Skip to main content

“Rruga drejt suksesit dhe sfidat e një biznesi” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Rruga drejt suksesit dhe sfidat e një biznesi” plus 1 more Telegrafi Opinione


Rruga drejt suksesit dhe sfidat e një biznesi

Posted: 29 Nov 2019 02:44 AM PST

Perspektivat e një biznesi janë sikur dyert e vagonëve të trenit. Ju mund të kaloni nga njëri vagon te tjetri, në kërkim të një vendi. Sidoqoftë, çështja është se për ku është nisur treni dhe se a po shkon drejt vendit ku keni planifikuar të jeni.

Shumë organizata e kanë kaluar këtë fazë, ndaj mund të them se gjatë rrugës një numër i madh i tyre janë detyruar ta ndryshojnë strategjinë. Ju pëlqeu apo jo, është me rëndësi ta kuptoni sa më herët këtë, që të vendosni të zbritni nga treni apo të përgatiteni për destinacionin e ri.

Kështu, produktet dhe shërbimet duhet të zgjerohen, të ndryshohen apo të zëvendësohen në bazë të nevojës së tregut. Si biznes duhet të jeni sa më agjil, sepse tregu ka nevojë për risi në shërbime, ndërsa në vazhdimësi kërkohet vlera e shtuar e produkteve dhe shërbimeve tuaja. Si shembull: nëse deri tash produkti i shitjes suaj ka qenë patatja, është koha që klienteles t'ia ofroni këtë produkt edhe si "çips" me një shije unike që do të konsiderohej si vlerë e shtuar në treg.

E ardhmja po i ndryshon rregullat e të bërit biznes, kështu që formimi i ekipeve po bëhet proces i ndëlrikuar. Kjo kërkon ndërhyrje në strukturën organizative të biznesit dhe ridefinimin e roleve dhe përgjegjësive.

Jemi dëshmitarë që pozitat e punës si ekonomist, jurist apo referent nuk i shohim më në konkurset e publikuara, sepse nuk janë relevante. Por, edhe pozitat e reja kërkojnë ndryshime, e madje shumë prej tyre të shkrihen me njëra-tjetrën. Strukturimi i organizatës në bazë të strategjisë dhe vizionit është pikë kyçe, sikurse krijimi i një ekipi të fortë të futbollit me qëllim të fitimit të kampionatit. Andaj, kushtojini rëndësi ekipit dhe definimit të roleve dhe përgjegjësive për shërbime sa më atraktive.

Qëndrueshmëria e biznesit nuk përfundon me kaq, sepse sfidat e brendshme – që mund të paraqiten tek secili biznes – janë po aq të mëdha sa edhe ato të jashtmet.

Në vazhdim i paraqesim pikat ku duhet fokusuar secili biznes, duke nxitur ekipin drejt një performance sa më të mirë. Për më shumë detaje, vlen të theksohet se ka forma të ndryshme të realizimit të një vlerësim të tillë të shëndetit të biznesit përmes produktit OHC, i cili tani gjendet edhe në tregun tonë.

1. Për një biznes të qëndrueshëm, organizata duhet vazhdimisht të bëjë vlerësimin e bazës strategjike, duke e krahasuar me praktikat më të mira të kompanive të suksesshme;

2. Një staf i motivuar është garanci për lidershipin për të hyrë në çfarëdo sfide të tregut, duke mos iu frikësuar dështimeve nga brenda. Nganjëherë, pengesat në performancë reflektohen nga pakënaqësitë e stafit të cilat nuk janë identifikuar nga menaxhmenti;

3. Përfshirja e personelit në marrjen e përgjegjësive, duke i fuqizuar që të japin maksimumin si aksionarë të vërtetë të biznesit, nuk kërkon shumë investim në krahasim me rezultatet që mund t'i arrini me motivimin e tyre;

4. Identifikimi i pengesave në ekipe dhe krijimi i një ambienti ku punëtorët zhvillohen, do të bënte që niveli i kulturës së organizatës të rritej vazhdimisht. Kjo do të reflektonte në shtimin e efikasitetit në punë, që mund të jetë shtytje për zhvillim të vazhdueshëm të menaxhmentit;

5. Me rëndësi është edhe përcaktimi i objektivave të organizatës për një vit kalendarik dhe komunikimi i tyre tek të gjitha nivelet. Në këtë rast, energjia e organizatës përqendrohet në atë drejtim me shumë pak përpjekje të humbura në arritjen e objektivave.

Qëllimi i secilit biznes është suksesi dhe kjo domosdo që kalon nëpër sfida të caktuara. Andaj, duhet t'ia "dini hallin vetes" dhe ta analizoni shëndetin e organizatës. Performanca e dobët brenda është një nga faktorët kyç që pengon në arritjen e qëllimeve dhe objektivave dhe që gjithashtu ndikon keq në mundësitë e rritjes së profitit.

Krejt për fund, ju rikujtojmë se Troja është pushtuar nga brenda – edhe pse për 10 vite u rezistoi të gjitha sfidave nga jashtë.

(Autori është themelues/CEO i kompanisë "Be Consulted")

The post Rruga drejt suksesit dhe sfidat e një biznesi appeared first on Telegrafi.

Shteti shqiptar dhe kriza e shkaktuar nga tërmetet

Posted: 29 Nov 2019 01:43 AM PST

Nuk bëj pjesë në grupin e njerëzve që shquhen me ndonjë ndjenjë të ethshme nacionaliste. Nacionalizmin, si kategori politike, nuk e shoh si mjet që mund sjell progresin e një komuniteti, apo të një kombi. Jam përkrahës i një nacionalizmi racional, që zhvillimin e vet e bazon në vetëdijen se vetëm puna dhe sakrifica dërgon në përparim. Besoj që si teori dhe doktrinë, nacionalizmi racional është shumë më i avancuar. Sido që të jetë, me apo pa nacionalizëm të ethshëm, ajo që i duhet një bashkësie të njerëzve është shteti. Shteti është instrument, është mjet që është krijuar ndoshta jo për shkak të jopërsosmërisë së njeriut, ashtu siç thoshte Platoni, por për shkak të fuqisë që ai e prodhon.

Duke parë reagimin e shtetit shqiptar gjatë kësaj krize të shkaktuar nga nëna natyrë, m'u kujtua koncepti i filozofit të madh gjerman, G. W. F. Hegel (1770-1831) mbi shtetin kombëtar apo atë nacional. Hegeli njihet si filozof që e madhëronte shtetin. Për të shteti ishte "ideja hyjnore e sjellë në tokë". Si i tillë, individi është asgjë në krahasim me shtetin që është gjithçka. Kjo sepse individi i detyrohet shtetit për ekzistencën e tij fizike dhe shpirtërore. Njerëzit duhet ta adhurojnë shtetin, sepse është shfaqja e hyjnores në tokë.

Sipas Hegelit, vetëm racat njerëzore sipërore e kanë aftësinë të krijojnë shtet. Këtu para se gjithash ka aluduar në racën të cilës i ka takuar vet. Qëllimi më i lartë i një kombi duhet të jetë krijimi i një shteti të fuqishëm. E vetmja arsye pse duhet një shtet i fuqishëm është sepse ai shërben si instrument i vetë-ruajtjes, i mbijetesës së një kombi. Më tutje Hegeli deklaronte se kombet që nuk kanë arritur të krijojnë një shtet të fortë, nuk e kanë arritur as shkallën e vet të zhvillimit si organizëm. Nuk kanë asnjë peshë në historinë e njerëzimit. Janë thjeshtë bashkësi tribale.

Ndonëse personalisht nuk pajtohem krejtësisht me këto pikëpamje të Hegelit mbi shtetin, ai thoshte madje se shteti nacional duhet të jetë i gjithëfuqishëm. Si i tillë duhet të përshkojë dhe kontrollojë tërë jetët e njerëzve, të gjitha aspektet e jetës së tyre: artin, shkencën, moralin, ligjin, fenë etj. Kjo sepse shteti kompozon shpirtin e një kombi; ai është fryma e tij, është elementi thelbësor i vetë njerëzve. Është shteti ai që animon kombin. Këtë e bën përmes institucioneve të saj. Shteti duhet ta dëshmojë veten në të gjitha situatat dhe fazat e zhvillimit historik të një kombi.

Tërë ky madhërim për shtetin e ka një arsye. Kush më tepër se njerëzit që janë ballafaquar me efektet e tërmetit e kanë ndjerë nevojën e shtetit. Por, më bëjnë shumë përshtypje reagimet dhe frustrimet e njerëzve rreth paaftësisë së shtetit shqiptar. Nuk e di përse çuditen për mungesën e kapacitetit të shtetit për të menaxhuar një situatë relativisht vështirë të menaxhueshme. S'kanë përse çuditen, sepse ky shtet është prodhim i vet qytetarëve shqiptarë. Shtetin nuk e kanë sjell as grekët e as serbët që konsiderohen si popuj jo shumë miqësor karshi neve.

Se çfarë shteti është shteti shqiptar na kanë bërë të njohur shumë shtete mike, në mënyrë implicite e shpesh edhe eksplicite dhe atë me mijëra herë. Ndonëse dikujt mund t'i duket paradoksale, por një zë i fuqishëm miqësor shqiptarëve u erdhi tash së fundmi nga Franca, Danimarka, Holanda etj. Se çfarë shteti kanë shqiptarët na u rikonfirmua edhe para dy ditëve nga Raporti evropian për tregun e drogës. Në mënyrë eksplicite raporti thotë se Shqipëria është prodhuese kryesore e kanabisit në Evropë. Më qartë dhe më drejt s'ka si thuhet.

E, ky shtet nuk është krijuar dje. Është dashur kohë të ndërtohet. Fajtorë nuk është vetëm ky i gjati që për nga keqqeverisja ia kalon të gjithë paraardhësve të tij. Strukturat e krimit janë po ato të para dhjetë, njëzet apo më shumë viteve. Kjo duhet thënë troç, sepse ndryshe ky shtet nuk do bëhet kurrë.

Fajin për këtë kuazi-shtet e kanë edhe ata që nuk kanë qeverisur direkt – intelektualët, si dhe komuniteti i gazetarëve që është bërë argat i pushtetit. Këta të fundit, pa mëdyshje janë aksionarë të krimit. Sidomos gazetarët me "çorape lara-lara" dhe me flokë të ngjyrosura. Janë bërë magnatë duke u bërë servisin politikanëve mafiozë. I kanë promovuar në mënyrë të paskrupulltë sa herë që kanë mundur. Një kulturë të ngjashme gazetarie ka pasur dhe ka tendencë të etablohet edhe në Kosovë, por fatmirësisht nuk e kanë fuqinë shurdhuese si në Shqipëri.

The post Shteti shqiptar dhe kriza e shkaktuar nga tërmetet appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more