Skip to main content

“Formacioni i dekadës nga Liga Premier kundër atij të La Liga-s, L’Equipe pyet se kush do ta fitonte përballjen?” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Formacioni i dekadës nga Liga Premier kundër atij të La Liga-s, L’Equipe pyet se kush do ta fitonte përballjen?” plus 9 more Telegrafi Futboll


Formacioni i dekadës nga Liga Premier kundër atij të La Liga-s, L’Equipe pyet se kush do ta fitonte përballjen?

Posted: 30 Dec 2019 02:55 PM PST

Kur jemi në përfundim të dekadës, mediat ndërkombëtare kanë filluar të përpilojnë formacionin e dekadës për të gjitha top pesë ligat evropiane.

Sa i përket garave ndërkombëtare në Evropë, La Liga vazhdon të jetë mbreti i kësaj dekade që po e lëmë pas.

Liga Premier në këto vite ka pasur ngritje dhe rënie, por që gjithmonë kanë rivalizuar atë spanjolle.

Liverpool (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Formacioni i dekadës në ligën angleze sipas mediumit francez përbëhet nga:

Në portë është portieri i Manchester United, David de Gea, derisa në mbrojtje gjenden katërshja, Cesar Azpilicuesta (Chelsea), Virgil van Dijk (Liverpool), Vincent Kompany e Pablo Zabaleta nga Manchester City.

Mesfusha përbëhet nga dy anëtarët e Citizens, David Silva e Yaya Toure, së bashku me anëtarin tjetër të The Blues, N'Golo Kante.

Në sulm përsëri është në dyshe e Cityt, Sergio e Aguero e Raheem Sterling, të ndihmuar nga Eden Hazard i skuadrës londineze.

Image

Formacioni i dekadës në La Liga:

Në portë gjendet portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak.

Në mbrojtje janë Marcelo e Sergio Ramos nga Real Madridi me Gerard Piquen dhe Dani Alvesin e Barcelonës.

Mesfusha përbëhet nga Andres Iniesta (Barcelona), Luka Modric (Real Madrid) dhe Xavi Hernandez (Barcelona).

Treshja sulmues udhëhiqet nga, Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Real Madrid) dhe Antoine Griezmann (Atletico Madrid/Barcelona).

Por, L'Equipe ka pyetur se kush do ta fitonte këtë përballje? /Telegrafi/

The post Formacioni i dekadës nga Liga Premier kundër atij të La Liga-s, L'Equipe pyet se kush do ta fitonte përballjen? appeared first on Telegrafi.

Benfica shpreson të transferojë Weiglin nga Dortmundi

Posted: 30 Dec 2019 02:44 PM PST

Julian Weigl duket se i ka ditët e numëruara te Borussia Dortmundi.

Mesfushori gjerman nuk është në planet e Lucien Favres, andaj në janar pritet të ndodhë largimi i tij.

Weigl nuk po luan standard te Dortmundi, derisa Benfica është e interesuar në shërbimet e lojtarit.

Gjermani në ndeshjet që i ka zhvilluar, më shumë ka luajtur si mbrojtës qendror se sa i mesfushor, mirëpo Favre nuk e sheh si pjesë e strategjive të tij.

Weigl do të huazohet, katër skuadra e duan gjermanin në janar Weigl do të huazohet, katër skuadra e duan gjermanin në janar

Skuadra portugeze ka filluar kontaktet me agjentin e tij dhe marrëveshja në mes tri palëve është afër të arrihet.

A Bola raporton se Benfia mund ta transferojë Weiglin për një shumë rreth 20 milionë euro. /Telergafi/

 

 

The post Benfica shpreson të transferojë Weiglin nga Dortmundi appeared first on Telegrafi.

Ancelotti po planifikon transferimin e Rabiotit te Evertoni

Posted: 30 Dec 2019 02:32 PM PST

Carlo Ancelotti thuhet se do t'i fillojë disa ndryshime në skuadrën e Evertonit qysh në afatin kalimtar të janarit.

Trajneri italian që pak ditë mori drejtimin e skuadrës angleze, po planifikon t'i bëjë disa transferime në muajin e ardhshëm.

Përveç James Rodriguezit, Ancelotti po planifikon që ta transferojë edhe Adrien Rabiotin nga Juventusi në afatin e dimrit.

Evertoni në pozitë ideale për të transferuar James Rodriguezin Evertoni në pozitë ideale për të transferuar James Rodriguezin

Mesfushori francez ka dështuar të përshtate te Zonja e Vjetër dhe është i lirë të largohet në janar.

Trajneri italian ka filluar bisedimet me nënën e mesfushorit, që njëherësh është edhe agjentja e tij e marrëveshja mund të mbyllet në shumën e 25 milionë eurove. /Telegrafi/

The post Ancelotti po planifikon transferimin e Rabiotit te Evertoni appeared first on Telegrafi.

Rojo i gatshëm të largohet nga Manchester United?

Posted: 30 Dec 2019 02:08 PM PST

Marco Rojo thuhet se është i gatshëm që të largohet nga Manchester United qysh në këtë janar.

Mbrojtësi argjentinas nuk është i lumtur me hapësirën te Djajtë e Kuq dhe po kërkon një aventurë të re.

Sipas Manchester Evening News, Rojo po kërkon kalimin te një skuadër ku mund të luajë standard.

Marcos Rojo objektiv i Romës për mbrojtjen Marcos Rojo objektiv i Romës për mbrojtjen

Në garë për transferimin e argjentinasit thuhet se janë disa skuadra nga Liga Premier dhe nga Serie A, por lojtari e do kalimin në La Liga.

Valencia është në mesin e skuadrave të interesuara për shërbimet e Rojos dhe në janar pritet të ndodhë largimi i tij. /Telegrafi/

 

The post Rojo i gatshëm të largohet nga Manchester United? appeared first on Telegrafi.

Szczesny afër rinovimit të kontratës me Juventusin

Posted: 30 Dec 2019 01:55 PM PST

Wojciech Szczesny vazhdon të jetë portieri kryeso i Juventusit.

Portieri polak pritet që në janar të vazhdojë kontratën me Zonjën e Vjetër.

Szczesny ka qenë mjaftë vendimtar për kampionin e Serie A-së, madje duke e mposhtur edhe konkurrencën me Gianluigi Buffonin.

Szczesny thotë se është më i miri: Kam ulur në bankë portierin më të mirë në botë dhe atë më të mirin në histori Szczesny thotë se është më i miri: Kam ulur në bankë portierin më të mirë në botë dhe atë më të mirin në histori

Polaku do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me torinezët, por paga e tij do të jetë po ajo që është.

Njoftimi për kontratën e re mund të bëhet qysh në fillim të muajit të ardhshëm, në mënyrë që edhe portieri të jetë në formë sa më të lartë për ndeshjet e vështira për pjesën e mbetur të edicionit. /Telegrafi/

The post Szczesny afër rinovimit të kontratës me Juventusin appeared first on Telegrafi.

Dortmundi përgatitet ta shesë Jadon Sanchon

Posted: 30 Dec 2019 01:44 PM PST

Borussia Dortmundi thuhet se është i gatshëm ta shesë Jadon Sanchon me të përfunduar ky sezon.

Skuadra gjermane e di se e ka shumë të vështirë ta mbajë në skuadër sulmuesin anglez që po kërkohet nga shumë skuadra.

Real Madridi, Chelsea dhe Manchester United, janë skuadrat më të interesuar për 20-vjeçarin që po kalon nëpër një formë të lartë.

AS raporton se Dortmundi po kërkon 120 milionë euro nga shitja e Sanchos.

Dortmundi i thotë Chelseat: Sancho kushton 120 milionë euro Dortmundi i thotë Chelseat: Sancho kushton 120 milionë euro

Skuadra gjermane e kishte transferuar lojtarin në verën e vitit 2017 nga Manchester City për tetë milionë euro, ndërsa tani do të fitojnë shumën e majme nga shitja e tij.

Sancho thuhet se po e preferon rikthimin në Ligën Premier, derisa The Blues janë favorit për shërbimet e tij. /Telegrafi/

The post Dortmundi përgatitet ta shesë Jadon Sanchon appeared first on Telegrafi.

Juventusi thuhet se ka arritur marrëveshje me Kulusevskin

Posted: 30 Dec 2019 01:30 PM PST

Juventusi thuhet se ka arritur me anësori e Atalantas, Dejan Kulusevski.

Zonja e Vjetër do t'i paguajë rivalit nga Serie A plotë 40 milionë euro për shërbimet e lojtarit.

Kulusevski është aktualisht në huazim te Parma dhe forma e tij në këtë sezon është fantastike.

Gazetari italian, Gianluca di Marzio raporton se torinezët po e transferojnë anësori për shumën e lartë.

Kulusevski: Nuk largohem në janar Kulusevski: Nuk largohem në janar

Marrëveshja mes të tria palëve është arritur, por lojtari refuzon të kalojë në Allianz Stadium në janar.

19-vjeçari do të kalojë te Juventusi në verën e vitit të ardhshëm me një kontratë trevjeçare. /Telegrafi/

 

The post Juventusi thuhet se ka arritur marrëveshje me Kulusevskin appeared first on Telegrafi.

Abraham ngurron ta vazhdojë kontratën me Chelsean – shkak paga e majme

Posted: 30 Dec 2019 01:10 PM PST

Tammy Abraham e ka refuzuar edhe një herë kontratën e re të Chelseat.

Sulmuesi anglez po shkëlqen në sezonin e tij të parë si lojtar standard te The Blues, duke shënuar 12 gola dhe ka bërë tri asistime në 20 xhiro të zhvilluara.

Skuadra londineze dëshiron ta blindojë Abrahamin, por që është lojtari që po refuzon ta vë lapsin në letër pa u përmirësuar marrëveshja.

Callum Hudson-Odoi aktualisht përfiton 210 mijë euro në javë te Chelsea

Anglezi thuhet se po kërkon 210 mijë euro në javë, në mënyrë që ta vazhdojë kontratën me Chelsean.

Chelsea do ta blindojë Tomorin dhe Abrahamin Chelsea do ta blindojë Tomorin dhe Abrahamin

Callum Hudson-Odoi aktualisht e përfiton këtë shumë te skuadra nga veriu i Londrës dhe Abraham e dëshiron një pagë të njëjtë.

Blutë janë skeptik që t'i ofrojnë lojtarit një pagë të tillë dhe bisedimet aktualisht kanë ngecur. /Telegrafi/

 

 

The post Abraham ngurron ta vazhdojë kontratën me Chelsean – shkak paga e majme appeared first on Telegrafi.

Raiola: Unitedi ka pasur më së shumti kontakte me Haalandin

Posted: 30 Dec 2019 12:58 PM PST

Mino Raiola ka zbuluar se Manchester United ka pasur më së shumti kontakte me Erling Haalandin.

Talenti norvegjez para pak ditësh ka kompletuar kalimin te Borussia Dortmundi, derisa në garë ishin edhe Djajtë e Kuq.

Skuadra angleze ishte e bindur se do ta transferonte Haalandin, por lojtari vendosi të kalonte në Bundesliga.

Raiola ka zbuluar të gjitha prapaskenat, mirëpo që në mediat angleze u raportua se Unitedi kishte refuzuar ta paguante pjesën e agjentit italian.

"Unitedi foli më së shumti me të. Të gjithë kishin shansin për të biseduar me të personalisht. Ne e kemi lënë këtë të ndodhte, sidomos pasi ai e njihte Ole Gunnar Solskjaerin", ka thënë ai për The Telegraph.

Të gjitha kostot e transferimit të Haaland te Borussia Dortmund Të gjitha kostot e transferimit të Haaland te Borussia Dortmund

"Qartë ai ka ndier se për këtë moment nuk ishte hapi i duhur. S'ka pasur asgjë kundër Unitedit ose Oles. E zgjodhi Dortmundin para tjerëve dhe jam i lumtur sepse ai do të shkojë te një klub që donte dhe është më i mirë për të tani", ka shtuar më tej Raiola.

Dortmundi e transferoi Haalandin për 22 milionë euro nga Red Bull Salzburgu. /Telegrafi/

The post Raiola: Unitedi ka pasur më së shumti kontakte me Haalandin appeared first on Telegrafi.

Ter Stegen afër rinovimit të kontratës me Barcelonën

Posted: 30 Dec 2019 12:37 PM PST

Marc-Andre Ter Stegen thuhet se është afër që ta rinovojë kontratën me Barcelonën.

Sipas asaj që raporton Diario Sport, portieri gjerman pritet ta vazhdojë kontratën me gjigantin katalunas qysh në muajin janar.

Kontrata e Ter Stegenit skadon në vitin 2022, derisa lidhet me një kalim te Bayern Munichu ose Juventusi.

Por, mediumi spanjoll raporton se gjermani do të vazhdojë kontratën deri në vitin 2025 me kampionin e La Liga-s.

Ter Stegen befason të gjithë, pasi paralajmëron se mund të largohet nga Barcelona Ter Stegen befason të gjithë, pasi paralajmëron se mund të largohet nga Barcelona

27-vjeçari u transferua në Camp Nou në vitin 2014 për 12 milionë euro nga Bourssia Monchegladbach dhe në tri sezonet e fundit është bërë numri një në portën e katalunasëve.

Ai ishte fillimisht numri dy në portë, pasi Claudio Bravo ishte i pakonkurrencë, por më pas ai kaloi te Manchester City, duke i lënë pozitën e të parit gjermanit. /Telegrafi/

The post Ter Stegen afër rinovimit të kontratës me Barcelonën appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more