Skip to main content

“Inspektori i Prishtinës që u kap duke i marrë 12 mijë euro ryshfet, është anëtar i Vetëvendosjes” plus 9 more Ekonomia Online

“Inspektori i Prishtinës që u kap duke i marrë 12 mijë euro ryshfet, është anëtar i Vetëvendosjes” plus 9 more Ekonomia Online


Inspektori i Prishtinës që u kap duke i marrë 12 mijë euro ryshfet, është anëtar i Vetëvendosjes

Posted: 30 Sep 2020 10:42 AM PDT

Inspektori i Ndërtimit në Komunën e Prishtinës, Gafurr Rexha që u arrestua dje nga Policia e Kosovës pasi u zu në flagrancë duke i marrë 12 mijë euro nga pronari i një kompanie ndërtimit, është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari i pikës në Rimanishtë të Prishtinës, shkruan Gazeta Metro. Gazeta Metro ka siguruar një dokumentacion ku shihet se Gafurr Rexha është kryetar i kësaj pike...

Source

Pakënaqësitë për mos miratimin e Ligjit për 10% e Trustit, punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protestë

Posted: 30 Sep 2020 10:40 AM PDT

Punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës do të protestojnë më 3 tetor para Kuvendit të Kosovës për të kërkuar që të lejohet tërheqja e një pjese të Trustit Pensional, sipas propozimit të Qeverisë për pakon e rimëkëmbjes. Ky projektligj ka dështuar tash e pesë herë që të kalojë në Kuvend të Kosovës në mungesë të numrave. Në një njoftim të Sindikatës së re të KEK-ut, bëhet e ditur se protesta...

Source

Si të sillemi me njerëzit që s’na pëlqejnë në punë?

Posted: 30 Sep 2020 10:40 AM PDT

Mund të ndodhë që gjatë jetës tuaj të takoni njerëz që nuk i pëlqeni.Vetëm nëse keni ndonjë anomali gjenetike mund të mos ndodhë kjo gjë. Mund të jetë vjehrra juaj apo ndonjë koleg, apo kushdo tjetër me të cilin thjesht nuk përshtateni dot. Sipas Deep Patel, autor i librit Fabula e një djaloshi: 11 Principet e Suksesit, ju ndihmojnë të kujtoni që askush nuk është perfekt...

Source

Golden Eagle edhe në Holandë

Posted: 30 Sep 2020 10:38 AM PDT

Pijën energjike “Golden Eagle” nga sot mund ta gjeni edhe në Holandë. Kjo është bërë e ditur, në një postim në rrjetin social Facebook nga pronari i kompanisë FRUTEX , Shaqir Palushi. Postimi i plot: Nga sot Golden Eagle edhe në Holandë.Gepostet von Shaqir Palushi am Mittwoch, 30.

Source

Disa hapa të thjeshtë si ta nisni ditën pa stres

Posted: 30 Sep 2020 10:33 AM PDT

Stresi në kohët e sotme është padyshim një nga problemet më të shpeshta tek njerëzit. Pak kohë më parë, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëroi se pandemia e COVID-19 po rrit nivelet e stresit në mbarë globin me ritme shumë të shpejta. Stresi përshkruhet si një gjendje e rënduar mendore ose emocionale që shkaktohet nga rrethana të caktuara armiqësore. Për të gjithë ne është shumë e...

Source

Presidenti i Azerbajxhanit zotohet se do të luftojë derisa të tërhiqet Armenia

Posted: 30 Sep 2020 10:27 AM PDT

Presidenti i Azerbajxhanit do të luftojë deri kur forcat armene të lëshojnë territorin e diskutueshëm, në ditën e katër të luftimeve në rajon. "Ne kemi vetëm një kusht: Forcat e armatosura armene pakusht, tërësisht dhe menjëherë të lëshojnë vendet tona", tha presidenti Ilham Aliyev. Më shumë se 100 të vdekur janë raportuar në luftimet më të rënda në këto vjet për rajonin Nagorno-Karabakh.

Source

Bashkëpunimi Serbi-Gjykatë Speciale, Drecun: Kryeprokurori Schwendiman më dha mirënjohje me dorëshkrim

Posted: 30 Sep 2020 10:20 AM PDT

Kryetari i Komitetit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka zbuluar bashkëpunimin e tij me Gjykatën Speciale, e cila pritet t'i gjykojë për krimet e pretenduara të luftës ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në emisionin e mëngjesit në televizonin serb TV Happy, dy ditë më parë, Drecun ka treguar se ka pasur kontakte shumë të shpeshta me prokurorë të Gjykatës...

Source

City kërkon çerekfinalen e Carabao Cup kundër Burnley

Posted: 30 Sep 2020 10:15 AM PDT

Manchester City ka udhëtuar sonte në Turf Moor për të luajtur kundër Burnley Skuadra e Pep Guardiolës do të kërkojë kalimin në çerekfinale për të kërkuar këtë trofe për herë të tretë radhazi. Guardiola ka startuar me një formacion të kombinuar ku i riu i Palmer ka startuar në këtë ndeshje. Por, ka edhe lojtarë nga formacioni bazë i City që kanë startuar sonte si Fernandinho, De Bruyne...

Source

Hoxhaj i PDK-së: Qeveria Hoti ka filluar lodhët, po vazhdon lodhët dhe 100 ditshi i saj është i lodhët

Posted: 30 Sep 2020 10:13 AM PDT

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka folur për 100 ditshin e Qeverisë Hoti, marrëveshjen e arritur në Washington, mos votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike si dhe për përfshirjen e mundshme të kësaj partie në Qeveri. Hoxhaj për Telegrafin ka thënë se Qeveria Hoti ka filluar lodhët dhe se ashtu është duke vazhduar.

Source

Agim Bahtiri: Ura e Ibrit nuk mund të jetë temë diskutimi në dialogun Kosovë–Serbi

Posted: 30 Sep 2020 10:10 AM PDT

Agim Bahtiri, kryetar i Komunës së Mitrovicës, tha se Mitrovica nuk do të mund dhe nuk duhet të jetë temë e bisedimeve në dialogun Kosovë- Serbi. "Negociatat për Mitrovicën kanë përfundua më 2015. Komuna ka kufirin administrativ dhe unë kam fuqinë që të vendosi dhe i bëjë thirrje qeverisë së Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar që të mos merren me negocimin për urën mbi Ibër dhe kufijtë administrativ...

Source

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more