Skip to main content

“INSTAT publikon statistikat për kriminalitetin në 2019, rritje me 2.2% krahasuar me 2018” plus 9 more - Gazeta Dita

“INSTAT publikon statistikat për kriminalitetin në 2019, rritje me 2.2% krahasuar me 2018” plus 9 more - Gazeta Dita


INSTAT publikon statistikat për kriminalitetin në 2019, rritje me 2.2% krahasuar me 2018

Posted: 30 Apr 2020 03:48 AM PDT

Kriminaliteti në vitin 2019 ka pësuar një rritje me 2.2% krahasuar me një vit më parë. Të dhënat janë publikuar nga INSTAT.

Vepra penale
Në vitin 2019, janë evidentuar gjithsej 35.210 vepra penale, 2,2 % më shumë, krahasuar me vitin 2018. Në 2019, në raport me popullsinë, janë evidentuar 123,4 vepra penale për 10 mijë banorë, nga 120,2 vepra që ishin në vitin 2018.

Autorë të veprave penale
Në vitin 2019, janë regjistruar 43.045 autorë për vepër penale, 8,6 % më shumë, krahasuar me vitin 2018. Numri i autorëve sipas veprave penale përfshin numrin e personave të dyshuar të cilët mund të jenë të pranishëm në më shumë se një vepër penale dhe autori numërohet në të gjitha veprat ku është i dyshuar. Ndërkohë, numri i autorëve pa përsëritje në veprat penale, në vitin 2019 është 36.083 autorë, 4,5 % më pak, krahasuar me vitin 2018.

FOTO: Rama bën gafën në Twitter dhe e fshin menjëherë, shpërthejnë komentet: Të të rrojë…

Posted: 30 Apr 2020 03:41 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Twitter, në shënim të pazakontë që ka habitur dhe ndjekësit e tij.

"Linda" ka shkruar Rama në mediat sociale, ku kanë shpërthyer edhe komentet.

Ndjekësit të cilët I thonë të të rrojë, e lidhin statusin me gruan e kryeministrit, Linda Ramës.

Por kryeministri e ka fshirë menjëherë postimin e tij, që siç duket ka qenë një gafë e rastësishme.

j.l./ dita

Instituti i Mjekësisë Ligjore ndërpret ekzaminimet për të dënuarit dhe të paraburgosurit

Posted: 30 Apr 2020 03:28 AM PDT

Pandemia e Covid-19, ka tronditur rëndë edhe vendin tonë.

Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk i përgjigjet Gjykatës në lidhje me kërkesat për ekzaminime mjekësore të të pandehurve.

Kjo, për shkak se Spitali i Burgjeve është kthyer në spital Covid, nuk mund të kryejë analizat e kërkuara.

Dje Gjykata Speciale i ka dërguar një shkresë IML-së që të kryejë me patjetër ekzaminimet e kërkuara nga gjykata.

Kjo situatë do të thotë që persona të paraburgosur apo të burgosur, të cilët mund të kenë probleme të rënda shëndetësore apo sëmundje të transmetueshme, nuk mund të identifikohen si të tillë dhe do të vijojnë qëndrimin në burg duke rrezikuar edhe të tjerët.

j.l./ dita

Video: Incident i sikletshëm për Kumbaron në Kuvend, i zbërthehet kopsa e këmishës

Posted: 30 Apr 2020 03:26 AM PDT

Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro është përballur me një incident të padëshiruar në Kuvend. Deputetja socialiste është vënë në siklet për shkak se një kopsë e këmishës u zbërthye.

Sakaq, gjatë fjalës së saj ish-ministrja propozoi që të hapen galeritë dhe muzetë.

“Sugjeroj hapjen e muzeve dhe galerive me rregulla sikur bëhet nëpër dyqane. Institucionet kulturore duhet të vijojnë që të prodhojnë art. Është e rrezikshme nëse publiku mësohet me mungesën e gjatë të kulturës" tha ajo.

o.j/dita

Vatër e re infeksioni në Shkodër, konfirmohen dy raste me Covid 19

Posted: 30 Apr 2020 03:04 AM PDT

Dy raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të enjte në Shkodër duke e çuar në 110 numrin e të prekurve në këtë qytet.

Në Shkodër është zbuluar një tjetër vatër e re infeksioni që është një punonjës në një fabrikë të pijeve energjitike. Cilësohet vatër e re infeksionI, pasi nga hetimi epidiomiologjik nuk ka pasur ndonjë kontakt me raste të konfirmuara me koronavirus.

Rasti tjetër është një infermiere e repartit të reanimacionit duke e çuar në 8 numrin e stafit mjekësor të prekur me Covid 19.

Ndërkohë në vendin tonë deri më tani janë konfirmuar 773 raste me kornavirus mes të cilëve 31 persona kanë humbur jetën.

o.j/dita

Koreja e Jugut ja doli, nuk raportohet asnjë rast i ri me Covid-19

Posted: 30 Apr 2020 03:04 AM PDT

Koreja e Jugut është konsideruar shembull në botë se si me anë të testimeve masive mund të zbutet kriza e pandemisë së koronavirusit.

Autoritetet nuk kanë raportuar asnjë rast të ri infeksioni brenda komunitetit.

Koreja e Jugut në muajin shkurt përjetoi kulmin e epidemisë si asnjë vend tjetër aziatik përpos Kinës, por të enjten autoritetet thanë se nuk kanë konfirmuar asnjë rast të ri me koronavirus.

Me shifrat e fundit, Koreja e Jugut numëron mbi 10,700 mbartës të infeksionit dhe më pak se 250 viktima ne një popullsi me mbi 50 milionë banorë.

Vendi dy javë më parë mbajti edhe zgjedhjet parlamentare nën rregulla strikte, por sërish arriti të evitojë përhapjen e virusit gjatë procesit të votimit.

“Katër pacientë të rinj që u konfirmuan sot ishin në procesin e karantinës në aeroport, dhe nuk ka pasur raste brenda vendit. Gjithashtu nuk ka pasur të infektuar as për zgjedhjet e përgjithshme, ku morën pjesë rreth 29 milionë votues", deklaruan autoritetet.

Fushatat e gjera të testimeve dhe gjurmimi intensiv i kontakteve të pacientëve me koronavirus mendohet se janë faktorët kryesorë që kanë ndihmuar Korenë e Jugut ta menaxhojë pandeminë më mirë se shumë shtete të tjera europiane apo amerikane.

Prej datës 20 prill, në qytete janë lehtësuar masat për punonjësit, për eventet fetare dhe sportive.

Rregullat e distancimit social do të rishikohen përsëri javën e ardhshme me përfundimin e periudhës së festave kombëtare më 5 maj apo Ditën e Fëmijëve.

Është planifikuar që edhe pas kësaj faze vendi do të zbatojë atë që quhet karantina e përditshmërisë, kur çdo qytetari do i duhet të tregojë kujdes ndaj infeksionit të koronavirusit teksa rihapen shkollat dhe shumica e vendeve të punës.

j.l./ dita

A do të jemi mbyllur për 1 Majin? Ja si përgjigjet Rama

Posted: 30 Apr 2020 02:42 AM PDT

Kryeministri Rama u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që kanë shtruar pyetjen nëse fundjava do të jetë e mbyllur, duke filluar nga e premtja, e cila është festë zyrtare për shkak të 1 Majit.

Por, vetë Rama ka shkruar në Facebook se "nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave".

Sipas tij, Ministrja e Shëndetësisë do të publikojë mbasdite të rejat lidhur me javën në vijim dhe zgjerimin e Zonave të Gjelbërta.

j.l./ dita

Ahmetaj për pensionet: Debat i padenjë, do vazhdojmë t’i rrisim

Posted: 30 Apr 2020 02:34 AM PDT

Ministri i komanduar për situatën e koronavirusit në Shqipëri, Arben Ahmetaj ka konfirmuar në Kuvend se pensionet nuk do të preken, por janë rritur me fond 21 milionë dollarë në total dhe do të rriten ende.

Ahmetaj thotë se bëhej fjalë për pensionet suplementare të ish- deputetëve që janë 4-fish më të larta se ato të qytetarëve të zakonshëm.

"Debati i padenjë për pensionet. S;kemi ndërmend të prekim pensionet. 21 milionë dollarë, dhe do vazhdojmë t'i rrisim. Pastaj ka pensionet suplementare. Janë pensionet që ish- deputetë marrin 4-fishin e qytetarit të zakonshëm. Debati te pensionet duhen tek ndihma ndaj tyre."- tha Ahmetaj.

o.j/dita

Shtyhet gjyqi ndaj Bashës, relatorja Beçaj: Kam nevojë për më shumë kohë

Posted: 30 Apr 2020 02:20 AM PDT

Gjykata e Apelit ka shtyrë për në datën 14 Maj, shqyrtimin e ankimit të Prokurorisë mbi vendimin që pushoi hetimin e nisur ndaj çështjes së krydemokratit Lulzim Basha, ish-sekretarit të përgjithshëm Arben Ristani dhe financierit të partisë Ilir Dervishi.

Mësohet se shkak për këtë shtyrje është bërë relatorja e re Shpresa Beçaj, e cila e mori çështjen në dorë, një ditë më parë.

Becaj ka kërkuar më shumë kohë, për të marrë një vendim.

Në këtë seancë mungonte kryedemokrati Basha ndërkohë që të pranishëm ishin ish-deputeti Ristani, dhe avokatët e Bashës dhe Dervishit.

Një ditë më parë, u pranua dorëheqja e Hajdarit, gjashtë ditë pasi e dha atë. Tashmë, me shortin e radhës, relatore e çështjes është Shpresa Becaj, ndërsa pjesë e trupit gjykues Alaudin Malaj dhe Shkëlqim Mustafa.

Më datë 23 prill Fatmira Hajdari dha dorëheqjen.

j.l./ dita

Zhurmë dhe alkool, gjobë dhe padi për mjekët shqiptarë në Itali

Posted: 30 Apr 2020 02:11 AM PDT

Grupi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që u dërguan në Itali janë përballur me një eksperiencë të keqe në mbyllje të misionit të tyre atje.

Siç shkruan "Corriere", mjekët dhe infermierët shqiptarë kanë festuar mbylljen e misionit në Itali me muzikë dhe birra, por kjo ka bërë që të marrin gjoba, të cilat shkojnë deri në 500 euro.

Shqiptarët u denoncuan për shkak të festës dhe zhurmave në një hotel në Breshia.

Krahas gjobave, dy prej tyre janë paditur për rezistencë ndaj policisë.

"Nuk ishte një histori me fund të lumtur për personelin shëndetësor që mbërriti në Itali 29 marsin e shkuar për të ndihmuar spitalet lombardë në vështirësi. Ardhja e tyre ishte përshëndetur me entuziazëm jo vetëm nga institucionet, por edhe nga qytetarët", shkruan gazeta.

"Për fat të keq, disa nuk arritën të zbatojnë rregullat e bllokimit dhe shkuan në festime. Në fakt dhjetë prej tyre u gjetën në një dhomë hoteli në Breshia. Mes tingujve të muzikës dhe birrës ata kishin filluar festimet. Por gjithçka përfundoi kur erdhi policia dhe gjobiti të pranishmit. Gjërat u komplikuan kur disa prej mjekëve reaguan keq ndaj gjobave", shkruajnë mediat italiane.

o.j/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more