Skip to main content

“Senatori që mori nënshtetësi shqiptare nga Meta, voton sot: Përvojë e mrekullueshme!” plus 9 more - Gazeta Dita

“Senatori që mori nënshtetësi shqiptare nga Meta, voton sot: Përvojë e mrekullueshme!” plus 9 more - Gazeta Dita


Senatori që mori nënshtetësi shqiptare nga Meta, voton sot: Përvojë e mrekullueshme!

Posted: 30 Jun 2019 02:01 AM PDT

 

Me dekret të Presidentit Ilir Meta, senatori italian Luciano D'Alfonso ka shtetësi shqiptare dhe ka votuar sot në Tiranë për kryetarin e bashkisë.

Lajmin e bën me dije vetë D'Alfonso i cili shkruan në Twitter: "Sapo votova për zgjedhjet lokale në Tiranë. Një përvojë e mrekullueshme".

Senatori italian, Luciano D'Alfonso, më parë ka ushtruar detyrën e Presidentit të Rajonit të Abruzos dhe atë të kryetarit të Bashkisë së Peskarës, ku jeton një komunitet i madh shqiptarësh.

Disa muaj më parë aplikoi për të marrë shtetësinë shqiptare, dhe pas dhënies nga Meta, sot ka votuar ndonëse Presidenti nuk e njeh këtë datë zgjedhjesh.

l.h/ dita

Incidente në Berat dhe Shkodër, KQZ ndryshon vendndodhjen e QV

Posted: 30 Jun 2019 01:53 AM PDT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që në Shkodër të ndryshojë vendndodhjen për gjashtë Qendrat e Votimit.

Shkak për këtë janë bërë incidentet e ndodhura një natë më parë.

Ndërkohë e njëjta gjë ka ndodhur edhe me dy qendrat e votimit në Bashkinë e Beratit.

l.h/ dita

Thyhet një kuti votimi në Durrës, konflikt me grushte

Posted: 30 Jun 2019 01:40 AM PDT

Ka nisur me konflikte procesi i votimit në Katund të Ri të Durrësit, një bastion i së djathtës.

Mësohet se në një qendër votimi është thyer një kuti votimi dhe se policia ka arrestuar autorin.

Ndërkohë në fshatin Qerret ka pasur një tjetër konflikt mes simpatizantëve të PS dhe kryetarit të njësisë Shaban Tafa.

Sipas simpatizantëve, Tafa ka dhunuar një 12 vjeçar që thërriste "Rama ik".

Por vetë Shaban Tafa tha në lidhje telefonike me gazetaren se kanë qenë 2 fëmijë që do i vinin zjarrin qendrës së votimit. Në momentin që ka larguar fëmijët disa simpatizantë të e PD kanë goditur me grushte.

Tafa tha se qëllimi i tij është të largonte fëmijët nga qendra e votimit.

l.h/ dita

Unë votoj JO, sepse përballem

Posted: 30 Jun 2019 01:16 AM PDT

Brizida Gjikondi

Birgit Berg Khoshnavaz thotë me ironi që "zgjedhësit cdo 4 vjet bëjnë kryqin e tyre (tek subjekti që zgjedhin) pastaj ju duhet ta mbani këtë kryq mbi shpinë. “Ndërkohë unë me vetëdije kam zgjedhur ti jap një kryq të madh gjithë fletës së votimit, dhe pikërisht këtë kryq të dukshëm ndaj kësaj kaste politike të kalbur dhe këtij sistemi antikombëtar zgjedhor, jam e gatshme ta mbaj me durim mbi shpinë sic kam vite që e mbaj, por të paktën unë u përballa.

Mospjesëmarrja në votim, nuk e cënon absolutisht ligjshmërinë e procesit zgjedhor, edhe 3 shqiptarë të vetëm të shkojnë të votojnë ky proces quhet i ligjshëm. E njëjta gjë është në Itali Francë, Gjermani etj, vetëm Maqedonia e Veriut e ka të domosdoshëm përqindjen e pjesëmarrjes për të legjitimuar procesin. Mospjesëmarrja në votim, nuk përbën statistikë as impakt as ndikim dhe as revolucion në këtë amok korruptiv që ka bllokuar zhvillimin e Shqipërisë. Sipas Kodit Zgjedhor shqiptar vetëm për referendumet duhet përqindja e pjesëmarrjes që ta bëj të vlefshëm procesin zgjedhor.

Por në Shqipërinë e kësaj epoke po ndodh një tragjikomedi fatale, votimi me opinione në rrjetet sociale po kërkon të zëvendësojë votimin kushtetues (këtu e kam fjalën dhe për anulimin me kryq të votës), ndërkohë që dihet që votimi virtual nuk sjell asnjë pasojë për mirë a për keq ndër jetët e shqiptarëve, përkundrazi, shton qaramanët e sipërfaqshëm dhe heronjtë e tastierës që kurrë nuk i dhanë fytyrë, zë dhe paanësi ekzistencës, rebelizmit dhe ardhmërisë së tyre.

“Vota është thika ime”- shkruan David Lloyd George, dhe unë jam totalisht dakord me të, jam dakord sepse unë këtë sistem hipokrit nuk e vras me heshtje vdekatarësh oportunistë që hanë bukë në çdo krah, as duke u zhytur në det, as duke ngrënë fara ose duke mallkuar në monologje harrese, unë këtë sistem që më ka vrarë nga shumë jo nga pak cdo ditë dhe shpresë të jetës time e vras me prezencë, me kurajo me përballje duke i vënë një kryq mu në zemrën e sistemit, në votën e tij. Ky sistem i kalbur vlerash ekziston dhe është fuqizuar falë të heshturve.. pasi sic thotë Gramshi.. "Indiferenca vepron fuqishëm në histori, vepron në mënyrë pasive por vepron, ajo që vjen nuk ndodh sepse shumica duan që të ndodh por sepse shumica janë indiferentë"

Shqipëria tani ka nevojë për pozicionime të qarta, largpamëse, sidomos largpamëse, pavarësisht interesave të ngushta të mbijetesës personale, është qorr kush nuk e sheh dritën që vjen nga perëndimi dhe është shurdh kush nuk dëgjon këngën e fundit të mjellmës në gojën e politikës shqiptare.

Unë votoj Jo, që vota ime mos humb, unë votoj JO sepse ekzistoj, unë votoj Jo pasi unë e neveris këtë klasë politike por ama nuk e kam frikë. Unë votoj sepse kam shpresë, sepse linda dhe do vdes me dëshirë këtu.

Pavarësisht histerisë që ka përfshirë jo më kot klasën politike shqiptare e cila me dashje dhe në bashkëpunim e solli situatën këtu ku është sot dhe pavarësisht se thirrjet e saj janë mirëfilltazi vepër penale që dënohen deri në dy vjet burg, unë jam e bindur se shqiptarët e kuptojnë që kjo që po shkruhet këto ditë të nxehta vere është shume më shumë se një votim i cunguar, se një kandidaturë e munguar.. ata e ndjejnë se mbas 30 qershorit gjërat do jenë totalisht ndryshe, Kushtetuta, Ligji Zgjedhor, Parlamenti dhe Qeverisja sidomos, më keq s’do jenë, më keq se kaq nuk ka, më mirë po. Dhe do vijë ai moment që populli nuk do votoj kë e drogon me dhunë dhe me propagandë por atë që kujdeset realisht për të. Dhe në këtë rrugëtim unë isha, qoftë dhe minimalisht, por isha.

 

 

 

Facebook njofton 30 qershorin, ja surpriza (Foto)

Posted: 30 Jun 2019 01:00 AM PDT

 

Ka nisur prej orës 07:00 votimi për zgjedhjet vendore që po mbahen sot në vend për zgjedhjen e 61 kryetarëve të rinj bashkiak. Në këto 30 vite këto janë zgjedhjet e para ku opozita më e madhe në vend nuk merr pjesë, dhe që prej disa muajsh diskutohej nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin apo jo.

Por pavarësisht mospjesmarrjes së opozitës dhe mendjes së "pandarë" të Presidentit Meta, zgjedhjet janë legjitime dhe me gjithë njohjen e BE dhe SHBA zgjedhjet po zhvillohen sot sipas Kushtetutës.

Një surprizë të veçantë ka bërë edhe aplikacioni aq shumë i përdorur nga shqiptarët, Facebook i ka njohur zgjedhjet dhe ditën e sotme i ka kushtuar një "rubrikë të veçantë gjithë qytetarëve që duan të tregojnë se votuan.

Rrjeti social e bënë këtë ikonë kur ka ngjarje të rëndësishme që njihen ndërkombëtarisht, ç'ka tregon se dhe data e zgjedhjeve sot më 30 qershor është një ngjarje me impakt jo vetëm për shqiptarët por informon dhe shtetasit e huaj për ç'ka po ndodh në vendin tonë.

l.h/ dita

Rama: Kush tenton t’i marrë popullit sovranitetin ka një fund të dështuar

Posted: 30 Jun 2019 12:48 AM PDT

Kryeministri Edi Rama rreth orës 09:18 ka shkuar për të votuar në Qendrën e Votimi që ndodhet pranë shtëpisë së tij në Surrel. Shefi i qeverisë ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Pasi daljes nga Qendra e Votimit, kryeministri Edi Rama tha se këto zgjedhje janë për Shqipërinë që duam dhe e rëndësishme që  çdo qytetarë por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose për të mos votuar.

Kryeministri Edi Rama tha ndër të tjera se sot është mësimi historik që kjo ditë do t'i japë të gjithëve.

"Shumë herë më e rëndësishme Shqipëria dhe mësimi historik që kjo ditë do t'i japë të gjithëve se sa vota. Kjo ditë konfirmon se me popullin nuk luhet, se sovraniteti nuk është një fjalë boshe, kush tenton t'ja marrë popullit sovranitetin nuk ka fund tjetër veç fundit me dështim dhe me turp. Rëndësi ka që qytetarët të votojnë ose jo, por të respektojnë të drejtën e kujtdo për të votuar apo jo.

Sipas Ramës, këto janë zgjedhjet që i dhanë një mësim politikës se intereso kombëtar është mbi çdo interes personal.

"Historia e solli që këto zgjedhje më shumë se sa zgjedhje për kryetar të jenë zgjedhje për fëmijët tanë. Sot është dita që ju jep një mësim historik çdo politikani dhe çdo partie politike. Kurrë më interesat e një pale nuk i bien ndesh interesit kombëtar",- tha ai.

l.h/ dita

Edhe nëse ju ka skaduar karta e identitetit mund të votoni

Posted: 30 Jun 2019 12:32 AM PDT

Kartat e identitetit të cilat kanë skaduar këtë vit do të jenë të vlefshme deri në fund të dhjetorit të këtij viti.

Për të ulur fluksin e qytetarëve të cilët aplikojnë për letërnjoftime elektronike, në janar të këtij viti u vendos zgjatja e afatit të vlefshmërisë për të gjitha kartat që skadojnë në 2019. Afati i tyre do të zgjatet deri më 31 dhjetor 2019.

Pra të gjithë qytetarët në Republikën e Shqipërisë të cilëve i ka skaduar karta e identitetit, do të kenë mundësi të votojnë ditën e sotme pasi mjeti i tyre i identifikimit do vijojë të jetë i vlefshëm deri në fund të këtij viti.

l.h/ dita

Lokalet/ BBC: Shqipëria shkon në zgjedhje të tensionuara

Posted: 30 Jun 2019 12:21 AM PDT

Zgjedhjet lokale në Shqipëri janë edhe në fokus të mediave ndërkombëtare. BBC shkruan se Shqipëria shkon në zgjedhje të tensionuara. Sipas BBC, Shqipëria po voton në zgjedhje si askush tjetër që prej rënies së komunizmit në vitin 1990.

Kryeministri Edi Rama ka bërë fushatë për zgjedhjet lokale edhe pse kandidatët e Partisë Socialiste nuk kanë pothuajse asnjë kundërshtar.

Partia kryesore opozitare i ka bojkotuar zgjedhjet duke nxitur militantët e saj që të ruajnë qetësinë. Presidenti Ilir Meta ka lëshuar një dekret që i shtyn zgjedhjet por kryeministri Rama e ka refuzuar atë dhe ka nisur punën për shkarkimin e presidentit.

BBC shkruan se prej disa muajsh opozita ka zhvilluar protesta duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme.

l.h/ dita

Veliaj: Kjo votë për të ardhmen! Falenderon kundërshtarin

Posted: 30 Jun 2019 12:07 AM PDT

Në Parkun Olimpik, i shoqëruar nga bashkëshortja Ajola Xoxa ka votuar sot kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ai tha se ishte i emocionuar pasi pa që në radhë kishte njerëz që prisnin për të votuar.

"Në një ditë fantastike, të bukur me diell për Tiranën tonë, jam shumë i emocionuar teksa marrim një vendim për të ardhmn e qytetit tonë .I bëj thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë. Nuk përdoren zgjedhjet për të larë hesapet që kanë disa me të shkuarën",- tha ai.

Po ashtu Veliaj zgjodhi të falenderojë edhe kundërshtarin e Bindjes Demokratike, Arben Skënderin, një çun tirone siç tha, që ka vendosur t'i rrisë fëmijët e tij në këtë vend.

"Dua të falënderoj edhe kundërshtarin, është një cun tirone pavarësisht bindjeve të ndryshme që kemi. Kemi vendosur t'i rrisim bashkë këtu fëmijët tanë, prandaj ka më shumë gjëra që na bashkojnë me të se sa na ndajnë. Votoni për të treguar që vota e ndryshon realitetin. Në 2015 vendosi vota. Ky është momenti ynë për të thënë si e duam qytetin",- shtoi ai.

l.h/ dita

Pogradec, bllokohet procesi i votimit në 20 qendra. Komisionerët e pavarur nuk paraqiten

Posted: 29 Jun 2019 11:52 PM PDT

Në 20 qendra votimi në Pogradec ende nuk ka filluar procesi.

Komisionerët, që i përkasin shoqërisë civile, nuk janë paraqitur pranë Qendrave të Votimit, duke bllokuar procesin.

KZAZ Pogradec bën të ditur se komisionerët që mungojnë do të zëvendësohen nga komisionerë të tjerë, të miratuar nga KQZ.

l.h/ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more