Skip to main content

Peticion online që bën thirrje t’i jepet fundit obligimit për homologim

Peticion online që bën thirrje t’i jepet fundit obligimit për homologim


Peticion online që bën thirrje t’i jepet fundit obligimit për homologim

Posted: 30 Jun 2019 01:48 AM PDT

Qytetarët e vendit kanë filluar nënshkrimin e një peticioni online për t'i dhënë fund monopolit të Devollëve në homologim dhe këtij obligimi në tërësi. Ata po kërkojnë nga Kuvendi që të ndryshohet Ligji për Automjete. Deri tash peticioni është nënshkruar nga rreth 500 qytetarë. Ndërkohë, lidhur me këtë çështje ka reaguar së ambasadori gjerman, Oda Amerikane dhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Ekonomisti Hekuran Murati ka nisur nënshkrimin e një peticioni online lidhur me monopolin e Devollëve për homologimin e automjeteve. Përmes këtij peticioni, po kërkohet që t'i jepet fund obligimit për homologim.

"Nuk ka nevojë që 99% e qytetarëve të paguajnë kot, për shkak se 1%-shi tjetër importon vetura të pastandardizuara. Prandaj rruga e duhur është që obligimi ligjor për homologim të hiqet në tërësi. Për këtë nevojitet që Kuvendi i Kosovës të ndryshojë Ligjin për Automjete. Është koha që deputetët të tregojnë se a janë me të vërtetë përfaqësues të popullit apo marioneta të oligarkëve", thuhet në peticion.

Në peticion thuhet se"Ministria e Infrastrukturës është vënë kryekëput në shërbim të kompanisë EuroLab dhe misionin kryesor e ka profitabilitetin e jësaj kompanie."

Ndryshe, para disa ditësh për këtë çështje ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovë dhe Oda Amerikane.

Ambasadori gjerman ka thënë se nuk e kupton se si veturat që vijnë me të gjitha dokumentet dhe kontrollat e nevojshme, duhet t'i nënshtrohen edhe një kontrolli tjetër nga kompania private, që në këtë rast është e Devollit.

"Vetëm një ambasador i gjorë që po provojë të kuptojë logjikën se si shkojnë procedurat: Veturat e reja nga Evropa importohen në Kosovë me dokumente të kompletuara për homologim. Por pastaj, gjithçka duhet të kontrollohet edhe njëherë nga një monopol lokal që duhet të paguhet më shtrenjtë në gjithë BE-në??", ka shkruar Heldt në Twitter.

Edhe Oda Amerikane ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me monopolin në homologimin e automjeteve nga Devollët, duke thënë se kjo pengon konkurrencën, promovon praktikat e padrejta të ofrimit të shërbimeve dhe rrit shpenzimet e bizneseve dhe qytetarëve.

"Të pasurit e një operatori të vetëm të homologimit pengon konkurrencën e lirë, e rrjedhimisht edhe efikasitetin që do të rezultonte nga ofrimi i shërbimit nga më shumë operatorë, si në aspekt të shmangies së çmimeve të larta, por edhe të rritjes së disponueshmërisë së shërbimeve të diversifikuara për publikun. Sistemi aktual i homologimit të automjeteve pengon lirinë e ofrimit të shërbimeve, e cila ka për efekt ndëshkimin e konsumatorëve me shpenzime shtesë logjistike nga marrja e shërbimit në një lokacion të vetëm", thuhet në komunikatën e tyre drejtuar mediave.

Një reagim të njëjtë e ka pasur edhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Ndryshe, çdo makinë e importuar në Kosovë duhet t'i nënshtrohet një kontrolli rutinor i quajtur "homologim". Ky lloj kontrolli bëhet vetëm për t'i inkasuar 125 euro.

Pra, secili qytetar apo kompani që blen vetura, detyrohet t'i nënshtrohet homologimit në Qendrën e Automjeteve të Kosovës (QAK), e cila është pronë e Shkëlqim Devollit nga Peja.

The post Peticion online që bën thirrje t'i jepet fundit obligimit për homologim appeared first on DRENICA PRESS.

Thaçi dekoron një dëshmor me urdhrin “Hero i Kosovës”

Posted: 30 Jun 2019 01:46 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar dëshmorin Jakup Agushi me urdhrin "Hero i Kosovës".

"Nuk ka heroizëm më të madh se të japësh jetën në front kundër armikut për lirinë e vendit dhe popullit tënd. Para 21 vjetësh, në mëngjesin e 30 qershorit 1998, jetën e dha edhe dëshmori Jakup Agushi, të cilin në këtë përvjetor e dekorova me urdhrin "Hero i Kosovës". Dëshmorët, jeta dhe veprat e tyre, janë themele të lirisë dhe pavarësisë sonë", ka shkruar ai në Facebook

The post Thaçi dekoron një dëshmor me urdhrin "Hero i Kosovës" appeared first on DRENICA PRESS.

Kadri Veseli: Dje këtu u shkrua lavdia, sot këtu shquhet ndërmarrësia

Posted: 30 Jun 2019 01:42 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot strukturat e degës së PDK-së në Rahovec, dhe me këtë rast, ka përgëzuar të pranishmit për procesin tejet të suksesshëm zgjedhor në këtë degë, si dhe kontributin në Konventën e 9-të zgjedhore, ku dolën edhe strukturat e reja drejtuese të partisë.

Në takimin e liderit Veseli me strukturat lokale të degës së PDK-së në Rahovec, morën pjesë qindra aktivistë dhe anëtarë të kryesive të nëndegëve.

"Rruga jonë, është rrugë e përgjegjësisë, e ballafaqimit me vështirësitë, rrugë e sfidave dhe sukseseve të çuarjes së çështjeve jetike të qytetarëve tanë dhe të vendit përpara. Ne me procesin zgjedhor kemi dëshmuar se gara e brendshme, sjell vlera të cilat janë në nivel të përgjegjësisë së misionit tonë, Dekadës së Re, të vizionit të dekadës së dytë pas pavarësisë. Rahoveci është shembull se si ndërtohet e zhvillohet shteti me shumë djersë e sakrifica", ka theksuar Veseli.

Veseli ka shtuar se në Rahovec, është shkruar histori e lavdisë, histori e sakrificës për çlirim, andaj, ne kemi përgjegjësi që vlerat e këtij qyteti të qytetarëve të përkushtuar e punëtorë, të bëhen pjesë e zhvillimit të gjithmbarshëm me përkrahje për inovacion, ndërmarrësi dhe projekte që rinisë ia hapin perspektivën, që shtojnë vendet e reja të punës dhe ngrisin mirëqenien e qytetarëve.

"Ashtu siç dje u shkrua historia e lavdisë, sot në Rahovec, shkruhen histori suksesi në ndërmarrësi", tha Veseli.

Kreu i PDK-së tha se fermerët dhe bizneset e Rahovecit do të kenë rritje të subvencioneve ndërsa siguroi se rruga magjistrale që lidhë Rahovecin me Autostradën do të zgjerohet.

Kryetari i degës së PDK-së në Rahovec, Idriz Vehapi, vlerësoi lart kontributin e z. Veseli për Rahovecin dhe bujqit e kësaj ane, që në kontinuitet kanë pasur përkrahje.

Ai po ashtu vlerësoi procesin zgjedhor duke potencuar se zgjedhjet në PDK-ë, janë shembull dhe mostër e garës demokratike, cilësore dhe në pajtim me vlerat më të larta demokratike, duke theksuar se Rahoveci frymon me Dekadën e Re.

Gjatë ditës së sotme, kreu i PDK-së ka takuar edhe strukturat e reja të PDK-së në Malishevë të cilat i ka porositur të punojnë edhe më shumë për të ofruar qytetarët në projektin e Dekadës së Re për ta zhvilluar më shumë këtë komunë.

The post Kadri Veseli: Dje këtu u shkrua lavdia, sot këtu shquhet ndërmarrësia appeared first on DRENICA PRESS.

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Posted: 29 Jun 2019 10:52 PM PDT

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave anticiklonike.

Në këtë situatë meteorologjike, do të mbajë mot me diell dhe relativisht i nxehtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut.

Indeksi UV do të jetë shumë i lartë prandaj kërkohet respektimi i këshillave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, që nënkupton se në intervalin kohor ndërmjet orës 10-17, lëvizjet të jenë sa më të kufizuara ose të përdoren masat mbrojtëse.

The post Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme appeared first on DRENICA PRESS.

Ky është shqiptari që mahniti botën

Posted: 29 Jun 2019 10:44 PM PDT

Këshillat e Konicës, talenti, pasioni, vullneti e vizioni…

Ai është një ndër shqiptarët që mahniti botën me fotografitë e tij që edhe sot qarkullojnë kudo…

Përse nuk e lejuan asnjëherë të shkelte në Shqipëri ? Si mundi të fiksonte ngjarje dhe personazhe të përmasave botërore ?

The post Ky është shqiptari që mahniti botën appeared first on DRENICA PRESS.

75 të arrestuar për pengimin e zgjedhjeve në Shqipëri

Posted: 29 Jun 2019 10:41 PM PDT

Prokuroria e Përgjithshme në një njoftim për mediat ka dhënë informacionet e fundit lidhur me çështjet e regjistruara për vepra penale që prekin zgjedhjet e lira në funksion të fushatës së zgjedhjeve vendore të datës 30 qershor.

Sipas Prokurorisë janë gjithsej 12 (dymbëdhjetë) procedime me 75 (shtatëdhjetë e pesë) persona të arrestuar/ ndaluar.

Kështu, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka regjistruar, 2(dy) procedime penale që lidhen me veprat penale që prekin zgjedhjet e lira; Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka regjistruar 3(tre) procedime penale, që lidhen me veprat penale që prekin zgjedhjet e lira.

 

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, mëdatë 21.06.2019, ka regjistruar 1 (një) procedim penal në ngarkim të 3 (tre) personave të arrestuar në flagrancë, të dyshuar për kryerjen e veprën penale "Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor" parashikuar nga neni 326/a/2 të Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë më datë 19.06.2019, ka regjistruar 1 (një) procedimpenal, nr.91, në ngarkim të 7 (shtatë) personave të arrestuar në flagrancë dhe 2(dy) personave të ndaluar, për kryerjen e veprave penale "Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestim të paligjshme" parashikuar nga nenet 326/a/2, 236, 262të Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, mëdatë 20.06.2019,mbi bazën e materialit të dërguar nga Komisariati i Policisë Mat, ka regjistruar 1 (një) procedim penal, nr.92 në ngarkim të 10 (dhjetë) personave të arrestuar në flagrancë, dyshuar për kryerjen e veprave penale "Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestim të paligjshme" dhe "Prishja e qetësisë publike" të parashikuara nga nenet 326/a/1, 236/2, 262/1 dhe 274 të Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka regjistruar më datë 20.06.2019 1 (një) procedim penal, nr.243, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 150, 25 i Kodit Penal, "Kundërshtimi i punonjësit të policisë" parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", parashikuar nga neni 262/2 i Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, ka regjistruar më datë 29.06.2019 1 (një) procedim penal në ngarkim të 2(dy) personave të arrestuar në flagrancë për veprën penale "Pengimi i subjekteve zgjedhore", parashikuar nga neni 325 e 25 të Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, ka regjistruar më datë 29.06.2019 1 (një) procedim penal në ngarkim të 12(dymbëdhjetë) personave të arrestuar në flagrancë për veprën penale "Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik",parashikuar nga nenet 326 dhe 236/2të Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, ka regjistruar më datë 29.06.2019 1(një) procedim penal në ngarkim të 4(katër) personave, 3 (tre) të arrestuar në flagrancë dhe 1(një) i shpallur në kërkim policor, për veprën penale "Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor" parashikuar nga neni325i Kodit Penal.

NJOFTIMI PËR MEDIA

Sipas informacionit që u administrua nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, deri në këtë moment, rezulton se numri i përgjithshëm i çështjeve të regjistruara për vepra penale që prekin zgjedhjet e lira në funksion të fushatës së zgjedhjeve vendore të datës 30 qershor 2019, është gjithsej 12 (dymbëdhjetë) procedime me 75 (shtatëdhjetëe pesë) persona të arrestuar/ ndaluar. Konkretisht:

1. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka regjistruar, 2(dy) procedime penale që lidhen me veprat penale që prekin zgjedhjet e lira:

– Procedimi penal nr. 1183 datë 14.06.2019, me 7(shtatë) persona të arrestuar nga policia gjyqësore për veprat penale, "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit"dhe"Pengimi i subjekteve zgjedhore", parashikuar respektivisht nga nenet262, 293, 325 e 25 të Kodit Penal,
– Procedimi penal nr. 1250 datë 26.06.2019, për veprën penale "Thirrjet publike për veprime të dhunshme", parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal me 1 (një) person nën hetim;

2. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka regjistruar 3(tre) procedime penale, që lidhen me veprat penale që prekin zgjedhjet e lira:

– Procedimi penal i vitit 2019 për veprën penale "Shkatërrimi me zjarr i pronës" e parashikuar nga neni 152/1 i Kodit Penal dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë" parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal. Për këtë procedim janëarrestuar 5(pesë) persona, ndërsa 2(dy) persona janë ndaluar me iniciativënga policia gjyqësore.Sa ju përket masave të sigurimit, rezulton se 4(katër) janë me masë sigurimi "arrest nëburg", 2(dy) me masë sigurimi"arrest shtëpie", dhe 1(një)person me masë sigurimi "detyrim për paraqitje".
– Procedimi penal nr. 983 i vitit 2019 i regjistruar për veprat penale "Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore", parashikuar nga neni 326/a/1 i Kodit Penal dhe"Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik" parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal. Lidhur me këtë procedim penal janëarrestuar 14(katërmbëdhjetë) persona. Akoma nuk janë dhënë masat e sigurimit nga gjykata.
– Procedimi penal nr. 987 viti 2019 i regjistruar për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik" parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal, dhe "Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore" parashikuar nga neni 326/a/1 i Kodit Penal.Nuk ka akoma persona nën hetim.

3. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, mëdatë 21.06.2019, ka regjistruar 1 (një) procedim penal në ngarkim të 3 (tre) personave të arrestuar në flagrancë, të dyshuar për kryerjen e veprën penale "Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor" parashikuar nga neni 326/a/2 të Kodit Penal.

4. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë më datë 19.06.2019, ka regjistruar 1 (një) procedimpenal, nr.91, në ngarkim të 7 (shtatë) personave të arrestuar në flagrancë dhe 2(dy) personave të ndaluar, për kryerjen e veprave penale "Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestim të paligjshme" parashikuar nga nenet 326/a/2, 236, 262të Kodit Penal.Lidhur me masat e sigurimit rezulton se për 3(tre) prej tyre është caktuar masa e sigurimit"arrest nëburg"me afat 20 ditorpër 3(tre)persona masa e sigurimit "arrest në shtëpi" dhe për 3(tre) persona, masa e sigurimit "detyrim për paraqitje".

5. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, mëdatë 20.06.2019,mbi bazën e materialit të dërguar nga Komisariati i Policisë Mat, ka regjistruar 1 (një) procedim penal, nr.92 në ngarkim të 10 (dhjetë) personave të arrestuar në flagrancë, dyshuar për kryerjen e veprave penale "Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestim të paligjshme" dhe "Prishja e qetësisë publike" të parashikuara nga nenet 326/a/1, 236/2, 262/1 dhe 274 të Kodit Penal. Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat aktualisht, po hetohen 2 (dy) personame masë sigurimi "Arrest në burg"me afat 30 ditor; 4 (katër) persona me masë sigurimi "Arrest në shtëpi"dhe 4 (katër) persona me masë sigurimi "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore".

6. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka regjistruar më datë 20.06.2019 1 (një) procedim penal, nr.243, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 150, 25 i Kodit Penal, "Kundërshtimi i punonjësit të policisë" parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", parashikuar nga neni 262/2 i Kodit Penal. Në referim të ngjarjes nga shërbimet e policisë janë arrestuar 8(tetë) persona për të cilët u vendosën masat e sigurimit si më poshtë;për 4(katër) persona masa e sigurimit "arrest me burg", 2 (dy) persona me masë sigurimi "arrest në shtëpi" dhe 2 (dy) persona me masë sigurimi"detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore".

7. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, ka regjistruar më datë 29.06.2019 1 (një) procedim penal në ngarkim të 2(dy) personave të arrestuar në flagrancë për veprën penale "Pengimi i subjekteve zgjedhore", parashikuar nga neni 325 e 25 të Kodit Penal. Akoma nuk janë dhënë masat e sigurimit nga gjykata.

8. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, ka regjistruar më datë 29.06.2019 1 (një) procedim penal në ngarkim të 12(dymbëdhjetë) personave të arrestuar në flagrancë për veprën penale "Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik",parashikuar nga nenet 326 dhe 236/2të Kodit Penal. Akoma nuk janë dhënë masat e sigurimit nga gjykata.

9. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, ka regjistruar më datë 29.06.2019 1(një) procedim penal në ngarkim të 4(katër) personave, 3 (tre) të arrestuar në flagrancë dhe 1(një) i shpallur në kërkim policor, për veprën penale "Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor" parashikuar nga neni325i Kodit Penal. Akoma nuk janë dhënë masat e sigurimit nga gjykata.

Prokuroritë pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore Gjirokastër, Durrës, Berat, Lushnjë, Krujë, Sarandë, Kurbin, Pukë dhe Vlorë, si dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë njoftuar se deri në këto momente nuk kanë të regjistruar procedimepenale lidhur me veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe çdo shkelje që lidhen me zgjedhjet e 30 qershorit.

The post 75 të arrestuar për pengimin e zgjedhjeve në Shqipëri appeared first on DRENICA PRESS.

Zyrtarisht hapen qendrat e votimit në Shqipëri

Posted: 29 Jun 2019 10:40 PM PDT

Ka nisur zyrtarisht procesi i votimit në të gjitha qendrat në Republikën e Shqipërisë për të zgjedhur 61 kryetarët e ardhshëm të bashkive në vend.

Në këto zgjedhje garojnë 36 parti të cilat kanë regjistruar gjithsej 97 kandidatë për kryetarë bashkie si dhe 544 lista kandidatësh për anëtarë këshillash bashkiakë.

Në të gjithë vendin janë ngritur 90 komisione zonale të administrimit zgjedhor dhe 5,417 qendra votimi. Por specifika e ketyre zgjedhjeve eshte se opozita kryesore nuk merr pjesë në këtë proces.

 

 

Janë 14 parti të opozitës, ndër më kryesoret PD dhe LSI te cilat kanë vendosur të bojkotojnë zgjedhjet lokale.

Si rezultat në 31 bashki të vendit nuk ka garë pasi kandidat ka përcaktuar vetëm Partia Socialiste.

Qytetarët e bashkive të mëdha si Shkodra, Elbasani, Fieri, Gjirokastra do të kenë në fletën e votimit vetëm kandidatin e Partisë Socialiste.

Në disa bashki të mëdha si Tirana, Korça, Durrësi, Vlora përballë PS janë vendosur kandidatët e partisë më të re të Astrit Patozit, Bindja Demokratike.

Kjo është hera e parë që fituesi nuk ka rëndësi dhe e vetmja pikëpyetje është mbarëvatja e procesit. Kutite e votimit dë të mbyllen në orën 19:00.

The post Zyrtarisht hapen qendrat e votimit në Shqipëri appeared first on DRENICA PRESS.

“Ulu aty”, kështu e urdhëron Trump kryeministrin e Spanjës

Posted: 29 Jun 2019 10:37 PM PDT

Presidenti amerikan Donald Trump njihet si personazhi që arrin të 'vjedhë' titujt e parë të mediave me qëndrimet e ashpra ndaj kundërshtarëve të tij politik.

E ka bërë këtë me Justin Trudeau të Kanadasë, fytyrën e nevrikosur në takimin me Merkel por edhe gjestet në takimin me homologun rus Vladimir Putin.

Dhe këtë herë ia ka dalë edhe në mbledhjen e G20-s në Osaka të Japonisë, pasi me një gjest të thjeshtë bëri që media spanjolle të shpërthente me zemërim kundër tij.

Trump u tregua i prerë me kryeministrin socialist të Spanjës, Pedro Sanchez, duke e urdhëruar atë të ulej para se të largohej pa hezitim.

Sanchez ia dëgjoi fjalën dhe u ul ndërsa në fytyrën e tij mbeti një shprehje mes një buzëqeshjeje të detyruar dhe një nervi që e ngacmonte thellë në ndërgjegje.

Pas kësaj mediat spanjolle shpërthyen me zemërim duke e quajtur mungesë respekti të presidentit amerikan ndaj kreut të qeverisë spanjolle.

The post "Ulu aty", kështu e urdhëron Trump kryeministrin e Spanjës appeared first on DRENICA PRESS.

Flet heroi i cili shpëtoi 2-vjeçaren që ra nga ballkoni, ja dhurata që mori nga familja

Posted: 29 Jun 2019 10:34 PM PDT

Një adoleshent është quajtur hero pasi i ka shpëtuar jetën një fëmijë dy vjeç në Turqi.

Algjeriani Feuzi Zabaat arriti të kapë në ajër fëmijën që ra nga kati i dytë i banësës.

Vogëlushja Doha Muhammed ra nga një banesë në një prej zonave të Stambollit të mërkurën.

Pas aktit heroik, 17-vjeçari deklaroi për mediat turke: "Unë bëra atë që ishte e nevojshme për dashurinë e Allahut".

Vogëlushja, me origjinë nga Siria, i mbijetoi 'aksidentit' pa asnjë lëndim.

Skena dramatike u kap nga kamerat e sigurisë.

Si faleminderim, familja e Dohas i dha shpëtimtarin të vajzës së tyre një dhuratë prej 200 Lirash turke (27,21 £).

The post Flet heroi i cili shpëtoi 2-vjeçaren që ra nga ballkoni, ja dhurata që mori nga familja appeared first on DRENICA PRESS.

Mësohen detaje të reja rreth plagosjes në Mitrovicë

Posted: 29 Jun 2019 10:33 PM PDT

Nga të shtënat me armë që ndodhën sot në Mitrovicë është plagosur një person.

I njëjti ka marrë plagë në të dyja këmbët në zonën mbi gju.

Këtë e ka konfirmuar zyrtarja për Komunikim me Media dhe Publikun në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.

Ajo ka thënë se sipas informatave që ka në njërën këmbë ka pasë hyrje dhe dalje të plumbit derisa në këmbën tjetër ka pasë vetëm hyrje të plumbit.

Mustafa-Hakaj ka konfirmuar për Klan Kosovën se i plagosuri ka qenë me vetëdije kur ka arritur në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Mitrovicës ku edhe e ka marrë ndihmën e parë.

E njëjta ka thënë se i plagosuri është dërguar me ndihmë të shpejtë në QKUK ku është dorëzuar në Emergjencë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

The post Mësohen detaje të reja rreth plagosjes në Mitrovicë appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more