Skip to main content

“Rodriguez në planet e Barcelonës” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Rodriguez në planet e Barcelonës” plus 9 more Telegrafi Futboll


Rodriguez në planet e Barcelonës

Posted: 29 Jun 2019 03:14 PM PDT

Barcelona ka shprehur interesim për transferimin e Ricardo Rodriguez për një shumë prej afro 15 milionë euro – bën të ditur gazeta spanjolle, Sport.

Rossonerët janë pranë konfirmim të Theo Hernandezit nga Real Madridi, ashtu që Blaugranët kanë shprehur interesim për përfaqësuesin zviceran.

Në pritje të zyrtarizimit të Theo Hernandezit te Milani Në pritje të zyrtarizimit të Theo Hernandezit te Milani

Gjatë të hënës, Hernandez do t'u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe pastaj do të huazohet në San Siro me opsionin e blerjes për 20 milionë euro në fund të sezonit.

Me këtë rast, Milani nuk do të ketë nevojë për shërbimet e Ricardo Rodriguez apo Diego Laxalt në krahun e majtë të mbrojtjes.

Zvicerani do t'i mbushë 27 vjet në gusht, ndërsa Barca shpreson ta blejë për 15 milionë euro (aq sa e blenë Rossonerët në vitin 2017 nga Wolfsburgu). /Telegrafi/

The post Rodriguez në planet e Barcelonës appeared first on Telegrafi.

Parma me ofertë të fundit për Balotellin

Posted: 29 Jun 2019 02:55 PM PDT

Raportohet se Parma ka bërë ofertën e fundit për Mario Balotellin, duke i ofruar dy milionë euro pagë, plus bonuset që mund të përfshihen varësisht nga paraqitjet e tij.

Sipas La Gazetta di Parmma, skuadra italiane i ka bërë me dije sulmuesit problematik se është një ofertë në tavolinë me opsionin merre apo refuzoje.

Me një pagë pre dy milionë euro dhe bonuset të përfshira në të, është gjysma e pagës që Super Mario ka përfituar në kohën sa ishte te Marseille.

Mario Balotelli (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

28-vjeçari është lojtar i lirë, pasi kontrata me klubin francez ka skaduar në fillim të këtij muaji, derisa po stërvitet në vendlindjen e tij Brescia, që të qëndrojë në formë.

Parma në bisedime me Balotellin Parma në bisedime me Balotellin

Mungesa e ofertave në drejtim të Balotellit, mund ta detyrojë këtë të fundit që ta pranojë ofertën e Parmës.

Sulmuesi italian po kërkon katër milionë euro në sezon, mirëpo klubi nga Serie A ka bërë ofertën e fundit për transferimin e tij. /Telegrafi/

The post Parma me ofertë të fundit për Balotellin appeared first on Telegrafi.

Huqja e Cavanit ndaj Perusë bëhet hit në internet

Posted: 29 Jun 2019 02:49 PM PDT

Edinson Cavani kishte një moment për t'u harruar në përballjen ndaj Perusë në kuadër të Kupës së Amerikës me Uruguain.

Ishte minuta e 23-të e çerekfinales, derisa sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, po tregonte talentin e tij në driblimin e disa prej mbrojtësve peruanë, duke bërë një gjuajtje të fuqishme, e cila u prit nga portieri kundërshtar.

Topin e rikthyer, ylli i Paris Saint-Germainit dështoi ta fuste në rrjetë, madje e gjuajti atë mbi portë nga një distancë e vogël.

32-vjeçari nuk arriti ta kalonte në epërsi kombëtaren e tij, e që ndeshja shkoi më pas në gjuajtjen e penalltive.

Huqja e Cavanit mund të jetë ndoshta si shkaktari kryesor për eliminimin e Uruguait nga Kupa e Amerikës, pasi humbën 5-4 me anë të penalltive, por në këtë mes është edhe dështimi i Luis Suarezit që të shënojë nga pika e bardhë.

Peru në gjysmëfinale do të përballet me Kilin, ndërsa përballja tjetër do të jetë në mes të Argjentinës dhe Brazilit. /Telegrafi/

The post Huqja e Cavanit ndaj Perusë bëhet hit në internet appeared first on Telegrafi.

Peru eliminon Uruguain për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës

Posted: 29 Jun 2019 02:23 PM PDT

Peru e ka kompletuar katërshen që janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës.

Kombëtarja peruane i është bashkuar Argjentinës, Brazilit dhe Kilit, për në gjysmëfinale të garës së Amerikës Latine, derisa do të përballet me këta të fundit për ta siguruar një vend në finale.

Uruguai dhe Peru nuk arritën që të shënonin gol për më shumë se 90 minuta, duke bërë që ndeshja të shkonte në gjuajtjen e penalltive.

Uruguai v Peru (Foto Wagner Meier/Getty Images/Guliver)

Peruanët u treguan më të saktë nga pika e bardhë, pasi shënuan pesë penallti, për dallim nga uruguaianët që realizuan katra.

Kombëtarja e Perusë e kaloi sfidën më të vështirë, derisa tani pritet të ketë punë më të lehtë ndaj Kilit që pak orë më parë e eliminoi Kolumbinë.

Në anën tjetër, Argjentina do të përballet me Brazilin, e që natyrisht se do të marrë vëmendjen më të madhe për shkak të vlerës që kanë të dyja kombëtaret. /Telegrafi/

The post Peru eliminon Uruguain për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës appeared first on Telegrafi.

Spekulohet se Zidane nuk e do Navasin te Real Madridi

Posted: 29 Jun 2019 02:02 PM PDT

Pas pesë transferimeve të realizuara, Zinedine Zidane besohet se ka filluar të mendojë për largimet që do të ndodhin në këtë verë nga Real Madridi.

Trajneri francez i transferoi Eden Hazardin, Ferland Mendyn, Eder Militaon, Luka Jovicin dhe Rodrygo Goesin, për një shumë mbi 300 milionë euro.

Los Blancos tani janë të detyruar t'i shesin disa lojtarë në mënyrë që ta kthejnë bilancin pozitiv në skuadër, e i pari në listën e largimeve është Keylor Navas.

Zinedine Zidane (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Sipas LE10Sport, strategu francez nuk llogarit më në shërbimet e kostarikanit, andaj po planifikon që në këtë afat ta shesë atë.

Formacioni i të padëshiruarve të Zidanes është më i mirë se shumica e ekipeve evropiane Formacioni i të padëshiruarve të Zidanes është më i mirë se shumica e ekipeve evropiane

Duke iu referuar mediumit francez, Paris Saint-Germaini ka shfaqur interesim për portierin e Real Madridit, pasi Florentino Perez dëshiron që Thibaut Courtois të jetë gardiani kryesor.

Kjo situatë mund t'i shkojë shumë për shtati kampionit të Ligue 1, që e sheh Navasin si zëvendësues të Gianluigi Buffonit të larguar, pse jo edhe të Alphonse Areloas. /Telegrafi/

The post Spekulohet se Zidane nuk e do Navasin te Real Madridi appeared first on Telegrafi.

Babai i James Rodriguez: Napoli është skuadra e duhur për djalin tim

Posted: 29 Jun 2019 01:33 PM PDT

James Rodriguez po largohet nga Real Madridi për t'u transferuar në Serie A në këtë afat kalimtar, kështu ka bërë të ditur babai i lojtarit.

Kolumbiani do të largohet në këtë verë nga Los Blancos, pas dy sezoneve të kaluara si i huazuar te Bayern Munichu.

Carlo Ancelotti, i cili aktualisht e drejton Napolin, është duke tentuar që ta transferojë 27-vjeçarin që nuk po dëshirohet më në Santiago Bernabeu.

James Rodriguez (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Babai i James, Wilson, ka konfirmuar se djali i tij është duke u lidhur me një ribashkim me ish-trajnerin e tij, por që ende nuk ka asgjë konkrete.

"Mendoj se një aventurë e re është ajo se çfarë ai (James Rodriguez) ka nevojë. Napoli është opsioni më i mirë për të", ka thënë babai i lojtarit në një intervistë për CalcioNapoli.

"Në mes tij dhe Ancelottit është një respekt i madh. James i është falënderues Carlos për atë se çfarë ka bërë, ai e di se mund të nxjerrë më të mirën nga ai".

James Rodriguez afër transferimit te Napoli James Rodriguez afër transferimit te Napoli

"Trajneri gjithmonë ka qenë i kënaqur me paraqitjet e tij. Ka shumë spekulime rreth këtij transferimi, por unë mendoj se atij i duhet një sfidë e re", ka shtuar më tej Wilson Rodriguez.

Bayern Munichu e kishte opsionin që ta blinte kolumbianin, mirëpo ka hequr dorë qysh para përfundimit të sezonit që lamë pas. /Telegrafi/

The post Babai i James Rodriguez: Napoli është skuadra e duhur për djalin tim appeared first on Telegrafi.

Chelsea tregon aksidentalisht transferimin e Mateo Kovacicit?

Posted: 29 Jun 2019 01:31 PM PDT

Chelsea e ka zbuluar aksidentalisht në ueb faqen e vet se është duke nënshkruar me të huazuarin nga Real Madridi, Mateo Kovacic.

Disa tifozë të skuadrës londineze kanë arritur t'i kapin disa pamje nga ueb faqja e klubit të tyre se po ndodh transferimi i kroatit në Stamford Bridge.

Sipas Telegraph Sport, mesfushori do t'u bashkohet Bluve për shumën prej 47 milionë eurosh, e që do të bëhet kroati më i shtrenjtë në histori.

Zinedine Zidane ka hequr dorë nga shërbimet e 25-vjeçarit , derisa ai po e kompleton siç duket transferimin te Chelsea në këtë afat kalimtar.

Me largimin e mesfushorit kroat, Real Madridi do të ketë hapësirë edhe për një transferim, ndërsa në listën e tyre janë Paul Pogba dhe Christian Eriksen.

Chelsea gjen një hapësirë që t'i shmanget dënimit të FIFA-s: Kovacic do të bëhet kroati më i shtrenjtë në histori Chelsea gjen një hapësirë që t'i shmanget dënimit të FIFA-s: Kovacic do të bëhet kroati më i shtrenjtë në histori

Kovacic kaloi si i huazuar në sezonin që lamë pas te skuadra londineze, duke bërë disa paraqitje të mira, për t'i bindur kështu anëtarët e bordit të klubit anglez që ta transferojnë.

Chelsea do të ketë hapësirë që ta realizojë këtë transferim deri më 1 korrik, pasi dënimi i FIFA-s hyn atëherë në fuqi dhe nuk do të ketë më të drejtë të bëjë transferime të tjera. /Telegrafi/

The post Chelsea tregon aksidentalisht transferimin e Mateo Kovacicit? appeared first on Telegrafi.

Barca po përgatit ofertë për Sanchon, në rast se dështon Neymari

Posted: 29 Jun 2019 01:29 PM PDT

Barcelona thuhet se po e shikon mundësinë e transferimit të Jadon Sanchos nga Borussia Dortmundi, në rast se dështon ta rikthejë Neymarin nga Paris Saint-Germaini.

Sipas Sport, Blaugranët po tentojnë ta ritransferojnë yllin brazilian, mirëpo po hasin në shumë vështirësi nga kampioni i Ligue 1.

Klubi parisien po refuzon ta shesë 27-vjeçarin, derisa vlera e tij aktuale në treg konsiderohet të jetë rreth 195 milionë euro.

Jadon Sancho (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Por, siç raporton e përditshmja spanjolle, katalunasit janë duke e shikuar mundësinë e transferimit të talentit anglez, nëse dështojnë në transferimin e brazilianit.

Nga De Jong te Piatek - talentët që e kanë ngritur jashtëzakonisht shumë vlerën në treg Nga De Jong te Piatek - talentët që e kanë ngritur jashtëzakonisht shumë vlerën në treg

Jadon Sancho ka ngjallur interesimin e shumë klubeve evropiane, mirëpo gjermanët do ta lejojnë largimin e tij vetëm në vlerën e 200 milionë eurove.

19-vjeçari shihet si njëri ndër talentët më premtues në botën e futbollit, andaj Barcelona po mundohet të bëjë çmos në marrjen e shërbimeve të tij. /Telegrafi/

The post Barca po përgatit ofertë për Sanchon, në rast se dështon Neymari appeared first on Telegrafi.

Spinazzola kaloi te Roma, tani pritet prezantimi i Pellegrinit te Juventusi

Posted: 29 Jun 2019 12:35 PM PDT

Leonardo Spinazzola kishte sot (29 qershor) vizitat e tij mjekësore te Roma, ndërsa Luca Pellegrini pritet që nesër t'i kompletojë testet mjekësore te Juventusi.

Dy klubet kanë arritur një marrëveshje të shpejtë në shkëmbimin e mbrojtësve të majtë, derisa Giallorosët kanë ofruar edhe 10 milionë euro plus.

Spinazzola tashmë i ka përfunduar testet mjekësore me sukses, ku janë publikuar edhe disa fotografi në faqen zyrtare të Romës.

Sipas Sky Sports Italia, për Pellegrinin ishin disa procedura më të gjata, andaj prezantimi i tij pritet të ndodhë nesër (e diel).

Ai pritet të nënshkruajë me Zonjën e Vjetër një kontratë pesëvjeçare, me një pagë që do të jetë rreth 1.3 milion euro në sezon.

Nga ana tjetër, Spinazzola do të përfitojë një kontratë në vlerë prej 2.5 milionë eurosh në sezon, duke shtuar këtu edhe bonuset, varësisht nga paraqitjet e tij në sezonin e ri. /Telegrafi/

The post Spinazzola kaloi te Roma, tani pritet prezantimi i Pellegrinit te Juventusi appeared first on Telegrafi.

Kosovare Asllani me Suedinë arrin në gjysmëfinale të Botërorit

Posted: 29 Jun 2019 12:28 PM PDT

Kombëtarja e Suedisë në kategorinë e femrave e ka mposhtur atë të Gjermanisë për të kaluar kështu në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Ishin gjermanet ato të parat që kaluan në epërsi, pasi në minutën e 16-të, Lina Magul shënoi për 1-0.

Por, nuk vonoi shumë, suedezet e barazuan rezultatin (1-1) me golin e shënuar nga Sofia Jakonsson (22'), me kaq përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë filloi më mirë për kombëtaren e Suedisë, pasi në minutën e 48-të, Stina Blacksenius e përmbysi rezultatin për 2-1, për të kaluar kështu në gjysmëfinale.

Kosovare Asllani në këtë përballje luajti për 90 minuta, ndërsa deri më tani ka arritur të kontribuojë me dy gola për suedezet në këtë kampionat. /Telegrafi/

The post Kosovare Asllani me Suedinë arrin në gjysmëfinale të Botërorit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more