Skip to main content

Futbollisti i Skënderbeut: Kosovarët ishin të parët edhe pse iu shitëm ujin 5 euro, grekët që i ‘urrejmë’ me shpirt u gjendën të parët

Futbollisti i Skënderbeut: Kosovarët ishin të parët edhe pse iu shitëm ujin 5 euro, grekët që i ‘urrejmë’ me shpirt u gjendën të parët


Futbollisti i Skënderbeut: Kosovarët ishin të parët edhe pse iu shitëm ujin 5 euro, grekët që i ‘urrejmë’ me shpirt u gjendën të parët

Posted: 30 Nov 2019 01:40 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Situata e vështirë që po kalon Shqipëria nga tërmetet i ka bërë të gjithë bashkë, me shumë shtete që nuk e kanë kursyer ndihmën e tyre.

Ndihmat ishin të shumta si nga Kosova, Serbia apo edhe Greqia, të cilat menjëherë u bashkuan me shqiptarët për të nxjerrë personat që ishin nën rrënoja.

Pikërisht për këtë ka folur edhe mesfushori i Skënderbeut , Bruno Dita, i cili nëpërmjet një postimi në "Instagram" ka dhënë një mesazh të veçantë.

"Kosovarëve që ua shitëm ujin 5 euro, dhomat 100 euro, sallatën për levrek të cilësisë së parë nuk pyetën 2 herë për t'u futur nën rrënoja vetëm për një jetë më shumë. Grekët që i 'urrejmë' me shpirt u gjendën të parët, të pakursyer për të shpëtuar jetët tona. Francezët që nuk na donin në Europë janë aty, italianët që janë racista janë aty, serbët, kroatët, rumunët të gjithë janë aty, ashtu siç duhet të jenë kur miku është në vështirësi…", shkruan Dita.

The post Futbollisti i Skënderbeut: Kosovarët ishin të parët edhe pse iu shitëm ujin 5 euro, grekët që i 'urrejmë' me shpirt u gjendën të parët appeared first on Drenica Press.

Ky është trajneri i parë që ka refuzuar Arsenalin

Posted: 30 Nov 2019 01:30 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Arsenal gjatë ditës së djeshme ka shkarkuar trajnerin Unai Emery, derisa ka emëruar Freddie Ljungberg si trajner të përkohshëm.

Legjenda e Arsenalit pritet ta drejtojë skuadrën në ndeshjen e fundjavës ndaj Norëichit.

Drejtuesit e Arsenalit kanë kontaktuar me ish-trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, por siç raporton "Sky Sport", italiani menjëherë ka refuzuar stolin e klubit nga Londra.

Drejtuesit e klubit pritet të vazhdojnë kërkimin për trajnerin e ri, ndërsa mediat angleze e shohin Nuno Espirito Santos si trajnerin e ardhshëm të Arsenalit.

The post Ky është trajneri i parë që ka refuzuar Arsenalin appeared first on Drenica Press.

Sot hedhet shorti për EURO 2020, këta do të jenë kundërshtarët e Kosovës në rast të kualifikimit

Posted: 30 Nov 2019 01:25 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Sot me fillim nga ora 18:00, në Bukuresht të Rumanisë do të hedhet shorti për Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin e ardhshëm.

EURO 2020 do të jetë më i veçantë se të tjerët pasi do të luhet në 12 shtete, shkruan Reporteri.net

Sot do të përcaktohen grupet, ndërsa Kosova në rast të një kualifikimi të mundshëm pritet të jetë pjesë e Grupi C ose F.

Por, Kosova fillimisht duhet ta mposhtë Maqedoninë dhe fituesin e ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi për t'u kualifikuar në Kampionat Evropian.

Sipas ndarjes së UEFA-s, Kosova në fazën e grupeve në EURO 2020, mund të jetë në Grupin C ose F.

Dy vendet e para në grupin C janë Ukraina dhe Holanda, ndërsa në grupin F është i vërtetuar tashmë Gjermania, dhe pjesë e atij grupi mund të jenë shtete si Franca, Polonia, Zvicra, Kroacia, Portugalia, Turkia, Austri, Suedzi dhe Çeki.

GRUPI A (Ndeshjet në Romë dhe Baku)

Itali

Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci

Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke

Finlandë/Uells

GRUPI B (Ndeshjet në Shën Petersburg dhe Kopenhagë)

Belgjikë

Rusi

Danimarkë

Finlandë/Uells

GRUPI C (Ndeshjet në Amsterdam dhe Bukuresht)

Ukrainë

Holandë

Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke

Fituesi i play-off LIga A (vetëm nëse është Rumania) ose fituesi i Liga D (Gjeorgji/Maqedoni e Veriut/Kosovë/Bjellorusi). Nëse Rumania fiton Ligën A, shkon automatikisht në këtë grup, përndryshe këtu përfundon direkt fituesi i Ligës D ku është Kosova dhe skuadra e Ligës A përfundon në Grupin F.

GRUPI D (Ndeshjet në Londër dhe Gllasgou)

Angli

Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci

Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke

Fituesi i play-off Liga C (Skoci/Norvegji/Serbi/Izrael)

GRUPI E (Ndeshjet në Bilbao dhe Dublin)

Spanjë

Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci

Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke

Fituesi i play-off Liga B (Bosnjë Hercegovinë/Sllovaki/Irlandë/Irlandë e Veriut)

GRUPI F (Ndeshjet në Mynih dhe Budapest)

Gjermani

Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci

Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke

Fituesi i play-off Liga A (Islandë/Bullgari/Hungari/Rumani) ose Liga D (Gjeorgji/Maqedoni e Veriut/Kosovë/Bjellorusi). Nëse Rumania nuk fiton Ligën A, atëherë fituesi i saj përfundon direkt në këtë grup. Në rast suksesi të rumunëve, këtu kalon skudra e Ligës D.

The post Sot hedhet shorti për EURO 2020, këta do të jenë kundërshtarët e Kosovës në rast të kualifikimit appeared first on Drenica Press.

Tuna vizitoi Durrësin mbetet pa fjalë nga ajo që pa

Posted: 30 Nov 2019 01:23 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Artistëve të shumtë shqiptarë, që janë mobilizuar për tu dalur në ndihmë banorëve të Shqipërisë, që u prekën nga tërmeti i së martës, i është bashkuar edhe këngëtarja Tuna.

Ajo ka shkuar fizikisht në zonat e prekura nga tërmeti, teksa është shprehur se ka mbetur pa fjalë me atë që ka parë atje.

Përmes një publikimi në Instagram, Tuna ka thënë se nuk mund ta përshkruaj dhimbjen, duke shtuar se lutet për të gjithë.

Në postimin e fundit ajo ne InstaStory ka publikuar disa pamje nga Durrësi dhe si duket mbetet pa fjalë nga gjendja e vështirë e të mbijetuarve aty.

"Nuk kam fjale ta përshkruaj ketë dhimbje. Zoti e bëftë mirë. Lutem për ju. Lutem për të gjithë NE", ka shkruar Tuna.

Ajo ditë më parë më një grup artistesh nga Maqedonia se bashku me mbështetjen e Kryqit të Kuq, kanë mbajtur një konference për shtyp, për të treguar se janë  grumbulluar donacione për ndihmën dhe mbështetjen e viktimave të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

The post Tuna vizitoi Durrësin mbetet pa fjalë nga ajo që pa appeared first on Drenica Press.

Ky është gjesti human i Medës për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri

Posted: 30 Nov 2019 01:20 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Pas tërmetit, Meda bën gjestin human për vëllezërit shqiptar.

Tërmeti që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës ka bërë që gjithë shqipfolësit anë e mbanë botës të solidarizohen në forma të ndryshme.

Përveç që nuk munguan fillimisht ngushëllimet për viktimat që humbën jetën tragjikisht, humanizmi i shqiptarëve shkoi përtej kësaj, shkruan Kosovarja.

Dikush duke dhuruar ndihma,e dikush edhe duke strehuar të prekurit nga tërmeti.

Edhe fytyrat publike e përjetuan ndjeshëm këtë tragjedi. Ishte dita kur dje e këto ditë më shumë se kurrë të tregojmë vëllazërinë që kemi në gjak.

Si shumë tjerë, edhe këngëtari Meda i ka anuluar të gjitha aktivitetet muzikore në shenjë nderimi për viktimat dhe të prekurit nga tërmeti.

Për këtë është deklaruar vetë këngëtari në rrjetin e tij.

The post Ky është gjesti human i Medës për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri appeared first on Drenica Press.

Interesante: Deputeti italian propozon martesë gjatë debatit në parlament

Posted: 30 Nov 2019 01:19 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Nëse dikush ju pyet për vendin më romantik në Itali, lirisht mund t'i thoni që janë Venediku, Firenca ose Roma.

Ajo që ju ndoshta nuk do t'i thoshit është parlamenti italian.

Megjithatë të enjten – gjatë një debati në parlamentin italian, një deputet bëri një propozim për martesë.

"Do të martohesh me mua"? e pyeti Flavio Di Muro, duke nxjerrë një unazë dhe duke shikuar të dashurën e tij, Elisa De Leo.

Deputetët tjerë e duartrokitën atë. Por Robert Fico, kryetar i parlamentit, ishte më pak i impresionuar.

Elisa De Leo ka pranuar propozimin e deputetit italian. Telegrafi

The post Interesante: Deputeti italian propozon martesë gjatë debatit në parlament appeared first on Drenica Press.

Oktapod dhe kallamari në skarë, dreka zyrtare e kunatës së Ramush Haradinajt që kushtoi afër 300 euro

Posted: 30 Nov 2019 01:17 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Fiks 296 euro i ka kushtuar buxhetit të shtetit vetëm një drekë zyrtare e Vesmira Haxhajt-Haradinajt, kunatës së kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Kunata e Haradinajt që ishte bërë zv/drejtore e Financave në Telekom pa konkurs, ka shpenzuar afër 300 euro në drekën zyrtare të 8 nëntorit.

Oktapod në skarë, kallamari në skarë, koc skare janë vetëm disa nga ushqimet e kësaj dreke zyrtare, të cilat i janë faturuar buxhetit të shtetit nga kunata e kryeministrit në largim.

Gazeta Sinjali ka siguruar faturën e drekës zyrtare të Vesmira Haxhajt –Haradinajt, e cila vazhdon me 'kurdo mix', 'Linkguine karkaleca' 'Paana Colla' e supë peshku.

Kunata e Haradinajt kishte marrë një tjetër vendim kontrovers në gushtin e këtij viti, ku përkundër krizës së Telekomit, ajo kishte porositur 305 telefona në vlerë të 207 mijë eurove.

Në mars të këtij viti, Vasmira Haxhaj – Haradinaj ishte zgjedhur zv/drejtoresh e Financave në Telekom pa konkurs fare.

Kryeministri në largim kishte mohuar të ketë ndikuar në punësimin e kunatës së tij duke thënë se nuk është në dijeni sesi ishte punësuar në Telekom./Front Online/

The post Oktapod dhe kallamari në skarë, dreka zyrtare e kunatës së Ramush Haradinajt që kushtoi afër 300 euro appeared first on Drenica Press.

Familja nga Thumana në qiell të hapur, Elvis Naçi: Banesa e parë që do të ndërtohet do jetë e Fatmirës

Posted: 30 Nov 2019 01:14 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Mbrëmë në emisionin "N'Kosovë show", i cili transmetohet edhe në "News 24" u paraqit rasti i një familjeje me tre anëtare, një gruaja me dy vajzat e saj, të cilave iu është shembur shtëpia në Thumanë dhe tashmë janë në qiell të hapur.

Vajzat treguan se ata tashmë jetojnë në kamp e se janë në qiell të hapur.

"Kur ra tërmeti u prish gjithçka. Kemi mbetur në qiell të hapur", tha një nga vajzat.

Vajza tjetër deklaroi se prisnin vdekjen nga ajo që ndodhi, por shtoi është një fat i madh që sonte janë ende gjallë.

"Prisnim vdekjen në fakt, nuk mendonim se do të shpëtonim. Kemi dalë pasi ka mbaruar tërmeti. Edhe nëse shtëpitë të bëhen prapë aty, unë nuk besoj se do të doja të rrija prapë aty, sepse kemi përjetuar një tmerr të madh. Përjetuam gjendje shoku. Në kamp kemi pasur të hamë, kemi pasur kushte", tha vajza tjetër e familjes.

Imami Elvis Naçi dha lajmin e mirë, se shtëpia e parë që do të dhurohet në Thumanë, me kontribut të shqiptarëve do shkojë për Fatmirën dhe vajzat e saj.

"Sot me kontribut të shqiptarëve ne do bëjmë një të mirë. Shtëpia e parë që do të ndërtohet do jetë e juaja. Fatmirës do t'i blihet banesë e re. Ju jeni tre femra dhe nuk iu shkon shqiptarëve kjo, ju e meritoni një banesë të re", tha Elvis Naçi.

The post Familja nga Thumana në qiell të hapur, Elvis Naçi: Banesa e parë që do të ndërtohet do jetë e Fatmirës appeared first on Drenica Press.

Edhe Lezha po shkatërrohet nga lëkundjet

Posted: 30 Nov 2019 01:12 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Dëme nga tërmeti ka patur në shumë pallate edhe në qytetin e Lezhës.

Nga verifikimet disa rezultojnë të pabanueshëm.

I tillë është  pallati numër 47 në bllokun e banimit pranë lumit Drin në qytetin e Lezhës. Objekte ka pësuar çarje nga të gjitha anët dhe rrezikon shembjen.

Pjesa më e madhe e banorëve po qëndrojnë jashtë, por ka dhe prej atyre që sfidojnë frikën dhe vijojnë të jetojnë aty.

Në Komunën e Lezhës deri më tani rezultojnë 81 objekte të pabanueshëm, ndërsa qytetaret e ngelur të pastrehe një pjese po qëndrojnë tek të afërmit e tyre e të tjerë janë strehuar në hotelet e Shëngjinit.

The post Edhe Lezha po shkatërrohet nga lëkundjet appeared first on Drenica Press.

Në dhjetor mund të merret vendimi për viza për kosovarët

Posted: 30 Nov 2019 01:06 AM PST

https://drenicapress.info/feed/

Institucionet këtë javë për dy ditë ishin nikoqire të vizitës së delegacionit nga Gjermania, konkretisht Ministrisë Federale për Punë të Brendshme, Ndërtim dhe Atdhe, për çështjen e liberalizmit të vizave.

Takimit janë mbajtur pa prezencën e medieve, përderisa për mbajtjen e takimeve u lëshua vetëm një komunikatë. Ndonëse nuk bëhet i qartë qëndrimi i pjesëmarrësve në komunikatë thuhet se ata kanë vlerësuar si një hap të rëndësishëm përafrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Lidhur me këtë, drejtori ekzekutiv i organizatës "Çohu", Arton Demhasaj, ka thënë për Ekonomia Online se çështja e liberalizimit të vizave ka mbetur në vendimmarrjen politike e cila merret nga Këshilli Evropian.

Analisti politik theksoi se në dhjetor mund të merret vendimi për vizat, krejt kjo nëse Këshilli merr një vendim me 2/3 e anëtarëve pro heqjes së vizave për Kosovën, atëherë mbetet vetëm procesi teknik se kur do të hyjë në fuqi.

"Kumtimi për plotësim të kritereve për liberalizim të vizave ka ardhur zyrtarisht nga Komisioni Evropian, njëkohësisht edhe përmes votimit në Parlamentin Evropian përmes kalimit të komisionit parlamentit evropian për çështjen e liberalizimit të vizave. Kosova i ka plotësuar kriteret e kërkuara për liberalizim të vizave. Por procesi ka mbete te vendimmarrja politike e cila merret përmes Këshillit", ka thënë Demhasaj.

"Kjo është vonuar për shkak të zgjedhjeve të BE-së e deri të krijimi i institucioneve të reja. Ajo çka mbetet është çështja e heqjes së vizave për Kosovën të hyjë në agjendën e Këshillit dhe pastaj Këshilli ta marr një vendim që 2/3 e shteteve anëtare që përbëjnë 2/3 e popullsisë të BE-së. Që të merret vendimi pro heqjes së vizave të Kosovës dhe pastaj procesi i përgatitja teknike se kur vendoset data se kur vendimi hynë në fuqi", ka shtuar ai.

Demhasaj ka njoftuar se Qeveria është e përgatitur me disa veprime të cilët është dashur t'i marrë pas vendimit. Ai po ashtu theksoi se nëse në dhjetor Këshilli Evropian e vendos në agjendë çështjen e liberalizimit të vizave atëherë mundet me qenë një vendim për Kosovën.

"Kosova ka përparësi në procesin teknik pasi Qeveria dhe Ministria e Integrimeve Evropiane kanë ndërmarr disa veprime që duhet të merren pas vendimit. Paraprakisht ka filluar me u marr me atë procesin e informimit të qytetarëve e gjithë ato për procesin e liberalizimit të vizave. E rëndësishme është tani nxjerrja e vendimit nga ana e Këshillit ku vendoset që Kosovës t'i hiqen vizat në një datë të caktuar", ka thënë Demhasaj.

"Nëse në dhjetor mundet me pas mbledhje të këshillit dhe futet në agjendë çështja e liberalizimit të vizave atëherë mundet më ndodhë që në këtë mbledhje me pas një vendim për Kosovën sa i përket çështjes së vizave. Ai vendim mundet me u materializua dhe me funksionuar prej një datës së caktuar që mundet me qenë 2020 qoftë në prill apo qershor pasi deri 6 muaj merr kohë nga vendimi", u shpreh Demhasaj.

Ky proces bashkëpunimi, ka nisur pas kërkesës së Kryeministrit në detyrë Haradinaj, që shteti Gjerman, konkretisht ekspertët e kësaj fushe nga Ministria e Brendshme, ta vizitojnë Kosovën për të parë në realitet punën e bërë.

The post Në dhjetor mund të merret vendimi për viza për kosovarët appeared first on Drenica Press.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more