“Sergio Ramos me golin e fundit ka shënuar në 16 edicione radhazi – 62 realizime për Real Madridin, por mbetet larg rekordit që mbahet nga mbrojtësit” plus 9 more Telegrafi Futboll
“Sergio Ramos me golin e fundit ka shënuar në 16 edicione radhazi – 62 realizime për Real Madridin, por mbetet larg rekordit që mbahet nga mbrojtësit” plus 9 more Telegrafi Futboll |
- Sergio Ramos me golin e fundit ka shënuar në 16 edicione radhazi – 62 realizime për Real Madridin, por mbetet larg rekordit që mbahet nga mbrojtësit
- Vlerësimet e lojtarëve, Real Madrid 5-0 Leganes: Benzema shkëlqen, Hazard dhe Casemiro pas tij
- Chelsea 1-2 Manchester United, Rashford me notën më të lartë nga të tjerët
- Notat e lojtarëve, Udinese 0-4 Roma: Vazhdon shkëlqimi i Smalling
- Paraqitja e Mustafit dhe të tjerëve: Liverpool – Arsenal, notat e lojtarëve
- Notat e lojtarëve, Juventus 2-1 Genoa: Lojtar i ndeshjes Cristiano Ronaldo
- Real Madridi fiton me rezultat bindës ndaj Leganes
- Roma mposht me lehtësi Udinesen
- Juventusi fiton në frymën e fundit ndaj Genoas
- United eliminon Chelsean nga Carabao Cup
Posted: 30 Oct 2019 04:12 PM PDT I janë dashur 11 ndeshje Sergio Ramosit që ta gjejë golin e parë për Real Madridin në sezonin 2019/20, kur shënoi nga pika e bardhë ndaj Leganes. Me këtë gol ai ka lënë shenjë me shënime për Real Madridin çdo vit për klubin nga Santiago Bernabeu që nga viti 2005. Ai tani ka shënuar në 16 edicione radhazi, që është një rekord që e mban së bashku me Lionel Messin, pasi ai kishte shënuar edhe në dy sezonet e tij të fundit me Sevillan.
Ramos është një golashënues mbresëlënës për Madridin pasi gjithsej ka shënuar 85 gola. Ai shënoi nga pika e bardhë ndaj Leganes, pas tentimit të dytë, pasi në herën e parë penallti u huq nga ai, por portieri e kishte lëshuar portën para kohe. Me 62 gola në La Liga ai është larg më mirë se të gjithë mbrojtësit aktual, pasi pas tij vijnë Gerard Pique me 28 dhe Marcelo me 25 gola.
Para tij dhe vështirë i arritshëm është Fernando Hierro me 106 gola. /Telegrafi/ The post Sergio Ramos me golin e fundit ka shënuar në 16 edicione radhazi – 62 realizime për Real Madridin, por mbetet larg rekordit që mbahet nga mbrojtësit appeared first on Telegrafi. |
Vlerësimet e lojtarëve, Real Madrid 5-0 Leganes: Benzema shkëlqen, Hazard dhe Casemiro pas tij Posted: 30 Oct 2019 03:39 PM PDT Real Madridi e ka mposhtur Leganesin me rezultat bindës 5-0 në kuadër të javës së 11-të në La Liga. Real Madridi gjendet në vendin e dytë me 21 pikë, një më pak se Barcelona që është lider. Lojtari i ndeshjes doli të jetë Karim Benzema që shënoi një herë dhe asistoi dy herë. Vlerësime të mira kishin edhe Eden Hazard dhe Casemiro me 8.7. Youssef En-Nesyri ishte më vlerësuar te Leganes me 6.3, të tjerët të gjithë kishin nota të dobëta. /Telegrafi/ Notat e lojtarëve të Real Madridit Notat e lojtarëve të Leganes The post Vlerësimet e lojtarëve, Real Madrid 5-0 Leganes: Benzema shkëlqen, Hazard dhe Casemiro pas tij appeared first on Telegrafi. |
Chelsea 1-2 Manchester United, Rashford me notën më të lartë nga të tjerët Posted: 30 Oct 2019 03:32 PM PDT Manchester United ka kaluar në rrethin tjetër të Carabao Cup, pasi e ka eliminuar Chelsean në Stamford Bridge me rezultat 1-2. Golin e vetëm për The Blues në këtë takim e shënoi Michy Batshuayi, derisa për Djajtë e Kuq të dy golat i realizoi Marcus Rashford. United ishte skuadër më e mirë në fushë, gjersa mori notën 6.71, ndërsa Chelsea u vlerësua me 6.45, diferencë e ngushtë mes dy skuadrave. Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Rashford që mori notën 8.2, shkaku i dy golave të shënuar. Në anën tjetër, portieri i Chelseat, Willy Caballero kishte vlersimin më të ulët, e që mori 5.6. Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/ The post Chelsea 1-2 Manchester United, Rashford me notën më të lartë nga të tjerët appeared first on Telegrafi. |
Notat e lojtarëve, Udinese 0-4 Roma: Vazhdon shkëlqimi i Smalling Posted: 30 Oct 2019 03:26 PM PDT Roma ka arritur të shënojë fitore të thellë ndaj Udineses me rezultat 4-0. Kjo fitore e ngrit Romën në vendin e katërt me 19 pikë dhe erdhi me 10 lojtarë, pasi Fazio doli me të kuq në pjesën e parë. Lojtari i ndeshjes doli të jetë Cris Smalling me 8.6, pasi e shënoi edhe një gol. Lartë u vlerësua edhe Javier Pastore me 8.5. Pothuajse e gjithë skuadra e Romës kishte nota pozitive. Te Udinese vështirë të gjindet një pikë e fortë, por lojtari më i vlerësuar doli Sema me 7.0. Lojtari më i dobët i takimit ishte sulmuesi Lassagna me 5.0. /Telegrafi/
The post Notat e lojtarëve, Udinese 0-4 Roma: Vazhdon shkëlqimi i Smalling appeared first on Telegrafi. |
Paraqitja e Mustafit dhe të tjerëve: Liverpool – Arsenal, notat e lojtarëve Posted: 30 Oct 2019 03:22 PM PDT Liverpooli e ka eliminuar Arsenalin nga 1/8 e finales së Carabao Cup me anë të penalltive, pasi koha e rregullt kishte përfunduar 5-5. Golat për The Reds i shënuan Shkodran Mustafi (auto-gol), James Milner, Alex Oxlade Chamberlain dhe Divock Origi që shënoi dy gola. Në anën tjetër, golat për Arsenalin i realizuan Lucas Torreira, Gabriel Martinelli me dy golësh, Ainsley Maitland-Niles dhe Joe Willock. Liverpooli ishte skuadër për një nuancë më e mirë, derisa mori notën e përgjithshme 6.99, ndërsa Arsenali u vlerësua me 6.58. Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Divock Origi që mori notën 9.3, shkaku i dy golave të realizuar. Shkodran Mustafi kishte një paraqitje nën mesatare, për t'u notuar kështu me 5.9. Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje u vlerësua portieri i Arsenalit, Emiliano Martinez, që mori 3.6. Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
The post Paraqitja e Mustafit dhe të tjerëve: Liverpool – Arsenal, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi. |
Notat e lojtarëve, Juventus 2-1 Genoa: Lojtar i ndeshjes Cristiano Ronaldo Posted: 30 Oct 2019 03:17 PM PDT Juventusi ka arritur ta mposht Genoan, duke e shënuar golin e fitore vetëm në kohën shtesë nga pika e bardhë me Cristiano Ronaldon për 2-1. Juventusi kthehet lider pas kësaj fitoreje me 26 pikë, një më shumë se Interi. Lojtari i ndeshjes doli të jetë Cristiano Ronaldo që u vlerësua me 8.4. Përveq tij vlerësim të lartë kishin edhe Rodrigo bentacur 8.1 dhe Poulo Dybala 8.0. Te Genioa kishte disa individë të dalluar si Agudelo me 8.2 dhe Kouame me 7.9./Telegrafi/ Notat e lotjarëve të Juventusit Notat e lotjarëve të Genoas The post Notat e lojtarëve, Juventus 2-1 Genoa: Lojtar i ndeshjes Cristiano Ronaldo appeared first on Telegrafi. |
Real Madridi fiton me rezultat bindës ndaj Leganes Posted: 30 Oct 2019 03:05 PM PDT Real Madridi e ka mposhtur Leganesin me rezultat bindës 5-0 në kuadër të javës së 11-të në La Liga. Pas vetëm shtatë minutash lojë në Santiago Bernabeu, Rodrygo Goes i kaloi madrilenët në epërsi, pas një asistimi nga Karim Benzema. Një minutë kaloi nga goli i parë dhe Toni Kroos (8') e dyfishoi epërsinë e që sulmuesi francez ishte përsëri asistuesi. Në minutën e 24-të, Los Bancos fituan një penallti të cilën në gol e konvertoi Sergio Ramos, për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me tri gola epërsi. Pjesa e dytë kishte një ritëm më të ngadaltë, mirëpo madrilenët arritën ta shënonin edhe golin e katërt. Karim Benzema e ndryshoi rolin e tij nga një asistues, në golashënues, pasi realizoi nga pika e bardhë në minutën e 69-të. Kur u menduar se ndeshja po përfundonte me këtë rezultat, Luka Jovic (90’+1) shënoi golin e pestë nga asistimi i Dani Carvajal. Pas javës së 11-të, Real Madridi gjendet në vendin e dytë me 21 pikë, një më pak se Barcelona që është liderë, ndërsa në xhiron e 12-të do të takohen me Betisin. /Telegrafi/ The post Real Madridi fiton me rezultat bindës ndaj Leganes appeared first on Telegrafi. |
Roma mposht me lehtësi Udinesen Posted: 30 Oct 2019 03:03 PM PDT Roma ka arritur të shënojë fitore të thellë ndaj Udineses me rezultat 4-0. Romakët e nisën mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e 19-të me Nico Zanilon. Gjërat u dukën që u keqësuan për Romën, kur mbeti me 10 lojtarë, pasi që Fazio mori karton të kuq direkt në minutën e 32-të. Epërsinë numerike nuk e shfrytëzoi Udinese dhe pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Romës. Pjesa e dytë i takoi në tërësi Romës që shënoi edhe tri herë tjera. Cris Smalling shënoi në minutën e 51-të, ndërsa pas tij e gjeti rrjetën edhe Justin Kulivert pas tre minutash (3-0). Ndeshjen e mbylli Koloav me një gol nga pika e bardhë në minuan e 65-të. Kjo fitore e ngjet Romën në vendin e katërt me 19 pikë. /Telegrafi/ The post Roma mposht me lehtësi Udinesen appeared first on Telegrafi. |
Juventusi fiton në frymën e fundit ndaj Genoas Posted: 30 Oct 2019 02:57 PM PDT Juventusi ka arritur ta mposht Genoan, duke e shënuar golin e fitore vetëm në kohën shtesë nga pika e bardhë me Cristiano Ronaldon për 2-1. Zonja e Vjetër e filloi ndeshjen ne sulm duke i radhitur rastet me Paulo Dybalan dhe Cristiano Ronaldon, por që nuk arritën të shënonin. Për të parë golin e parë u desh të pritej minuta e 36-të e ndeshjen kur Leonardo Bonucci shënoi më kokë për 1-0. Nuk vonoi shumë kundërpërgjigja e Genoas që erdhi pas pesë minutash. Cristian Kouame shënoi një gol të çuditshëm me dy prekje në portën e Giggi Buffon (1-1). Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Në pjesën e dytë Juventusi me të gjithë arsenalin e tij iu sul portës së Genoas. Shumë raste nga 'Zonja e Vjetër' , por që nuk sollën rezultat brenda 90 minutave. Fitoren Juventusit ia siguroi Cristiano Ronaldo që nxori penallti dhe e ktheu në gol në minutën e katërt të kohës shtesë. Juventusi kthehet lider me 26 pikë, një më shumë se Interi. /Telegrafi/ The post Juventusi fiton në frymën e fundit ndaj Genoas appeared first on Telegrafi. |
United eliminon Chelsean nga Carabao Cup Posted: 30 Oct 2019 02:55 PM PDT Manchester Unitedi e ka eliminuar Chelsean nga Carabao Cup, pasi ndeshja përfundoi 1-2 në Stamford Brdige. Pjesa e parë nuk ishte ritëm të lartë edhe pse Djajtë e Kuq arritën të kalonin në epërsi me anë të Marcus Rashford që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 25-të. 45-minutëshi i dytë kishte më shumë raste dhe të dy skuadrat zhvilluan lojë më të hapur. Michy Batshuayi e ktheu Chelsean në lojë në minutën e 61-të, pasi i barazoi shifrat në 1-1 me një gol të bukur nga distanca. Por, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer filloi të zhvillonte lojë më sulmuese dhe riktheu epërsinë. Rashford e kaloi përsëri Unitedi në epërsi me golin e shënuar në minutën e 73-të, për t'i mundësuar kështu skuadrës së tij që të kalonte në rrethin tjetër të Carabao Cup. /Telegrafi/ The post United eliminon Chelsean nga Carabao Cup appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Futboll – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: