Skip to main content

“Shtohen rastet e reja me Covid-19 në vendin tonë, ja sa persona u prekën gjatë 24 orëve të fundit” plus 9 more - Gazeta Dita

“Shtohen rastet e reja me Covid-19 në vendin tonë, ja sa persona u prekën gjatë 24 orëve të fundit” plus 9 more - Gazeta Dita


Shtohen rastet e reja me Covid-19 në vendin tonë, ja sa persona u prekën gjatë 24 orëve të fundit

Posted: 30 Jun 2020 01:45 AM PDT

Ditën e sotme në vendin tonë është shënuar një tjetër rritje e infektimeve me Covid-19 në krahasim me ditën e djeshme.

Gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 69 persona. Kujtojmë se një ditë më parë në vendin tonë u preken 64 persona.

Dita e djeshme u mbyll me tre viktima të tjera për shkak të Covid-19 duke e çuar në 59 numrin në total.

Ndërkohë ministria e Shëndetësisë thekson se vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 84 pacientë.

O.J/DITA

Preken me Covid-19 tre punonjës tek drejtoria e Shëndetit Publik në Durrës, institucioni del jashtë funksionit

Posted: 30 Jun 2020 01:32 AM PDT

Drejtoria e Shëndetit Publik në Durrës është jashtë funksionit, pasi 3 punonjës kanë rezultuar të infektuar me COVID-19.

Nga ky institucion janë larguar të gjithë punonjësit, të cilët kanë frikë se mund të infektohen.

Ditën e sotme këta të fundit ka marrë vetëm disa tamponë te Shtëpia e Fëmijës dhe më pas janë është larguar për në banesat e tyre.

I fundit që ka ikur në banesën e tij, është shoferi i ambulancës, i cili transporton personelin që merr tamponët.

Po kështu sot është mbyllur edhe kopshti "Skënderbej" në Lezhë, pasi një nga edukatoret ka rezultuar e infektuar.

Sakaq, javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve me COVID-19. Dje u shënuan 4 viktima të tjera dhe MSH konfirmoi edhe 64 raste të reja.

Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 85 persona.

11 prej tyre janë në terapi Intesive dhe 2 të intubuar. Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që qytetarët të mbajnë maskë dhe rujanë distancimin social.

j.l./ dita

Lufta kundër COVID-19, Katari 10 milion USD të tjera për OBSH-në

Posted: 30 Jun 2020 01:32 AM PDT

Organizata Botërore të Shëndetit (OBSH) do të marrë një donacion shtesë prej 10 milion USD nga Shteti i Katarit, si mbështetje për sigurimin e pajisjeve të testimit, trajtimin dhe gjetjen e vaksinës kundër koronavirusit.
Lajmi u bë i ditur të shtunën, nga Ministri i Jashtëm Katarian Sheikh Mohamed bin Abdulrahman Al-Thani, gjatë pjesëmarrjes në samitin "COVID-19", të zhvilluar nga organizata "Global Citizen" (GC) përmes një videokonference.
Ministri i Jashtëm i Katarit nënvizoi faktin se kjo ndihmë i shtohet kontributit të mëparshëm katarian me vlerë 20 milion dollarë për Aleancën Globale për Vaksina dhe Imunizim (GAVI). Ai u shpreh se vendi i tij është krenar të mbështesë fushatën e ndërmarrë nga GC, me moton "Global Goal: Unite for Our Future" (Qëllimi Global: Të Bashkuar për të Ardhmen Tonë). Në të nëjtën kohë, ai falënderoi Komisionin Europian dhe Global Citizen për këtë nismë.
Sheikh Al Thani theksoi se pandemia e COVID-19 nuk ka vënë në provë vetëm sistemet shëndetësore, arsimore dhe ekonomitë në mbarë botën, por gjithashtu edhe vlerat njerëzore, si dhe aftësinë për një reagim të shpejtë e për të treguar solidaritet përtej kufijve.
Ai deklaroi se rritja e mbështetjes ndërkombëtare dhe angazhimit politik tani është më e nevojshme se kurrë, në mënyrë që t'iu garantohet të gjithëve akses në testet, trajtimet dhe vaksinat kundër COVID-19.

LISTA: 14 vendet që do të lejohen të hyjnë në BE nga 1 korriku

Posted: 30 Jun 2020 01:17 AM PDT

BE ka publikuar listën me 14 vende, shtetasit e të cilëve konsiderohen "të sigurt" për t'u lejuar nga 1 korriku, pavarësisht pandeminë.

Mediat e huaja shkruajnë se Brazili, SHBA dhe Rusia nuk janë në listën e aprovuar.

Lista e plotë e vendeve, shtetasit e të cilëve do të lejohen të hyjnë në Evropë është si më poshtë:

Algjeri

Australi

Kanada

Gjeorgji

Japoni

Mali i Zi

Marok

Zelanda e Re

Ruanda

Serbia

Koreja e jugut

Tajlandë

Tunizia

Uruguai

 

j.l./ dita

Ruçi i përgjigjet ftesës, Kryeparlamentari dhe Presidenti takohen sot për Kushtetuesen

Posted: 30 Jun 2020 01:16 AM PDT

Presidenti Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi do të zhvillojnë sot një takim në orën 12:30. Në fokus të takimit të tyre është diskutimi i raportit të fundit të Venecias për emërimet në Kushtetuese.

Tre ditë më parë Ilir Meta e ftoi zyrtarisht Ruçin për takim.

Ndërkohë dje kryeparlamentari Ruçi priti në zyrën e tij përreth 20 minuta ambasadoren Yuri Kim.

Kjo e fundit kërkoi angazhimin e parlamentit për të bërë sa më shpejt funksionale Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Pas përplasjeve mes Kuvendit, Presidenit dhe ish-Kreut të KED, kjo çështje ka mbetur pezull pasi ende nuk ka një listim të emrave, edhe pse prej muajsh Presidenti dhe Parlamenti i kanë nisur emrat e kandidatëve për vakancat.

o.j/dita

Koronavirusi/ Ilaçi shpresëdhënës do të shitet 3120 dollarë në Shtetet e Bashkuara

Posted: 30 Jun 2020 01:12 AM PDT

Trajtimi me Remdesivir kundër Covid-19 do të kushtojë mesatarisht 3,120 dollarë për pacientët me sigurim vullnetar në SHBA.

Ilaçi i prodhuar nga kompania farmaceutike Gilead-it është aktualisht i vetmi që është aprovuar për t'u përdorur kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave).

Kompania prodhuese deri më tani e ka shpërndarë falas ilaçin, por duke filluar nga 1 korriku, Remdesivir do të kushtojë më shumë se 3000 dollarë.

Më 26 qershor, Remdesivir u shndërrua në të parin ilaç kundër COVID-19.

Agjencia Evropiane e Barnave, EMA e ka miratuar atë për trajtimin e pacientëve të prekur nga infeksioni i koronavirusi, për fëmijët mbi 12 vjeç dhe për të rriturit që shfaqin simptomën e vështirësisë në frymëmarrje dhe kanë nevojë për respiratorë.

Ndërkohë më shumë se 30 ilaçe dhe vaksina po testohen në të gjithë botën kundër Covid-19. Në muajin maj, SHBA autorizoi përdorimin e këtij antivirali, deri dje i krijuar për të luftuar Ebola-n.

o.j/dita

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Klima e biznesit në Shqipëri arrin përkeqësimin më të madh në 8 vitet e fundit

Posted: 30 Jun 2020 12:54 AM PDT

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi dje indeksin për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2019, i cili rezulton me përkeqësimin më të madh në tetë vitet e fundit.

Sipas anketimit, Shqipëria për vitin që shkoi arriti të mbledhë vetëm 38 pikë pozitive nga 100 të plota. Presidenti Enio Jaço, në prani dhe të ambasadores amerikane Youri Kim, u shpreh se është dyfishuar numri i anëtarëve të dhomës që mendojnë se Shqipëria ka një klimë të pafavorshme biznesi. Sipas raportit më shumë se 66 % e anëtarëve të dhomës, e konsideruan klimën si të pafavorshme, vetëm 7 për qind të tyre si të favorshme dhe 26 për qind si neutrale.

Në anketim morën pjesë 148 përfaqësues biznesi, anëtarë të dhomës nga të cilët 144 u kanë dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve të formularit. Perceptim negativ nga të anketuarit ishte klima e pafavorshme politike, rendi dhe siguria, burokracitë qeveritare, pushteti lokal, niveli joformal i ekonomisë, reformat politike dhe ekonomike të qeverisë, ishin ndër shqetësimet më të mëdha të biznesit në përgjigjet që kanë dhënë në formularët përkatës.

Përkeqësimi

Presidenti i dhomës amerikane të tregtisë Enio Jaço, tha gjatë fjalës së tij se bëhet fjalë për kompani që përfaqësojnë 20-25 për qind të ekonomisë shqiptare. Sipas tij, në indeks kanë marrë pjesë 70% e kompanive, shifër e cila është më e larta ndër vite. "Bëhet fjalë për kompani që përfaqësojnë 20-25% të ekonomisë shqiptare. Kemi një pjesëmarrje shumë të lartë në Indeks, 70% e kompanive kanë marrë pjesë, dhe është pjesëmarrja më e lartë në 8 vite. Kompanitë përfaqësojnë 16 sektorë të ndryshëm, turizëm, ekonomi, ndërtim, telekomunikacion. Indeksi ka një rënie prej 38 pikësh, nga 100 të mundshme, rënia më e madhe. Për të qenë i saktë, shkalla është nga 0-100. Thjeshtëzuar mund ta cilësojmë, mbi 50, klimë e favorshme nën 50 e pafavorshme. Klima ka qenë e pafavorshme. 66% e anëtarëve të dhomës së tregtisë e konsiderojnë klimën të pafavorshme, 26% neutrale. Indikatori më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Situata me monopolet, tregti e pandershme, ka pasur dhe një përkeqësim. Ka pasur një trend negativ në 8 vite, gjetja e stafit të kualifikuar. 70% e anëtarëve tanë kanë pasur probleme me klimën e biznesit", tha Jaço, duke shtuar se përmirësimi është ndjerë vetëm në sektorin e doganave dhe tatimeve.

Ambasadorja

Pjesëmarrëse në prezantimin e indeksit ishte dhe ambasadorja amerikane në Tiranë, zonja Youri Kim. Gjatë fjalës së saj ajo u shpreh, se ka ardhur koha që populli shqiptar të shohë rezultate dhe jo fyerje nga të zgjedhurit e tij. "Ajo që dëgjoj nga populli shqiptar është se ata duan të shohin udhëheqës që punojnë së bashku për hir të popullit. Duan që qeveria t'u ofrojë një mundësi – pa frikë dhe pa korrupsion – një mundësi për të fituar më shumë para, për të arritur një standard të mirë jetese dhe për t'iu dhënë fëmijëve të tyre një të ardhme më të mirë… Populli shqiptar dëshiron rezultate, jo fyerje. Ai do vizion, jo ndarje. Jemi besimplotë se populli dhe udhëheqësit shqiptarë janë të aftë të ngrihen mbi këtë sfidë dhe Shtetet e Bashkuara janë të gatshme, që si gjithmonë, t'ju mbështesin", tha Kim në fjalën përshëndetëse.

Banka Botërore

Përkeqësimin e klimës së biznesit në vend përgjatë vitit 2019, e evidentoi dhe raporti i Bankës Botërore, "Doing Buissnes in Albania 2020". Sipas këtij raporti, Shqipëria, Bosnja dhe Malta ishin të fundit të Evropë për sa i përket klimës së biznesit. Shqipëria u rendit në vendin e 82-të në rang global, me një rënie 19 vende krahasuar me vitin 2019. Nga 10 indikatorët e marrë në studim shihet se përkeqësimin më të madh e shënoi në mbrojtjen e investimeve.

Vitin e kaluar, Shqipëria u rendit në vendin e 26-të për mbrojtjen e investimeve, ndërsa këtë vit u rendit në vendin e 111. Ky është indikatori më i rëndësishëm për investitorët e huaj. Për një vit, shihet se vendi ka rënë në renditje me 85 vende në raport me një vit më parë. Përkeqësim shënoi edhe indikatori tjetër që ka të bëjë me investimet, "mbrojtja e kontratave".

Vendi ynë humbi këtë vit 22 vende në renditje në raport me vitin e kaluar. Indikatori prej të cilit jemi penalizuar prej vitesh, lejet e ndërtimit, ka pësuar përkeqësim të mëtejshëm. Këtë vit, Shqipëria renditet në vendin e 166-të nga vendi i 151-të që ishte një vit më parë.

j.l./ dita

Sa është papunësia reale? Gati dyfishi i shifrave zyrtare, sipas “Barometrit të Ballkanit”

Posted: 30 Jun 2020 12:45 AM PDT

Norma reale e papunësisë ka qenë vazhdimisht një indikator i vendosur në pikëpyetje nga ekspertët, opinioni publik apo edhe vetë politika, sidomos në krahun opozitar, me cilëndo parti qoftë në qeverisje.

Shkak për këtë skepticizëm është bërë jo vetëm metodologjia e matjes së shkallës së papunësisë, ku të papunë në shifra rezultojnë vetëm ata që i janë drejtuar zyrave të punës, por edhe dyshimet në lidhje me pavarësinë e një institucioni të rëndësishëm siç është edhe instituti i statistikave.

Për këtë arsye, anketat shërbejnë si një indikator përforcues duke konfirmuar apo përgënjeshtruar shifrat zyrtare. Gjatë tremujroit të parë të këtij viti, INSTAT raporton një normë papunësie në vetëm 11.4%. Por, barometri i Ballkanit 2020 e hedh poshtë tërësisht këtë shifër.

Sipas, barometrit, në vendin tonë, papunësia është thuajse dyfish e asaj që raportojnë autoritetet. Të dhënat nuk reflektojnë periudhën e pandemisë pasi i referohen harkut kohor dhjetor 2019- Janar 2020, çka do të thotë se ndryshimi i shifrave nuk është rrjedhojë e krizës aktuale.

Sipas Barometrit të Ballkanit, 20% e të anketuarve deklarojnë se janë të papunë. Gjithsesi në anketën e barometrit nuk përfshihen moshat nga 15-18 vjeç, të cilat janë pjesë e moshës aktive për punë dhe përllogariten në shifrat e INSTAT.

Një tjetër e dhënë që bien në sy është fakti se gjysma e shqiptarëve do të donte të punonte në "shtet", me 30% të totalit që duan administratën dhe 20% kompanitë publike. Vetëm 22% preferon sektorin privat, ndërkohë që pjesa tjetër nuk ka preferenca./scan.tv

o.j/dita

“Na fyejnë dhe na bërtasin, jemi të detyruar të heshtim”, mjekët rusë ngrenë dyshime mbi shifrat e koronavirusit

Posted: 30 Jun 2020 12:41 AM PDT

Presidenti rus Vladimir Putin i ka krahasuar mjekët rusë me ushtarët heroikë të Ushtrisë së Kuqe që luftuan nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Javën e kaluar, udhëheqësi rus nënshkroi dekrete për të nderuar mjekët me medalje të veçanta për përpjekjet e tyre kundër koronavirusit.

Megjithatë, shumë mjekë rusë kanë shprehur zhgënjim për një vlerësim të ulët nga ana e publikut të sakrificave të tyre, dhe shprehin zemërim me qeverisjen, e cila thonë se po i lë në baltë ata dhe pacientët e tyre.

Ata vënë në dyshim shifrat zyrtare që qeveria ka paraqitur për rastet e reja të infeksionit dhe numrin e viktimave nga COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri që u shfaq për herë të parë vitin e kaluar në qytetin kinez Wuhan.

Personeli mjekësor i vendit, i mbështetur nga burime të varfra, në përgjithësi nguron të flasë për mungesën e pajisjeve mbrojtëse personale, mungesën e specialistëve dhe për mjediset e mbingarkuara. Gjykata e Lartë e Rusisë ka vendosur se është i paligjshëm diskutimi në publik i "lajmeve të rreme" në lidhje me pandeminë vdekjeprurëse të koronavirusit dhe një veprim i tillë dënohet me deri në pesë vjet burg.

Megjithatë, disa duket se janë të përgatitur të përballen me zemërimin e autoriteteve. Nga i gjithë vendi, dëshmitë e dorës së parë nëpër media i bëjnë jehonë njëra-tjetrës në ankesat dhe përshkrimet e tyre. Në fazat e hershme të pandemisë, disa u përpoqën të ngrinin alarmin për përzierjen nëpër pavionë të pacientëve të dyshuar për COVID-19, me ata që vuanin nga sëmundje të tjera.

Gjithashtu, ata kanë paralajmëruar për një mungesë shkatërrimtare të paisjeve mbrojtëse dhe për masat e pakta të sigurisë që po vërehen në spitale. Një mami nga Ufa, një qytet në rajonin e Vollgës, i shpjegoi kohët e fundit gazetës Novaya Gazeta, një gazetë e pavarur investigative, se një numër i madh i mjekëve po sëmuren.

"Mjekët thjesht marrin disa nga ilaçet që kanë dhe vazhdojnë të punojnë sepse nuk ka njeri që të na zëvendësojë", tha ajo.

Dmitry Belyakov, një pedagog në qytetin Zheleznodorozhny në rajonin e Moskës, hodhi dyshime në të njëjtën gazetë për shifrat zyrtare të koronavirusit, duke thënë se ato janë të rreme dhe se autoritetet po falsifikojnë numrin e vdekjeve.

"Nuk besoj në shifrat zyrtare. Nëse një person rezulton pozitiv nga testimi për koronavirusin, por vdes me atak kardiak, nga se vdiq? Mund të regjistrohet në të dyja variantet. Të gjitha të dhënat që kemi mbledhur janë ndërtuar mbi këtë parim [të metë]", tha ai.

Viktima e parë e regjistruar zyrtarisht në Rusi që ka lidhje me virusin – një grua e moshuar që vdiq më 19 mars – u riklasifikua sikur vdiq nga mpiksja e gjakut.

Sipas autoriteteve ruse, numri i përgjithshëm i infeksioneve në të gjithë vendin është 640'246. Qendra e reagimit ndaj koronavirusit të Rusisë thotë se numri i vdekjeve është 9'152. Zyrtarët rusë thonë se raporti i viktimave ndaj rasteve të konfirmuara është shumë më i ulët se në shumë vende më të përparuara evropiane, sepse gjendja e gatishmërisë së vendit është tashmë e lartë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov thotë se Rusia ka arritur të ruajë një numër të ulët viktimash, sepse u morën herët vendime të vështira për masat izoluese dhe vendi ndërtoi me shpejtësi objekte të reja për të shtuar shtretër spitalorë shtesë.

Mjekët paraqesin një pamje tjetër. Dhe ka njoftime për të paktën një mjek të shtyrë në vetëvrasje për shkak të dëshpërimit. Natalya Lebedeva, drejtuese e shërbimeve mjekësore urgjente për Zvyozdny Gorodok, një qytet në rajonin e Moskës, vdiq në prill pasi ra nga dritarja. Zonja Lebedeva ishte shtruar në spital e dyshuar për COVID-19. Gazeta Moskovsky Komsomolets raportoi se kolegët ishin skeptikë për shkakun zyrtar të vdekjes, që e përcakton aksident. Kolegët e saj thonë se ajo kreu vetëvrasje.

Pak njerëz dyshuan se sistemi rus i kujdesit shëndetësor do të mbingarkohej me shfaqjen e koronavirusit. Vitin e kaluar, infermierët, mjekët, stafi i ambulancave, si dhe mjekët e urgjencës në të gjithë Rusinë ngritën gjithnjë e më shumë zërin për gjendjen e përkeqësuar të shërbimit shëndetësor publik, duke organizuar greva dhe duke bashkërenduar një valë dorëheqjesh në më shumë se 20 rajone.

Anastasia Vasilyeva, drejtuese e Aleancës së Mjekëve, u tha gazetarëve në tetor 2019 se sistemi ishte prishur, dhe se grevat nga mjekë profesionistë ishin përhapur nga Siberia në Moskë, me mbështetjen e aleancës së saj, si dhe me mbështetjen e aktivistit kundër korrupsionit Alexei Navalny.

Në Moskë, një ekip i pediatërve onkologë u larguan nga vendet e tyre të punës në njërën nga klinikat më të mira të kancerit në vend, në formë proteste për pavionet e mbipopulluara, uljen e pagave dhe duke kërkuar një "reformë optimizimi". Ata i thanë Zërit të Amerikës se po ndikonte në aftësinë e tyre për të trajtuar pacientët që janë në gjendje të rënduar. Mjekët në Qendrën Kërkimore të Kancerit "Blokhin" thanë që sistemi nuk po mirëmbahej dhe po keqmenaxhohej.

Në maj, Irina Shikhman, një gazetare e njohur në YouTube, postoi një seri intervistash me mjekë dhe anëtarët e tjerë të stafit mjekësor. Nina Klishina, një infermiere nga Solnechnogorsk, i tha zonjës Shikhman se ndjehej lakuriq kur trajtonte pacientët për shkak të mungesës së paisjeve mbrojtëse.

"Çfarë zgjedhje kam? Askush nuk po flet për heroizëm, sikur po vrapojmë t'i shpëtojmë. Është puna jonë. Personi po vdes, nuk mund të bësh shumë, (por) duhet ta ndihmosh. Nuk mund ta lë (pa e ndihmuar)", tha ajo.

Ajo sqaroi se punonjëses së lavanderisë në spital i kishin dhënë copa garzash për t'i qepur si maska.

"Sigurisht, ne nuk i përdorim ato shumë. Por, ato raportohen [si paisje mbrojtëse] në listat e kontrollit".

Ajo dhe të tjerët u ankuan se menaxherët e lartë ishin zhdukur të gjithë, duke shmangur qartazi rrezikun.

Irina Vaskyanina, një mjeke nga qyteti Reutov, përshkroi pajisjet e testimit që iu dhanë, së bashku me mjetet e gabuara për kryerjen e testeve të sekrecioneve të hundës ose të fytit. Testi i saj rezultoi negativ, por ajo shpjegoi se nuk i besonte.

"Më thirrën dhe më thanë që rezultova negativ, por nuk e besoj sepse isha shumë e sëmurë. Dy javë me ethe dhe kollë", tha ajo.

Anastasia Vasilyeva me Aleancën e Mjekëve thotë se drejtuesit në disa spitale po bllokonin furnizimet e paisjeve mbrojtëse të dhuruara nga kjo organizatë.

"Ne përpiqemi të shpjegojmë paqësisht, 'Ne jemi një organizatë bamirëse, i kemi të gjitha dokumentet, kemi marrëveshje dhurimi. Ju lutemi merrini".

Ajo thotë se u është dashur t'i fusin kontrabandë paisjet mbrojtëse në spitale.

Vladimir Perlukhin, një mjek nga Kletnya në rajonin Bryansk, i tha gazetares Irina Shikhman se mjekët dhe stafi mjekësor janë bërë një nga burimet kryesore për përhapjen e koronavirusit për shkak të mungesës së masave të sigurisë dhe testimit.

"Ne jemi të detyruar të heshtim, ata na fyejnë, na bërtasin, duke na detyruar të heshtim. Ne punojmë për qindarka", tha ai.

VOA

j.l./ dita

Vazhdon tendenca e shifrave në rritje, konfirmohen 10 raste me Covid-19 në Krujë

Posted: 30 Jun 2020 12:23 AM PDT

Vazhdojnë të rriten rastet me koronavirus në vend.

Edhe ditën e sotme me sa duket shifrat do të jenë të shtuara.

Nga të dhënat më të fundit qyteti i Krujës ka përsëri raste të reja me Covid-19.

Janë testuar 34 persona si të dyshuar me koronavirus 10 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv.

Ende nuk bëhet me dije se si janë infektuar 10 personat por pritet që njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë të qartësojë më tepër situatën.

Shifrat e të infektuarve nga Covid-19, vazhdojnë të jenë të larta ndërsa ekspertët e shëndetit vazhdojnë apelin për kujdes ndaj higjienës dhe distancimin social.

o.j/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more