Skip to main content

Vdes nga COVID-19, ish-kandidati për president

Vdes nga COVID-19, ish-kandidati për president


Vdes nga COVID-19, ish-kandidati për president

Posted: 31 Jul 2020 02:45 AM PDT

Herman Cain, biznesmeni që kandidoi për President në vitin 2012, ka humbur jetën pasi u infektua me koronavirus.

Z.Cain, 74 vjeç, u shtrua në spital pasi u diagnostikua në fillim të këtij muaji me covid-19.

Gjatë gjithë periudhës së shtrimit të tij në spital, ai ka mbajtur ndjekësit e tij të informuar mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Në një postim në "Twitter" ai thoshte që mjekët po përpiqen të sigurohen që niveli i oksigjenit të jetë i duhur.

"Ky është një virus i ashpër, ju lutem vazhdoni të luteni"-shkruhej në postimin e publikuar në llogarinë e tij në Twitter.

Gjatë një tubimi të mbajtur nga Presidenti Donald Trump në Tulsa, ai nuk kishte vendosur maskën dhe nuk ishte duke respektuar distancimin social nga pjesa tjetër e njerëzve.

Z. Cain është shtruar në spital më datën 1 korrik , megjithëse është ende e paqartë kur ose ku u infektua me koronavirus.

Mozzik: Unë sot s’pres mysafirë e as nuk shkoj askund, rri në shtëpi!

Posted: 31 Jul 2020 02:40 AM PDT

Ai është një nga reperët më të suksesshëm dhe më të komentuar shqiptar.

Fama e tij ka kaluar edhe kufijtë, derisa është ky artisti nga Ferizaj, i njohur si Mozzik.

Ai sot përmes një fotografie ku shihet me një kurban në dorë, ka uruar për festën e Kurban Bajramit, ku shkruan:

EID MUBARAK 🤍
Urime Kurban Bajrami !
Zoti ju dhashtë shëndetin e gjitha të mirat juve e familjes suaj , unë sot nuk po pres mysafir , as nuk po shkoj mysafir , as nuk po vizitoj gjyshërit , po rri shtëpi shkaku i virusit .
Po sot edhe në shtëpi me qëndru e kemi albumin " MozzArt " me ndëgju LINK IN BIO 🔥🔥 #PërhajrBajrami #PërhajrAlbumi #MOZZART

OBSH sygjeron të gjitha shtetet në botë që të heqin masat për udhëtime ndërkombëtare

Posted: 31 Jul 2020 02:35 AM PDT

Organizata Botërore e Shëndetit ka sygjeruar të gjitha shtetet në botë që të fillojnë heqjen graduale të kufizimeve të lëvizjeve ndërkombëtare. Në një raport të ri të OBSH-së, thuhet se që tani shtetet duhet të dalin me plan konkret për të hequr gradualisht kufizimet e lëvizjeve ndërkombëtare.

Në raportin e ri të OBSH-së thuhet se përparësi duhet të kenë udhëtimet urgjente, humanitare, personelit të nevojshëm, por edhe të personave që do të kthehen në vendin e lindjes.

OBSH thotë se shtetet në vendimet e reja për lëvizje ndërkombëtare patjetër që duhet të marrin parasysh situatën epidemiologjike në nivelin lokal dhe masat sociale në fuqi.

OBSH poashtu vlerëson se gradualisht duhet të bëhet heqja e karantinimit për shtetasit e tjerë dhe se duhet një strategji e re për luftimin e situatës epidemilogjike./Indeksonline/

Republikanët i thonë Trumpit: Nuk mund t’i vononi zgjedhjet për vitin 2020

Posted: 31 Jul 2020 02:30 AM PDT

Disa politikanë nga Partia Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kundërshtuar sugjerimin e Presidentit Donald Trump që zgjedhjet presidenciale të nëntorit të vonohen.

Drejtuesi i shumicës në Senat Mitch McConnell dhe udhëheqësi i minoriteteve Kevin McCarthy, të dy e kanë hedhur poshtë idenë e Donald Trumpit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

"Trump nuk ka autoritet që t'i shtyjë zgjedhjet, pasi çdo vonesë do të duhej të aprovohej nga Kongresi".

Kujtojmë se më herët, Trump ka thënë se votimi i kryer përmes postës mund të çojë në mashtrime dhe rezultate të pasakta.

Ai ka propozuar që të shtyhen zgjedhjet derisa njerëzit të mund të "votojnë siç duhet dhe të sigurt".

Veseli: Gëzuar Festën e Bajramit me lutjen që ditë më të mira të vijnë

Posted: 31 Jul 2020 02:27 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.

Me këtë rast, ai është lutur që kjo pandemi të kalojë sa më parë dhe me sa më pak vuajtje, njofton Klan Kosova.

"Shumë nga ne, sot nuk do të mund t'i urojmë nga afër prindërit, familjarët, të afërmit, miqtë. Dhe as besimtarët nuk do të mund të falen në xhami. Është kohë tjetër kjo, kur jemi të obliguar t'i respektojmë masat dhe ta ruajmë njëri-tjetrin".

"Të tjerë, sot kanë dhimbje shumë të mëdha, sepse kanë humbur më të dashurit e tyre në betejë me Covid-19. Le të shpresojmë që kjo pandemi të kalojë sa më parë dhe me sa më pak vuajtje. Gëzuar Festën e Bajramit, me lutjen që ditë më të mira të vijnë për të gjithë dhe që secili të ketë paqe e begati".

Hoti në IKSHPK: Gjendja është e rëndë

Posted: 31 Jul 2020 02:24 AM PDT

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka vizituar sot Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për të diskutuar me personelin mjekësor, ndërsa tha se gjendja me pandeminë COVID-19 është e rëndë.

"Stafi mjekësor në këtë ditë feste janë në krye të detyrës, nuk mund ta lënë frontin, duhet të jenë çdo ditë, çdo moment".

"E di që janë lodhur tash e gjashtë muaj që përballen me këtë situatë…. Jam sot këtu për të treguar vlerësimin tonë për punën që po bëjnë, për të dëgjuar vlerësimin e tyre dhe parashikimet për javët dhe muajt e ardhshëm, për përgatitjet që ne duhet bërë", tha Hoti.

"Kjo tash është mision kombëtar për t'i dalë ballë kësaj pandemie, duke rrezikuar jetën e tyre dhe familjarëve të tyre", është shprehur Hoti.

 

Këtu mund të shikoni nëse keni gjoba të papaguara të komunikacionit

Posted: 30 Jul 2020 10:39 PM PDT

Që nga viti 2018 qytetarët e Kosovës kanë mundësi të dinë saktë nëse kanë ose jo ndonjë gjobë në trafik.

Policia e Kosovës në korrik të vitit 2018 pati lansuar ueb-faqen e saj, ku me të dhëna qytetarët mund të shohin nëse kanë gjoba trafiku.

Të dhënat që duhet t'i shënoni janë shumë të thjeshta, pasi duhet vetëm emri, mbiemri, data e lindjes dhe numri personal.

Duke klikuar KËTU ju mund të shihni nëse keni ndonjë gjobë të papaguar.

Ndërkaq kujtojmë se Policia e Kosovës që nga viti i kaluar ndalon qytetarët edhe nëpër pikat kufitare, në rast se nuk i keni të paguara tiketat e trafikut.

COVID pamundëson faljen e namazit të Bajramit, apel që të shmangen edhe vizitat familjare

Posted: 30 Jul 2020 10:37 PM PDT

Besimtarët myslimanë nuk kanë mundur të falin namazin e Kurban Bajramit për shkak të rrezikut të përhapjes së pandemisë Covid-19.

Përveç ezanit, në Xhaminë e Madhe, që herët e kaluara ishte epiqendra e kësaj feste, nuk është parë lëvizje e besimtarëve.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në një adresim para mediave gjatë së enjtes ka konfirmuar se për shkak të gjendjes së rënduar me Covid-19 nuk do të falet namazi i Kurban Bajramit nëpër xhamitë e Kosovës.

Po ashtu për 10 ditë do të pezullohen edhe namazet nëpër xhamitë e vendit. Ai ka thënë se këtë hap e kanë ndërmarrë për të ruajtur shëndetin publik. Po ashtu Tërnava ka bërë apel që të mos ketë as vizita familjare.

"BIK-u ka analizuar situatën e cila po mbretëron edhe në Kosovën tonë e goditur pamëshirshëm nga ky virus Covid-19, edhe në mbledhjen e fundit të kryesisë së saj u diskutua rreth këtij problemi kaq të madh që tashmë është prezent edhe në mesin e qytetarëve tanë. Andaj BIK-u lajmëron të gjithë besimtarët se pezullohet falja e namazit të Kurban Bajramit dhe për 10 ditë rend pezullohen faljet nëpër xhamitë e Kosovës. Sigurisht me të vetmin qëllim që të ruhet shëndeti i qytetarëve të Kosovës", tha ai.

Tërnava tha se ky është një ndër vendimet më të dhimbshme që ka ndërmarr BIK-u, por që është mëse i duhur, në këtë kohë pandemie. Ai tha se ruajtja e shëndetit publik është edhe obligim hyjnor.

"Është një vendim i dhimbshëm për BIK-un, mirëpo një vendim me vend ngase kemi prioritetin edhe ne si BIK që të ruajmë shëndetin publik të qytetarëve sepse kështu na mëson Kurani, kështu na mëson Muhamedi a.s. E lus Zotin me këtë rast që të gjithë ata që kanë vdekur edhe nga virusi Covid-19 t'i mëshirojë me mëshirën e Tij. Ata të cilët janë të prekur me këtë virus t'i shërojë e neve të na mundësojë të gjithëve që të respektojmë rregullat të cilat dalin nga qeveria e Kosovës, MSh-ja, IKSHP-ja dhe BIK-u që të kemi sa më pak të infektuar", tha ai.

Myftiu Tërnava ka ftuar të gjithë qytetarët që të ruajnë karakterin festiv të festës, por në këtë kohë pandemie të kenë më shumë mirëkuptim, disiplinë, solidaritet, mbështetje e përkujdesje për ata që kanë nevojë, e sidomos për ata që po sprovohen më virusin Covid-19.

"Si në asnjë festë tjetër, festa e bajramit shoqërohet me vizita tek familja, farefisnia e miqësia, gjë që duhet kultivuar e praktikuar, mirëpo jo edhe kësaj radhe, andaj ju ftoj të gjithëve që për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit, t'i shmangim vizitat, të shmangim përshëndetjen tradicionale të bajramit me dorë e përqafime, si dhe t'i shmangim tubimet e shumë njerëzve, qoftë në ambiente të hapura apo të mbyllura", tha ai.

Alarmi nga Lul Raka: Jemi në dritën e kuqe të pandemisë – më keq s’kemi qenë

Posted: 30 Jul 2020 10:31 PM PDT

Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se me rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19, Kosova është në dritën e kuqe të pandemisë dhe se më keq nuk ka qenë deri më tani.

Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka thënë se gjatë dy javëve të fundit, është vërejtur dyfishim i ngarkesës së kapaciteteve spitalore.

"Këto shifra tregojnë se sot është një prej ditëve më të rënda me 16 vdekje dhe më shumë vdekje tjera gjatë ditëve të kaluara. Kjo është shqetësim i jashtëzakonshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës".

"Prej fillimit të korrikut ne kemi rritje masive të numrit të rasteve dhe sigurisht se kjo e rritë edhe përqindjen e pacientëve që kërkojnë hospitalizim. Dy javët e fundit kemi 2-3 fishim të kapaciteteve spitalore".

"Prej lirimit të masave, kanë qenë dy faktorë që e kanë përkeqësuar gjendjen. (1) mosrespektimi i masave parandaluese: distancë, maskë higjienë. (2) mbikëqyrja e pamjaftueshme e shtetit. Si rezultat i këtyre faktorëve, është rritur numri i rasteve me Covid-19".

Mikrobiologu Raka ka thënë se prioriteti kryesor është menaxhimi kritik i pacientëve të shtrirë nëpër spitale të Kosovës.

"Me këto shifra dhe me këtë trend ne jemi në alarm dhe në dritën e kuqe të pandemisë – më keq nuk kemi qenë. Kjo kërkon vetëdijesim nga të gjithë".

"S'kemi kohë ta fajësojmë njëri-tjetrin. Me këto shifra në kohën kur 16 familje që i kanë humbur më të dashurit e tyre, ky alarm kumbon për të gjithë që secili ta kryejë punën e vet".

Lul Raka ka thënë se izolimi total nuk është zgjidhje për ta parandaluar përhapjen e pandemisë në vend.

"Izolimi total nuk është zgjidhje. Nëse s'ka kontroll rigoroz nga shteti, pas çdo lirimi do t'i kemi të njëjtit numra. Prandaj këtu nevojitet një lloj balancimi.

"Disa prej këshillave: Urgjentisht të miratohet ligji antiCOVID dhe lajmi i mirë është se është proceduar në lexim të parë në parlament".

RTK: Lajçak ka në planin 9 pikësh krijimin e Asociacionit autonom dhe me kompetenca ekzekutive

Posted: 30 Jul 2020 10:24 PM PDT

Televizioni publik i Kosovës pretendon se ka parë një plan 9 pikësh të përgatitur nga emisari i BE'së Miroslav Lajçak e që do të jetë në tryezen e bisedimeve.

Tërë kohën sipas televizionit publik, I dërguari i Posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka përgatitur një plan nëntë pikësh, ku do të diskutohet ndërmjet palës kosovare e asaj serbe.

Si pikë e fundit, parashihet edhe debati për mundësinë e njohjes reciproke.

Vazhdimi i dialogut mes Kosovës e Serbisë, sipas burimeve ndërkombëtare do të ketë disa çështje të përcaktuara nga emisari për dialog, Mirosllav Lajçak.

Sipas planit të tij, janë paraparë 9 pika, të cilat palët do t'i diskutojnë me qëllim të finalizimit të marrëveshjes.

Pika e parë e diskutimit do të jetë çështja e personave të pagjetur, rikthimi i serbëve dhe malazezëve të shpërngulur nga viti 1976, ku thuhet të jenë 250 mijë serbë dhe malazias. Rregullimi i infrastrukturës dhe transportit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, do të diskutohet edhe për sigurimet shoqërore dhe zhvendosjen e pasurive shtetërore në ASK, sipas vendimit të Qeverisë së ish-kryeministrit Haradinaj.

Po ashtu parashihet zgjidhja e kontesteve pronësore, ku 1300 janë në veri dhe të tjerat të serbëve në Kosovë.

Në pikën e shtatë të planit të Lajçakut, parashihet çështja e Kishës Ortodokse serbe, ku thuhet se është e pakthyeshme pronësia e tokave dhe pa të drejtë shtetëzimi të pronave.

Sipas burimeve ndërkombëtare, në tavolinën e bisedimeve ndërmjet palës kosovare e serbe do të jetë edhe zbatimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive dhe autonomi, me politika sektoriale dhe fuqi ministrore, ndërsa në fund parashihet debati për mundësinë e njohjes resiproke mes të dyja vendeve.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more