Skip to main content

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Albin Kurti mori vendim të guximshëm për taksën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Albin Kurti mori vendim të guximshëm për taksën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Albin Kurti mori vendim të guximshëm për taksën

Posted: 29 Feb 2020 03:41 AM PST

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, e ka quajtur inkurajues dhe të rëndësishëm, hapin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës 100 për qind nga lënda e parë e në mallrat serbe dhe atyre të Bosnjës e Hercegovinës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Heldt ka thënë se kjo mund të qojë në një proces konstruktiv në heqjen e barrierave tregtare dhe lëvizjes së lirë mes Kosovës dhe Serbisë.

"Tani duhet të çojë në një proces konstruktiv për heqjen e barrierave të tregtisë dhe lëvizjes së lirë midis Kosovës dhe Serbisë. Dhe rindërtimi në një dialog që çon në normalizim të plotë", ka shkruar ai.

Frika nga koronavirusi, Australia ua ndalon hyrjen të gjithë personave që vijnë nga ky shtet

Posted: 29 Feb 2020 03:38 AM PST

Qeveria federale e Australisë ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes për të gjithë të huajt që vijnë nga Irani.

Ky vendim u mor pasi një person që kishte ardhur nga ky shtet në Australi u diagnostikua me koronavirusin Covid-19.

Besohet se e infektuara ka mundur ta përhapë virusin te 40 persona të tjerë pasi punon në një sallon bukurie, shkruan "Daily Mail", transmeton Gazeta Express.

Ajo është vendosur në izolim dhe autoritetet kanë frikë se gruaja 63-vjeçare mund ta ketë përhapur virusin shkaku i kontaktit të afërt me klientët gjatë trajtimit të fytyrës.

Organet shëndetësore në Australi tash po mundohen t'i gjejnë klientët e saj dhe t'i testojnë ata për koronavirus në mënyrë që të parandalohet ndonjë përhapje më e madhe.

Qytetarët australianë që do të vijnë nga Irani së pari do të jenë të detyruar që të qëndrojnë të izoluar për dy javë për të parë nëse kanë ndonjë simptomë të virusit të ri.

Ministri australian i shëndetësisë, Greg Hunt, tha se ka gjasa që shumë persona të infektuar në Iran nuk janë zbuluar ende.

Më herët, Australia e ndaloi hyrjen edhe për të huajt që vijnë nga Kina shkaku i frikës nga përhapja e koronavirusit.

Rrëfimi i babait për djalin që i vdiq në Burgun e Dubravës

Posted: 28 Feb 2020 11:46 PM PST

Në vitin 2019 kanë vdekur tetë persona në burgjet e Kosovës, ose pesë më shumë sesa në vitin paraprak.

Për organizatat joqeveritare që bëjnë monitorimin e burgjeve kjo është shqetësuese.

Mentori Baftjari, ka vdekur në burg në vitin 2015.

Që nga ajo kohë, pensionisti nga Gjilani, Isa Baftjari, që tash kujdeset për familjen e djalit, është duke kërkuar drejtësi për vdekjen e të birit.

34-vjeçari ishte dënuar me dy vjet burgim për vjedhje.

Nëntë muaj pasi ishte burgosur, kishte vdekur në Burgun e Dubravës.

"Shkoi e mori atë, dënimit e merituar. Shkoi që ta vuajë dënimin që të mos ketë më probleme, por ai nuk u kthye më. U kthye në arkivol. Thonë se i kanë dhënë barna më tepër, tri lloje e për atë edhe ka vdekur", tregon babai i Mentorit.

Isa Baftjari dyshon se Mentori ishte keqtrajtuar në burg. Për këtë kishte shkruar edhe një letër djali i tij i ndjerë, ku i kishte shpjeguar familjes për problemet që i kishte pasur me një nga gardianët.

"Mora vesh edhe siç e kishte shkruar djali në letër se një guardian i burgut, rreshteri, e kishte pas rrahur vetëm pse i kishte kërkuar ndihmë. I ka kërkuar ndihmë për të marrë barna më të lehta pak, se ato barna që i ka përdorur më herët janë vdekjeprurëse thoshte djali. Rreshteri e kishte future në zyrë dhe e ka goditur me grushte.

Autopsia nuk ka saktësuar shkakun e vdekjes së Mentorit.

Fatin e tij e kanë pasur edhe dhjetëra të burgosur të tjerë në Kosovë.

Që nga viti 1999 e deri më tash, në burgjet e Kosovës kanë vdekur 70 të burgosur.

Sipas të dhënave zyrtare, 54 raste janë raportuar si vdekje dhe 16 si vetëvrasje.

Vdekjet në burgje sipas drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi kanë të bëjnë me fenomenin e moshës apo llojet e sëmundjeve që kanë të burgosurit.

Thaçi thotë se 24 të burgsosur janë shumë në moshë të shtyrë dhe kanë sëmundje kronike. Sipas tij, trajtimi i tyre në burgje është shumë i vështirë.

"Këto vdekje nuk kanë rë bëjnë me keqtrajtimin apo mosofrimin e shërbimeve qoftë mjekësore apo qoftë shërbime të sigurisë ose çfarëdo lloj shërbimi, kjo kryekëput ka të bëjë me vdekje natyrore, apo me sëmundje që të burgosurit tanë kanë", thotë drejtori i burgjeve.

Aktualisht në burgjet dhe qendrat e paraburgimit në Kosovë janë 1767 persona.

Në vitin 2019 kanë vdekur tetë persona në burgjet e Kosovës, ose pesë më shumë sesa në vitin paraprak. Për organizatat joqeveritare që bëjnë monitorimin e burgjeve kjo është shqetësuese.

Mentori Baftjari, ka vdekur në burg në vitin 2015. Që nga ajo kohë, pensionisti nga Gjilani, Isa Baftjari, që tash kujdeset për familjen e djalit, është duke kërkuar drejtësi për vdekjen e të birit.

Fatin e tij e kanë pasur edhe dhjetëra të burgsour të tjerë në Kosovë.

Këta janë tre personat që u suspenduan nga Rashit Qalaj për vjedhjen e Dhomës së Dëshmive

Posted: 28 Feb 2020 11:43 PM PST

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se komandanti i stacionit policor, në Zubin Potok, Zvezdan Milivojević dhe togeri Momir Radenkovic që kishte qenë shef i hetimeve, janë suspenduar për 72 orë me vendim të drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, raporton Gazeta Sinjali.

Suspendimi i tyre vije për shkak se janë vjedhur armë të gjata, armë të shkurta, para, motor-sharra e gjëra të tjera në Dhomën e Dëshmive.

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht se i dyshuar për këtë vjedhje është polici që kishte qenë përgjegjës për Dhomën e Dëshmive, Milian Koshanin, i cili është i nacionalitetit serb.

Përveç Milivojevicit e Radenkovicit, Policia e Kosovës ka njoftuar se është suspenduar edhe policin e dyshuar për vjedhje, Milian Koshanini.

Ndaj zyrtarit policor përgjegjës për 'Dhomën e dëshmive', shefit të hetimeve dhe komandantit të SP Zubin Potok, sipas procedurave të parapara disiplinore është iniciuar suspendimi nga niveli lokal, përderisa IPK dhe Prokuroria Themelore janë njoftuar për veprimet e ndërmarra", thuhet në njoftim.

Sipas asaj që bëhet e ditur, polici Koshanin, dyshohet se nga Dhoma e Dëshmive ka vjedhur më shumë se tetë armë të shkurta, disa armë të gjata, para dhe motor-sharra e gjëra të tjera.

Polici Koshanin që dyshohet se ka kryer këtë vepër është i nacionalitetit serb dhe ka ikur menjëherë nga Kosova.

Burimet bëjnë me dije se ai ka pranuar se ka kryer këtë vepër, por që po ashtu ka konfirmuar se nuk do të kthehet më në Kosovë. Ky rast është konfirmuar nga Policia e Kosovës, por pa dhënë detaje lidhur me këtë rast.

Punëtorët e Telekomit kërkojnë rritje pagash

Posted: 28 Feb 2020 11:33 PM PST

Qeveria e Kosovës, ditë më parë shkarkoi Bordin e Telekomit për siç thuhet keqmenaxhimin e kësaj ndërmarrjeje.

Siç vlerësohet, kjo ndërmarrje gjendet buzë falimentimit, megjithatë punëtorët e saj po shprehet të pakënaqur me pagat. Ata po kundërshtojnë vendimin.

Bordi i Telekomit të Kosovës para një muaj e gjysmë mori vendim për uljen e pagave të punëtorëve të kësaj ndërmarrje prej 10 deri në 20 për qind.

E një vendim i tillë u mor pa u konsultuar me Sindikatën.

Kryetari i Federatës Sindikale të Pavarur të Telekomit të Kosovës, Lami Balaj thotë për Ekonomia Online se gjatë diskutimit me ish-Bordin e Telekomit të Kosovës në lidhje me uljen e pagave, janë dakorduar që të pezullohet deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Paga.

Sipas Balajt, nuk mund të ketë ulje të pagave as për 10 për qind as për 5 për qind, pa ndodhur një ristrukturimi i mirëfilltë brenda ndërmarrjeve.

''Ne e kemi një kontratë individuale të punës, e cila është nënshkruar me menaxhmentin e Telekomit dhe është aprovuar nga Bordi. Ne si sindikatë për zbritjen e pagave e kemi marrë vesh prej medieve dhe poashtu na ka ardhur edhe një e-mail zyrtar. Në atë moment reagimi jonë ka qenë i menjëhershëm, dhe jemi ulur kemi diskutuar me Bordin. Përmes Avokatit të Popullit ja kemi adresuar Gjykatës Kushtetuese për ligjin e pagave, ku është neni 27 në të cilin përfshihen ndërmarrjet publike. Edhe është e padrejtë. Ne ende nuk e dimë nëse do të jemi pjesë e ligjit të pagave'', shtoi ai.

Sipas kryetarit Balaj, ulja e pagave ka ngjallur shumë pakënaqësi tek Sindikata e Punëtorëve.

Ai shtoi më tej, se brenda Telekomit janë bërë edhe shumë vjedhje, duke i konsideruar përgjegjës ministrat e dikastereve.

''Kërkesa jonë ka qenë të shkojmë në një ristrukturim. Deri më 31 mars nuk mund të ketë asgjë. Ka individë që nuk i meritojnë pagat e larta dhe kemi kërkuar risktrukturim. Besoj që kemi me gjet mirëkuptim me ministren e re zonjën Rozeta, ku do t'i përkrahë idetë tona për një ristrukturim. Këto paga që janë në Telekom janë paga që është dashtë me u ngrit dhe mu largu shumë njerëz prej disa pozitave që marrin paga pa nevojë. Ka shumë pakënaqësi të punëtorëve, mirëpo edhe shumë vjedhje që janë bërë brenda Telekomit'', deklaroi Balaj.

Telekomi i Kosovës në vazhdimësi është akuzuar për keqmenaxhime dhe keqpërdorime, madje për të këtë pretekst qeveria Kurti edhe shkarkoi Bordin e kësaj ndërmarrjeje.

Kushti i Kurtit ndaj BE’së nuk ia siguron Kosovës vizat

Posted: 28 Feb 2020 11:30 PM PST

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga BE-ja heqjen e vizave për Kosovën si vlerësim për heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe, mirëpo BE-ja, ndonëse ka mbështetur rrëzimin e taksës, ende nuk është deklaruar për vizat. Ndërkohë opozita ka kundërshtuar kushtëzimin e Kurtit, duke thënë se veprime të tilla e dëmtojnë procesin.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE) që t'i ofrojë Kosovës liberalizim të vizave para Samitit të Zagrebit, që do të mbahet më 7 maj të këtij viti. Kurti ka parashtruar këtë kërkesë ndaj BE-së si vlerësim për heqjen e tarifës 100% ndaj produkteve nga Serbia dhe nga Bosnjë e Hercegovina.

BE-ja ka mbështetur lëvizjen e Kurtit për taksën, mirëpo ende nuk është deklaruar për këtë çështje me gjithë insistimin e gazetës. Ndërkohë kushtëzimet e tilla të Kurtit i ka kundërshtuar opozita. Ata thonë se Kosova është shumë afër liberalizimit të vizave, por një gjë e tillë nuk mund të arrihet duke i vënë kritere BE-së. Ani pse do të donin që këto kërkesa të Kurtit të drejtuara BE-së të plotësoheshin, sipas tyre këto janë vetëm deklarime të kryeministrit për konsum të brendshëm, shkruan Zëri.

Motra e Qerim Kelmendit jep mesazhin e ndjerë për vëllain e vrarë

Posted: 28 Feb 2020 11:01 PM PST

Motra e Qerim Kelmendit, Lushja, i ka shkruar një shkrim lamtumirës vëllaut të saj, i cili pardje u gjet pa shenja jete dhe i djegur në fshatin Zahaq të Pejës.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook, një fotografi me të ndjerin dhe arkivolin e mbështjeullur me flamurin kuq e zi.

"Shpirtmadhi në nata e fundit. Në shtëpinë e ndërtuar me mund…", ka shkruar ajo.

Ndryshe, trupi i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi, është gjetur pa shenja jete dhe i djegur në veturën e tij, të enjten në orët e para të mëngjesit.

Për vrasjen e tij, familjarët po e drejtojnë gishtin nga shërbimet sekrete serbe. Ata i kanë hedhur poshtë dyshimet se Qerimi mund të ketë qenë dëshmitar i Gjykatës Speciale.

Për rastin ka reaguar edhe Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Albin Kurti dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj.

Trump e zgjedh zëvendësuesin e Grenellit në krye të inteligjencës amerikane

Posted: 28 Feb 2020 11:00 PM PST

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zbuluar emrin e personit që ai synon ta ketë në krye të Inteligjencës Kombëtare amerikane.

Trump ka bërë të ditur se ka propozuar kongresistin John Ratcliffe për t'u bërë drejtor i Inteligjencës Kombëtare.

"Do ta kishim kompletuar procesin më herët, por Johni ka dashur të presim derisa të kryhej raporti i Inspektorit të Përgjithshëm", ka shkruar Trump, në rrjetin social Twitter.

"John është burrë i jashtëzakonshëm, me talent të shkëlqyeshëm!", është shprehur Trump.

Nëse aprovohet nga Senati amerikan për ta marrë detyrën e re, Ratcliffe do ta zëvendësojë ushtruesin e detyrës së shefit të Inteligjencës Kombëtare, Richard Grenell.

Presidenti Trump e kishte emëruar ditë më parë Grenellin si ushtrues detyre të drejtorit, në një hap që ishte kuptuar si përpjekje e tij për të blerë kohë për propozimin e tij përfundimtar për udhëheqës të inteligjencës amerikane.

Grenell është gjithashtu i dërguar i posaçëm i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, dhe po ashtu ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani. /Express/

Irena Cahani ‘injoron’ Getin dhe Unikkatilin për një arsye

Posted: 28 Feb 2020 01:14 PM PST

Irena Cahani dha përgjigje të prerë kur u pyet të zgjedh mes Getoar Selimit dhe Unikkatilit.

Irena Cahani ishte progatonistja e kësaj jave në rubrikën "Kë zgjedh" të emisionit "Mirage", shkruan lajmi.net.

Aktorja kishte për detyrë të zgjedhte mes emrave të njohur të estradës, por edhe kolegë nga aktrimi.

Irena kishte para saj edhe dy reperët e famshëm shqiptarë, Getoar Selimin dhe Unikkatil, të cilët i 'injoroi' për një arsye të vemte.

Për të mësuar përgjigjen e Irena Cahanit, klikoni në videon e mëposhtme nga minuta 0:56. /Lajmi.net/

Vogëlushja në foto sot është artiste e njohur shqiptare

Posted: 28 Feb 2020 01:13 PM PST

Këngëtarja e njohur është bërë nostalgjike për ditët e fëmijërisë.

Flaka Krelani është kthyer prapa në kohë, duke hapur albumet e fotografive të fëmijërisë, shkruan lajmi.net.

Ajo ndau me ndjekësit një imazh të këndshëm gjatë kohës kur ishte katërvjeçare dhe dukej një vajzë shumë e ëmbël.

Flaka sot është aktive në muzikë duke publikuar kohë pas kohe këngë të reja, të cilat i pëlqejnë fansat e saj. /Lajmi.net/

View this post on Instagram

Baby Flaki #4

A post shared by Flaka Krelani (@flaka.krelani) on

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more