Skip to main content

Stresi i krijuar nga rrethanat me Covid ka bërë që njerëzit të pësojnë nga kjo simptomë

Stresi i krijuar nga rrethanat me Covid ka bërë që njerëzit të pësojnë nga kjo simptomë


Stresi i krijuar nga rrethanat me Covid ka bërë që njerëzit të pësojnë nga kjo simptomë

Posted: 30 Sep 2020 08:01 AM PDT

Personat me Covid, kanë përjetuar një gamë të gjerë të simptomave të çuditshme.

Nga lemza e tepërt e deri te mpirja dhe ndjesi shpimi gjilpërash, ku virusi shfaqet në mënyra të habitshme shkruan BestLife, përcjell Gazeta Shneta.

Mjekët tani po shohin stresin që rrethon popullatën në lidhje me sëmundjen Covid-19 të shkaktojë simptoma të caktuara tek njerëzit që nuk kanë pasur në të vërtetë virusin.

Një nga ankesat më të zakonshme është dhe humbje e ndjeshme e flokëve.

Sipas The New York Times, mjekët kanë raportuar se shumë pacientë po përjetojnë rënie të flokëve, gjë që ata besojnë se është e lidhur me Covid.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.

Humbja e flokëve është një ndërlikim i njohur i Covidit që shpesh ndodh përtej jetëgjatësisë së virusit në trup.

Një studim i korrikut nga 'Survivor Corps' zbuloi se 27 përqind e njerëzve raportuan se kishin humbje të pazakontë të flokëve.

Por kohët e fundit, mjekët kanë parë që ky fenomen po ndodhë dhe tek njerëzit që nuk kanë pasur kurrë Covidin dhe kjo gjendje mendohet se ka ardhur si pasojë e stresit që ka shkaktuar virusi korona në jetën e përditshme.

Stresi është një shkak i zakonshëm i humbjes së flokëve, siç vë në dukje Klinika Mayo. /Gazeta Shneta/

 

Një nga efektet neurologjike që Covid-19, rrezikon të sjellë në mesin tonë

Posted: 30 Sep 2020 07:35 AM PDT

Gjatë pandemisë, ne kemi mësuar se përtej efekteve të saj të drejtpërdrejta në sistemin e frymëmarrjes së një personi të infektuar, Covid-19 është shoqëruar gjithashtu me simptoma afatgjata dhe efekte anësore që përfshijnë pjesë të ndryshme të shëndetit fizik dhe mendor të një personi.

Dhe sipas një punimi të fundit kërkimor të botuar në 'Journal of Parkinson’s Disease', shkencëtarët në Australi thonë se komuniteti mjekësor mund të ketë nënvlerësuar pasojat neurologjike të koronavirusit, madje duke propozuar që një valë e tretë e pandemisë mund të shkaktojë një rrezik në rritje të kushteve që ndikojnë në sistemin nervor qendror – specifikisht sëmundjen e Parkinsonit shkruan BestLife, përcjell Gazeta Shneta.

“Megjithëse shkencëtarët ende po mësojnë se si virusi SARS-CoV-2 është në gjendje të pushtojë trurin dhe sistemin nervor qendror, fakti që po ndëryhn atje është i qartë,” tha neuroshkencëtari Kevin J. Barnham.

Nga shumë simptoma që është raportuar të shkaktojë Covid-19, një nga më të zakonshmet dhe në dukje të padëmshme, ndër to mund të jetë në fakt treguesi më i madh i një lidhje midis virusit dhe Parkinsonit.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.

“Ne zbuluam se humbja e nuhatjes mesatarisht raportohej në tre në katër persona të infektuar me virusin SARS-CoV-2”, tha në të njëjtën kohë Leah Beaucamp, bashkëautore e hulumtimit.

Ajo shtoi se humbja e nuhatjes gjendet në fazat e hershme të Parkinsonit në rreth 90 për qind të rasteve.

“Ne mund të marrim pasqyra nga pasojat neurologjike të pandemisë së kaluar të gripit spanjoll në 1918 ku rreziku i zhvillimit të sëmundjes Parkinson u rrit dy deri në tre herë”, tha neuroshkencëtari Barnham.

“Duke qenë se popullsia e botës është goditur përsëri nga një pandemi virale, është me të vërtetë shqetësuese të merret parasysh rritja e mundshme globale e sëmundjeve neurologjike që mund të shpalosen në binarë”. /Gazeta Shneta/

 

Shenjat e hershme të diabetit gestacional gjatë shtatzënisë

Posted: 30 Sep 2020 06:34 AM PDT

Diabeti gestacional zakonisht është i pranishëm gjatë shtatzënisë dhe shfaqet kur hormonet e shtatzënisë ndërhyjnë në aftësinë e trupit për të përdorur insulin.

Çdo vit, në SHBA raportohen se 2-10% e grave preken nga diabeti gestacional shkruan Parents, transmeton GazetaShneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Egzistojnë disa nga shenjat e hershme të diabetit gestacional që përfshijnë:

-Ju jeni mbi moshën 25 vjeçare,

-Jeni në mbipeshë apo gjatë shtatzënisë keni fituar peshë,

-Ju keni një histori familjare,

-Ju keni pasur diabet gestacional në shtatzëninë paraprake./GazetaShneta/

IKSHPK: Bie numri i të infektuarve në kryeqytet

Posted: 30 Sep 2020 06:06 AM PDT

Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 580 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 46 raste pozitive.

Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë viktimë, kurse 62 pacientë e kanë mposhtur virusin shkruan GazetaShneta.

"Numri total i rasteve pozitive është 15.620 raste nga 67.874 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.554 raste. ", thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndërkohë, nga 46 raste të reja, vetëm 5 raste janë shënuar në kryeqytet.

Kurse, 41 raste tjera janë regjistruar në këto komuna: komuna Gjilan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Malishevë, Prizren dhe Viti.

Aktualisht, në vendi tonë, numri i rasteve aktive është 1,441./GazetaShneta/

Rezultatet e fundit: Dita e dytë pa asnjë viktimë

Posted: 30 Sep 2020 05:59 AM PDT

Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 580 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 46 raste të reja pozitive.

Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë viktime dhe kjo shënon ditën e dytë radhazi shkruan GazetaShneta.

Ndërkohë, IKSHPK-ja ka njoftuar se 62 pacientë janë shëruar, kështu duke çuar numrin e përgjithshëm në 13,554.

Aktualisht, vendi ynë ka 15,620 të infektuar dhe 625 viktima./GazetaShneta/

Shënohen 46 raste të reja me covid-19

Posted: 30 Sep 2020 05:56 AM PDT

Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 580 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 46 raste të reja pozitive.

Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë viktime, kurse 62 pacientë e kanë mposhtur virusin shkruan GazetaShneta.

"Numri total i rasteve pozitive është 15.620 raste nga 67.874 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.554 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.441. ", thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Komunat me raste pozitive janë: komuna Gjilan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Prishtinë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Malishevë, Prizren dhe Viti./GazetaShneta/

 

 

 

Një nga disavantazhet e përdorimit të antibiotikëve tek njeriu

Posted: 30 Sep 2020 05:43 AM PDT

Nëse jeni duke përdorur antibiotikë me recetë të mjekut, atëherë ju mund të ndiheni të lodhur gjatë ditës.

Kjo mund të jetë një simptomë e infeksionit që trajtohet nga antibiotikët ose mund të jetë një efekt anësor, por i rrallë i antibiotikut shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Disa nga antibiotikët që shkaktojnë lodhje janë:

-Amoksicilin

-Azitromicina

-Ciprofloxacin

Nëse filloni përdorimin e antibiotikëve, atëherë është zgjidhje e duhur nëse merrni parasysh disa sugjerime si:

-Diskutimi i ilaçeve alternative me mjekun tuaj,

-Shmangia e aktiviteteve,

-Shmangia e ilaçeve pa recetë,

-Shmangia e përdorimit të alkoolit,

Në qoftë se, nuk ndiheni mirë pas përdorimit të antibiotikëve, konsultohuni me mjekun tuaj./GazetaShneta/

Ja çfarë duhet të dini në lidhje me përdorimin e antibiotikëve gjatë gjidhënies

Posted: 30 Sep 2020 05:25 AM PDT

Në shumicën e rasteve, përdorimi i antibiotikëve është i sigurt për nënat gjidhënëse.

Akademia e Pediatrisë Amerikane (AAP) ka thënë se antibiotikët janë një nga ilaçet më të zakonshme që nënat mund të përdorin dhe që të gjitha kalojnë në një farë mase në qumështin e gjirit shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta.

Në raste të tilla, është mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj në lidhje me përdorimin e medikamenteve.

Siç shpjegon Klinika Mayo, shumica e barnave që bëhen të pranishme në rrjedhën tuaj të gjakut do të jenë gjithashtu të pranishme në qumështin tuaj të gjirit.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Sidoqoftë, sasia e qumështit tuaj është zakonisht më e ulët sesa sasia e gjakut dhe shumica e ilaçeve nuk paraqesin rrezik për bebin tuaj.

Në disa raste, duket të keni kujdes pasi ekspozimi ndaj antibiotikëve kur keni të porsalindur mund të paraqes rrezik, shpjegon Klinika Mayo./GazetaShneta/

Rastet me covid-19 po rriten ndjeshëm tek grupmosha 18-22 vjeçare, sipas dy studimeve

Posted: 30 Sep 2020 04:13 AM PDT

Dy studime të realizuara e të cilat u botuan të martën, kanë treguar në lidhje me rritjen e rasteve javore tek studentët në SHBA.

Në studimin e parë, studiuesit e CDC-së identifikuan gati 100,000 raste me covid-19 të raportuar mes 2 gushtit dhe 5 shtatorit shkruan CNN, trasnmeton GazetaShneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Studimi zbuloi se gjatë kësaj periudhe, rastet javore me covid-19 mes moshës 18-22 vjeçare u rritën për 55%.

"Rritja e numri të rasteve të identifikuara tek mosha 18-22 vjeçare mund të nxitet nga shumë faktorë, duke përfshirë ndryshimet në sjellje apo profilet e rrezikut që rezultojnë nga ndryshimet e shumta shoqërore, ekonomike e politike gjatë kësaj periudhe."

"Për shkak se 45% e personave të moshës 18-22 vjeçare ndjekin univeristetin, kjo do të thotë se me rifilimin e frekuentimit të hapësirave, transmetimi mund të jetë më i madh", thuhet në raportimin e CDC-së.

Në studimin e dytë, i udhëhequr nga një ekip në Departamentin e Shëndetit të Karolinës së Veriut, tregoi në lidhje me periudhën kur studentët u rikthyen në kampus më 3 gusht.

Sado që stafi përgjegjës përgaditën gjitha masat mbrojtëse, prap se prap studentët nuk u përmbajtën rregullave.

Për këtë arysje, studentëve u kërkua që të riktheheshin në shtëpi, pasi deri më 25 gusht, 670 raste më covid-19 u identifikuan edhe pothuajse të gjitha ishin nën moshën 22 vjeçare./GazetaShneta/

Kancelarja gjermane paralajmëron rritje të dukshme të rasteve me covid-19 gjatë dimrit

Posted: 30 Sep 2020 03:28 AM PDT

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka njoftuar në lidhje me masat e reja kufizuese që synojnë të parandalojnë rritjen e numrit të rasteve në vend.

Gjatë një konferencë për media, ajo paralajmëroi se tubimet në vendet publike do të jenë të lejuara deri në 50 persona shkruan CNN, transemton GazetaShneta.

Tutje, Merkel shtoi se për personat që nuk i zbatojnë rregullat, do të gjobiten prej të paktën 50 euro.

Merkel paralajmëroi se nëse trajektorja e rritjes së infeksionit vazhdon pa u ndalur, atëherë shanset janë shumë të mëdha që deri në muajt e dimrit të arrihet në 19,200 raste të reja./GazetaShneta/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more