“Në vend se të luajë kundër Kosovës, Bardhi po shikon seriale dhe po ushtron në shtëpi” plus 9 more Ekonomia Online
“Në vend se të luajë kundër Kosovës, Bardhi po shikon seriale dhe po ushtron në shtëpi” plus 9 more Ekonomia Online |
- Në vend se të luajë kundër Kosovës, Bardhi po shikon seriale dhe po ushtron në shtëpi
- Kurti bashkë me ministrat në detyrë vizitojnë Qendrën Studentore
- Pallaska: Vendimi i Kushtetueses tregoi se Qeveria përvetësoi kompetencat e Kuvendit
- Selmanaj: Qeveria që e shkel Kushtetutën duhet të largohet sa më parë
- Berluskoni falenderon Shqipërinë: Një komb i vogël, por me tradita të mëdha
- Rritet numri i vdekjeve nga Coronavirusi në Itali
- Mjeku me të cilin Putin shtrëngoi duart ditë më parë ka dalë pozitiv në testin për Coronavirus
- Turqia liron 45 mijë të burgosur, shkak Coronavirusi
- Presidentja e Greqisë telefonon dhe falenderon shqiptaren që qepi 600 maska
- Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Ahmeti: Rrini në shtëpi, vendimi hyn në fuqi më 13 prill
Në vend se të luajë kundër Kosovës, Bardhi po shikon seriale dhe po ushtron në shtëpi Posted: 31 Mar 2020 09:43 AM PDT Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit të tij, Levante. Futbollisti 24-vjeçar intervistën e ka dhënë nga shtëpia e tij në Spanjë, ku po kalon ditët e izolimit për shkak të koronavirusit. Bardhi pritet të jetë prej lojtarëve kryesor të Maqedonisë së Veriut në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit ndaj Kosovës. Kjo ndeshje është dashur të... |
Kurti bashkë me ministrat në detyrë vizitojnë Qendrën Studentore Posted: 31 Mar 2020 09:37 AM PDT Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrat në detyrë, atë të Shëndetësisë, Arben Vitia, të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykemte Bajrami dhe të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, vizituan stafin e Karantinës e krijuar në Qendrën e Studentëve, në Prishtinë. Kurti bashkë me kabinetin e tij u pritën nga stafi dhe vullnetarët e shumtë, njofton Klan Kosova Momentalisht... |
Pallaska: Vendimi i Kushtetueses tregoi se Qeveria përvetësoi kompetencat e Kuvendit Posted: 31 Mar 2020 09:34 AM PDT Juristi Dastid Pallaska tha se vendimi i Kushtetueses që shpalli të pavlefshëm vendimin e Qeverisë për ndalim-qarkullimin tregoi se Qeveria ka marrë kompetencat e Kuvendit. "Vendimi është një konfirmim që Qeveria ka marrë një vendim anti-kushtetues, që cenonte jo vetëm lirinë e lëvizjes, por edhe disa të drejta themelore të njeriut ku përfshihen të drejtat e privatëisë dhe ato të mbledhjes së... |
Selmanaj: Qeveria që e shkel Kushtetutën duhet të largohet sa më parë Posted: 31 Mar 2020 09:29 AM PDT Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kufizimin e lëvizjes së lirë nga Qeveria e Kosovës, si masë e marr ndaj parandalimit të rrezikut të përhapjes së koronavirusit. Selmanaj tha se një Qeveri që e shkel Kushtetutën duhet të largohet sa më parë. "Për vetëm 50 ditë qeverisje!!! E konfirmon edhe Gjykata Kushtetuese: |
Berluskoni falenderon Shqipërinë: Një komb i vogël, por me tradita të mëdha Posted: 31 Mar 2020 09:25 AM PDT Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka vlerësuar gjestin e Shqipërisë për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermirëve për të shërbyer në një nga zonat më të prekura me koronavirus në Itali. "Unë e njoh kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe e kam vlerësuar shumë gjestin e tij dhe fjalët e tij fisnike kundrejt Italisë. Shqipëria është një komb i vogël, por është një vend me tradita të mëdha dhe... |
Rritet numri i vdekjeve nga Coronavirusi në Itali Posted: 31 Mar 2020 09:22 AM PDT Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me virusin Covid-19. Gjatë këtyre orëv kanë vdekur 837 persona duke e quar numrin total të viktimave në 12428. Në 24 orët e fundit është rritur edhe numri i personave pozitiv me Covid-19, ku numri total është 66889 persona. Numri i të shëruarave ka shkuar në 19259 ku 5607 persona janë në gjendje kritike. Ndërsa numri i të... |
Mjeku me të cilin Putin shtrëngoi duart ditë më parë ka dalë pozitiv në testin për Coronavirus Posted: 31 Mar 2020 09:20 AM PDT Një frikë për shëndetin e Vladimir Putinit u shfaq sot ndërsa mjeku kryesor rus i coronavirusit ishte infektuar me Covid-19 – një javë pasi u takua dhe shtrëngoi duart me liderin e Kremlinit. Sipas medieve të huaja, Denis Protsenko, 44 vjeç, drejton spitalin e sëmundjeve infektive Konnunarka, i cili u vizitua nga presidenti Putin javën e kaluar. Siç thuhet më tej, dyshja janë parë afër së bashku... |
Turqia liron 45 mijë të burgosur, shkak Coronavirusi Posted: 31 Mar 2020 09:07 AM PDT Partia qeverisëse e Presidentit turk Tayip Erdogan deklaroi sot se propozoi një projektligj që do të lironte përkohësisht afro 45 mijë të burgosur si përgjigje ndaj rrezikut që koronavirusi mund të përhapet në burg. Kujtojmë se ka rreth 300,000 të burgosur në burgjet e mbushura me njerëz në Turqi, shkruan Reuters. Qeveria është duke punuar në reforma për të lehtësuar presionin mbi sistemin... |
Presidentja e Greqisë telefonon dhe falenderon shqiptaren që qepi 600 maska Posted: 31 Mar 2020 09:05 AM PDT Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropolu ka telefonuar dhe falenderuar një emigrante shqiptare që bëri bujë në media pak ditë më parë me gjestin e saj human duke qepur rreth 600 maska kirugjikale, të cilat ia dhuroi spitalit në qytetin Grevena. Shqiptarja që jeton e punon prej 21 vitesh në Grevena, Elona Agolli, e cila ka një punishte rrobaqepsie dhe një dyqan veshjesh... |
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Ahmeti: Rrini në shtëpi, vendimi hyn në fuqi më 13 prill Posted: 31 Mar 2020 09:01 AM PDT Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Qeverisë Kurti për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve. Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të merret me qetësi dhe qytetarët duhet ta mbrojnë jetën e tyre. |
You are subscribed to email updates from Ekonomia Online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: