Skip to main content

“Sergio Ramos, 25 penallti radhazi të kthyera në gol: Transmeton besim dhe udhëheqje kur vendos topin në pikën e penalltisë” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Sergio Ramos, 25 penallti radhazi të kthyera në gol: Transmeton besim dhe udhëheqje kur vendos topin në pikën e penalltisë” plus 9 more Telegrafi Futboll


Sergio Ramos, 25 penallti radhazi të kthyera në gol: Transmeton besim dhe udhëheqje kur vendos topin në pikën e penalltisë

Posted: 30 Oct 2020 04:10 PM PDT

Më 9 maj 2018, Sergio Ramos goditi një penallti ku qëlloi traversës kundër Sevillas në "Ramon Sanchez Pizjuan".

Që atëherë, kapiteni i Real Madrid dhe Spanjës ka një rekord të përsosur nga penalltitë për klubin dhe vendin.

Reputacioni i mbrojtësit për penalltitë kishte rënë kur gjuajti mbi portë në ndeshjen që Real Madridi e humbi ndaj Bayern Munchen në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në sezonin 2011/12.

Vetëm disa muaj më vonë, qendërmbrojtësi gjuajti një penallti në gjysmëfinale të EURO 2012 në ndeshjen Spanjë – Portugali, me stilin Panenka, ku edhe shënoi. Ky lloj i rezistencës dhe qetësisë i ka shërbyer atij për shumë vite.

Tani për tani, Ramos po shijon një rekord, duke bërë që të shënojë secilin nga 25 penalltitë e tij të fundit në nivel klubi dhe kombëtareje.

Lidershipi

Joaquin Caparros, trajneri që i dha Ramos debutimin e tij në ekipin e parë te Sevilla, beson se mbrojtësi ka një udhëheqësi në dhomat e zhveshjes te Real Madridi dhe Spanja, gjë që i i ka dhënë edhe sukses personal.

“Është kulmi i të gjithave, i besimit dhe udhëheqjes”, ka thënë Caparros.

“Kjo është ajo që ai transmeton kur vendos topin poshtë për penallti. Udhëheqësi është lider në çdo kohë. Ramos është bërë sinonim i penalltisë në stilin Panenka gjatë dy viteve të fundit".

“Gjuajtësi është ai që vendos, që udhëheq”, thotë Caparros.

Psikologji

Mentaliteti i Ramos kur merr përsipër të gjuajë penallti, admirohet jashtëzakonisht edhe nga Jose Carlos Jaenes, ekspert në psikologjinë sportive në Universitetin Pablo de Olavide.

“Ramos kishte humbur një penallti shumë të madhe [kundër Bayern] dhe kjo kërkon një sjellje të ri-mësimit”.

“Për ta bërë këtë, duhet të jesh një lojtar i pjekur dhe i përkushtuar. Nëse jo, shumë lojtarë mbesin".

“[Marrja e një penalltie] është një situatë stresuese, prandaj shumë lojtarë thonë që porta zvogëlohet dhe portieri rritet. Është një burim shqetësimi i madh".

“[Penallti] nuk janë momente për t’u treguar. Kur ekzekutoni një Panenka, kjo tregon siguri, por nëse do të isha trajner, do ta thërrisja në zyrën time", ka thënë Jaenes.

Portieri Joel Robles i Real Betis tregon sekretin e Ramos

Joel i Betisit është një nga portierët e fundit që është përballur me një penallti të Ramosit në shtator.

“Ajo që e bën Sergio Ramos të shënojë kaq shumë penallti është pauza që ai bën para se të godasë topin”, ka thënë Robles.

“Ai pret deri në momentin e fundit para se portieri të reagojë. [Mikel] Oyarzabal është gjithashtu një gjuajtës shumë i mirë", deklaroi ai.

Trajneri i portierëve tregon se si vendos Ramosi të gjuajë

Ish -portieri i Real Madridir, Pedro Jaro tani është trajneri i portierëve në ekipin kombëtar të Ukrainës. Specialisti i penalltive ka analizuar teknikën e Ramos nga 11 metërshi.

“Ai fillon vrapimin e tij, shikon portierin, vendos dhe nuk ka një vend fiks”, ka thënë Jaro.

“Për më tepër, ai vazhdon të shikojë [në portier] deri në sekondën e fundit. Ai gjuan më shumë në të djathtë, por mund të ndryshojë dhe përdor anën tjetër, ose Panenka".

“Sergio Ramos ka shumë besim. Ai është i aftë të kapërcejë çdo sfidë. Ai konkurron me veten e tij dhe kjo është ajo që e çon të marrë një rrezik", ka thënë Jaro. /Telegrafi/

The post Sergio Ramos, 25 penallti radhazi të kthyera në gol: Transmeton besim dhe udhëheqje kur vendos topin në pikën e penalltisë appeared first on Telegrafi.

Vedat Muriqi vizitë në Ambasadën e Kosovës në Itali, dhuron fanellën që luajti në Ligën e Kampionëve

Posted: 30 Oct 2020 03:41 PM PDT

Sulmuesi i Kosovës dhe Lazios, Vedat Muriqi, ka befasuar sot ambasadoren e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasimi, duke e vizituar në zyrën e saj dhe duke i dhuruar asaj një fanellë të klubit të tij të ri.

Vedat Muriqi nuk ka luajtur për një vit për Kosovën dhe pritet që ai të jetë gati për ndeshjet e muajit tetor dhe kjo për shkak të lëndimeve.

Ai ka debutuar me Lazion, por ende jo si startues, ndërsa sot Muriqi ka gjetur pak kohë për të vizituar ambasadoren e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasimi.

"Nuk ka më mirë se ta përfundosh javën me një vizitë të juaj. Me një bujari të madhe, ai nderoi shtëpinë tonë. Vedat Muriqi".

"Ai na dha neve fanellën e debutimit të tij të parë në Ligën e Kampioneve me Lazion. Jemi thjesht të prekur me këtë gjest të tij", ka shkruar në fillim të shkrimit Haxhitasimi.

Muriqi ende nuk e ka gjetur golin me skuadrën e tij të re prej transferimit nga Fenberbahce. /Telegrafi/

The post Vedat Muriqi vizitë në Ambasadën e Kosovës në Itali, dhuron fanellën që luajti në Ligën e Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Ish futbollisti i Feronikelit, Keith Groeneveld në lidhje dashurie me aktoren Adriana Matoshi: Ai nuk la gjurmë në fushë, por jashtë saj duket se po

Posted: 30 Oct 2020 03:14 PM PDT

Kur te Feronikeli erdhi trajneri shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Agim Sopi dhe ish-përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, sollën disa lojtarë nga jashtë në këtë klub. 

Një nga lojtarët që Sopi dhe Bunjaki i patën afruar te Feronikeli ishte edhe qendërmbrojtësi nga Afrika e Jugut me nënshtetësi belge, Keith Groeneveld.

Groeneveld kishte befasuar të gjithë kur vendosi t’i bashkohej ish-kampionit të Kosovës, pasi ai kishte qenë më parë edhe pjesë e akademisë së klubit të madh anglez, Manchester United.

21-vjeçari nuk i përmbushi pritshmëritë e tij te klubi nga Drenasi, duke u larguar në verën e këtij viti, por duket se tashmë ai ka lënë gjurmë në vendin tonë.

Groeneved ka nisur një lidhje dashurie në Kosovë me aktoren e mirënjohur, Adriana Matoshi, derisa dyshja nuk hezitojnë t’ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Groeneveld dhe Matoshi e kanë konfirmuar lidhjen e tyre edhe në emisionin Prive, ndërsa ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ku shpesh i shprehin dashuri njëri-tjetërit.

Qendërmbrojtësi afrikan ka nisur të merret edhe me muzikë, pasi që në karrierën futbollistike, që prej largimit nga Feronikeli, ka mbetur pa skuadër.

Dyshja duket se po kalojnë kohë shumë të mirë në prani të njëri-tjetrit.

Sa i përket karrierës së Groeneved, ai më parë ka qenë pjesë e klubeve belge, KV Mechelen, Standard Res, më pas në Afrikën e Jugut te Cape Toën City dhe së fundmi te Feronikeli.  /Telegrafi/

The post Ish futbollisti i Feronikelit, Keith Groeneveld në lidhje dashurie me aktoren Adriana Matoshi: Ai nuk la gjurmë në fushë, por jashtë saj duket se po appeared first on Telegrafi.

Politano: Nuk u trajtova mirë te Interi, tani kam gjetur formën te Napoli

Posted: 30 Oct 2020 02:56 PM PDT

Matteo Politano ka gjetur buzëqeshjen te Napoli, ku është shndërruar në një lojtar formacioni nën drejtimin e Genaro Gattusos.

Ai i dha fitoren Napolit në Ligën e Evropës ndaj Real Sociedadit, ndërsa edhe në kampionat ka shënuar.

Në një intervistë të dhënë pas ndeshjes, sulmuesi italian foli me superlativa për punën e bërë nga Gattuso, teksa nuk ngurroi të thumbojë edhe ish klubin e tij, Interin.

"Kur erdha këtu, mu desh pak kohë që të ambientohesha, por tani falë trajnerit , po punoj shumë dhe jam gjithmonë gati të bëj më të mirën në fushën e lojës".

"Vija pas një periudhe të keqe te Interi, ku nuk u trajtova mirë dhe tani po rigjej formën më të mirë", ka thënë Politano.

Sulmuesi iu bashkua Interit në verën e 2018 dhe pas një sezoni të mirë nën urdhrat e Luciano Spallettit, ai nuk e gjeti veten te Antonio Conte. /Telegrafi/

The post Politano: Nuk u trajtova mirë te Interi, tani kam gjetur formën te Napoli appeared first on Telegrafi.

Koken Kuroki, japonezi i Arbërisë: Ai pritet të debutojë në Superligë pasi klubi e ka regjistruar në FFK

Posted: 30 Oct 2020 01:42 PM PDT

Arbëria e Dobrajës që këtë vit është bërë pjesë e Superligës, po vazhdon të na befasojë si me lojëra të mira, po ashtu edhe me futbollist.

I fundit që është regjistruar nga klubi në FFK është japonezi 24 vjeçar, Koken Kuroki.

Lajmin për GazetaOlle e ka konfirmuar trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, i cili thotë se japonezi ka bindur në prova tek skuadra që ai drejton.

Por kush është Koken Kuroki dhe ku ka bërë karrierë ai?

Kuroki luan si mesfushor dhe është 24 vjeçar. Ai menaxhohet nga kompania "Sagrada Sports" të cilët zyrtarimin e lojtarit te Arbëria e kishin bërë me 5 tetor, para më shumë se tri javësh.

Koken Kuroki njihet si mesfushor kreativ, ndërsa cilësia e tij e madh është depërtimi.

Ai ka bërë karrierë në Japoni, Bullgari dhe Malta.

Sipas Transfermarkt, ai së fundmi ka qenë pjesë e klubit nga Omani, Mirbat SC.

Çmimi i tij aktual është 25 mijë euro. Ai nuk ka zhvilluar shumë ndeshje në klubet ku ka qenë më parë. /Telegrafi/

The post Koken Kuroki, japonezi i Arbërisë: Ai pritet të debutojë në Superligë pasi klubi e ka regjistruar në FFK appeared first on Telegrafi.

Hadërgjonaj vazhdon shkëlqimin te Kasimpasa, asistim në fitoren me rikthim ndaj Trabzonspor

Posted: 30 Oct 2020 12:52 PM PDT

Florent Hadergjonaj po vazhdon me paraqitje të mira te Kasimpasa, ku sot ishte ndër më të mirët në fitoren e skuadrës së tij si mysafir i Trabzonspor (4-3).

Reprezentuesi i Kosovës ka luajtur në pozitën e mbrojtësit të djathtë në këtë takim, ku ka asistuar një herë.

Më mirë thënë harkimi i tij në zonë, u prek nga një lojtar kundërshtarë për të shkuar topi në rrjetë për 3-3.

 

Në fund skuadra ku luan edhe Loret Sadiku shënoi edhe një herë për të fituar takimin me rezultat 4-3.

Hadërgjonaj dhe Sadiku luajtën nga 90 minuta në këtë ndeshje.

Kasimpasa pas shtatë javësh zë vendin e katërt në Superligën e Turqisë me 11 pikë. /Telegrafi/

The post Hadërgjonaj vazhdon shkëlqimin te Kasimpasa, asistim në fitoren me rikthim ndaj Trabzonspor appeared first on Telegrafi.

Conte konfirmon mungesën e Lukakut dhe Sanchezit në ndeshjen me Parman

Posted: 30 Oct 2020 12:32 PM PDT

Trajneri Antonio Conte doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku foli për kundërshtarin e nesërm, Parman dhe gjendjen fizike të disa futbollistëve.

Edhe pse luajnë me Parman, vëmendja e madhe është tek ndeshja me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

"Parma? Skuadrat e Liveranit duan të luajnë vazhdimisht me topin dhe e dimë mirë se çfarë na pret nesër. Natyrisht që çdo ndeshje ka historinë e saj, por nesër duhet të bëjmë maksimumin për të marrë tre pikët".

Conte u ndal edhe tek gjendja e Romelu Lukakut dhe Alexis Sanchezit.

"Lukaku ndjeu një shqetësim gjatë ekzekutimit të goditjes së dënimit ndaj Shakhtarit dhe nuk do të jetë gati për sfidën e nesërme. Nuk e di a do të jetë me ne në Madrid, por mund t'u them se do të luajë vetëm kur të jetë rikuperuar plotësisht, pasi nuk duam të rrezikojmë".

"Sanchez vijon të ndjejë një shqetësim muskulor që kur është kthyer nga kombëtarja dhe nuk do të jetë në dispozicion për nesër. Shpresojmë shumë që ta kemi me vete në ndeshjen ndaj Realit të martën".

Conte tha se në sulm nga minuta e parë do të luajë Lautaro Martinez, ndërsa në krah mund të jetë njëri mes Pinamontit ose Perisiç. /Telegrafi/

The post Conte konfirmon mungesën e Lukakut dhe Sanchezit në ndeshjen me Parman appeared first on Telegrafi.

Maradona për Messin: E dija që nuk do të përfundonte mirë me Barcelonën, nuk është një klub i lehtë – më ndodhi edhe mua

Posted: 30 Oct 2020 11:34 AM PDT

Diego Maradona sot mbushi 60 vjet, pasi  më 30 tetor është ditëlindja e tij. Ai ka folur në këtë ditë të veçantë të tij për Lionel Messi dhe dëshirën e tij që të largohej nga Barcelona në afatin kalimtar të verës.

Fituesi i Kupës së Botës u largua nga Barcelona pas vetëm dy sezonesh në Camp Nou dhe më pas shkoi te Napoli.

“E dija që do të përfundonte keq dhe mendova se Leo do të largohej”, ka thënë Maradona për gazetës argjentinase Clarin.

“Kjo më ndodhi edhe mua. Barcelona nuk është një klub i lehtë dhe ai ka qenë atje për shumë vite dhe nuk u trajtua siç e meriton".

“Ai u dha atyre gjithçka, i çoi në majë dhe një ditë ai donte të largohej për të bërë një ndryshim dhe ata thanë jo".

“Ajo që ndodhi është që përplasja e derës nuk është e lehtë; ekziston një kontratë, një klub shumë i madh, njerëz që të duan. Unë nuk e bëra këtë te Napoli”, tregon Maradona.

Maradona e ka falënderuar futbollin për gjithçka që i ka dhënë, por ka një gjë që ai do të dëshironte ta kishte ende.

“Futbolli më dha gjithçka që kam, më shumë nga sa mund ta imagjinoja. Dhe nëse nuk do ta kisha atë varësi [të drogës], do të kisha qenë në gjendje të luaja shumë më tepër".

“Por tani që është e kaluar, unë jam mirë dhe ajo për të cilën pendohem më shumë është që nuk i kam prindërit e mi”, ka thënë Maradona.

Në fund legjenda argjentinase tha se dëshira e tij për këtë ditëlindje është që Argjentina që është goditur shumë nga pandemia COVID-19 të dal sa më shpejtë. /Telegrafi/

The post Maradona për Messin: E dija që nuk do të përfundonte mirë me Barcelonën, nuk është një klub i lehtë – më ndodhi edhe mua appeared first on Telegrafi.

Ronaldo mposht coronavirusin, del nga karantina dhe është gati për të filluar stërvitjet

Posted: 30 Oct 2020 10:26 AM PDT

Cristiano Ronaldo në testin e fundit të kryer ka rezultuar negativ me COVID-19 dhe pas më shumë se dy javësh do të dal nga izolimi.

Ylli i Juventusit ishte prekur me Covid-19 sa ishte në tubim me Kombëtaren e Portugalisë, ndërsa humbi disa ndeshje të rëndësishme të Zonjës së Vjetër, përfshirë edhe atë me Barcelonën.

Klubi sot ka njoftuar që Ronaldo ka rezultuar negativ dhe është gati të kthehet në stërvitje, pasi ai gjatë gjithë kohës ka qenë asimptomatik.

"Cristiano Ronaldo kreu një test për Covid 19. Rezultati ishte negativ. Lojtari, pra, është rikuperuar pas 19 ditësh dhe nuk i nënshtrohet më izolimit në shtëpi", thuhet në njoftimin e klubit.

Sulmuesi duhet t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor përpara se të jetë në gjendje të kthehet në ekip dhe pritet të bëjë kontrollet nesër, ndërsa nëse gjithçka shkon mirë, ai mund të jetë në fushë të dielën ndaj Spezias. /Telegrafi/

 

The post Ronaldo mposht coronavirusin, del nga karantina dhe është gati për të filluar stërvitjet appeared first on Telegrafi.

Formacioni më i shtrenjtë në Serie A me 21 vjeçar – Kumbulla në krahë të De Ligt e Hakimi

Posted: 30 Oct 2020 10:13 AM PDT

Transfermarkt ka publikuar formacionin më të shtrenjtë në Serie A me lojtarët nën moshën 21 vjeçare.

Në formacion ka zënë vend edhe mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla i cili aktualisht luan te Roma.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare vlerësohet 25 milionë euro nga faqja e specializuar dhe është vendosur në qendër të mbrojtjes në këtë formacion që kap vlerën totale 468 milionë euro.

Më i shtrenjti i këtij formacioni është mbrojtësi holandezi i Juvesntusit, Matthis De Ligt që aktualisht është i dëmtuar por që vlerësohet 70 milionë euro.

I dyti më i shtrenjtë është Gigi Donnarumma me 60 milionë euro, i ndjekur nga Achraf Hakimi e Victor Osimhen që vlerësohen nga 50 milionë euro.

Dejan Kulusevski, Nicolo Zaniolo e Alessandro Bastoni kanë vlerqë nga 45 milionë euro.

Dyshja e Milanit, Andrea Tonali e Leao kanë vlerë 32 dhe 28 milionë euro, ndërsa vlerën më të ulët në formacion e ka Elif Elmas me 18 milionë euro.

Marash Kumbulla e ka nisur mirë te Roma, ku ka shënuar dy gola, një ndaj Young Boys në Ligën e Evropës dhe një ndaj Milanit në Serie A. /Telegrafi/


Si ju duket ky formacion? Cila nga këta 11 lojtarë do të jetë yll i madh në vitet në vijim?

Jepni mendimin tuaj më poshtë në hapësirën e komenteve.


 

The post Formacioni më i shtrenjtë në Serie A me 21 vjeçar – Kumbulla në krahë të De Ligt e Hakimi appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more