Skip to main content

Futbollisti afrikan i Feronikelit në lidhje dashurie me Sasen e ‘O sa mire’

Futbollisti afrikan i Feronikelit në lidhje dashurie me Sasen e ‘O sa mire’


Futbollisti afrikan i Feronikelit në lidhje dashurie me Sasen e ‘O sa mire’

Posted: 30 Oct 2020 03:00 PM PDT

Ardhja e trajnerit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Agim Sopi dhe ish-përzgjedhësit të Kosovës në futboll, Albert Bunjaki në krye të shtabit teknik të Feronikelit pati bërë bujë të madhe në futbollin kosovar.

Dyshja kishin nisur një projekt të ri në edicionin e kaluar, por përkundër pritjeve të mëdha nga ana e tyre, asgjë nuk shkoi mirë dhe ata u larguan nga klubi me kërkesë të presidentit Naser Ramaj.

Agim Sopi dhe Albert Bunjaki e patën nisur nisur projektin te klubi drenicas me disa prurje nga jashtë, derisa në mesin e tyre ishte edhe qendërmbrojtësi nga Afrika e Jugut me nënshtetësi belge, Keith Groeneveld.

Groeneveld kishte befasuar të gjithë kur vendosi t'i bashkohej ish-kampionit të Kosovës, pasi ai kishte qenë më parë edhe pjesë e akademisë së klubit të madh anglez, Manchester United.

21-vjeçari nuk i përmbushi pritshmëritë e tij te klubi nga Drenasi, duke u larguar në verën e këtij viti, por duket se tashmë ai ka lënë gjurmë në vendin tonë.

Saktësisht, Groeneved raportohet se ka nisur një lidhje dashurie me aktoren e mirënjohur kosovare, Adriana Matoshi, derisa dyshja nuk hezitojnë t'ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Groeneveld dhe Matoshi e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, por ajo që befason më së shumti është se futbollisti ka nisur tashmë edhe një karrierë të re, shkruan Zeri.info.

Bazuar në postimet e tij në rrjetet sociale, qendërmbrojtësi afrikan ka nisur të merret edhe me muzikë, pasi që në karrierën futbollistike, që prej largimit nga Feronikeli, ka mbetur pa skuadër.

Dyshja duket se po kalojnë kohë shumë të mirë në prani të njëri-tjetrit, duke u argëtuar e madje duke bërë video argëtuese.

Sa i përket karrierës së Groeneved, ai më parë ka qenë pjesë e klubeve belge, KV Mechelen, Standard Res, më pas në Afrikën e Jugut te Cape Toën City dhe së fundmi te Feronikeli.

7 raste të reja me koronavirus në Drenas dhe 1 në Skenderaj

Posted: 30 Oct 2020 07:25 AM PDT

Edhe 418 raste të reja me koronavirus janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, shkruan DrenicaPress.

Në njoftimin e IKSHPK-së bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar gjithsej 67 të infektuar me COVID-19.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së në komunën e Skenderajt është regjistruar vetë një rast i ri, me lokacion në qytet, ndërsa në komunën e Drenasit janë shënu 7 raste të reja.

Të infektuarit nga komuna e Drenasit janë: 1 rast i ri në fshatin Baicë, 2 në qytetin e Drenasit, 1 në Korroticë të Epërme, 1 në Vasilevë dhe 1 rast i ri me koronavirus në Cikatovë të Re. /DrenicaPress/

418 raste të reja me koronavirus janë nga këto komuna të Kosovës

Posted: 30 Oct 2020 07:09 AM PDT

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 418 raste të reja me koronavirus, dersia janë shëruar 67 persona.

Rastet pozitive janë nga këto komuna:

Prishtinë 188 raste, komuna Gjakovë 32 rakëste, komuna Fushë Kosovë 31 raste, komuna Podujevë 28 raste, komuna Gjilan 27 raste, komuna Pejë 18 raste, komuna Deçan 16 raste, komuna Prizren 13 raste, komuna Suharekë 12 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Graçanicë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Skenderaj dhe Viti.

Shqetësuese, mbi 400 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Posted: 30 Oct 2020 07:05 AM PDT

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 418 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika e Kardiologjisë, QKUK, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Prizren).

Numri total i rasteve pozitive është 19.328 raste nga 92.706 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 678 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 67 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.434 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.126.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 188 raste, komuna Gjakovë 32 raste, komuna Fushë Kosovë 31 raste, komuna Podujevë 28 raste, komuna Gjilan 27 raste, komuna Pejë 18 raste, komuna Deçan 16 raste, komuna Prizren 13 raste, komuna Suharekë 12 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Graçanicë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Skenderaj dhe Viti.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Momenti kur kolapson një ndërtesë e tërë në Turqi nga tërmeti i tmerrshëm

Posted: 30 Oct 2020 07:02 AM PDT

Turqia është goditur nga një tërmet i fuqishëm të premten, ndërsa në internet kanë filluar të publikohen shumë pamje të ndërtesave të dëmtuara dhe të shembura.

Në një video të publikuar në Twitter shihet momenti kur një ndërtesë shembet pas dëmtimeve të shumta që kishte pësuar nga dridhja e fortë, shkruan Gazeta Express.

Ende nuk është raportuar zyrtarisht për viktima, por bazuar në fuqinë e tërmetit dhe numrin e ndërtesave të shembura, ka frikë se së shpejti do të konfirmohen viktimat e para.

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

Posted: 30 Oct 2020 06:43 AM PDT

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në mënyrë që të arrestohet personi i kërkuar, Ilir Isufi nga Peja.

Policia bën të ditur se Ilir Isufi është i kërkuar për veprat penale"Trafikim me njerëz, Grabitje, Shantazh", transmeton Telegrafi.

"Personi i kërkuar është: ILIR (Xhemё) ISUFI i lindur me 15.08.1974 në fshatin Katundi i Ri- Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:Trafikim me njerëz, Grabitje, Shantazh. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor", thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com /Telegrafi/

Panik pas tërmetit të fuqishëm në Turqi, deri tani 30 të vdekur |Video

Posted: 30 Oct 2020 06:28 AM PDT

Para pak minutash një termet i fuqishëm ka goditur Turqinë. Epiqendra ka qenë në Izmir.

Deri tani raportohet të jenë rreth 30 persona të vdekur.

Të dhënat flasin për një lëkundje me magnitudë 6.9 të shkallës Rihter, transmeton IndeksOnline.

Si pasojë e goditjes së lartë, besohet të ketë shumë të vdekur dhe të lënduar. /IndeksOnline/

Situatë kaotike në Turqi, njerëz të tmerruar dhe ndërtesa të shembura (pamje)

Posted: 30 Oct 2020 06:16 AM PDT

Në Turqi tërmeti i cili raportohet nga mediat atje me magnitudë 6.6 ka lënë pas dëme të mëdha. Njerëz që bërtasin të tmerruar dhe ndërtesa të shumta, ndërsa flitet dhe për viktima, por ende nuk është e konfirmuar, janë shpërndarë masivisht në rrjetet sociale.

Ministri turk Soylu bëri një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter në lidhje me tërmetin me madhësi 6.6 në Izmir.

Soylu tha, "Deri më tani, ka pasur raporte të shkatërrimit të 6 ndërtesave në Izmir Bornova dhe Bayraklı si dhe humbje jetësh në Uşak, Denizli, Manisa, Balikesir, Aydın dhe Muğla, ekipet tona vazhdojnë shqyrtimin dhe ndërhyrjen e tyre në "Shërohuni shpejt," tha ai.

Vijon…

Top Channel

Turqia tronditet nga një tërmet 6,6 ballë

Posted: 30 Oct 2020 06:10 AM PDT

Njofohet se një tërmet me magnitudë 6,6 ballë goditi brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit në faqen e internetit të Kryesisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), theksohet se tërmeti u regjistrua në orën 14:51 me kohën lokale, me magnitudë 6,6 ballë në Detin Egje, 17 kilometra nga brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir.

Epiqendra e tij ishte me një thellësi 16,54 kilometra.

5 mësimdhënës e 16 nxënës të një shkolle në Prishtinë infektohen me koronavirus

Posted: 30 Oct 2020 06:01 AM PDT

Dita-ditës numri i të infektuarve me Covid-19, në vendin tonë po shënon rritje.

Së fundi, 5 mësimdhënës dhe 16 nxënës të shkollës "Dardania", të Prishtinës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, shkruan IndeksOnline.

Shkolla prej ditës së sotme do të kalojë nga Skenari A, në Skenarin C, mësimi në distancë.

Njoftimi i plotë:

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more