Skip to main content

“Mini-Babadimrin nuk e zë oxhaku” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Mini-Babadimrin nuk e zë oxhaku” plus 1 more Telegrafi Opinione


Mini-Babadimrin nuk e zë oxhaku

Posted: 30 Dec 2019 03:32 AM PST

E çka bëhet nëse sivjet nuk vjen hiç Babadimri? Kështu e vendosi Evropa dhe duhet të pajtohesh me vendimin e Komisionit, Këshillit, Koloseumit evropian. Ban, nëse ke çka me ba!

Mos dyshoni. Mund të ndodhë. Ja, për shembull, çohet Macroni, i dehur apo esëll kjo tashmë nuk dallohet në vendimmarrjen evropiane, dhe vendosë veto lidhur me Babadimrin. "Franca është kundër", do të klithë përfaqësuesi i saj në institucionet e kontinentit plak!

Pra, kush e vë në dyshim veton franceze? Në Ballkan sivjet nuk vjen Babadimri! Babadimri evropian, natyrisht! Për babadimrat tjerë kuptohet se as Franca nuk vendosë dot veto. As Holanda. Eh, Santa!

"Çka bëhet, pastaj? A jetohet pa Babadimër?A kalohet nata e parë, pa të?", do të ankohen njerëzit? Nejse e dyta dhe e treta kalohen, nuk është aq problem, sepse ata që pinë tashmë do të jenë të dehur, ndërkohë që ata që nuk besojnë në Babadimër… le krejt. Nuk bën pa Babadimër!

Po të ishte dordolec, në rregull, ia bënim disi. Nuk vjen dordoleci evropian, punë e madhe. Do të mblidhen fëmijët edhe bëjnë një me dëborë, por është Santa or vëlla. As sajën e teknologjisë së lartë, e cila edhe fluturon, nuk e bëjmë dot. Po me drerët si t'ia bëjmë?

Situata politike, nëpër pole pra, menjëherë do të bëhet dramatike. I ftohti politik e kaplon botën e njerëzve të vegjël dhe të gjelbër, apo çfarëdo ngjyre që të kenë. Qysh me ia ba?

Këtu, të dashur qytetarë e katundarë, esull e të dehur, qejflinj gjithsesi, këtu fillon rrëfimi i vërtetë për mini-Shengenin dhe mini-Babadimrin i cili pretendon ta zëvendësojë atë të vërtetin dhe të na argëtojë këtë fundvit. Nejse, tash po themi se Babadimri evropian është ai i vërteti, sepse ka edhe të atillë që e vejnë në dyshim edhe vet Babadimrin.

Ka që dyshojnë se ka fare Babadimër. Mendojnë se është vetëm përrallë. Por, popujt a nuk janë rritur me përralla? Sidomos kombet? Posaçërisht kombet e mëdha. Kështu, popujt, të vegjël e të mëdhenj, sidomos të varfër, në radhë presin dhuratat e Babadimrit, sidomos atij evropian. Popujt i duan dhuratat, e kush nuk i do dhuratat? Edhe mbretërit i duan, lëre më popujt.

Kështu, ec e thuaju se nuk ka Babadimër, popujve, sidomos në këtë dimër që është paralajmëruar i ftohtë, gati arktik. Edhe vet Syla ka thënë se ky dimër do të jetë shumë i ftohtë, por kjo prognozë vlen vetëm për rrethanat e ishullit të izoluar të quajtur Kosovë. Pastaj, le për Babadimrin, por ka që edhe prognozën e Sylës e vënë në dyshim. "Ka dalë në pension Syla", po thonë. "Nuk është më zyrtare"! Këto gocat kur po e japin prognozën, me këmbët e zbuluara… nejse, po ngrihen temperaturat. S'ka dimër, sugjerojnë ato. Shtet i lumtur!

Pra, mos e veni në dyshim Babadimrin, sepse pas kësaj gjasat e juaja në politikë janë kurrfare. Nëse nuk vjen nga Evropa, vjen prej kudo tjetër, ngushëllojnë disa. Pastaj, i ftohti i vërtetë nuk është në Evropë. Atje, nuk ka lindur dëshira për të ngrohur jetën e njerëzve me Babadimër edhe me votka.

Por, kush të vishet si Babadimër, kur edhe babadimri vetë ka problem me kredibilitetin?

Vuçiqi, apo Rama, cili të vishet si Babadimër? Mos e merrni se është vendim i lehtë. Njëjtë janë, mund të thotë dikush. Llafe goje janë. Të dy të gjatë, të bukur, gojëmbël dhe nuk ishin, së paku deri më tash "çuna problematikë".

Nejse, kjo nuk vlen për Kosovën, sepse Kosova është e përcaktuar përfundimisht për Babadimrin evropian. Nuk beson në përralla të tjera. Oxhaku ynë nuk zë tjetër model Babadimri.

Po e mbyllim këtu. Petardat kanë filluar të hidhen me të madhe. Vizat nuk erdhën as sivjet edhe pse babadimrat e viteve të tjerë i paralajmëruan. Edhe Ramushi i paralajmëroi për sivjet, njëherë, por e kuptoi edhe ai se nuk na i vë dot nën bredh. Nuk është punë babadimrash kjo. E la për pranverë.

Le të bëhet si të bëhet, ne në Kosovë jemi indiferentë ndaj mini-Babadimrit. Nuk e zë oxhaku ynë. Kështu, nëse megjithatë, me konsensus, edhe me përkrahje ndërkombëtare merret vendimi dhe Vuçiqi bëhet Babadimër për sivjet, në Kosovë, në jug të urës së Ibrit, fëmijët mos të shohin fare nën bredh në mëngjes.

E çka nëse Rama vishet si Babadimër? Si zhvillohet çështja kombëtare? Por, le se nuk bëhet Rama Babadimër. Si palaço edhe mund të vishet. Por, si Babadimër, jo. Ai nuk sjell dhurata. Ai pret dhurata në emër të popullit. Të rriturit jo se jo, por as fëmijët kosovarë nuk e besojnë asnjë mini-Babadimër. Janë rritur me përrallën për Babadimrin euro-atlantik dhe nuk e ndërrojnë. Pavarësisht vetos së presidentit Macron, ne do të shohim nën bredh, të vegjël e të rritur… edhe këtë ndërrim motesh. Edhe tjetrin, edhe tjetrin…!

The post Mini-Babadimrin nuk e zë oxhaku appeared first on Telegrafi.

Morali i Ushtarit të Panjohur dhe ai i filantropit politik

Posted: 30 Dec 2019 01:29 AM PST

Edukimi intelektual dhe etik i shqiptarit, në masë të madhe po del të jetë i korruptuar. Kjo mund të ilustrohet me admirimin që shumica ka për njerëzit me vlera dubioze intelektuale e morale. Ky korruptim intelektual e moral mund të jetë rezultat i mungesës së standardeve mbi të cilat funksionojnë shoqëritë moderne. Meqë në shoqëritë shqiptare standardet e tilla nuk ekzistojnë, secili ndjehet i aftë për marrjen e përgjegjësive publike. Nuk janë të rralla rastet kur, ta zëmë, një mësues i pa denjë s'e ka për turp të pretendojë të bëhet drejtor i një institucioni të madh publik; të bëhet drejtor i një instituti me rëndësi shoqërore pavarësisht që drejtimi i këtij instituti mund të kërkojë ekspertizë specifike. Ose, një akademik nuk heziton fare të tregtojë integritetin e tij moral në këmbim të një posti publik apo të një shume parash. Në anën tjetër, të gjithë e dinë se çfarë bëjnë biznesmenët me vlerat intelektuale krejtësisht dubioze: dalin jashtë vetes për t'u dukur si politikanë, diplomatë, madje filantrop të zotët.

Ngjashëm, shumë gazetarë mediokër bëjnë gjithçka për t'u etabluar si ekspertë dhe strategë – në politikë, ekonomi, arsim, kulturë etj. Ndaj, çdo mbrëmje shfaqen në televizione për të shëruar komplekset morale dhe intelektuale. Ata harrojnë se roli i tyre parësor është mbledhja, vlerësimi, krijimi dhe prezantimi i lajmeve dhe informacioneve. Harrojnë se këto elemente jo vetëm që e ndajnë gazetarinë nga format e tjera të komunikimit, por për më tepër këto elemente janë ato që e karakterizojnë një shoqëri të shendosh demokratike. Historia na thotë se sa më shumë lajme dhe informacione të bazuara në fakte i ka një shoqëri, aq më shumë demokraci ka brenda vetes.

Edukimi intelektual dhe moral shqiptar është i korruptuar nga ideja romantike e lavdisë dhe e bajraktarizmit. Për shumë njerëz, ambicia e vetme e jetës është arritja e famës, ndërkaq mjeti më i suksesshëm për ta realizuar këtë është pushteti politik. Ky model i edukimit është shtresuar, është institucionalizuar brenda trupit shqiptar: duan të duken, të bien në sy, të jenë 'personalitet alfa'. Ndaj, nuk çmohen njerëzit që preferojnë të punojnë dhe të kontribuojnë në heshtje, pa u dukur. Nuk pëlqehen si modele ata puna e të cilëve bazohet në integritet dhe pavarësi individuale.

Në modelin e edukimit shqiptar ka dy alternativa: të sundojnë dhe dominojnë të tjerët, ose t'ju nënshtrohen të tjerëve. Ambicia shqiptarit është ose të bëhet hero, ose t'i nënshtrohet vullnetit të liderit politik dhe shpirtëror. Formimi i bazuar në modelin e filozofisë individualiste, i bazuar në integritet personal dhe vlera humane, konsiderohet i pavlerë, i pakuptimtë, i kotë, romantizëm ose për më keq – egoizëm.

Modeli i qytetarit të mirë dominohet nga filantropi matrapaz që jep një cent si bamirësi, ndërkaq i merr 100 si kundërvlerë. Filantropin matrapaz gabimisht e identifikojnë me altruizëm human. Ishte e dukshme maskarada e 'filantropëve' shqiptarë gjatë tërmetit të fundit në Shqipëri. Ishin të turpshme veprimet e tyre; shtirja kinse pasurinë e dhuronin për altruizëm, gjersa siguroheshin të merrnin kudo kamerat televizive. Siguroheshin të mos u shkojë pa marketing asnjë cent i vetëm që kinse po e dhuronin. Ky është modeli i moralit që thotë se 'po bëjmë sakrifica, por do të marrim famë dhe pushtet si kundërvlerë, sepse këto na duhen për të shëruar komplekset tona si njerëz, na duhen të pastrojmë mëkatet tona'.

Tradita shqiptare e edukimit moral dhe intelektual nuk e njeh modelin e Ushtarit të Panjohur, që bazohet në sakrificë e altruizmi e ka të njëjtën vlerë edhe kur bëhet në mënyrë anonime. Ky model i moralit është sipëror në krahasim me modelin e filantropit matrapaz politik. Ndaj, të gjithë, sidomos fëmijët, duhet të edukohen të bëjnë diçka për hir të punës e jo për t'u lavdëruar, për të shëruar komplekset dhe mëkatet, ose për t'iu shmangur fajit.

Fakti që të gjithë ndonjëherë kanë nevojë për lëvdata, shpresë dhe madje shfajësim është çështje krejt tjetër.

Gëzuar Vitin e Ri 2020!

The post Morali i Ushtarit të Panjohur dhe ai i filantropit politik appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more