Skip to main content

“Menaxhimi i ndryshimeve si nevojë për ekzistencën e organizatave” plus 2 more Telegrafi Opinione

“Menaxhimi i ndryshimeve si nevojë për ekzistencën e organizatave” plus 2 more Telegrafi Opinione


Menaxhimi i ndryshimeve si nevojë për ekzistencën e organizatave

Posted: 30 Sep 2020 02:58 AM PDT

Faktorët e jashtëm e të brendshëm e shtyjnë çdo organizatë që të përballet me nevojën për ndryshime. Meqë ndryshimi shpesh e përfaqëson një element të së panjohurës, kjo bartë me vete edhe rreziqe. Organizata që i nënshtrohet ndryshimit mund të rrezikojë burimet e saja njerëzore, asetet dhe teknologjinë, njohuritë kolektive, madje edhe pozicionin konkurrues në treg në këtë përpjekje për ta zbatuar ndryshimin. Por, nevoja për diçka ndryshe është e pashmangshme.

Bazuar në platformat për shkëmbimin e stoqeve, si S&P 500, ekzistenca mesatare e bizneseve është duke rënë në mënyrë drastike, ndër vite. Jetëgjatësia mesatare e një organizata, deri në vitet 1935 ishte 90 vjet. Ndërsa, në vitin 2014 jetëgjatësia mesatare e një organizate ishte vetëm 14 vjet. Faktorët e jashtëm, si revolucioni i teknologjisë dhe pandemia e COVID-19-shit, e kanë përshpejtuar këtë trend. Si pasojë, jetëgjatësia e organizatave do të jetë edhe më e shkurtë nëse ato nuk e aplikojnë ndryshimin për t'ju përshtatur tregut. Pra, nevoja për ndryshime lidhet me nevojën për ekzistencë.

Praktikat menaxheriale flasin për dy lloje ndryshimesh që shpesh keqinterpretohen. Por, që të dyja kanë rëndësi. Kur është fjala te faktori i brendshëm (nevoja për përmirësim), ka rëndësi ajo që në gjuhën angleze njihet si "Change Management", e që për qëllim ka definimin e politikave dhe të procedurave për menaxhimin e ndryshimeve në organizatë. Ndërkaq, ndryshimi tjetër – që në gjuhen angleze njihet me emrin "Managing Change" – nënkupton implementimin dhe menaxhimin e vazhdueshëm të ndryshimit brenda organizatës, për t'ju përshtatur tregut.

Për t'ua bërë më të lehta këto koncepte dhe zbatimin e tyre në praktikë, zbërthimet janë si më poshtë:

– Menaxhimi i ndryshimeve apo "Change Management", mund të cilësohet si një projekt brenda projektit. Besa, edhe me i rëndësishëm se vetë projekti. E them këtë sepse organizatat nuk u kushtojnë rëndësi ndryshimeve gjatë menaxhimin të një projekti. Dhe, këto ndryshime cenojnë finalen, duke gjeneruar rezultate të padëshiruara.

Pse ndodhe kjo?

Siç dihet, një projekt i ka këto katër faza, si: inicimi, planifikimi, ekzekutimi e kontrolli, dhe, në fund, vlerësimi dhe përmbyllja. Për çdo ndryshim nga ajo që është planifikuar paraprakisht, duhet rishikuar rreziku potencial: implikimet buxhetore dhe respektimi i afateve kohore. Për t'u siguruar që ndryshimet nuk i cenojnë rezultatet finale të projektit, duhet të keni politika dhe procedura të shkruara që duhet zbatuar në çdo kohë. Paramendoni se duhet ta dorëzoni një produkt tek klienti, me ndryshimet e paplanifikuara. Ju dërgoni "dardha" në vend të "mollëve". Apo, gjatë procesit të prodhimit keni hasur në mungesë të një përbërësi dhe e keni zëvendësuar me një përbërës tjetër për të cilin klienti ka treguar se është alergjik. Apo, produkti juaj është vonuar aq shumë në prodhim, sa që klientit ia keni dorëzuar një fanelle në pikë të dimrit. Me një fjalë: çdo ndryshim duhet trajtuar me kujdes, duke ndjekur pothuajse të gjithë hapat e menaxhimit të projektit, që nga fillimi. Këtë duhet ta keni parasysh, nëse dëshironi të keni qëndrueshmëri në treg për ta ruajtur klientelën me produkte cilësore dhe shërbim të shpejt.

– Kur është fjala për ndryshimit tjetër, "Managing Change", kjo është kultura që duhet instaluar në organizatë. Edhe kur mendoni se jeni në rrugë të duhur, zhvillimi i shpejt i teknologjisë dhe i konkurrencës ju sfidon t'i rishikoni proceset dhe mënyrën se si bëni biznes. Duhet te hulumtoni vazhdimisht për hapësira të reja për zhvillim, t'i ulni kostot operative, dhe të ndryshoni praktikat e punës dhe të kulturës në organizatë. Duke pasë parasysh faktorët e jashtëm që i përmendëm më herët, ky ndryshim fillon nga brenda dhe prek çdo cep të organizatës. Pra, duhet ta keni të qartë se pse jeni në treg dhe se cilat janë synimet e juaja afatgjate.

Ne vazhdim janë disa hapa konkret se si duhet menaxhoni ndryshimin në organizatën tuaj:

• Definojeni misionin tuaj si dhe synimet e organizatës;

• Bëjeni një vlerësim të brendshëm të organizatës;

• Analizojeni tregun ku ju jeni fokusuar;

• Hulumtojeni tregun;

• Përcaktojini qëllimet afatmesme dhe afatgjata të organizatës;

• Zhvillojeni dhe aplikojeni një plan të veprimit;

• Integrojeni planifikimin e ndryshimeve në proceset e organizatës.

(Autori është themelues/CEO i kompanisë "Be Consulted")

The post Menaxhimi i ndryshimeve si nevojë për ekzistencën e organizatave appeared first on Telegrafi.

Rikthimi i Kosovës – nga “autsajderi” në faktor ekonomik rajonal

Posted: 30 Sep 2020 02:30 AM PDT

Se rruga për njohjen e ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë duhet të orientohet dhe udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte strategji e qartë e Qeverisjes Haradinaj, i cili që në vitin 2017, në BE, te zonja Mogherini insistoi në involvimin amerikan në zgjidhjen përfundimtare të raporteve Serbi-Kosovë që duhet të përfundoj me njohje të ndërsjellë.

Taksa 100% e vendosur nga Qeveria Haradinaj në produktet e Serbisë, ngriti presionin e afaristëve të Serbisë ndaj qeverisë së tyre për gjetjen e formës për heqjen e taksës që po u shkaktonte dëme bizneseve të tyre dhe humbje graduale të prezencës së tyre në tregun e Kosovës, edhe pse është treg i vogël, është shumë i rëndësishëm për ta.

Presioni i taksës mobilizoi Serbinë që të ngre çështjen në CEFTA, në Unionin Evropian, tek kancelarja Merkel dhe presidenti Macron dhe në Samitin e Berlinit, të iniciuar nga Merkeli, e ku isha prezent si Koordinator Nacional i Kosovës për Ballkanin Perëndimor dhe si këshilltar i kryeministrit Haradinaj. Kosova insistoi në kërkesën e involvimimit amerikan në tejkalimin e situatës dhe lidershipin e saj në zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi.

Kjo kërkesë e Kosovës u adresua dhe muaj më pas kemi marrëveshjet e para mes dy vendeve për ndërlidhjen ajrore dhe rekonstruim të rrjetit hekurudhorë Prishtinë-Beograd për t'u lidhur me rrjetin rajonal dhe evropian të hekurudhave. Marrëveshje që u realizuan nga i emëruari i posaçëm për Kosovën i presidentit Trump, Richard Grenell, e që paraqet involvimin e nivelit më të lartë amerikan në çështjen e Kosovës pas shumë viteve, kohë të humbura në bisedimet e udhëhequra nga BE.

Rëndësia e involvimit të ShBA-së në proces nuk vlerësohet nga Qeveria pasuese e cila përpos që i ikë komunikimit direkt me ShBA-të, merr edhe veprime të palogjikshme duke shkarkuar zyrtarët kosovarë që nënshkruan marrëveshjet e sponzorizuara nga amerikanët.

Ndryshimet në qeverisje ndryshojnë edhe qasjen tonë dhe me 4 shtator kemi takimin në Shtëpinë e Bardhë të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, ku në prani të presidentit Trump nënshkruhet marrëveshja për projekte nacionale madhore, që Kosovën nga një pozitë të "autsajderit" në rajon, të përfitojë pozicion të liderit me projekte makroekonomike që do të ndikojnë direkt në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në aspektin gjeopolitik rikthim të fuqishëm të ndikimit amerikan në Ballkanin Perëndimor, me qëllim të eliminimit të ndikimit të Rusisë, veçanërisht në Serbi.

Gjeopolitika historikisht ka pasur ndikim në fatin e shqiptarëve në Ballkan, prandaj është koha e mobilizimit i të gjithë spektrit politik në Kosovë po edhe atij gjithëshqiptarë që ta shfrytëzojmë këtë pozicionim të qartë të ShBA-ve në përkrahje direkte të Kosovës, që e dëshmoi para Serbisë po edhe tërë botës nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë.

Sponzorizimi i veçantë i organizuar nga presidenti Trump i njohjes së shtetit të Kosovës nga Izraeli është mesazh për të gjithë për rolin lider të Amerikës në rrumbullakësimin e shtetësisë së Kosovës, duke siguruar njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi dhe ulësen në OKB.

Involvimi amerikan duhet të maksimalizohet veçanërisht në gatishmërinë e ShBA-ve për mbështetje të investimeve kapitale në Ballkanin Perëndimor.

Nga ne kërkohet që të dalim me projekte konkrete, siç është hekurudha Kosovë-Shqipëri, hekurudha Kosovë-Serbi që na lidhë me Evropën; kyçja e Kosovës në gazsjellësin TAP dhe ndërtimit të rrjetit të brendshëm që të sigurohet gazi për industri dhe amvisëri si burim energjie më së paku i kushtueshëm; ndërtimi i Portit të Shëngjinit që do të shfrytëzohej kryesisht nga Kosova dhe vendet e rajonit; aktivizimi i zonës ekonomike amerikane në Gjakovë dhe Aeroportit të Gjakovës; ekzekutimi i unazës së jashtme të qytetit të Prishtinës; qendra e skijimit në Brezovicë dhe Rugovë – Borea; projekte për Trepçën, veçanërisht kapacitetet për përpunimin e plumbit dhe fabrika e baterive të litiumit dhe projekte tjera atraktive që do të sigurojnë zhvillim ekonomik, vende të reja të punës me paga të dinjitetshme dhe mirëqenie të qytetarëve të saj. Gjithashtu, duhet përgatitur pako të lehtësirave fiskale për kompanitë amerikane që investojnë në Kosovë, që do të siguronin punësimin e të rinjve, me theks të veçantë në sektorin e Teknologjisë Informative.

Tani është koha e ekonomistëve, ekspertëve të vendit që kanë njohuritë dhe përvojë që të hartojnë dhe prezantojnë projektet kapitale që mund t'i përfitojë Kosova nga mbështetja amerikane, e cila ka zgjedhur që Kosova dhe Ballkani Perëndimor të jetë në fokus të investimeve të tyre me çasjen specifike të "karotës dhe shkopit".

Dhe, për të mos harruar kurrë që presidenti amerikan Woodrow Wilson e siguroi pavarësinë e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin 1999; presidenti amerikan Bill Clinton shpëtoi shqiptarët nga hegjemonia serbe; dhe, presidenti amerikan George W Bush, në vitin 2007, në Tiranë konfirmoi se Kosova do të jetë shtet i pavarur dhe sovran.

Jemi me fat që si popull i vogël që jemi, e kemi gjithmonë përkrah ShBA-në dhe për këtë duhet të jemi falënderues dhe respektues.

The post Rikthimi i Kosovës – nga "autsajderi" në faktor ekonomik rajonal appeared first on Telegrafi.

Pse Shqipëria nuk e ngre Ligjin e Luftës me Greqinë, në NATO?

Posted: 30 Sep 2020 12:40 AM PDT

Kur thirrni në studio pashallarët me shtatë tuje, kuq apo blu qofshin, u bëni një pyetje të thjeshtë:

Përse Shqipëria, vend anëtar i NAT0-s, nuk e ka ngritur asnjëherë në NATO absurdin armiqësor të Greqisë, shtet anëtar i NATO-s, e cila 75 vjet mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore mban në fuqi ligjin e luftës kundër Shqipërisë?

A përputhet ligji grek i luftës kundër Shqipërisë me Nenin e famshëm 5 të Traktatit themelues të NATO-s, i cili përmban detyrimin e shteteve anëtare për t'u bashkuar me një shtet anëtar, që është në luftë me një tjetër?

Dy alternativa ka: Ose NATO duhet pranojë që Lufta e Dytë Botërore nuk ka mbaruar ende dhe të adoptojë ligjin grek të luftës duke e bërë ligj atlantik të luftës me Shqipërinë. Ose NATO të detyrojë Greqinë që ta heqë një orë e më parë ligjin e turpshëm grek të luftës me Shqipërinë.

Mirëpo, a mund t'i vesh faj NATO-s kur që nga 2009 e deri më sot, asnjë qeveri shqiptare, që janë drejtuar nga pashallarët me shtatë tuje, nuk është kujtuar njëherë ta ngrejë në NATO këtë situatë absurde të një ligji lufte midis dy shteteve anëtare.

NATO nuk ka faj, ajo mendon se vetë Shqipëria sadomazohiste e ka qejf ligjin grek të luftës, përderisa pashallarët shqiptarë me shtatë tuje të qeverive kuq dhe blu gjithmonë i klasifikojnë marrëdhëniet me Greqinë si "të shkëlqyera".

The post Pse Shqipëria nuk e ngre Ligjin e Luftës me Greqinë, në NATO? appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more