gati të shesë shtatë lojtarë në vitin 2021

Ai është i lidhur rregullisht me një lëvizje në Juventus, por edhe një kthim të mundshëm në Napoli.

Ndërkohë, ka raporte që mbrojtësi i Chelseat, Emerson Palmieri, mund të drejtohet në Stadio Diego Armando Maradona.

"Jorginho është mik i mirë me Emerson Palmierin, por nuk e di nëse ata folën për një lëvizje të mundshme në Napoli", përfundoi agjenti. /Telegrafi/

The post Agjenti i Jorginhos nuk përjashton kthimin e lojtarit në Itali appeared first on Telegrafi.

Ronaldo synon të luajë për shumë vite dhe ëndërron Kupën e Botës me Portugalinë

Posted: 30 Dec 2020 12:18 PM PST

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo këmbëngul se ai synon të luajë për shumë e shumë vite tjera dhe po ëndërron fitimin e Kupën e Botës me Kombëtaren e Portugalisë.

35-vjeçari u emërua 'Lojtari i Shekullit' nga Globe Soccer Awards të dielën, pasi kishte fituar Topin e Artë pesë herë.

Megjithatë, edhe pse në 'moshë të shtyrë', ylli portugez nuk e mendon pensionimin, pasi synon të luajë edhe për shumë vite.

Cristiano Ronaldo shpallet lojtari i shekullit – Lewandowski merr atë të vitit Cristiano Ronaldo shpallet lojtari i shekullit – Lewandowski merr atë të vitit

"Nuk ka rëndësi mosha. Ajo që është e rëndësishme është mendja", ka thënë fillimisht Ronaldo për gazetarët.

"Nuk ka rëndësi nëse Cristiano Ronaldo është i mirë, ju nuk e dini nesër se çfarë do të ndodhë. Unë jetoj në të tashmen, në moment".

"Momenti është i mirë, ndihem i lumtur, ndihem i mprehtë dhe në një moment të mirë në jetën time. Shpresoj të luaj shumë, shumë më shumë vite, por kurrë nuk e dini".

"Ky është futboll, ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë nesër. Kur flas me djem të rinj gjithmonë them ‘shijoni momentin’ sepse kurrë nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Sytë e mi e shohin të ardhmen shumë, shumë të ndritshme, kështu që unë jam i lumtur me këtë".

Ai ka fituar praktikisht çdo trofe në nivel klubi dhe ndërkombëtar, përveç një dhe ky është trofe që ylli i Juventusit synon ta fitojë.

"Ende ëndërroj për Kupën e Botës me Portugalinë. Është e mundur…", përfundoi sulmuesi portugez.

CR7 do të jetë 37 vjeç në kohën kur turneu tjetër i Kupës së Botës do të zhvillohet në Katar në 2022. /Telegrafi/

The post Ronaldo synon të luajë për shumë vite dhe ëndërron Kupën e Botës me Portugalinë appeared first on Telegrafi.

Zbulohet prapaskena se pse u largua Diego Costa nga Atletico Madrid, ai dhe trajneri kishin një konflikt ku nuk mungoi përdorimi i duarve

Posted: 30 Dec 2020 12:07 PM PST

Largimi i papritur i Diego Costas nga Atletico Madrid i cili prishi kontratën 6 muaj para fundit të saj ka krijuar shumë bujë në mediat spanjolle.

Një ngjarje që befasoi tifozët e kubit që aktualisht janë lider në La Liga.

Diego Costa theksoi se po e bën këtë veprim për shkaqe familjare, por e vërteta është ndryshe dhe prapaskenat kanë dalë në dritë.

Ato i ka zbuluar De La Morena, gazetari i El Transistor. Ky i fundit deklaron se sulmuesi i njohur ka pasur një sherr me Nelson Vivas, ndihmësin e Diego Simeones.

Situata është tensionuar, ofendimet nuk kanë munguar dhe palët kanë qenë shumë afër përdorimit të duarve ndaj njëri-tjetrit.

Një gjë e tillë ka sjellë fundin e aventurës së lojtarit me Atletico Madrid, që ka piketuar Arkadiusz Milik si pasuesin e tij.

Akordi me sulmuesin polak është arritur, ndërsa tani duhet gjetur gjuha e përbashkët me klubin e Napolit që synon të arkëtojë 18 milionë euro./Telegrafi/

The post Zbulohet prapaskena se pse u largua Diego Costa nga Atletico Madrid, ai dhe trajneri kishin një konflikt ku nuk mungoi përdorimi i duarve appeared first on Telegrafi.

Portieri që ndjehet krenar që ka pranuar golin më të bukur në botë nga Lionel Messi

Posted: 30 Dec 2020 11:40 AM PST

Luis Garcia, portieri i Getafe që pësoi golin e jashtëzakonshëm të Lionel Messit në 2007, ka zbuluar krenarinë e tij që ka pasur mundësinë të luajë kundër yllit të Barcelonës.

Në një ndeshje në Camp Nou, Messi që ishte akoma i ri mori topin brenda gjysmës së tij, dribloi një numër mbrojtësish të Getafes dhe më pas kaloi Garcian përpara se të gjente rrjetën.

Goli, një nga 644 të Messit për Barcelonën, shpesh krahasohet me golin e paharrueshëm të Diego Maradonas, solo-aksioni kundër Anglisë, në Kupën e Botës 1986.

 

Si pjesë e një fushate nga kompania e njohur e birrës, Budweiser, Garcia mori një birrë në emër të kompanisë amerikane, si shumë portierë të tjerë që i kanë pranuar golat nga Messi.

“Është e pamundur të jesh i lumtur kur pranon gol, por ai gol njihet si më i bukuri mirë në historinë e futbollit”.

“Koha ikën dhe unë jam krenar që kam luajtur kundër tij”, shkroi Garcia në Facebook. /Telegrafi/

The post Portieri që ndjehet krenar që ka pranuar golin më të bukur në botë nga Lionel Messi appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more