Skip to main content

“Manchester City shifra marramendëse për Messin: 500 milionë euro për 5 vite” plus 9 more - Gazeta Dita

“Manchester City shifra marramendëse për Messin: 500 milionë euro për 5 vite” plus 9 more - Gazeta Dita


Manchester City shifra marramendëse për Messin: 500 milionë euro për 5 vite

Posted: 31 Aug 2020 01:52 AM PDT

Ndërsa lufta me Barçën vazhdon, Messi po bën gjithçka të largohet pa asnjë kosto nga "Camp Nou". Flitet se ylli argjentinas ka tashmë një marrëveshje në parim me Manchester City. Një marrëveshje me shifra stratosferike, sipas burimeve nga Katalonja.

Në fakt, gazeta "Sport" zbuloi se "qytetarët" do t'i garantonin argjentinasit një pagë neto prej 50 milionë euro (neto) në sezon për pesë vite, plus një shpërblim prej 250 milionësh të tjera. Marrëveshja tashmë është arritur, për sa kohë që Leo arrin të largohet nga Barcelona pa paguar asnjë euro.

E ardhmja e gjashtë herë fituesit të "Topit të Artë" mbetet të përcaktohet, me gjithë respektin e duhur për ata që ende shpresojnë të hyjnë në një negociatë, që duket të jetë e përcaktuar në çdo detaj. Po, sepse, sipas "Sport", Guardiola dhe të tijtë kanë menduar gjithçka, duke anashkaluar edhe sanksionet e "fair play financiar".

Paga e argjentinasit, në rast të një transferimi në Manchester, do të ishte 50 milionë euro në sezon, por Messi do të luante vetëm tri vite në Premier League. Në dy vitet e ardhshme, në të cilat do të vazhdonte të merrte të njëjtën pagë, do të vishte fanellën e New York City, gjithashtu në pronësi të sheikut Mansour bin Zayed Al-Nahyan.

Përveç pagës marramendëse, do të kishte edhe një bonus neto prej 250 milionë euro neto në kohën e transferimit në MLS. Një dredhi, që do ta lejonte Manchester City të shtynte shpërndarjen e bonusit të pasur, i cili, nëse do të ndodhte tani, do t'i ekspozonte britanikët nën kontrollin e UEFA-s.

Messi do të fuste në xhep 500 milionë euro neto, me perspektivën për të luajtur në nivele të larta për tri vite të tjera.

j.l./ dita

“Unë e kisha mik, por jo ai mua”, Rama homazhe për Maks Velon: Hijen e tij po, e kam para syve, ajo shkaktarja e vuajtjeve të mëdha, e sherreve…

Posted: 31 Aug 2020 01:34 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot homazhe për artistin e madh shqiptar, Maks Velo.

Sot do të ishte ditëlindja e tij e 85-të, por fatkeqësisht Velo u nda nga jeta në 7 maj. Teksa e përshkruan si një arkitekt dhe piktor të madh, Rama shkruan për Maks Velon se ai do të mbetet gjithmonë mes nesh me veprat e tij.

Postimi i plotë:

HOMAZH

MAKS VELO u lind në 31 gusht të 85 vjetëve më parë. Kjo është e para ditëlindje pas ikjes së tij nga kjo botë, ku ai jetoi vetëm me hijen e tij, pa grua, pa fëmijë, pa miq. Ishin si dy dashnorë xhelozë, që e donin njëri-tjetrin me gjithsej e që grindeshin sa herë dikush hynte në jetën e Maksit apo jeta e tij sillte diçka të re. Unë e kisha mik Maksin, po jo ai mua dhe më vinte keq për disa si unë, miq të tij, që ngase s’e kuptonin që Maksi s’mund t’i kishte miq, hatërmbeteshin si t’i kishte tradhëtuar, shpërfillur, zhgënjyer. Po ç’faj kishte Maksi që miqtë e tij i kishte gënjyer mendja se ai ishte miku i tyre!

Kur Maksi vdiq nuk arrija dot t’i mbaja mend të qeshurën, as sot që përpiqem t’ia kujtoj nuk ia mbaj dot mend. Është e sigurtë që edhe kemi qeshur, por jo, duket sikur ai është kujdesur të fshijë me penelin e ujshëm çdo buzëqeshje nga akuareli i kujtesës sime për të. Edhe nja dy miq që kam pyetur, nuk e mbajnë mend të qeshurën e Maksit. Hijen e tij po, e kam para syve dhe qyshse ai vdiq, ajo është e qartë dhe qartësisht shkaktarja e jetës vetmitare, e vuajtjeve të mëdha, e sherreve me miqtë, e xhirove natën nëpër qytet dhe e ikjeve të tij arratiake nëpër botë, e padiskutim është ajo frymëzuesja e artit dhe poezisë së tij. Edhe e shpërthimeve të tij publike, padyshim.

Maksi nuk ishte një talent si ata që e kanë artin në vena dhe ngjyrat, tingujt, fjalët u dalin si fryma që marrin. Kishte sforcim në artin e tij. Figurat e tij kanë një gjymtim sekëlldisës, ngjyrat e tij kanë një pengim lodhës, poezitë e tij kanë një ngërç sfilitës, opinionet e tij kanë një ton çjerrës. Arti i tij është si një pasqyrë e sherrit të xhelozisë mes tij dhe hijes së vet. Edhe jeta e tij, me burgun si një kulmim të saj, ishte një siklet i jetuar me pasionin e dashurisë të shfrenuar mes vetes dhe vetvetes, Maksit dhe hijes së vet. Prandaj edhe s’kishte diktaturë ideologjike a rend normash shoqërore, që e fuste dot në rresht Maks Velon, s’kishte lloj marrëdhënieje të kësaj bote që e mbante dot Maksin lidhur me çfarëdo filli. Ai ishte një asket, po ama që nuk rrinte dot pa u dukur dhe ishte një ekzibicionist, që ama nuk rrinte dot pa u zhdukur.

Maks Velo nuk e duronte dot mungesën e lirisë, po njeri i lirë nuk ishte. Sepse hija e tij nuk i’a lejonte. Sot, kur ai s’është më dhe ndjej mall për mikun tim të penguar, që mik s’më kishte dot, fryma më lehtësohet nga ideja që së paku ai është ndarë nga hija e vet dhe ka shpëtuar. Nuk e di çfarë do të thotë historia e artit shqiptar për Maksin, po jam i bindur se kushdo do të ndeshet me pikturat e tij, do të pyesë: Kush ishte ky Maks Velo? Hija e tij do të jetë vërdallë, po nuk do të përgjigjet dhe Maksi do vazhdojë të jetojë përmes xhelozisë së saj.

#TëPAHARRUESHËM

j.l./ dita

FOTO: Java nis me punë që në mëngjes, pastrohen sheshet e parqet e Tiranës

Posted: 31 Aug 2020 01:27 AM PDT

E hëna nis me punë në Tiranë që në orët e para të mëngjesit.

Punonjësit e terrenit në Bashkinë e Tiranës çdo ditë i kushtojnë një vëmendje të veçantë pastërtisë së kryeqytetit, duke u ndalur nëpër lulishte, bulevard, sheshe e blloqe pallatesh.

Qytetarët që nxitojnë për në punë, por edhe ata që duan thjesht të kalojnë disa orë qetësie nëpër parqet e kryeqytetit, do ta gjejnë atë të pastër dhe të dezinfektuar.

Pastërtia është shumë e rëndësishme në këto ditë pandemie.

Një qytet i pastër është pasqyrim i njerëzve që jetojnë aty.

j.l./ dita

“Në i sfidojmë armiqtë tanë në tokë, ajër dhe në det”, Erdogan del me paralajmërimin e fortë për Greqinë dhe Francën

Posted: 31 Aug 2020 01:20 AM PDT

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan nuk tërhiqet në qëndrimin e tij ndaj Greqisë, pavarësisht ndërhyrjes së ndërkombëtarëve.

Së fundmi, duke folur në ceremoninë e diplomimit të ushtarakëve të rinj, Erdogan është shprehur se Turqia është gati të sfidojë armiqtë në çdo terren, në tokë, ajër dhe në det.

"A e pranojnë grekët atë që do t'u ndodhë atyre për shkak të udhëheqësve të tyre të paaftë dhe ambiciozë? Ne i sfidojmë armiqtë tanë në tokë, det dhe në ajër".

Pa përmendur nuk la as Francën, një nga shtetet më aleate të Greqisë.

"A e di qytetari francez që do të paguajë për shkak të udhëheqësve të tij të paaftë dhe ambiciozë? Janë shtuar kërcënimet kundër të drejtave dhe interesave tona në rajonin e Mesdheut dhe Egjeut. Unë besoj se me ndihmën e Zotit, nuk do të ketë asnjë pengesë në hapat e Turqisë. Pyetja është: A janë gati të bëjnë të njëjtat sakrifica ata që qëndrojnë përpara nesh në Mesdhe? Ata e kanë parë vendosmërinë tonë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave tona. Si në tavolinë, ashtu edhe në terren. Në tërë historinë e saj, Turqia nuk ka qenë kurrë një shtet agresiv, është një nga vendet e rralla si shtet jo-kolonial.

Turqia nuk ka qenë kurrë një vend që sulmonte vendet e tjera", ka thënë ndër të tjera Presidenti Erdogan.

j.l./ dita

E rëndë në Athinë, 59-vjeçari shqiptar plagos infermieren dhe hidhet nga kati i katërt i spitalit

Posted: 31 Aug 2020 01:06 AM PDT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital në Athinë.

Raportohet se një 59-vjeçar shqiptar ka qëlluar me thikë infermieren duke e lënë të plagosur dhe më pas ai ka vrarë veten.

59-vjeçari shqiptar goditi me thikë një infermiere dhe në vazhdim u hodh nga kati i 4-t i spitalit, duke gjetur vdekjen në vend.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës. Policia greke tha se viktima quhet Petro Çako, 59-vjeç.

Ai ishte i shtruar në spital pasi dyshohet se ka pasur probleme psikike.

Autoritet kanë sekuestruar kartelën e tij mjekësore dhe po hetojnë për shkaqet e tragjedisë.

Infermieria e plagosur deklaroi se kishte shkuar në dhomën që mbahej pacienti Çako pasi kishte dëgjuar alarmin për ndihmë nga dhoma e tij.

Pasi mbërriti në dhomë kuptoi se pacienti ishte fshehur pas derës  dhe në moment ka dalë duke e goditur me një thikë kuzhine e duke e plagosur në shpinë.

Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

j.l./ dita

STUDIMI: Fëmijët mund të jenë infektues për javë të tëra, përqëndrimi i virusit më i madh tek më të vegjëlit

Posted: 31 Aug 2020 12:57 AM PDT

Në një kohë që gjithnjë e më shumë vende po hapin sërish shkollat dhe kopshtet, po publikohen disa studime shqetësuese lidhur me rolin e fëmijëve në pandeminë e Coronës.

Ato do ta ndezin edhe më shumë debatin për rrezikun e infektimit të fëmijëve në shkolla dhe kopshte.

Mjekë specialistë të "Children's National Hospital" në Uashington kanë zbuluar, se fëmijët e infektuar, edhe pa simptoma të COVID-19, mund ta përhapin virusin SARS CoV-2 me javë. Për shkak se ata tregojnë shumë pak simptoma ose aspak, mundet që pa ditur, infektojnë njerëzit në ambientin përreth. Më parë ishin studiues nga Bostoni, që kishin provuar, se fëmijët dhe të rinjtë habitshëm tregojnë një grumbullim të ndjeshëm të virusit, shkruan DW.

Edhe fëmijët pa simptoma janë infektues?

Për studimin e fundit, që u publikua online më 28 gusht 2020 në JAMA Pediatrics, specialistët Roberta L. DeBiasi dhe Meghan Delaney kanë vlerësuar të dhënat e 91 fëmijëve që ishin nën vëzhgim në 22 spitale në Korenë Jugore.

"Ndryshe nga sistemi shëndetësor amerikan, në Korenë e Jugut, ata që janë testuar pozitivisht me COVID-19, qëndrojnë në spital deri sa të kenë kaluar infeksionin dhe nuk kanë më simptoma", thotë Dr. DeBiasi.

Sipas studimit, rreth 22% e fëmijëve nuk zhvilluan simptoma, 20% ishin në fillim asimptomatikë, por zhvilluan më vonë simptona, dhe 58% ishin që në testin e parë me simptoma. Shumë e ndryshme ishte edhe kohëzgjatja e simptomave, ajo fillonte nga tre ditë deri në tre javë. Një e pesta e pacientëve asimptomatikë dhe rreth gjysma e pacientëve me simptoma e transmentonin edhe pas tre javësh virusin SARS-CoV-2, por kjo nuk e reflekton direkt infektueshmërinë. Autoret e studimit pranojnë, se si edhe më parë ka shumë pyetje të pasqaruara në varësi të rolit të fëmijëve dhe të rinjve për pandeminë dhe se rezultatet e tyre do të ndezin debat.

Përqëndrim më i madh i virusit tek më të vegjlit?

Një përqëndrim të madh të virusit, studiuesit nga Bostoni kanë zbuluar sidomos tek fëmijët e vegjël. Ata kanë kontrolluar prova të marra në hundë dhe grykë të 49 fëmijëve dhe të rinjve nën 21 vjeç. Sipas studimit, tek shumë prej tyre u diagnostifikuan më shumë viruse SARS-CoV-2 se tek të rriturit, që qëndronin në repartin intensiv për shkak të sëmundjes. Sipas revistës "The Journal of Pediatrics" në studimin e publikuar më 1 gusht 2020 tek fëmijët më të vegjël janë gjetur shumë më pak receptorë ACE-2, se tek të rinjtë e të rriturit. Encymet ACE-2. konsiderohen si porta hyrëse e virusit në qelizat trupore.

Fëmijët përhapës të pandemisë?

Që nga pandemia e Coronës, pjesërisht diskutohet ashpër për rolin e fëmijëve dhe të rinjve në krizën e pandemisë. E qartë është që edhe fëmijët dhe të rinjtë mund të infektojnë të tjerët. Po ashtu dihet, se një infeksion tek fëmijët e rinia ka simptoma të buta, por që ka edhe raste vdekjesh të shkaktuar nga virusi, apo pasoja afatgjata. Kjo nuk i bën fëmijët e të rinjtë si superspreader – apo infektues kryesorë, por fëmijët në shkolla, kopshte, rrethe shokësh e aktiviteve të kohës së lirë kanë shpesh shumë më tepër kontakte shoqërore se të rriturit. Muajt e shkuar kanë treguar në disa rajone, se ata, ashtu – si edhe shumë të rritur – nuk i ndjekin me përpikmëri rregullat e distancës e maskës, dhe shpesh duhet të detyrohen për këtë.

Aktualisht në Gjermani mosha mesatare e të infektuarve është më e ulta që nga fillimi i pandemisë. Për shkak se përqëndrimi i virusit tek fëmijët e të rinjtë sipas këtyre studimeve është shumë i lartë dhe virusi mbijeton me javë e është i transmentueshëm, shpesh pa simptoma, mundet që ata të kenë një ndikim shumë më të madh në pandemi se mendohej.

Si duhet vepruar në shkolla e kopshte?

Me përfundimin e pushimeve të verës në shumë vende edhe në Gjermani është rritur rreziku për shtimin e infeksioneve me Corona. Megjithatë kopshtet, shkollat dhe institucionet e tjera arsimore janë hapur, jo vetëm për prindërit që duhet të punojnë, por edhe për të mirën e fëmijëve. Detyrimi i maskës, distanca, rregullat e higjienës, dhe grupe të ndara të caktuara për mësim do duhet të reduktojnë rrezikun e infektimit. Kjo është e mirëpranuar, por se si duhet zbatuar konkretisht dhe cili është ekuilibri i duhur mes mësimit me prezencë dhe online kjo mbetet në Gjermani ende një kompetencë e landeve. Për të shmangur vatrat e infektimit dhe mbylljen e plotë të kopshteve apo shkollave duhet që të zbulohen edhe fëmijë e të rinj me infektim të lehtë me pak ose pa simptoma. Por kjo do të mbetet të përcaktohet nga studimet- nëse duhet të testohen vetëm nxënësit me një infeksion akut të grykëve, apo parimisht të gjithë.

j.l./ dita

E dinte se ishte i infektuar me COVID, 55-vjeçari udhëton me autobusin e linjës Tiranë-Kakavijë. Zbulohet nga pala greke

Posted: 31 Aug 2020 12:41 AM PDT

Një skandal i vërtetë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autobusin e linjës Tiranë-Kakavijë.

Burime për Faxweb bëjnë me dije se Gjovalin Teska, 55-vjeç, i cili kishte kryer tamponin në një laborator privat, kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

I infektuari, megjithëse e dinte se barte virusin Covid-19 ka udhëtuar me dhjetëra pasagjerë të tjerë me autobusin e linjës Tiranë-Kakavijë, duke u treguar i papërgjegjshëm me veprimin e tij dhe duke rrezikuar jetën e udhëtarëve.

Mësohet se laboratori privat pas përgjigjes pozitive të pacientit me Covid-19, sipas protokollit ka njoftuar Insitutin e Shëndetit Publik në lidhje me rastin, duke percjelle pergjigjen dhe mostrën, në mënyrë që për këtë pacient të përsëritet tamponi dhe të merren masa me 55-vjeçarin.

Por siç duket ISHP ka neglizhuar rastin dhe për pacientin nuk është marrë asnjë masë, ndërkohë që as policia e palës shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës, nuk e ka evidentuar rastin e pacientit me Covid-19.

Shtetasi Gjovalin Teska është ndalur në palën greke dhe menjëherë është bërë transporti i tij me ambulancë, ndërkohë që me ndryshimet në kodin penal në vendin tonë rrezikon edhe burgun.

Kjo, pasi çdo person që nuk zbaton urdhrat për karantinimin apo shkel rregullat dënohet me burgim nga 2  deri në 3 vjet.

Ndërkohë, i infektuari rrezikon të dënohet nga deri në 5 vite burg, për “përhapja me dashje e COVID-19”.

j.l./ dita

Kompanitë shqiptare humbën 250 mln euro nga pandemia, por mbetën fitimprurëse, BB: Rimëkëmbja e pamundur nëse ka një mbyllje të dytë

Posted: 31 Aug 2020 12:24 AM PDT

Mbyllja për 3 muaj e aktivitetit ekonomik gjatë periudhës së pranverës ka sjellë një humbje prej 250 milionë eurosh për bilancet e kompanive që operojnë në Shqipëri, e cila kërcënon të dyfishohet në skenarin e një  mbyllje të dytë të saj.

Sipas Bankës Botërore humbja neto e bizneseve gjatë karantinimit është sa 1.6% e prodhimit kombëtar të vendit, e cila mund të shkojë sa 3.8% e PBB-së nëse ka një periudhë të dytë masash represive.

"Ndikimi në të gjithë ekonominë e gjerë është i madh, duke përfshirë rënie të taksave, rritje të borxhit dhe të papunësisë", shkruhet në raport.

Megjithatë kriza dhe humbjet që përjetuan kompanitë shqiptare në këtë periudhë nuk ka shkaktuar faliment të tyre.

Përmes analizës së bilanceve zyrtare të firmave që operojnë në Shqipëri, Banka Botërore ka dalë në përfundimin se pavarësisht karantinimit, 61% e bizneseve sërish mbeten fitimprurëse.

"Gjatë një mbyllje 3-mujore të ekonomisë, ne vlerësojmë se 61% e kompanive mbeten fitimprurëse edhe pse 86% e atyre në sektorët shumë të afektuar kanë regjistruar humbje.

Por një zgjatje më tej e masave do të regjistronte humbje të konsiderueshme e do të rriste presionin e tyre për të marrë hua në mënyrë që të mbijetojnë", thuhet në raport.

Raporti thotë se përmes masave mbështetëse të qeverisë në subvencionimin e pagave dhe të kostove të të bërit biznes, shumë kompani mund të mbijetojnë këtë krizë, ndërsa shanset për t'u rikuperuar nëse ka një mbyllje të dytë ulen ndjeshëm.

Gjysma e kompanive do të rezultonin me bilanc negativ nëse pandemia dhe masat shtrënguese do të riktheheshin dhe njëherë.

j.l./ dita

“Mendova se po më rrëmbenin”, polici grek: Nuk e identifikuam kush ishte, e trajtuam kapitenin e Manchester United si një të dehur të zakonshëm

Posted: 31 Aug 2020 12:17 AM PDT

Një polic grek ka thënë për "The Sun" se kapiteni i Machester United, Harry Maguire është trajtuar si një i dehur i zakonshëm gjatë arrestimit të tij në Mykonos.

Qendërmbrojtësi anglez tha për BBC se efektivët e policisë nuk u identifikuan dhe për këtë arsye ai mendoi se po e rrëmbenin.

27-vjeçari u shpall fajtor për dhunë ndaj policëve dhe tentativë për ryshfet, pasi u arrestua pas një sherri në një klub nate.

Polici u shpreh: "Nuk e trajtuam ndryshe nga britanikët e tjerë të dehur. Ishte thjesht një i dehur tjetër që po bënte sherr.

Jemi mësuar me këto gjëra, por me deklaratat e tij duket sikur ishte një situatë krejt tjetër. Pse duhet ta rrethonim 8 policë këtë person dhe të mos thonim se ishim policë? Na heqin nga puna po të veprojmë kështu".

j.l./ dita

Nuk zhvilluan dot mësim online, nxënësit e klasave nga 1-5 rikthehen në shkollë pas mbylljes nga pandemia

Posted: 30 Aug 2020 11:57 PM PDT

Ditën e sotme do të vijojë mësimi pjesërisht në disa shkolla, për disa nxënës të cilët nuk kanë zhvilluar mësim online, që pas mbylljes si pasojë e Covid-19.

Mësimi do të zhvillohet për nxënësit e klasave nga 1-5 që nuk kanë pasur akses në mësimin online, ndërkohë që shkolla ka marrë masa për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas të gjitha protokolleve të kushteve higjieno-sanitare, duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithsecilit.

Në kryeqytet, sot fëmijët janë paraqitur me maska, ndërkohë që mësuesit i udhëzojnë që të mbajnë distancën sociale.

j.l./ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more