Skip to main content

Zhduket një vajzë

Zhduket një vajzë


Zhduket një vajzë

Posted: 31 Dec 2019 02:06 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Të dielën rreth orës 14:00, Policia është njoftuar se është zhdukur një vajzë në Gjilan.

Ankuesja ka raportuar se vajza e motrës se saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Rasti mbetet duke u hetuar.

The post Zhduket një vajzë appeared first on Drenica Press.

Policia për përleshjen në një lokal në Prishtinë: U përdoren edhe armë zjarri

Posted: 31 Dec 2019 02:03 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në lokalin "Gizzi Grill" në Veternik.

Ashtu siç raportoi Indeksonline, nga kjo përleshje dyshohet të ketë edhe të plagosur.

Lidhur me këtë rast IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës, ku thuhet se pas përleshjes personat në fjalë kanë dalur jashtë lokalit dhe kanë përdorur armë zjarri.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, njësitet kompetente policore po merren me rastin.

"Sot rreth ores 06:00 ne stacionin policor Jugu ne Prishtine,eshte iniciuar nje rast Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm. Rasti ka ndodhur  ne nje lokal ne lagjen Veterrnik, ku fillimisht ka pas nje perleshje fizike mes disa personave, te cilet pasi kane dale nga lokali kane perdore edhe arme zjarri. Njesitet kompetente policore po merren me rastin. Për çdo te re rreth rastit do te njoftoheni me kohe", ka thënë Ahmeti për Indeksonline

The post Policia për përleshjen në një lokal në Prishtinë: U përdoren edhe armë zjarri appeared first on Drenica Press.

Kosova në Krizë

Posted: 31 Dec 2019 01:59 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Në rast se Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, si dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, vonojnë edhe më shumë për të arritur një marrëveshje për koalicion qeverisës ose nuk e arrijnë fare, vendi rrezikon krizë institucionale, vlerësojnë njohës të zhvillimeve politike.

Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – Çohu, thotë për Radion Evropa e Lirë që pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, më 26 dhjetor, vendi ende nuk ka një qeveri të re, ndërkohë që po hyn në vitin 2020 pa e miratuar buxhetin për këtë vit. Nisur nga kjo, sipas tij, tashmë Kosova po rrëshqet në krizë, jo vetëm institucionale.

"I bie që jemi në një krizë institucionale. Sidomos, kur flasim për mungesë të votimit të Ligjit për buxhet, vendi jo vetëm që mund të hyjë në krizë institucionale, por edhe në krizë të thellë financiare, në rast se nuk ka një mirëkuptim ndërmjet partive politike. Të paktën edhe nëse nuk mund të arrijnë që të krijojnë koalicionin qeverisës, të hyjnë dhe ta kalojnë buxhetin në Kuvendin që është tash. Edhe nëse vendi potencialisht mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, fillimisht të votohet Ligji për buxhet dhe të mos mbetet vendi pa buxhet", u shpreh Demhasaj.

Demhasaj ka shtuar që,marrë parasysh që për momentin nuk ka as komunikim ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të paktën jo publikisht, atëherë, sipas tij, në rast se vazhdon ky trend, kriza institucionale është e pashmangshme dhe me mjaft rreziqe.

"Mund të jetë e rrezikshme, për faktin se nëse nuk ka ndonjë mirëkuptim prej partive politike, vendi mund të mbesë pa buxhet dhe mund të hyjë në një kolaps financiar. Prej marsit, punëtorët mund të mbesin pa paga dhe vetëm ato shërbimet emergjente mund të paguhen. E dyta, rrezikojmë që të hyjmë prapë në zgjedhje të parakohshme dhe mund të sillemi edhe disa muaj me ato zgjedhje dhe sërish mund të vijmë në një situatë të tillë çfarë jemi sot", tha Demhasaj.

Rreze Hoxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë se me moskrijimin e qeverisë, vendi është duke rrezikuar të hyjë në një krizë institucionale, e cila do ta dëmtonte në shumë aspekte.

"Duhet të përmendet edhe rrezikimi i pozitës së Kosovës në anëtarësimin e saj në organizata të huaja. Pastaj, dobësimi i pozitës së saj diplomatike, rënia e njohjeve të pavarësisë, si dhe dobësimi i vazhdueshëm i pozitës së saj në procesin e dialogut me Serbinë. Ndërsa, në aspektin vendor, Kosova humb shumë, meqë e njëjta nuk mund të vazhdojë me reforma, të cilat tashmë i ka filluar në drejtësi, arsim e shëndetësi, pastaj, projektet në infrastrukturë dhe energji, e të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, mirëpo edhe në syrin e investitorëve të huaj", vlerësoi Hoxha.

Hoxha ka shtuar se zgjedhjet e fundit janë cilësuar si më të mirat të mbajtura në Kosovë, por sipas saj, prolongimi i arritjes së një koalicioni për krijimin e qeverisë, do të ndikojë edhe në vullnetin e mëtutjeshëm politik të vet partive politike, por edhe të qytetarëve karshi partive politike.

Gjatë ditës së hënë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar veç e veç, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për t'u informuar lidhur me ecurinë mbi mundësinë e arritjes së një marrëveshje të koalicioni qeverisës.

Ambasadat e vendeve perëndimore në Kosovë, që pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit, kanë bërë thirrje për formimin e institucioneve. Thirrjet e tilla kanë vazhduar edhe për formimin e qeverisë, pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Deri më tash, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar tri ftesa për takim konsultativ liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili konsiderohet si kandidati kryesor për kryeministër të Kosovës.

Në bazë të Kushtetutës, presidenti i Republikës i propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër, në konsultim me partinë politike që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend, në këtë rast Vetëvendosjen.

Deri më tash, Kurti ka refuzuar dy ftesat e para, ndërkaq, ftesës së tretë i është përgjigjur duke thënë se nuk do të mund të takohet më 31 dhjetor me presidentin dhe ka kërkuar që ky takim të mbahet më 6 janar.

The post Kosova në Krizë appeared first on Drenica Press.

Këto janë temperaturat gjatë ditës së sotme

Posted: 31 Dec 2019 01:53 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.

Përkundër vranësirave, meteorologët nuk parashikojnë reshje shiu në vend.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s. /Gazeta Sinjali/

The post Këto janë temperaturat gjatë ditës së sotme appeared first on Drenica Press.

Thaçi pritet t’i përgjigjet sot Kurtit për refuzimin e fundit

Posted: 31 Dec 2019 01:46 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Presidenti Hashim Thaçi pritet t'i përgjigjet refuzimit të tretë të Albin Kurtit, sot në një konferencë për media.

Thaçi kishte ftuar për herë të tretë kandidatin e Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurtin, për herë të tretë që sot në orën 10 të shkonte në zyrën e tij për t'u mandatuar për formimin e Qeverisë.

Kurti i refuzoi edhe këtë ftesë, e në ditën e fundit të vitit, presidenti Thaçi do të deklarohet para mediave.

Zyra e Presidentit ka njoftuar se sot në orën 12:30, Thaçi do të mbajë konferencë për media.

Kurti në letrën e refuzimit i ka thënë Presidentit Thaçi që do të jetë i gatshëm ta takojë atë me 6 janar të vitit 2020.

Presidenti Thaci akoma nuk ka dhënë ndonjë deklarim rreth kësaj kërkese të Kurti./Front Online/

The post Thaçi pritet t'i përgjigjet sot Kurtit për refuzimin e fundit appeared first on Drenica Press.

Kosova eksportoi mallra në vlerë 288.8 milionë euro

Posted: 31 Dec 2019 01:44 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se deficiti në llogarinë e mallrave arriti vlerën prej 1.26 miliardë euro që paraqet një rritje vjetore prej 3.3 për qind.

"Përderisa në vitin 2018 ishte shënuar rënie e eksportit të mallrave  dhe përshpejtim i rritjes së importit, në vitin 2019 është duke u shënuar rritje e eksportit të mallrave dhe rritje më e ngadalësuar e importit. Kjo ka ndikuar që shkalla e mbulueshmërisë së importeve me eksporte të ketë një përmirësim nga 10.8 përqind sa ishte në shtator 2018 në 11.3 përqind në shtator 2019",  thuhet në raportin e fundit të BQK-së.

Sipas BQK-së eksportit i mallrave deri në shtator 2019 ka shënuar vlerën prej 288.8 milionë euro, që është për 9.0 përqind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.

"Rritja e eksportit të mallrave ishte më e theksuar tek metalet bazë, produktet e plastikës dhe gomës si dhe makineritë dhe pajisjet elektrike", ka njoftuar BQK, raporton RTKlive.

Në anën tjetër, rënie shënoj eksporti i produkteve minerale, eksporti i lëkurës dhe artikujve të lëkurës, eksporti i perimeve, etj.

Vlera e importit të mallrave deri në shtator 2019 ishte 2.5 miliardë euro, që është për 3.6 përqind më e lartë krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2018. Rritje më e lartë u shënua tek importi i mjeteve  të transportit, produkteve minerale, tekstilit  dhe artikujve të tekstilit si dhe produktet e plastikës dhe gomës, etj.

The post Kosova eksportoi mallra në vlerë 288.8 milionë euro appeared first on Drenica Press.

Lajm i mirë për mërgimtarët që janë duke ardhur në Kosovë: S’ka pritje të gjata në kufi

Posted: 31 Dec 2019 01:40 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Mërgimtarët të cilët kanë vendosur të vijnë në Kosovë për festat e fundvitit, sot nuk do të përballen me pritje të gjata nëpër pika kufitare.

Pritja më e gjatë për të hyrë në Kosovë është në pikëkalimin në Merdarë, përkatësisht 10 minuta, raporton Express.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të publikuara sot, të gjitha pikat kufitare janë të lira dhe se dalja dhe hyrja mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjithashtu bën të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

The post Lajm i mirë për mërgimtarët që janë duke ardhur në Kosovë: S'ka pritje të gjata në kufi appeared first on Drenica Press.

Britma, lot e kaos, kjo ndodhi mëngjesin e sotëm në një lokal në Prishtinë

Posted: 31 Dec 2019 01:37 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një përleshje në një lokal në Prishtinë. Pas përleshjes fizike, aty janë përdorur edhe armët e zjarrit, raporton Gazeta Express

Mëngjesin e së martës në një lokal në Prishtinë, disa persona janë përleshur fizikisht. Me të dalë nga lokali në të cilin ndodheshin, të dyshuarit kanë përdorur edhe armët e zjarrit.

Këtë rast e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

"Sot rreth orës 06:00 në stacionin policor Jugu në Prishtinë është iniciuar një rast "Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm". Rasti ka ndodhur në një lokal në lagjen Veterrnik, ku fillimisht ka pasur një përleshje fizike mes disa personave, të cilët pasi kanë dalë nga lokali kanë përdorur edhe armë zjarri. Njësitet kompetente policore po merren me rastin", ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq lexues të Gazetës Express kanë dërguar video ku shihet se personat që ndodheshin në lokalin ku ka pasur përplasje janë tmerruar nga ajo që ka ndodhur.

Video nga vendi i ngjarjes:

The post Britma, lot e kaos, kjo ndodhi mëngjesin e sotëm në një lokal në Prishtinë appeared first on Drenica Press.

Ja sa para mund të fitojë shkolla e futbollit “Kurda” nëse Miloti transferohet në një tjetër skuadër (VIDEO)

Posted: 31 Dec 2019 12:48 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Milot Rashica është një ndër futbollistët më të mirë që ka Kosova këto vitet e fundit.

Rashica është lojtari kryesor i skuadrës së Ëerder Bremenit e po ashtu edhe i Kombëtares së Kosovës.

Shkolla e futbollit "Kurda" ishte pikënisja e tij në futboll, me në krye trajnerin Mehmet Kurda.

Kurda në një rrëfim për Insportin flet për futbollistin e Kosovë, hapat e parë të tij në shkollën "Kurda", si është të punosh me të e deri tek përfitimet që i kanë nga shitja e tij eventuale në ndonjë skuadër tjetër evropiane.

I pari i shkollës së futbollit "Kurda" tregon sa para kanë përfituar nga shitja e Milotit në Werder Bremen dhe si është situata e përfitimit nëse ai kalon diku tjetër.

Përgjigjen mund ta gjeni në videon e mëposhtme rreth minutës 6:00.

The post Ja sa para mund të fitojë shkolla e futbollit "Kurda" nëse Miloti transferohet në një tjetër skuadër (VIDEO) appeared first on Drenica Press.

Abazi i përgjigjet Ramës: Në Kosovë nuk do të këtë qeveri të atyre që negociojnë ndarjen e Kosovës

Posted: 31 Dec 2019 12:27 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka kritikuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për mos arritjen e marrëveshjes për krijimin e qeverisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në adresimin e fundvitit, sonte është marrë me Kosovën dhe liderët e saj politikë.

Ai ka folur edhe për nismën e krijimit të Mini Shengenit, duke thënë se ky projekt "nuk është një Jugosllavi e re, siç thonë ata që nuk bëjnë dot as një qeveri me dy parti, në Kosovën që e duan aq shumë. Sepse (mesa duket kur vjen puna tek bashkimi i forcave për ta qeverisur Kosovën, ndarja e karrigeve ka më shumë rëndësi se Kosova e mbetur në udhëkryq, pa strategji e pa qeveri".

Ndaj kësaj deklarate të Ramës ka reaguar deputeti i LVV, Haki Abazi, i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se "Koalicioni qeverisës LVV+LDK është tmerri për krimin, korrupsionin dhe të gjithë ideologëve të mini lojërave ballkanike".

"Kurti dhe Mustafa e kuptojnë barrën historike të çlirimit të Kosovës dhe dëshira e Ramës për protagonizëm dhe eksport të dështimit të tij nuk do të realizohet", ka thënë Abazi.

"Në Kosovë nuk do të këtë qeveri të oligarkëve dhe atyre që negociojnë për ndarjen e Kosovës. Rama duhet të u jap llogari qytetarëve të Shqipërisë për dështimet në hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimit Evropian!", ka shkruar Abazi. /Telegrafi/

The post Abazi i përgjigjet Ramës: Në Kosovë nuk do të këtë qeveri të atyre që negociojnë ndarjen e Kosovës appeared first on Drenica Press.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more