Skip to main content

“Milani e ka kontaktuar Shevchenkon për postin e trajnerit” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Milani e ka kontaktuar Shevchenkon për postin e trajnerit” plus 9 more Telegrafi Futboll


Milani e ka kontaktuar Shevchenkon për postin e trajnerit

Posted: 29 Sep 2019 03:10 PM PDT

E ardhmja e Marco Giampaolos është vënë në dyshim pas humbjes së katërt të Milanit në gjashtë ndeshjet e para në Serie A.

Rossonerët u nënshtruan në shtëpi nga Fiorentina (1-3), gjë që nxiti protestën e tifozëve të cilët u larguan nga San Siro pa përfunduar ndeshja.

Giampaolo nuk e ka në plan të japë dorëheqje nga Milani Giampaolo nuk e ka në plan të japë dorëheqje nga Milani

Pas ndeshjes, Giampaolo deklaroi se e pranon përgjegjësinë, porse nuk e ka në plan të japë dorëheqje, sepse u beson ideve të tij.

Andriy Shevchenko (Foto: Ross Kinnaird/Getty Images/Guliver)

Sido që të jetë, shefat e Milanit tashmë po mendojnë për trajnerin e ardhshëm dhe Tuttomercatoweb raporton se e kanë kontaktuar legjendën e klubit, Andriy Shevchenko.

Ish-sulmuesi ukrainas ka qenë pjesë e Rossonerëve për shtatë sezone (1999-2006) dhe më pas u kthye edhe për një sezon tjetër (2008–2009), ndërsa nga viti 2016 ka qenë trajner i Ukrainës.

Si lojtar, me Milanin e ka fituar titullin e Serie A, Kupën e Italisë, Superkupën e Italisë, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e UEFA-s. /Telegrafi/

The post Milani e ka kontaktuar Shevchenkon për postin e trajnerit appeared first on Telegrafi.

Giampaolo nuk e ka në plan të japë dorëheqje nga Milani

Posted: 29 Sep 2019 02:57 PM PDT

Trajneri i Milanit, Marco Giampaolo, e ka komentuar humbjen (1-3) nga Fiorentina, ndërsa e ka bërë të qartë se nuk e ka në plan të japë dorëheqje, përkundër presionit aktual dhe rezultateve të dobëta.

“Ishte lojë e keqe në aspektin individual, pa organizmi apo kuptim kolektiv të përgjegjësive… Kur gjërat nuk shkojnë mirë, duhet ta kesh fuqinë që ta gjesh identitetin si skuadër”.

Moment i vështirë për Milanin, nënshtrohet nga Fiorentina Moment i vështirë për Milanin, nënshtrohet nga Fiorentina

“Nëse përpiqemi t’i zgjidhim gjërat individualisht, rrezikojnë të thellohemi në vështirësi dhe kjo ndodhi sonte (e diel)”.

“Tifozët janë mësuar me spektakle të tjera dhe ata kanë çdo të drejtë të protestojnë”, ka deklaruar Giampaolo për Sky Sport Italia.

I pyetur se nëse po mendon për situatën e tij në klub dhe nëse i është thënë diçka, trajneri është përgjigjur: “Unë e marr përgjegjësinë, natyrisht, por vazhdoj tutje, sepse u besoj ideve të mia”. /Telegrafi/

The post Giampaolo nuk e ka në plan të japë dorëheqje nga Milani appeared first on Telegrafi.

Pamjet nga lëndimi i frikshëm i Giovani dos Santos

Posted: 29 Sep 2019 02:34 PM PDT

Sulmuesi i Club America, Giovani dos Santos, pësoi një lëndim serioz në ndeshjen kundër Chivas Guadalajara, saqë u detyrua të dërgohej me urgjencë në spital.

Një ndërhyrje e mbrojtësit kundërshtar, Antonio Bresino, me take të ngritur i shkaktoi dëmtim serioz në kofshën e lojtarit meksikan.

Dos Santos është operuar me sukses pas lëndimit të tmerrshëm Dos Santos është operuar me sukses pas lëndimit të tmerrshëm

(Foto: Screenshot/Twitter)

Si pasojë e goditjes, 30-vjeçari pësoi çarje dhe që në momentin e lëndimit vërehej plaga që gjakoste.

Pamjet nga xhirimet dhe fotografitë që dolën menjëherë pas dëmtimit ishin të tmerrshme, saqë ishte menduar se meksikani ka pësuar edhe frakturë në këmbë.

Mirëpo, pas ekzaminimeve mjekësore, është kuptuar se ishte vetëm një plagë në muskul dhe se nuk kishte thyerje të këmbës.

(Foto: Screenshot/Twitter)

Ish-lojtari i Barcelonës dhe Tottenham Hotspurit është operuar dhe do të mungojë gjashtë javë. /Telegrafi/

(Foto: Manuel Velasquez/Getty Images/Guliver)

 

(Foto: Hector Vivas/Getty Images/Guliver)

The post Pamjet nga lëndimi i frikshëm i Giovani dos Santos appeared first on Telegrafi.

Ribery: Jam plakur, por ndihem i ri në fushë – futbolli është jeta ime

Posted: 29 Sep 2019 02:28 PM PDT

Franck Ribery ka bërë shaka për moshën e tij pas golit të shënuar në fitoren e Fiorentinas (3-1) kundër Milanit.

36-vjeçari tregoi mjeshtërinë e tij duke i nxjerrë nga loja mbrojtësit vendas dhe realizoi, ashtu që nxiti brohoritje të tifozëve nga të dyja taboret.

“Jam i gëzuar, kur luan në San Siro, është gjithmonë e veçantë. Është një stadium i madh, ka shumë tifozë. Aktualisht është vështirë për tifozët e Milanit, por ne bëmë paraqitje të mira dhe ishte e rëndësishme për ne”.

Moment i vështirë për Milanin, nënshtrohet nga Fiorentina Moment i vështirë për Milanin, nënshtrohet nga Fiorentina

“Po, jam plakur, por ndihem i ri në fushë! Futbolli është jeta ime, e dua. Isha i uritur kur erdha te Fiorentina dhe më gëzon kur e shoh skuadrën duke luajtur mirë”.

“Erdha t’i ndihmoj Fiorentinas, lojtarëve dhe tifozëve. Jam i kënaqur, por duhet të punoj secilën ditë, secilën javë që të luaj në mënyrën si luajta sonte (e diel)”, ka deklaruar Ribery për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

 

The post Ribery: Jam plakur, por ndihem i ri në fushë – futbolli është jeta ime appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Milan 1-3 Fiorentina, vlerësim i ulët për Rossonerët

Posted: 29 Sep 2019 02:06 PM PDT

Milani ka pësuar një tjetër humbje në Serie A, kësaj radhe nga Fiorentina, për ta thelluar krizën e skuadrës.

Në ndeshjen e zhvilluar në San Siro, Rossonerët bënë paraqitje më të dobët, prandaj nota e tyre mesatare (6.45) është më e ulët në krahasim me atë të Violas (6.99).

Moment i vështirë për Milanin, nënshtrohet nga Fiorentina Moment i vështirë për Milanin, nënshtrohet nga Fiorentina

Golashënuesi Gaetano Castrovilli ka marrë vlerësimin më të lartë (8.3) në këtë ndeshje, i ndjekur nga golashënuesi i vetëm i Milanit, Rafael Leao (8.2) dhe Milan Badelj (8.1).

Nota më e ulët ka shkuar për Mateo Musacchion (5.3), i cili u përjashtua me karton të kuq.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Milanit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Fiorentinas (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Milan 1-3 Fiorentina, vlerësim i ulët për Rossonerët appeared first on Telegrafi.

Moment i vështirë për Milanin, nënshtrohet nga Fiorentina

Posted: 29 Sep 2019 01:39 PM PDT

Fiorentina e ka nëpërkëmbur Milanin në ndeshjen e javës së gjashtë në Serie A duke e mposhtur me rezultat 3-1 para tifozëve në San Siro.

Ndeshja nuk nisi mirë për Rossonerët, pasi në minutën e 14-të u akordua penallti për mysafirët dhe Erick Pulgar u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Në pjesën e parë pati raste të tjera për Violan, sidomos nga Federico Chiesa, porse edhe vendasit rrezikuan me anë të Susos, sidoqoftë gola të tjerë nuk pati.

Akoma më keq për vendasit u bë në gjysmën e dytë, pasi Mateo Musacchio u përjashtua me karton të kuq (55′) me ndihmën e VAR-it.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Fiorentina e mori lojën në dorë dhe vazhdoi të krijonte raste rreziku, ndërsa një top të kthyer e shfrytëzoi Gaetano Castrovilli për ta shënuar golin e dytë (66′).

Një tjetër penallti vizitorët e patën në minutën e 70-të, mirëpo goditjen e Federico Chiesas e mbrojti Gianluigi Donnarumma. Veterani Franck Ribery tregoi mjeshtërinë e tij duke u treguar i qetë në zonë, duke i nxjerrë jashtë loje mbrojtësit vendas dhe duke realizuar (78′).

Kjo ishte humbja e katërt e Milanit që i ka regjistruar vetëm dy fitore dhe me gjashtë pikë qëndron në vend të 16-të në tabelë.

Fiorentina, nga ana tjetër, e ka regjistruar fitoren e dytë, ndërsa numëron edhe dy barazime dhe dy humbje dhe qëndron në pozitën e nëntë. /Telegrafi/

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Veterani Franck Ribery tregoi mjeshtërinë e tij duke u treguar i qetë në zonë, duke i nxjerrë jashtë loje mbrojtësit vendas dhe duke realizuar (78′).

Golin e nderit për skuadrën nikoqire e shënoi Rafael Leao në minutën e 80-të të ndeshjes.

The post Moment i vështirë për Milanin, nënshtrohet nga Fiorentina appeared first on Telegrafi.

Dos Santos është operuar me sukses pas lëndimit të tmerrshëm

Posted: 29 Sep 2019 12:41 PM PDT

Futbollisti meksikan, Giovani dos Santos, i ka falënderuar fansat për mbështetjen që i kanë dhënë në momentet e vështira pas lëndimit të frikshëm në Liga MX.

Pas katër viteve të kaluara në MLS te LA Galaxy, në korrik të këtij viti, sulmuesi u transferua te Club America, ndërsa gjatë qëndrimit në Amerikë kishte pasur probleme me lëndime.

Pas lëndimit 'horror', Dos Santos publikon fotografi nga spitali: Do të kthehem më i fortë Pas lëndimit 'horror', Dos Santos publikon fotografi nga spitali: Do të kthehem më i fortë

Megjithatë, ai nuk ka mundur tra parashikonte ndërhyrjen e mbrojtësit të Chivas Guadalajara, Antonio Bresino, që ishte brutale.

Si pasojë e asaj ndërhyrjeje, 30-vjeçari pësoi edhe një plagë në muskulin kuadriceps të kofshës dhe u desh t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjike për ta mjekuar.

Lëndimi i tij nuk është aq serioz sa ishte menduar në fillim, pasi të gjithë mendonin se ka pësuar frakturë në gju.

Porse ekzaminimet mjekësore treguan se nuk ka thyerje të ashtit dhe se pritet që Dos Santos të kthehet në fushë pas gjashtë javësh. /Telegrafi/

(Foto: Manuel Velasquez/Getty Images/Guliver)

The post Dos Santos është operuar me sukses pas lëndimit të tmerrshëm appeared first on Telegrafi.

Pas lëndimit ‘horror’, Dos Santos publikon fotografi nga spitali: Do të kthehem më i fortë

Posted: 29 Sep 2019 11:33 AM PDT

Sulmuesi i Club America, Giovani dos Santos, e ka publikuar një fotografi të tijën nga spitali mëngjesin e të dielës.

Ish-lojtari i Barcelonës pësoi një lëndim të rëndë pas një përplasjeje me lojtarin e Guadalajaras, Antonio Briseno. Pamjet nga momenti i lëndimit ishin të frikshme, saqë u raportua se mund të shënonte edhe fundin e karrierës së lojtarit 30 vjeçar.

Giovani dos Santos pëson lëndim të rëndë, mund të pensionohet nga futbolli Giovani dos Santos pëson lëndim të rëndë, mund të pensionohet nga futbolli

(Foto: Hector Vivas/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, Dos Santos është shfaqur i qeshur në krevatin e spitalit duke u premtuar tifozëve se do të kthehet akoma më i fortë.

Në ndërkohë, është bërë e ditur se ai e ka lënduar muskulin kuadriceps të kofshës, porse nuk ka pasur frakturë.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe lutjet tuaja! Falë Zotit, gjithçka shkoi mirë! Do të kthehem së shpejti dhe më i fortë”, ka shkruar lojtari në Twitter.

Klubi ka njoftuar se lojtari mund t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike dhe mungesa e tij pritet të jetë deri në gjashtë javë. /Telegrafi/

The post Pas lëndimit ‘horror’, Dos Santos publikon fotografi nga spitali: Do të kthehem më i fortë appeared first on Telegrafi.

Milan – Fiorentina, formacionet zyrtare të përballjes interesante në Serie A

Posted: 29 Sep 2019 10:50 AM PDT

Milani dhe Fiorentina i kanë publikuar formacionet për përballjen në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.

Ndeshja që fillon në ora 20:45 do të zhvillohet në stadiumin 'San Siro' e që do të jetë një takim për t'u mos u humbur.

Në këtë ndeshje, Rossonerët nuk mund të llogarisin në lojtarët si, Mattia Caldaras që është i lënduar dhe Pepe Reina që është i ndëshkuar me kartonë të verdhë.

Në anën tjetër, mysafirët do t'i kenë të gjithë lojtarët kryesor në dispozicion, derisa dy skuadrat do t'i kërkojnë vetëm tri pikë.

Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer, Calhanoglu; Suso, Piatek, Leao.

Formacioni startues i Fiorentinës: Dragowski; Milenkovic, Pezzella, Caceres; Lirola, Pulgar, Badelj, Castrovilli, Dalbert; Ribery, Chiesa. /Telegrafi/

The post Milan – Fiorentina, formacionet zyrtare të përballjes interesante në Serie A appeared first on Telegrafi.

Me grushta dhe gurë, përleshen tifozët e Tiranës dhe Partizanit

Posted: 29 Sep 2019 10:10 AM PDT

Përplasjet e dhunshme mes tifozerive të Tiranës dhe të Partizanit kanë shkaktuar kaos që një orë para fillimit të derbit mes dy skuadrave.

Menjëherë u bë e qartë që sigurimi i stadiumit do ta kishte shumë të vështirë të menaxhonin situatën në këto rrethana.

Ndaj FSHF ka bërë të qartë për skuadrat që nuk do të fillonte ndeshja në kushtet aktuale, pasi ishte e pamundur që të garantohej rendi në impiant ashtu siç duhej, në kushtet ku ishin shitur të gjitha biletat dhe ishte me kapacitet të plotë.

FSHF ka kërkuar ndërhyrjen e forcave të rendit në impiant, pasi përndryshe nuk do të lejonte që takimi të fillohej.

Një numër i madh policësh dhe forcash speciale kanë hyrë menjëherë në impiantin kryeqytetas duke u rreshtuar para tribunave të ulurave të dy skuadrave, për të normalizuar situatën e për të garantuar që ndeshja të fillonte.

The post Me grushta dhe gurë, përleshen tifozët e Tiranës dhe Partizanit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more