Skip to main content

“Adnan Januzaj ia siguron fitoren Real Sociedadit” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Adnan Januzaj ia siguron fitoren Real Sociedadit” plus 9 more Telegrafi Futboll


Adnan Januzaj ia siguron fitoren Real Sociedadit

Posted: 28 Feb 2020 02:49 PM PST

Real Sociedadi ka shënuar fitore ndaj Real Valladolidit me rezultat 1-0 me golin e vetëm të ndeshjes të shënuar nga Adnan Januzaj.

Një fitore shumë e vlefshme për Sociedadin që vazhdon të jetë në luftë për një vend në Ligën e Kampionëve.

Adnan Januzaj ka qenë hero i takimit.  Futbollisti shqiptar shënoi në minutën e 60 me një goditje me kokë, pas një asistimi të Oyarzabal.

Ky është goli i dytë i Januzajt këtë kampionat, ndërsa ka edhe tri asistime.

Sociedad arrin në kuotën e 43 pikëve dhe mban vendin e tretë, ndërsa Valladolidi ka 29 pikë dhe është në vendin e 16-të. /Telegrafi/

The post Adnan Januzaj ia siguron fitoren Real Sociedadit appeared first on Telegrafi.

Sergio Ramos zbulon se çfarë mendon vërtetë për Lionel Messin

Posted: 28 Feb 2020 02:29 PM PST

Sergio Ramos ka thënë se ka konsideratë të madhe për yllin e Barcelonës, Lionel Messi dhe pavarësisht rivalitetit mes katalanasve dhe Real Madridit, ai ende e konsideron atë si një nga lojtarët më të mirë ndonjëherë.

Fituesi i gjashtë herë "Topit të Artë", Messi është duke patur një tjetër sezon jashtëzakonisht mbresëlënës, duke shënuar 23 gola në 29 paraqitje, duke dhënë edhe 16 asistime.

Kapiten i Real Madridit, ka thënë se ka respekt të madh për Messin.

Lionel Messi e Sergio Ramos. (Photo by Eric Alonso/Getty Images)

“Unë kam respekt të madh për të”.

“Unë mendoj se ai është një nga lojtarët më të mëdhenj në histori dhe kam shumë respekt për të. Shpresoj se e diela nuk është dita e tij, kjo do të thotë që ne kemi bërë punën tonë, dhe nëse në krye të kësaj mund të marrim një rezultat të mirë edhe më mirë".

Lionel Messi e Sergio Ramos. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

“Unë i uroj të gjitha më të mirat si një shoku tjetër profesional, por vetëm për sa kohë që nuk ndikon te ne negativisht! Është e vështirë, por ai ka respektin tim maksimal, unë mendoj se ai është një nga më të mirët”, ka thënë Ramos. /Telegrafi/

The post Sergio Ramos zbulon se çfarë mendon vërtetë për Lionel Messin appeared first on Telegrafi.

Van Basten: Kushdo që thotë se Ronaldo është më i mirë se Messi nuk di asgjë

Posted: 28 Feb 2020 02:13 PM PST

Ish sulmuesi i Ajaxit dhe Milanit, Marco Van Basten, ka marrë anët në debatin se Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë.

Holandezi e vlerëson sulmuesin e Juventusit, por ka thënë se argjentinasi nuk mund të krahasohet me asnjë lojtar tjetër.

“Cristiano Ronaldo është një lojtar i shkëlqyeshëm, por ata që pretendojnë se ai është më i mirë se Messi nuk kuptojnë asgjë për futbollin", ka thënë ai për Corriere della Sera.

“Messi është unik, i paimitueshëm dhe i papërsëritshëm. Lojtarët si ai paraqiten çdo 50 ose 100 vjet".

“Si fëmijë ai ishte në mesin e gjenive të futbollit”, ka thënë holandezi.

Van Basten u tërhoq nga futbolli në një moshë relativisht të re dhe holandezi i admiron ata që ende luajnë futboll në nivel të lartë, mbi të 30-tat.

“Në thelb ndalova të luaja në 28 vjeç. Unë kisha fituar tre Topa të Artë".

“Shikoni se ku janë Ronaldo dhe Messi, të dy mbi 30 vjeç”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/

The post Van Basten: Kushdo që thotë se Ronaldo është më i mirë se Messi nuk di asgjë appeared first on Telegrafi.

Arsenali përveç eliminimit, mund t’i duhet edhe t’i kompenzojë tifozët për largim nga gara

Posted: 28 Feb 2020 01:29 PM PST

Arsenali është rrëzuar nga Liga e Evropës nga Olympiacosi, edhe pse ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultat 1-0 në udhëtim. 

Topçinjtë pësuan në ndeshjen kthyese me rezultat 2-1 pas kohës shtesë.

Olympiacosi është futur në mesin e 16 më të mirave në Ligën e Evropës, ndërsa Arsenali përveç eliminimit do të ketë edhe probleme tjera.

Sikleti i Arsenalit është edhe në fushën financiare, pasi sipas raportimeve, klubi tani i ka borxh tifozëve mbi 5 milionë euro.

Sipas Evening Standard, çdo shfrytëzues i biletave sezonale të Arsenalit ka paguar për shtatë ndeshje të kupave në shtëpi.

Tani ata janë jashtë Evropës dhe nëse Gunners do të eliminohen nga FA Kupa ndaj Portsmouth javën e ardhshme, klubi do të duhet t’u ofrojë tifozëve një zbritje për dy ndeshjet e humbura.

Mesatarja për një tifoz është 50 funte.

Duke pasur parasysh se ka 46,000 abunues të biletave të sezonit në Emiratet, klubi do të duhet të paguante më shumë se 4.5 milionë funte (5.2 milionë euro)

Ky lajm vjen në të njëjtën ditë që Gunners postuan një humbje financiare prej 32 milionë euro.  /Telegrafi/

The post Arsenali përveç eliminimit, mund t'i duhet edhe t'i kompenzojë tifozët për largim nga gara appeared first on Telegrafi.

Në Spanjë janë 32 raste me coronavirus, merret vendimin për tifozët në ‘El Clasico’

Posted: 28 Feb 2020 01:13 PM PST

Në Spanjë janë regjistruar 32 raste të coronavirusit, por presidenti i La Ligas, Javier Tebas, e ka konfirmuar se "El Clasico" e së dielës nuk rrezikohet aspak të shtyhet.

Madje edhe tifozët do të jenë të pranishëm në stadium sipas të parit të kampionatit spanjoll, nëse situata nuk përshkallëzohet.

"Nuk e konsiderojmë mundësinë e shtyrjes së 'El Clasicos' ose të ndonjë ndeshjeje tjetër.  Për ndeshjen e së dielës, kemi ngritur një komision të La Ligas për të monitoruar situatën".

"Po shikojmë mundësinë t'i zhvillojmë ndeshjet me dyer të mbyllura. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë takimet do të shtyhen".

"I kemi dërguar planin tonë UEFA-a", ka bëri me dije presidenti Tebas.

Ndryshe nga Italia, ku shumë ndeshje të ligave të ulëta janë shtyrë, ose luhen me dyer të mbyllura, në Spanjë, ndeshjet zhvillohen normalisht.

Nëse situata shëndetësore në Spanjë përkeqësohet atëherë autoritetet mund të marrin ndonjë vendim tjetër. /Telegrafi/

The post Në Spanjë janë 32 raste me coronavirus, merret vendimin për tifozët në 'El Clasico' appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Roma mbyll dy marrëveshje brenda ditës, Mancini e Veretout përfundimisht bëhen romak

Posted: 28 Feb 2020 12:35 PM PST

Roma ka njoftuar zyrtarisht se ka nënshkruar me Gianluca Mancinin dhe Jordan Veretoutin, që ishin si huazim me të drejt blerje.

Të dy lojtarët erdhën në verën e kaluar me detyrim blerje për klubin romak.

Mancini kaloi nga Atalanta si huazim për 2 milionë euro, me detyrim blerje për 13 milionë euro dhe 8 milionë euro të tjera në shpërblime. Çmimi total i tij do të jetë 23 milionë euro.

Veretout ndërkohë mbërriti nga Fiorentina dhe Roma nënshkruan me të për huazim në vlerë 1 milion euro. Klubi ka paguar 16 milionë euro, ndërsa 2 milionë euro të tjera janë të vendosura si bonuse.

Të dy lojtarët janë kthyer në titullar për Romën nën drejtimin e trajnerit Paulo Fonseca këtë sezon.

Mancini ka bërë 31 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa Veretout ka luajtur 33 herë. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Roma mbyll dy marrëveshje brenda ditës, Mancini e Veretout përfundimisht bëhen romak appeared first on Telegrafi.

Tirana shkatërron Partizanin në derbi

Posted: 28 Feb 2020 12:00 PM PST

Tirana e Emanuel Egbo është thjeshtë e papërmbajtshme, pasi ka fituar në derbin e kryeqytetit, ndaj Partizanit me rezultat të thellë 5-1.

Në Air Albania ndeshja nisi me një gol spektakolar të brazilianit William Cordeiro që pa u mbushur ende dy minuta lojë kaloi në epërsi të kuqtë me një goditje fluturimthi nga distanca.

Gjithsesi momenti kyç i kësaj ndeshje ishte minuta e 13-të kur pas një gabimi në mbrojtjen e Partizanit, Eneo Bitri mori karton të kuq dhe u akordua penallti.

Nga pika e bardhë Idriz Batha nuk gaboi duke barazuar shifrat (1-1).

Pak minuta më vonë bardheblutë fituan një tjetër penallti, që sërish e ktheu në gol Batha.

Tirana shënoi e tretë në minutën e 63-të me Idrizajn që shënoi një autogol.

Në minutën e 76-të në vend të Michael Ngoo, trajneri Egbo hodhi në fushë sulmuesin e talentuar Ernest Muçi.

Ky i fundit shënoi dy herë, në minutën 82 dhe kohën shtesë për rezultatin 5-1.

Me këtë fitore Tirana është lider ka 47 pikë, ndërsa Partizani me 38 pikë është në vendin e tretë. /Telegrafi/

The post Tirana shkatërron Partizanin në derbi appeared first on Telegrafi.

Manchester United e përcolli nga afër, verës ofertë e madhe për Chiesan

Posted: 28 Feb 2020 11:31 AM PST

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka dërguar një skaut të klubit që ta shohë nga afër yllin e Fiorentinës, Federico Chiesa.

Manchester United do të tentojë të përforcohet edhe më shumë pas afatit të janari ku solli Bruno Fernandesin dhe Odion Ighalon.

Dyshja kanë treguar formë në ndeshjet e fundit me Fernandes që ka shënuar tre gola dhe asistoi një tjetër, ndërsa Ighalo shënoi për herë të parë ndaj Brugge.

Fiorentina . (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Sipas  Daily Mail, Solskjaer e ka identifikuar lojtarin e krahut të djathtë Federico Chiesa, si objektiv për afatin kalimtar veror.

22-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë pesë asistime në 25 paraqitje deri më tani këtë sezon.

Federico Chiesa. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Chiesa shënoi katër herë në pesë ndeshje në fillim të këtij viti dhe Solskjaer e dërgoi Simon Wells – një skaut i besueshëm i tij – të shoh nga afër performancën e italianit kundër Milanit fundjavën e kaluar.

Thuhet se United po peshon tani për një ofertë në verë që do t'i kushtojë klubit rreth 70 milionë euro.  /Telegrafi/

The post Manchester United e përcolli nga afër, verës ofertë e madhe për Chiesan appeared first on Telegrafi.

Pothuajse një muaj pa gol – Benzema do të tentojë t’i afrohet Messit duke shënuar në El Clasico

Posted: 28 Feb 2020 11:11 AM PST

Karim Benzema ka shënuar vetëm dy herë në 11 ndeshje në vitin e ri kalendarik, megjithatë ai mbetet në vendin e dytë në listën e golashënuesve më të mirë të La Liga.

Para tij është vetëm Lionel Messi që ka 18 gola në La Liga dhe 23 në të gjitha garat.

Në total, Benzema ka shënuar 13 gola në kampionat dhe 18 në total në të gjitha garat deri më tani këtë sezon.

Megjithëse hera e fundit që gjeti pjesën e pasme të rrjetës ishte më 1 shkurt kundër Atletico Madridit.

Francezi është golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve me 64 gola, pas Raul Gonzalezit (71), Messit (114) dhe Cristiano Ronaldos (128).

El Clasico e së dielës, mund të jetë ndeshja e duhur për francezin që t'i kthehet golit./Telegrafi/

The post Pothuajse një muaj pa gol – Benzema do të tentojë t'i afrohet Messit duke shënuar në El Clasico appeared first on Telegrafi.

Juventusi dhe Interi anulojnë konferencat për shtyp para derbit

Posted: 28 Feb 2020 10:35 AM PST

Superndeshja e javës së 26-të në Serie A, do të zhvillohet mes Juventusit dhe Interit.

Kjo ndeshje është vendosur që të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Por jo vetëm që do të luhet pa tifozë, por nuk do të ketë as deklarata trajnerësh përpara sfidës.

Për shkak të përhapjes së madhe dhe rrezikut që përcjell Coronavirusi në Itali dy klubet Juventusi dhe Interi kanë anuluar konferencat e trajnerëve të tyre Maurizio Sarri dhe Antonio Conte.

Nuk do të ketë një përballje deklaratash mes dy trajnerëve dhe gjithçka do t'i lihet fushës së lojës.

 

Nuk janë vetëm Conte dhe Sarri që nuk do dalin në konferenca për shtyp pasi shumë klube që bëjnë pjesë në zonat e prekura nga Coronavirusi dhe që ndeshjet e tyre do t'i luajnë pa tifozë kanë anuluar konferencat e trajnerëve. /Telegrafi/

The post Juventusi dhe Interi anulojnë konferencat për shtyp para derbit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more