Skip to main content

“Lirim Kastrati dhe Myrto Uzuni shënojnë për Lokomotivën, klubi kroat fitoren ia dedikon shqiptarëve” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Lirim Kastrati dhe Myrto Uzuni shënojnë për Lokomotivën, klubi kroat fitoren ia dedikon shqiptarëve” plus 9 more Telegrafi Futboll


Lirim Kastrati dhe Myrto Uzuni shënojnë për Lokomotivën, klubi kroat fitoren ia dedikon shqiptarëve

Posted: 29 Nov 2019 02:55 PM PST

Lokomotiva e Zagrebit është një skuadër ku futbollistët shqiptarë ndër vite kanë bërë karrierë në të.

Klubi nga kryeqyteti kroat ka qenë një urë lidhëse për futbollistët si Eros Grezda apo Amir Rrahmani për të kaluar në nivele më të larta.

Edhe momentalisht në Lokomotivën e Zagrebit ka futbollistë shqiptarë dhe pesë nga ta aktivizohen me ekipin e parë.

Jon Mersinaj, Indrit Tuci, Enis Cokaj, Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati janë shqiptarët që aktivizohen me ekipin kroat.

Dy të fundit shënuan në fitoren e madhe të Lokomotivës 4-0 ndaj Goricas, ndërsa festuan me një fanellë ku ishte flamuri shqiptar, duke ia dedikuar golave popullit të tyre.

Por një gjest të madh e ka bërë edhe vet klubi nga Zagrebi, pasi pas ndeshjes këtë fitore ia ka dedikuar miqve të tyre nga Shqipëria.

"Ia dedikojmë këtë fitore të madhe miqve tanë nga Shqipëria" shkruan klubi në postimin pas ndeshjes në rrjetet sociale.

Në këtë takim për Lokomtivën luajtën pesë shqiptarët, ku katër ishin titullar ndërsa Indrit Tuci u inkuadrua nga banka rezervë.

Gjesti i Lokomotivës tregon edhe njëherë miqësinë e madhe të popullit kroat që ka me atë shqiptarë. /Telegrafi/

The post Lirim Kastrati dhe Myrto Uzuni shënojnë për Lokomotivën, klubi kroat fitoren ia dedikon shqiptarëve appeared first on Telegrafi.

Interi kërkon ta blindojë Martinezin, problem mbetet paga e lartë që kërkon sulmuesi argjentinas

Posted: 29 Nov 2019 02:40 PM PST

Lautaro Martinez është duke kaluar nëpër një super formë këtë edicion me Interin.

Sulmuesi argjentinas rregullisht shënon ose asistoi për Neroazzurët, ndërsa ofertat për të nuk mungojnë.

Barcelona është duke e ndjekur situatën e tij teksa është gati ta paguajë edhe klauzolën prej 111 milionë eurove.

Interi ka menduar ta blindojë sulmuesin e tyre duke i ofruar kontratë të re deri në vitin 2025.

Lautaro Martinez. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Skuadra italiane i ka bërë të qartë yllit të tyre se do të ketë edhe rritje page, nga 2,2 milionë sa fiton në vit në 3,5 milionë euro pagë vjetore.

Por lojtari dhe agjenti i tij nuk kanë rënë dakord sa i përket pagës, pasi për të vazhduar duan edhe ata.

Problemi i vetëm mes klubit dhe lojtarit është paga që kërkon argjentinasi prej pesë milionë eurove në vit, shumë që Interi ende nuk është gati ta përmbushë. /Telegrafi/

The post Interi kërkon ta blindojë Martinezin, problem mbetet paga e lartë që kërkon sulmuesi argjentinas appeared first on Telegrafi.

Muriqi befason të gjithë, kthehet nga lëndimi dhe grumbullohet për ndeshjen e fundjavës

Posted: 29 Nov 2019 02:13 PM PST

Vedat Muriqi ka gëzuar të gjithë te Fenerbahce ku të enjten i është bashkuar grupit në stërvitje.

Sulmuesi nga Kosova pritej që të mbetej jashtë fushave për rreth pesë javë pas një lëndimi në zogun e këmbës, por ai është rikthyer në kohë rekord.

Prizrenasi është mirë dhe tani është grumbulluar për ndeshjen e fundjavës që Fenerbahce e luan në udhëtim te Gotzepe.

Mediat në Turqi i kanë bë jehonë rikthimit në kohë rekord të Mueriqit, duke e cilësuar atë si një luftëtarë të madh.

Gjiganti nga Stambolli përveç Muriqit për këtë takim ka grumbulluar edhe sulmuesin gjerman Max Kruse.

Mungesa e dy yjeve kryesorë të sulmit bëri që Fenerbahce në ndeshjen e kaluar të mos arrijë të shënojë gol në udhëtim te Malatyaspor në takimin që përfundoi pa gola 0-0.

Tani me dy lojtarët e rrezikshëm të fazës ofensive, gjiganti nga Stambolli synon tri pikët në udhëtim te Gotzepe.

Futbollistët e Fenerbahces të grumbulluar për takimin ndaj Gotzepes:

Altay Bayındır, Harun Tekin, Sadık Çiftpınar, Zanka, Serdar Aziz, Adil Rami, Hasan Ali Kaldırım, Emre Belözoğlu, Jailson, Luiz Gustavo, Ozan Tufan, Tolga Ciğerci, Tolgay Arslan, Miha Zajc, Max Kruse, Ferdi Kadıoğlu, Alper Potuk, Nabil Dirar, Deniz Türüç, Garry Rodrigues, Victor Moses dhe Vedat Muriqi. /Telegrafi/

The post Muriqi befason të gjithë, kthehet nga lëndimi dhe grumbullohet për ndeshjen e fundjavës appeared first on Telegrafi.

Klubi spanjoll ku aktivizohen Keidi Bare e Armand Sadiku del në fushë me fanella në mbështetje të Shqipërisë

Posted: 29 Nov 2019 01:28 PM PST

Edhe bota e sportit është solidarizuar me Shqipërinë pas tërmetit të fuqishëm që ka goditur shtetin shqiptar.

Pas klubeve të mëdha italiane që dolën në mbështetje të Shqipërisë, një gjë e tillë ka ardhur edhe nga Spanja.

Është skuadra e Malagës që ka bërë fanella speciale para ndeshjes ndaj Numancias që po e zhvillojnë në udhëtim.

'Lutemi për Shqipërinë', ishte mesazhi që futbollistët e Malagës mbajtën në fanellat para fillimit të takimit.

Për skuadrën e njohur spanjolle aktivizohen edhe dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, mesfushori Keidi Bare dhe sulmuesi Armando Sadiku.

Klubi spanjoll ka publikuar videon ku shihen futbollistët në tunel para daljes në fushë me fanellat e bardha ku në të shkruhej në gjuhën angleze 'Pray for Albania'.

Gjesti i skuadrës spanjolle është mirëpritur shumë nga shqiptarët të cilët kanë shpërndarë jashtëzakonisht shumë videon dhe kanë falënderuar Malagan për mbështetjen e tyre. /Telegrafi/

The post Klubi spanjoll ku aktivizohen Keidi Bare e Armand Sadiku del në fushë me fanella në mbështetje të Shqipërisë appeared first on Telegrafi.

United heq dorë nga Mandzukic, talenti Haaland objektivi kryesor i tyre

Posted: 29 Nov 2019 12:53 PM PST

Manchester United ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit kroat Mario Mandzukic.

Anëtari i Juventusit prej kohësh kërkohej nga United, por duket se Djajtë e Kuq nuk e kanë ndërmend më të bëjnë përpjeke për të.

Mediat angleze kanë raportuar se trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga klubi transferimin e bashkëkombësit të tij Erling Braut Haaland.

Talenti norvegjez ka shkëlqyer këtë edicion me Salzburgun dhe është ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë.

Haaland dhe Solskjaer sa ishin pjesë e Moldes

19-vjeçari ka shënuar 27 gola në 19 ndeshje me RB Salzburg dhe ka bërë shtatë asistime duke bërë që gjysma e Evropës të vihet pas tij.

RB Leipzig, Man Utd, Man City, Liverpool, Arsenal, Juventus, Napoli, Dortmund, Real Madrid e Bayern Munich janë vënë pas tij.

Por duket se përparësi ka United shkaku edhe trajnerit Ole Gunnar Solskjaer që e njeh mirë lojtarin.

Drejtuesit e Djajve të Kuq janë gati të shpenzojnë deri në 45 milionë euro për të nënshkruar me sensacionin norvegjez. /Telegrafi/

The post United heq dorë nga Mandzukic, talenti Haaland objektivi kryesor i tyre appeared first on Telegrafi.

Roma afër ta blindojë Pellegrinin me kontratë të re, do t’i hiqet klauzola e largimit

Posted: 29 Nov 2019 12:10 PM PST

Lorenzo Pellegrini është një nga mesfushorët italian më në formë për momentin.

Mesfushori i Romës ka shkëlqyer këtë edicion falë golave e asistimeve të shumta të bëra me Giallorosët.

Kontrata aktuale e lojtarit me Romën është deri në verën e vitit 2022, por klubi i ka ofruar një të re.

23-vjeçari ka një klauzolë largimi shumë të ulët me vetëm 30 milionë euro dhe skuadrat e mëdha janë gati ta paguajnë atë.

Lorenzo Pellegrini. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

Megjithatë Roma i ka ofruar kontratë të re atij deri në vitin 2024 ku do të ketë edhe rritje page.

La Gazzetta dello Sport ka shkruar se përveç rritjes së pagës, Roma do t'ia heqë edhe klauzolën e largimit yllit të tyre.

Giallorosët duan ta blindojnë Pellegrinin, pasi ai shihet si kapiten i ardhshëm i klubit. /Telegrafi/

The post Roma afër ta blindojë Pellegrinin me kontratë të re, do t'i hiqet klauzola e largimit appeared first on Telegrafi.

Real Madridi ka një plan të ri për ta transferuar Pogban, ofrojnë dy futbollistë dhe para për Unitedin

Posted: 29 Nov 2019 11:35 AM PST

Paul Pogba vazhdon të jetë një objektiv i gjigantit spanjoll Real Madrid.

Mesfushori francez kërkohet prej kohësh nga Los Blancos, por ende nuk ka shkuar oferta e duhur në drejtim të Unitedit.

Gjatë afatit kalimtar të verës, madrilenët tentuan me një ofertë deri në 120 milionë funte, por që u refuzua nga Unitedi.

Paul Pogba. (Photo by Lionel Ng/Getty Images)

Marca ka raportuar se Los Blancos kanë bërë gati një ofertë tjetër për ta dërguar në drejtim të Unitedit.

Real Madrid do të ofrojë 80 milionë euro plus shërbimet e James Rodriguez dhe Mariano Diaz në këmbim të Paul Pogbas.

Sipas medias spanjolle kjo ofertë do ta kënaqte Unitedit dhe Pogba do ta bënte realitet dëshirën e tij për tu transferuar në Madrid.

Megjithatë mbetet të shihet nëse Djajtë e Kuq do të pranonin një ofertë të tillë. /Telegrafi/

The post Real Madridi ka një plan të ri për ta transferuar Pogban, ofrojnë dy futbollistë dhe para për Unitedin appeared first on Telegrafi.

Barcelona i bashkohet garës për transferimin e Sanchos

Posted: 29 Nov 2019 11:05 AM PST

Jadon Sancho pritet që të largohet nga Borussia Dortmundi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi anglez ka shkaktuar disa probleme në klub dhe është dënuar tri herë nga Dortmundi.

Kjo ka bërë klubin gjerman që të mendojë shitjen e tij qysh në afatin kalimtar të janarit.

Manchester United, Arsenal, Manchester City, Liverpool e PSG janë skuadrat e interesuara për të.

Por së fundmi garës për transferimin e Sanchos i është bashkuar edhe gjiganti katalunas Barcelona.

Jadon Sancho. (Photo by Jörg Schüler/Getty Images)

Kampionët në fuqi të La Ligas në ndeshjen e fundit që zhvilluan me Dortmundit kanë biseduar me drejtuesit e klubit për një transferim të mundshëm të anglezit në Camp Nou.

Antoine Griezmann mund të largohet në drejtim të PSG-së, ndërsa Sancho pritet ta zë vendin e tij.

Gjithsesi për ta bërë të vetin Sanchon, Barcelona duhet të paguajë shumën prej 120 milionë eurove. /Telegrafi/

The post Barcelona i bashkohet garës për transferimin e Sanchos appeared first on Telegrafi.

E duan katër skuadra në Serie A, Moise Kean drejt rikthimit në vendlindje

Posted: 29 Nov 2019 10:35 AM PST

Moise Kean mund të rikthehet përsëri në kampionatin italian pas gjashtë muajve të kaluar në Angli.

Sulmuesi i talentuar anglez u huazua te Evertoni, por pa arritur të ambientohet me futbollin anglez.

19-vjeçari ka luajtur vazhdimisht, por kanë munguar golat dhe paraqitjet e mira të tij.

Evertoni po mendon ta huazojë ose ta shes menjëherë atë në afatin kalimtar të janarit.

Moise Kean. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Ofertat për talentin italian nuk mungojnë dhe ato janë kryesisht nga Serie A.

Roma, Milan, Bologna dhe Sampdoria janë skuadrat që kanë shprehur interesim për lojtarin.

Të gjitha ekipet e kanë kërkuar huazimin e tij, derisa favorite mbetet skuadra e Romës.

Giallorosët i kanë propozuar Evertonit ta huazojnë sulmuesin me mundësi blerje në fund të sezonit për 30 milionë euro. /Telegrafi/

The post E duan katër skuadra në Serie A, Moise Kean drejt rikthimit në vendlindje appeared first on Telegrafi.

Ibrahimovic refuzon transferimin në Superligën e Kinës

Posted: 29 Nov 2019 10:03 AM PST

Zlatan Ibrahimovic është bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar.

Sulmuesi suedez aktualisht është futbollist i lirë, pasi kontrata me LA Galaxy i ka skaduar.

38-vjeçari po e mendon rikthimin në Evropë ku ofertat nuk kanë munguar nga Milan, Bologna, Napoli, Dortmund e Tottenham Hotspur.

Zlatan Ibrahimovic. (Photo by Katharine Lotze/Getty Images)

Por për të oferta ka pasur edhe nga disa skuadra kineze, por që Ibrahimovic i ka refuzuar ato.

Mediat italiane kanë raportuar se kanë qenë katër klube kineze që i kanë ofruar kontrata të majme suedezit, por që ky i fundit ka preferuar qëndrimin në Evropë.

Besohet se ish-reprezentuesi suedez do të nënshkruajë me Milanin një kontratë dy vjeçare. /Telegrafi/

The post Ibrahimovic refuzon transferimin në Superligën e Kinës appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more