Skip to main content

“Ligji i Fiskalizimit, Denaj: Ja si do të luftohet evazioni, korrupsioni dhe informaliteti” plus 9 more - Gazeta Dita

“Ligji i Fiskalizimit, Denaj: Ja si do të luftohet evazioni, korrupsioni dhe informaliteti” plus 9 more - Gazeta Dita


Ligji i Fiskalizimit, Denaj: Ja si do të luftohet evazioni, korrupsioni dhe informaliteti

Posted: 31 Jul 2019 02:11 AM PDT

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, Delina Ibrahimaj kanë shpjeguar projektligjin e ri të fiskalizimit, që synon të sjellë një mënyrë të re të raportimit të shitjeve dhe blerjeve nga bizneset.

Sipas ministres Denaj me ligjin e ri, që duhet të hyjë plotësisht në fuqi vetëm në vitin 2021, bizneset do të lëshojnë fatura elektronike, të cilat do të regjistrohen në kohë reale nga organet tatimore nëpërmjet internetit.

Gjatë konferencës në Ministrinë e Financave, Denaj ka shpjeguar se me anë të këtij sistemi të ri teknologjik do të reduktohet gabueshmëria dhe informaliteti si dhe do të reduktohet korrupsioni i inspektorëve në terren. Denaj ka shpjeguar se gjithçka do të jetë online dhe shkelja do të shkojë së pari në aplikacionin online dhe më pas inspektorët do të dalin në terren për t'u ballafaquar me shkeljet e mundshme të bizneseve.

Më pas Denaj ka deklaruar se në vitin 2013 kur Kroacia e aplikoj këtë sistem të ri, kishte një përmirësim me rreth 20%.

"Synimi i këtij projekti është minimizimi i ekonomisë të padeklaruar. Uljen e korrupsionit, ofrime shërbimesh, dhe afrimin me BE. Nuk do të ketë taksapagues që nuk paguan pjesën e tij. Konkurrenca e pandershme dhe tregu i zi. Duhet të fokusohemi tek ata që bëjnë rrisk në ekonomi të luftojë evazionin fiskal. Ftoj të gjithë aktorët mediatik dhe të gjithë taksapaguesit të përfshihen në mbështetjen tonë. Gusht dhe Shtator do të kemi komunikim me grupet e interesit. Synojmë investime me shumë dhe përmirësojmë klimën e biznesit." ka deklaruar Denaj

Ndërsa Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka deklaruar se: "Ky sistem do të krijoji mbikqyrjen në kohë reale si tatim paguesit ashtu edhe ata administratës tatimore. do të ketë 2 dhe 3 G si në Europë. Do të kenë akses në internet. Fiskalizimi do të bazohet në softëare. Kjo do të uli ndjeshëm gabueshmërinë në mbledhjen e taksave. Presim ulje të informalitetit, dhe transaksioneve të fshehura. Fiskaliaizimi do të ndjek produktin nga inportin dhe deri tek konsumatori. Kjo do të përshpejtojë procesin dhe do të reduktojë gabimet. Me këtë sistem do të ketë kontroll mbi bazën e riskut dhe do shmanget inspektimi në bizneset e rregullta. do të kemi tryeza të rrumbullakta për tu konsultuar me bizneset. Nga sot do të percjellim në faqen ton mënyrat se si do të zhvillohet procesi."

Ndërsa Denaj më Pas ka shpejguar edhe rastin e Kroacisë e cila kishte përmirësim me 20% pas implikimit të kësaj risie " Nuk do të ketë kasë të re, por mënyrë të re të përkthimit të të dhënave. do të ket një APP të ri. sot dhe në muajt në vijim do të ketë një APP i parametrizuar dhe i aplikueshëm në të gjithë paisjet kompjuterike laptop ipad smart phone, dhe do të mundësojë kasat fiskale. Do të jetë gjenerata e re e kasave fiskale. do të ketë kosto por App do të jetë falas. Bizneset mund ta shkarkojnë në paisjet e tyre. do të bëjë gjithçka në kohë reale. Të dhënat do të zbulojnë evazionin dhe inspektorët do të shkojnë aty ku është efazioni. Është proces revulucionar. Kroacia në 2013 kishte përmirësim më shumë se sa 20% kur e vendosi."

Do dalin jashtë loje kasat fiskale?

"Është proces që duhet parë nga kompanitë e kasave. Nëse do të updatohen me App e ri. Është në dorën e biznesit se çdo të bëjë."

10 vjet tek i njëjti vend, gruaja më e fuqishme e Europës dhe pushimet e saj të thjeshta

Posted: 31 Jul 2019 02:05 AM PDT

Nuk ka surpriza as sivjet.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel vazhdon të bëjë pushimet te i njëjti vend, në Tirolin e Jugut prej mbi një dekade

Pas ndryshimeve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe pas dridhjeve të saj në pritjet publike, kancelarja me siguri ka gjetur qetësinë.

Ajo dhe bashkëshorti, Joachim Sauer (70 vjeç) tani po kalojnë disa ditë në një hotel në Sulden në Tirolin e Jugor.

Merkel ka zgjedhur sërish t'i kalojë pushimet në një zonë malore, e cila shquhet për peizazhin e saj.

j.l./ dita

I morën 50 mijë euro biznesmenit në Durrës, arrestohen tre persona

Posted: 31 Jul 2019 01:56 AM PDT

Tre persona janë arrestuar pasi akuzohen për gjobëvënie ndaj një biznesmeni. Njëri prej tyre, nga Fushë Kruja konsiderohet nga policia me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit.

“Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin me anë të kanosjes dhe dhunës, kanë shtrënguar për dhënien e një pasurie prej 50 000 eurosh, shtetasin N. L., banues në Durrës.Gjatë operacionit, në momentin e ndërhyrjes, Policia u sekuestroi dy shtetasve të lartpërmendur shumën 5 000 euro, të cilën e kishin vënë si këst të radhës për t’u paguar nga shtetasi N. L. ”

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Gjobëvënësit”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin ndaj Personit e Pasurisë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Në pranga 3 shtetas për gjobëvënie ndaj një biznesmeni, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit.

Sekuestrohet një sasi eurosh, e paguar si kësti i radhës nga biznesmeni.

Pas një hetimi me metoda speciale, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Gjobëvënësit”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-L. Z., 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit.

-E. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë.

-K. E., 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin me anë të kanosjes dhe dhunës, kanë shtrënguar për dhënien e një pasurie prej 50 000 eurosh, shtetasin N. L., banues në Durrës.

Gjatë operacionit, në momentin e ndërhyrjes, Policia u sekuestroi dy shtetasve të lartpërmendur shumën 5000 euro, të cilën e kishin vënë si këst të radhës për t’u paguar nga shtetasi N. L.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 3 aparate celulare dhe 1 automjet.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë “, në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.

l.h/dita

Vetëm 6 ditë në detyrë, ministri dorëhiqet pas ngjarjes tronditëse

Posted: 31 Jul 2019 01:52 AM PDT

Vetёm gjashtё ditё nё detyrё dhe ministri i Brendshёm i Rumanisё Nicolae Moga jep dorёheqjen.

Arsyeja: presioni publik pas vrasjes sё njё 15-vjeҁareje.

"Pas vetёm njё jave nё detyrё vendosa tё jap dorёheqjen, pёr tё mbrojtur reputacionin e ministrisё," deklaroi Nicolae Moga.

15 vjeҁarja Alexandra u zhduk tё mёrkurёn e javёs sё kaluar, teksa pёrpiqej pёrmes auto-stopeve tё mbёrrinte nё vendbanimin e saj Dobrosloveni, nё jug tё vendit.

Tё enjten ajo i pati telefonuar urgjencës dhe policisё, pёr t'i komunikuar tё dhёna pёr vendin, ku atё e kishte marrё njё shofer.

Vetёm pas dymbёdhjetё orёsh telefonata tё pashpresa policia mbёrriti nё Caracal, ku ishte mbajtur vajza e re. Ndonёse nё raste tё tilla, nuk janё tё nevojshme urdhёrat pёr kontroll, hetuesit aplikuan pёr njё tё tillё dhe pritёn deri nё tё gdhirё, pёrpara se tё hynin nё shtёpi.

Tё premten policia arrestoi njё 65-vjeҁar, i cili pranoi se kishte vrarё Alexandran dhe njё grua tjetёr. Nё mediat rumune spekulohet, se dy viktimat me gjasё mund tё jenё gjallё dhe u janё dorёzuar tutorёve.

Ky rast u bё shkak pёr kritika masive ndaj autoriteteve.

Nё fundjavё nё Bukuresht, mijёra vetё protestuan nё rrugё.

Edhe presidenti Klaus Iohannis dhe kryeministrja Viorica Dancila i akuzuan hetuesit pёr dёshtim.

j.l./ dita

Veliaj prezanton projektet: Do të bëj më të mirën për Tiranën e shekullit të ri

Posted: 31 Jul 2019 01:41 AM PDT

Pas betimit si kryetar i Bashkisë së Tiranës edhe për një mandate të dytë, Erion Veliaj shprehu angazhimin se nuk do t'i zhgënjejë qytetarët dhe se do të punojë për vijimin e projekteve transformuese për qytetin. Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj u betua se do të bëjë më të mirën për Tiranën e shekullit të ri.

"Ju  premtoj që nuk do t'ju zhgënjej dhe që do të vendos të gjithë energjinë time edhe të stafit, në përmbushje të çdo premtimi që kemi dhënë bashkë. Siç e tha kryeministri, sot nuk e kemi më luksin të krahasohemi me ata që shkuan, por sot kemi një detyrim të jashtëzakonshëm të krahasohemi me ambicien edhe me ëndrrat tona. Kështu që për ambicien, për ëndrrat dhe për të gjithë përkushtimin tonë, betohem para jush që do të bëj më të mirën për Tiranën e shekullit të ri", theksoi Veliaj.

Në fjalën e tij, Veliaj renditi disa nga projektet që do të bëjë në këtë mandat të dytë, duke nisur që nga zona e lirë ekonomike që do i japë një impuls të ri ekonomisë tek nisja e punës për Kampusin e Ri Universitar. "Dua që grupi që do të punojë për urbanistikën, menjëherë t'i bashkohet zv/ kryetarit, për të lehtësuar të gjithë procedurat për Kampusin e Ri Universitar. E përmendi kryeministri, jemi bashkë sërish , për të mbajtur premtimin e kryeministrit me studentët. Kemi rinovuar shumicën e godinave në Qytetin Studenti, na kanë ngelur edhe tre të fundit, megjithatë komisioni I Urbanistikës që do të punojë për gjithë çështjet e Kampusit të Ri Univeristar do të duhet që ta adresojë këtë që një mbledhjen e parë për të ecur përpara", tha Veliaj.

Teksa theksoi se Tirana është në pesëshen finale për të qenë kryeqyteti evropian i Rinisë në 2022,  Veliaj shprehu ambicien për të ndërruar më shumë shkolla, kopshte, çerdhe. "Jam sot shumë krenar që Tiranën e kemi kthyer në një qytet shumë cilësor për fëmijët dhe do të doja që t'i kishim gjithmonë parasysh në të gjithë vendimmarrjet tona. 17 shkollat e reja janë në punë e sipër.  Ne kemi ndryshuar ligjet e Urbanistikës, çdo leje tani jo vetëm taksohet më shumë ndërtuesi, por kushtëzohet me marrjen e tokës së pandërtuar në dhuratë, pra në pronësi të Bashkisë, për t'u siguruar që të njëjtën gjë që po bëjmë me shkollat të bëjmë me kopshtet e çerdhet e Tiranës", tha ai.

Por një nga xhevahirët e Tiranës është Bulevardi I ri ku po projektophet Tirana e 100 viteve të ardhshme. "Nëse në 100 vitet e fundit Tirana është rritur përtej një shtylle kurrizore që quhet bulevardi i vjetër, parashikojmë që në 100 vitet e ardhshme Tirana të rritet tek ai që quhet bulevardi I ri. Kemi vënë pllakën e parë me kryeministrin në fillim të këtij mandati dhe jam i lumtur që më fund e pamë të përfundojë kjo shtyllë e re kurrizore e Tiranës që zgjat dy herë gjatësinë e qytetit dhe të shikojmë se si ajo që quhet zona Fin Tech, të vazhdojë e të zhvillohet në zonën e bulevardit të ri ku besoj të gjithë do jemi krenarë dhe kur t'i lëmë këto poste, për të thënë që nisëm një shekull të ri për Tiranën tone", deklaroi kryebashkiaku Veliaj i cili nga sot nis mandatin e dytë në krye të Tiranës duke e udhëhequr drejt të katër vjeçari të ri transformues.

l.h/ dita

Nuk justifikoi pasurinë, shkarkohet prokurori Gentian Osmani

Posted: 31 Jul 2019 01:28 AM PDT

Gentian Osmani, ish-prokuror i çështjes "Tahiri" është shkarkuar sot përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

Vendimi u mor nga Komisioni i Posaçëm të Apelimit sipas të cilit prokurori i Krimeve të Rënda nuk e justifikon pasurinë e krijuar.

Osmani, njëherësh anëtar i KLP-së, u konfirmua më herët nga KPK, por vendimi u ankimua më pas nga Komisioneri Publik, me pretendimin se nuk krijohet bindja se subjekti i rivlerësimit ka arritur nivelin e besueshëm.

Sipas Komisionerit Publik ankimi mbi vendimin që konfimroi në detyrë Osmanin u rekomandua nga ONM. Komisionerit Publik vlerëson se Osmani gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm të pasurisë.

Në arsyetim thuhej se: Nga krahasimi i deklaratës vetting të Osmanit me të tjera, është deklaruar një pasuri 96 m2, në bashkëpronësi me bashkëshorten. Burimi i krijimit të pasurisë 82 mijë euro është deklaruar shitja e një apartamenti të mëparshëm 72 m2. Për tu vlerësuar nëse pasuria është krijuar në burime të ligjshme, analiza bëhët për burimin e krijimit të pasurisë së parë. Për të subjekti ka deklaruar si burim, kursimet cash të grumbulluara prej tij dhe bashkëshortes, hua dhe kursimet rezultojne të justifikuara.

l.h/ dita

“Mos u gëzo për Dakon, në listën e zezë të SHBA mund të jesh dhe ti”

Posted: 31 Jul 2019 01:23 AM PDT

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Lulzim Bashës për shpalljen 'non grata' të Vangjush Dakos nga SHBA.

Kulluri, i drejtohet Bashës duke u shprehur se "nuk duhet të gëzohet", pasi në listën e zezë të Departamentit  Amerikan të Shtetit, mund të jetë dhe vetë kryedemokrati.

"Mos u gëzo shumë për Dakon në Listën e Zezë të SHBA, se mund të jesh dhe vetë, jo për gjë, po nuk e zgjidh dot me një gënjeshtër tjetër po të doli emri", shkruan Kulluri  në rrjetet sociale.

Të martën Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi vendimin e Sekretarit të Shtetit, për t`i ndaluar përfundimisht hyrjen në SHBA Vangjush Dakos dhe familjes së tij, pasi sipas DASH, Dako është i përfshirë në afera korruptive.

Pas këtij vendimi, mbrëmjen e së martës, reagoi dhe Lulzim Basha, i cili e quajti "lajm të mirë dhe të keq", vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Zëvëndës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, dy ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit, u shpreh se "nëse PD dhe LSI do të kryenin akte dhune gjatë procesit zgjedhor, ato do të futeshin në listën e zezë të SHBA".

j.l./ dita

Veliu inspekton portin e Durrësit, porosi policëve: Masat që duhet merrni

Posted: 31 Jul 2019 01:18 AM PDT

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, vijon inspektimin e masave në pikat e kalimit kufitar, me qëllim përballimin e fluksit, parandalimin e azilkërkimit, si dhe rritjen e forcës goditëse ndaj paligjshmërisë që mund të zhvillohet nëpërmjet këtyre pikave.

Mengjesin e kesaj te merkure Drejtori i Përgjithshëm ka inspektuar Portin e Durrësit, ku vetëm gjatë muajit korrik kanë hyrë mbi 110 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj, me rreth 25 mijë mjete dhe kanë dalë rreth 32 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj me rreth 9 mijë mjete.

Veliu ka parë nga afër procedurat e kontrollit dhe krijimin e lehtësirave ligjore me qëllim shmangien e radhëve dhe pritjes së gjatë për të hyrë si pasojë e fluksit në rritje çdo ditë. Ai u ka kërkuar punonjësve të policisë në sportele që të jenë të angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, dhe të ofrojnë një shërbim sa më cilësor dhe në kohë, gjithashtu ka porositur drejtuesit e Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin, që në raste të fluksit të madh të aplikojnë procedurat e përshpejtuara, por pa lënë mënjanë kontrollin e personave apo mjeteve të dyshimta.

Policia e Shtetit krahas masave të rrepta që po aplikon qoftë në pikat e kalimit apo në patrullimet e shtuara në kufirin e gjelbër, po bashkëpunon ngushtësisht me partnerët, për të riatdhesuar të gjithë ata shtetas që kanë mundur të kalojnë kufirin për të kërkuar më pas azil në vendet e BE-së.

Njëkohësisht Drejtori i Përgjithshëm ka vlerësuar rezultatet e arritura, ku gjatë muajit korrik janë kapur 10 persona në kërkim, si dhe janë evidentuar dhe goditur 37 raste të paligjshmërisë.Në mbyllje të inspektimit Velu ka kërkuar një vëmendje dhe kontroll të detajuar edhe në drejtim të  parandalimit të trafikimit të lëndëve narkotike, duke bashkëpunuar ngushtësisht me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, me shërbimet doganore dhe homologët italianë.

l.h/ dita

Presidenca sërish konferencë për shtyp: Do jetë për një çështje të rëndësishme

Posted: 31 Jul 2019 01:17 AM PDT

Presidenca do të zhvillojë sot një tjetër konferencë për shtyp.

Mësohet se konferenca do të zhvillohet në orën 12:00 dhe përfaqësues nga ky institucion bëjnë me dije se bëhet fjalë për një çështje shumë të rëndësishme, por pa e specifikuar se për çfarë.

Kjo është konferenca e dytë e zhvilluar brenda një harku kohor shumë të shkurtër, prej 24 orësh nga Presidenca.

Ajo vjen në vazhdimësi të deklaratës së kreut të shtetit Ilir Meta, i cili, duke iu drejtuar gazetarëve tha se duhet pak durim sepse nuk do të ishte komunikimi i tyre i fundit për muajin korrik.

j.l./ dita

Prej 24 orësh e rrethuar nga policia, ç’po ndodh në Bashkinë Kavajë

Posted: 31 Jul 2019 01:09 AM PDT

Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, ka nisur sot punën  në këtë institucion.

Ai është paraqitur në zyrë rreth orës 07:45, ndërsa ambientet e bashkisë vijojnë të ruhen nga policia.

Ndërkohë, në bashki janë paraqitur edhe disa punonjës, por numri i tyre ka qenë i vogël, si kundërshti për mënyrën e zgjedhjes dhe marrjes së detyrës nga kryebashkiaku Krali.

Që prej orës 16:10 të ditës së djeshme, godina e Bashkisë Kavajë vazhdon të ruhet nga efektivë të policisë, të cilët kanë qëndruar gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të jenë aty.

Gjatë ditës së sotme, ish-kryetari i kësaj bashkie, Isa Sakja, nuk ka zhvilluar asnjë tentativë për t'u futur në zyrë, ndërsa e djathta vazhdon të kundërshtojë zgjedhjet e 30 qershorit.

Gjatë ditës së djeshme u konstituua Këshilli Bashkiak i Kavajës, si dhe u betua kryebashkiaku i ri, ndërsa i gjithë procesi u shoqërua me protesta nga opozita, e cila i cilëson të padrejta zgjedhjet pa garë të 30 qershorit, në të cilat mori pjesë një numër i vogël i shqiptarëve.

j.l./ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more