Skip to main content

“Rama për aeroportin e Kukësit: Do ketë linja që nuk i ka Tirana e as Prishtina, 1000 vende pune direkte!” plus 9 more - Gazeta Dita

“Rama për aeroportin e Kukësit: Do ketë linja që nuk i ka Tirana e as Prishtina, 1000 vende pune direkte!” plus 9 more - Gazeta Dita


Rama për aeroportin e Kukësit: Do ketë linja që nuk i ka Tirana e as Prishtina, 1000 vende pune direkte!

Posted: 31 Oct 2020 02:54 AM PDT

Kryeministri Edi Rama nga Kukësi ka folur sot për atë pse ai dhe PS kërkon një mandat të tretë qeverisës dhe projektet e reja të qeverisë.

"Shumë kush pyet pse na duhet një mandat i 3, pse unë kërkoj së bashku me skuadrën një mandat të 3. Për një arsye shumë të thjeshtë sepse kthesa që kemi marrë, e çon Shqipërinë në një nivel tjetër që nuk mund të zbrapset, ku shumë çka ka nisur të marrë formë, si aeroporti.

Ata që duan të vijnë në krye të vendit, pa asnjë reflektim. Çfarë ndodhi me rrugën e Kombit, a u arrit si vepër nga fillimi në fund, me te gjithë standardet e sigurisë? Përkundrazi, edhe ajo rrugë që u përurua për zgjedhje sikur të ishte bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës dhe jo thjesht hapja e një tuneli, që dhe ky i papërfunduar u la rrugëve.

Në një situatë ku shumëkush ka rrezikuar sidomos në dimër kur shumë kush ka kaluar, u la rrugëve për tu kthyer në burim aksidentesh. Shikoni ç'po ndodh sot me rrugën e Kombit, një ndryshim cilësor i standardeve, i të ndërtuarit në funksion të çdo qytetari.

Shikoni se çfarë vepre e jashtëzakonshme inxhinierike po merr formë në nyjën kryesore. Shikoni aeroportin, sa herë e keni dëgjuar që do çelet, sa fushata janë dashur deri në ditën që aeroporti u kthye në kantier ndërtimi, se ka dhe ata që thonë aeroporti aty ishte, por në fakt nuk ishte as gati, as gjysme gati, ishte një pistë e ndërtuar nga emirati i vendeve arabe.

Nuk ishte absolutisht një pistë që mund të shërbente si aeroport ndërkombëtar, për të ulur këtu avionët e pasagjerëve. Ja ku jemi sot, në një punë instensive, me një terminal që tashmë ka marrë formë për një aeroport.

120 vota do t'i ketë nga unë PD ja këtu se do marr ata që kanë sharë më shumë në fb time, i ftoj të shajnë më shumë, se do kenë një vend në avion.

Do jetë aeroport që do ketë linja që si ka Tirana e as Prishtina, do sjell 1000 vende pune direkte dhe të tjera që do vijnë si rrjedhojë e punës.

Shumë më thonë çi do se ne s'kemi, bukë, po ju them se aeroportet janë investime shumë të mira që sjellin të ardhura, se nuk janë pista vrapimi.

Shishtaveci, ëndërr e kahershme për një pikë turistike atje, si një resort skish, po ca mund të bëjë atje kur s'kishte rrugë. Por duke pas aeroportin këtu mundësia për ta zhvilluar atë bëhet më reale.

Industria aeroportuale është goditur më shumë nga covidi.

Aeroporti i Sarandës, nëse Shqipëria ka 4 destinacione që ofrojnë gjëra të ndryshme potenciali ynë është shumë herë dhe shumë më shpejt i realizueshëm. Prandaj Rinasi është i shtrenjtë se s'ka konkurrencë, kur të ketë në Sarandë e Kukës, do ulen çmimet. Sot Rinasi është monopol dhe ne nuk vëmë dot kushte se nuk jemi në komunizëm", tha Rama.

o.j/dita

Rama nga Kukësi: Opozitës i dhamë një President, tani është kthyer në lolo! Del në ekran i dehur dhe shan si në dyert e klubeve

Posted: 31 Oct 2020 02:48 AM PDT

Kryeministri Rama i përgjigjet ofendimeve të Presidentit Meta, duke thënë se opozitarët shfaqen në televizione të dehur dhe duke ofenduar. Ai shprehet se në vitin 2017 i kanë dhënë opozitës një president, por që tani është kthyer në një lolo.

“Çfarë ndodh me ata që duan të kthehen. ASkush nuk është i panjohur. Të gjithë janë porovuar. I kanë pasur mundësitë për të bërë punët që kanë premtuar.

Janë të pakualifikueshëm për një vend pune. Dhe një vend pune që kishin në parlament, edhe atë e braktisën.

Nuk rrinë me dinjitet në një vend pune ndaj rrinë rrugëve ndaj shfaqen në ekrane si të dehur dhe shajnë si nëpër dyert e klubeve ndaj hapin dhe zorrët e barkut. Imagjino çfarë ndodh nëse u lihet atyre në dorë, puna për rindërtimin.

Një grup i madh familjesh u mbyt në Shkodër. U desh që të vinim ne në qeveri që të merrnin shpërblimet. Çfarë kërkon Ilir Meta nga Shqipëria. Fut në sherr dy persona dhe del ti i treti që del i pastër. Kush më thotë që e bëre ti President, por i them jo. Edhe ne e dhamë votën pasi nuk mund ta lemë vendin pa President.

Edhe tek çadra, hidhte gurin dhe fshihte dorën. Ne i dhamë një president opozitës, jo lolo. Fakti që Ilir Meta është kthyer në lolo nuk do të thotë që ka qenë në të shkuarën.

Çfarë borxhi i kanë shqiptarët. Për çfarë arsye duhet të votojnë partinë e Metës. Kur t’i sjellë qytetarët e Kukësit që votojnë për PD-në. Do u them që kur të votojnë këtë herë për Bashën, nuk merrni vetëm atë por Monikën dhe Ilirin Bashkë” – tha Rama.

o.j/dita

Përkeqësohet situata nga koronavirusi, mbushet Infektivi dhe Shefqet Ndroqi. Hap dyert spitali Covid3, ja sa pacientë janë shtruar sot atje

Posted: 31 Oct 2020 02:19 AM PDT

Përkeqësimi i situatës në dy spitalet e para me pacientë të infektuar me koronavirus ka bërë që Covid 3 të hapë dyert këtë të shtunë të 31 tetorit.

Sipas News 24, në spitalin Covid3 janë shtruar 6 pacientët e parë.

Spitali Covid-3 ndodhet në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", tek ish-kirurgjia e vjetër, ndërsa mësohet se përmban 150 shtretër.

Një ditë më parë, në raportimin e shifrave zyrtare, ministria e Shëndetësisë tha se në dy spitalet Covid ishin të shtruar gjithsej 301 pacientë.

Ndërkohë, vijon të rëndohet bilanci i viktimave. Dje, si pasojë e COVID-19 kanë humbur betejën me sëmundjen 3 pacientë duke e çuar në 502 numrin e personave që kanë ndërruar jetë që nga fillimi i pandemisë.

o.j/dita

Çudirat pa fund nga dosja e mega-vjedhjes: Leonidha Çobo dhe Genci Voja merrnin toka shtetërore me qira qesharake, që më pas i kontraktonin në Bankers me kontrata shumëfishe

Posted: 31 Oct 2020 02:07 AM PDT

Vijon nga numri i kaluar

Administrimi i një kompanie gjigante si Bankers Petroleum është një përgjegjësi e madhe, por njëkohësisht të jep informacione të rëndësishme në lidhje me planet e zhvillimit të kompanisë. Pikërisht këto plane zhvillimi janë përdorur nga ish-Drejtori i Bankers Petroleum për të krijuar përfitime personale në kurriz të kompanië, por edhe të banorëve të zonës së Patos – Marinzës. Duke përdorur informacione të brendshme, lidhjet me menaxherë të tjerë të kompanisë dhe lidhjet familjare, Çobo merrte me qera tokat e fshtarëve të zonës për një çap buke ose tokat e shtetit për dy lekë dhe më pas ja jepte me çmime marramendëse kompanisë së tij. Kjo skemë mashtruese është zbuluar nga Bankers Petroleum dhe tashmë është nën hetim nga prokuroria shqiptare. Deri më tani është zbuluar se Çobo ka fituar miliona dollarë nga skema të tilla abuzive.

Abuzimi me qeratë e tokës

Faqja e parë e DITA

Në kuadër të kryerjes së operacioneve hidrokarbure në zonën e Patos – Marinzës, kompania Bankers Petroleum duhet të marrë shpesh herë me qera tokat e banorëve të zonës ose toka shtetërore. Këto toka përdoren për qëllime të ndryshme të punëve të përditshme të kompanisë.

Por hetimi i thelluar ka treguar se në të vërtetë këto toka përdoreshin për qëllime personale të Leonidha Çobo dhe njerëzve të tij të afërt. Sipas një letre publike që Bankers Petroleum i ka dërguar të gjitha autoriteteve shqiptare, skema mashtruese ka nisur në vitin 2015 kur Leonidha Çobo, në rolin e CEO të Bankers Petroleum rriti buxhetin e destinuar për marrjen e tokave me qera në mënyrë të ndjeshme.

Kjo rritje buxheti solli edhe rritjen fiktive të çmimit të një metri katror tokë me qera nga 150 lekë m2 në 400 lekë m2. "Z. Çobo, kundra çdo praktike apo rekomandimi qeverisës, krijoi një çmim reference të rremë, vetëm për perfitimin e çmimit më të lartë për qeranë e tokave. Këtë e ka përdorur për qëllime personale.

Siç provohet, ky keq drejtim ka luajtur një rol të madh në rritjen e shpenzimeve dhe ka ndikuar në humbjen e miliona USD çdo vit",- thuhet në letrën e bërë publike nga Bankers Petroleum. Sipas saj, në vitin 2015 u rrit buxheti i tokave me qera në mënyrë që të mbuloheshin edhe abuzimet e kryera më parë.

Përfitimet personale

"Si pasoje rritjes së çmimit të vitit 2014, nga 150 lekë në 400 lekë m2, Bankers humbi miliona lekë, duke konsideruar këtu dhe kontratat abuzive personale të nënshkruara nga Z. Çobo. Veçanërisht Z. Çobo hapi rrugën personave të cilët ishin këshilluar të merrnin toka me qera nga institucione publike me një çmim të pakonsiderueshëm dhe që më pas ju dhanë me qera tek Bankers me çmime shumëfish më të larta",- thuhet në letrën që Bankers Petroleum i ka dërguar institucioneve shqiptare. Sipas saj, për të realizuar me sukses këtë skemë, Çobo kishte angazhuar edhe drejtues të tjerë të Bankers Petroleum siç është rasti i vartësit të tij, Z. Genci Voja, Menaxheri i Tokave.

Përfshirja e Genci Voja

"Z. Çobo, së bashku me vartësin e tij, Z. Genci Voja, kanë prodhuar humbje të vazhdueshme dhe kanë influencuar negativisht pozitën financiare të shoqërisë duke dëmtuar në mënyrë direkte edhe interesin e shtetit shqiptar sepse shumë nga tokat e përdorura në këtë skemë abuzimi ishin shtetërore",- thuhet në kallëzimin që Bankers Petroleum ka depozituar në prokurori. Sipas kallëzimit, Z. Genci Voja, personalisht, ka abuzuar me detyrën e tij si Menaxher Tokash pasi në atë kohë ka blerë tokat, të cilat ishin marrë me qera nga Bankers në mënyrë që ai të merrte përfitimin prej tyre. Nga hetimi rezulton se të ardhurat e përfituara përmes kësaj skeme arrijnë në shifrën e 400 mijë USD në vit. Vetëm për vitin 2015-2016 provohet se Z. Çobo dhe Z. Voja kanë ndarë nga fitim pjesor prej 141,632,000 lekësh vetëm nga një kontratë qeraje. Të dhënat tregojnë e Bankers Petroleum Albania ka rreth 800 kontrata qeraje dhe ende nuk dihet a është shifra e abuzimit me këto toka.

*Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe pa citimin korrekt e të dukshëm të burimit

Boris Johnson përkulet para shkencëtarëve, çdo gjë mbyllet nga e mërkura deri më 1 dhjetor (përjashtim shkollat dhe dyqanet e domosdoshme)

Posted: 31 Oct 2020 01:39 AM PDT

Boris Johnson pritet të njoftojë një bllokim kombëtar javën e ardhshme pasi këshilltarët e tij shkencorë i thanë se ishte mënyra e vetme për të shpëtuar Krishtlindjen, raporton daily Mail.

Shkencëtarët nga komiteti Sage dje paraqitënraportin me shifra të zymta që tregojnë se Covid po përhapet 'dukshëm' më shpejt sesa edhe parashikimi i tyre që ishte 'skenari më i keq'.

Natën e kaluar një burim i Kabinetit i tha Daily Mail se lëvizja dramatike do të shpallet javën e ardhshme.

Johnson pritet ta bëjë njoftimin të hënën, me kufizimet që fillojnë të mërkurën. Mendohet se ato mund të zgjasin deri më 1 dhjetor.

Kishte pak detaje mbrëmë, por pritet që pub-et dhe restorantet të mbyllen për javë të tëra – duke shkaktuar dëme të mëtejshme në këtë industri.

Shkollat pritet të qëndrojnë të hapura, por një burim pohoi për The Times se dyqanet jo thelbësore do të mbyllen.

o.j/dita

2021, sa taksa do të paguajnë bizneset dhe individët?

Posted: 31 Oct 2020 01:26 AM PDT

Të ardhurat tatimore (taksat që paguajnë bizneset dhe individët) pritet që të jenë 437 miliardë lekë (3.3 miliardë euro) në vitin 2020, me një rritje prej 7% në krahasim me atë që planifikohet të mblidhet në 2020-s.

TVSH, një taksë që në finale paguhet nga konsumatori, është zëri kryesor i buxhetit me 32% të të ardhurave tatimore. Akcizat, sërish një taksë mbi konsumin, janë zëri i dytë kryesor, me 11% të totalit. Më pas renditet tatimi mbi të ardhurat personale, me 10% të totalit, taksa nacionale dhe të tjera (8.8%), tatimi mbi fitimin (7.4%).

116 mln euro TVSH më shumë

Ministria e Financave ka programuar që më 2021 të arkëtojë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar 143.5 miliardë lekë. Kjo shumë është 9.7% më e lartë se plani në aktin normativ 2, por në raport me arkëtimet faktike të cilat po rezultojnë më të ulëta, rritja e të ardhurave nga TVSH-ja vitin që vjen do të jetë 15.4 miliardë lekë, ose 12% më shumë.

Burimet e rritjes së TVSH-se në vitin 2020 do të jenë rritja ekonomike, rritja e importeve dhe rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, nga përmirësimi i administrimit të TVSH-së, lufta ndaj informalitetit dhe kontrolli i zinxhirit të transaksioneve ndërmjet operatorëve.

Tatimfitimi, 50 mln euro më shumë

Të Ardhurat nga Tatimi mbi Fitimin pritet të arrijnë në 33 miliardë lekë gjatë vitit 2021, me një rritje 8.7% mbi programin e këtij viti, por në raport me zhvillimet faktike të këtij viti, rritja e planifikuar e arkëtimeve të tatimit mbi fitimin vitin që vjen do të jetë 19.2%, ose 5.3 miliardë lekë më shumë. Sipas analizës së Ministrisë së Financave, rritja e arkëtimeve nga fitimet e bizneseve do të gjenerohet nga rikuperimi i ekonomisë, çka do reflektohet edhe në deklaratat e tatimpaguesve dhe në forcimin e kontrollit të deklaratave, bazuar në kriteret e riskut.

Akciza, 36 mln euro më shumë

Të ardhurat nga "Akciza" vlerësohen të jenë 49 miliardë lekë, me një rritje prej 4.4 miliardë lekësh, ose 9.9% më shumë se pritshmëritë për vitin 2020 dhe 8.2% më shumë se sa plani në aktin normativ të këtij viti. Sipas Ministrisë së Financave, faktorët kryesorë që do të ndikojnë në rritjen e parashikuar të të ardhurave nga akciza lidhen me rritjen e importit të mallrave të fortë si karburante dhe cigare, si dhe forcimin e luftës kundër informalitetit, nëpërmjet kontrollit rigoroz të subjekteve të akcizës, si dhe disiplinimit të mëtejshëm të procedurave të përfitimit të përjashtimeve dhe rimbursimeve nga kjo taksë/marrë me shkurtime nga monitor

o.j/dita

“E zuri poshte muri teksa po kthehej nga shkolla”/ Mes të plagosurve në ishullin Samos edhe një 14 vjeçar nga Lezha, transportohet për mjekim në Athinë

Posted: 31 Oct 2020 01:05 AM PDT

14-vjeçari i plagosur në ishullin Samos në Greqi është shqiptar.

Djali me inicialet E.M., nga Lezha, ka goditje në kokë, krah të thyer dhe dëmtime në këmbë.

Mësohet se ai është transportuar me helikopter drejt Athinës.

Djali ishte duke u kthyer nga shkolla, teksa një mur është shembur dhe e ka zënë poshtë.

Ndërkohë në këtë ishull 19 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa fatkeqësisht 2 adoleshentë, një 15-vjeçare dhe një 17-vjeçar kanë ndërruar jetë.

Po ashtu raportohet se në Athinë për mjekim të specializuar është transportuar dhe një 63-vjeçare.

o.j/dita

Gazetari jep lajmin e mirë, Eva Dumani gjendet në kampin Roj në Siri! Kopliku: Pritet të riatdhesohen dhe fëmijë të tjerë

Posted: 31 Oct 2020 12:59 AM PDT

Një lajm i mirë vjen nga kampi Roj në Siri, ku autoritetet vendase kanë gjetur Eva Dumanin, motrën e Endri Dumani i cili u kthye pak ditë më parë në Shqipëri.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari i “Le Iene”, Taulant Kopliku ku përmes një postimi në Facebook shkruan se Eva ndodhet nën kujdesin e një familje shqiptare.

Ai gjithashtu thotë se një grup tjetër fëmijësh shqiptarë pritet të riatdhesohen së shpejti në Shqipëri pas bisedës së tij me një gazetar sirian.

Vetëm disa ditë më parë u riatdhesuan një familje, nëna dhe 3 fëmijët si dhe një fëmijë tjetër nga Siria të cilët u kthyen në Shqipëri. Mes tyre ishte dhe Endri Dumani, i vëllai i Eva Dumanit.

Ai iu bashkua familjes, nënës dhe dajës së tij në një takim emocionues. Ndërkohë në momentin e daljes nga kampi, motra e Endrit ka refuzuar të dalë, madje duke u fshehur dhe nga autoritetet, për motive ende të paqarta.

“Sipas bisedes se sotme me mikun dhe kolegun tim sirian, shume shpejt grupi tjeter i femijeve do te rikthehet ne Shqiperi. Me poshte po ju percjell disa pjese te pohimeve qe me beri lidhur me kete çeshtje:

Aktualisht ne kampin Roj ndodhen kater gra se bashku me femijet e tyre. Do te jete gjithashtu edhe nje grup tjeter femijesh jetime qe do te kthehen, ndoshta mes tyre edhe Eva Dumani. Sipas pritshmerive kjo do te ndodhe brenda nje muaji.

Eva eshte gjetur nga autoritetet e kampit dhe eshte nen shoqerine e nje familje shqiptare. E sigurte eshte qe autoritetet nuk kane pranuar te rikthehen te gjitha grate. Personat e perfshire ne struktura te ISIS dhe aq me keq ne krime, nuk do te kthehen.

Nuk behet fjale per nje mbyllje te kampit por ditet e fundit ka nje angazhim per te transferuar te gjithe te huajt nga kampi Al Hol ne kampin Roj". (Ne foto 5 grate shqiptare ne kampin Roj, ne pritje per tu rikthyer ne Shqiperi. Mes tyre shihet edhe Floresha Rasha, tashme e kthyer prej 4 ditesh)” – shkruan kopliku.

o.j/dita

Në Itali hidhet një ide e re për karantinën pa efekte në ekonomi

Posted: 31 Oct 2020 12:51 AM PDT

Italia po përballet me një valë të dytë agresive të koronavirusit. Ndërsa qeveria ka vendosur disa masa që janë cilësuar si "karantinë e butë", autoritetet janë në dilemë për strategjinë që duhet ndjekur për të mos çuar në kolaps sistemin shëndetësor duke mbajtur njëkohësisht hapur bizneset dhe aktivitetet e tjera.

Një ide e re është hedhur nga Instituti për Studime Politike Ndërkombëtare, i cili propozon karantinë të plotë për të moshuarit.

Sipas ISSP, izolimi i mbi 80-vjeçarëve do të zvogëlonte vdekshmërinë direkte të virusit me 50%. Dhe nëse ky izolim do të niste që nga moshat mbi 60, në mënyrë efektive, vdekshmëria do të binte në 0,07%, rreth dhjetë herë më e ulët sesa është aktualisht.

Në analizën e Institutit për Studime Politike Ndërkombëtare thuhet se "vdekshmëria totale gjatë një viti kalendarik në Itali do të rritet me 71% pa izolim, por vetëm me 18% nëse izolohen moshat mbi 70, dhe vetëm 7% me izolimin e moshës mbi 60".

"Çdo bllokim i ri – thotë studiuesi Matteo Villa – rrezikon stabilitetin financiar dhe, me pak fjalë, të ardhmen e vendit tonë.

Në të njëjtën mënyrë, është e sigurt se nuk mund të mbështetemi as në të ashtuquajturën "strategji e imunitetit të tufës", domethënë ta lësh virusin të lirë të qarkullojë derisa të gjithë ta kenë kaluar".

Skenari i fundit, sipas Villa-s, do të kishte një kosto shumë të lartë. Në Itali, kjo do të nënkuptonte rreth 42 milionë të infektuar dhe midis 430 000 dhe 700 000 vdekje më shumë.

Për të mos përmendur presionin mbi sistemin tonë shëndetësor, që përllogaritet se, në një skenar të tillë, do t'i duhej të përballonte në kujdesin intensiv rreth 110 000 njerëz.

o.j/dita

Belgjika vendos kufizime të reja për shkak të pandemisë

Posted: 31 Oct 2020 12:32 AM PDT

Belgjika do të vendosë rregulla më të rrepta të izolimit nga e hëna (2 nëntor), duke mbyllur bizneset jo-thelbësore dhe duke kufizuar vizitat në familje.

"Këto masa janë mundësia e fundit nëse duam të zbresim shifrat", tha kryeministri belg, Alexander de Croo, duke paralajmëruar që rregullat e reja do të mbesin në fuqi për të paktën një muaj e gjysmë. Edhe në fillim të pandemisë, në pranverë, Belgjika ka qenë ndër vendet më të goditura nga pandemia.

Që nga mesi i muajit tetor, ky vend evropian, ka regjistruar mesatarisht nga 15 mijë raste të të infektuarve në ditë. Edhe vendet tjera evropiane po përballen me rritje të numrit të rasteve me COVID-19, dhe shumica e tyre tashmë kanë marrë masa shtesë të izolimit dhe kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Mbi 10 milionë të infektuar janë regjistruar deri më tani në Evropë.

o.j/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more