Skip to main content

Dy fjalë para se të kalojmë nga llumokracia në idiokraci Telegrafi Opinione

Dy fjalë para se të kalojmë nga llumokracia në idiokraci Telegrafi Opinione


Dy fjalë para se të kalojmë nga llumokracia në idiokraci

Posted: 29 Jun 2019 09:34 AM PDT

Enton Palushi

Shqipëria do të shkojë të dielën në zgjedhjet e para paskomuniste pa opozitën. Historia është e thjeshtë: pas 30 vitesh, vendi ynë është i vetmi në Evropë që nuk është në gjendje të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Opozita nuk pranon të futet në një proces ku garancitë duhet t'i japë një qeveri e kapur me 'presh në duar' nga përgjimet e publikuara prej gazetës më të madhe në Evropë.

Megjithatë, Edi Rama dhe qeveria e tij duken të vendosur në rrugën e nisur drejt zgjedhjeve pa rival. Interesant është se këto ditë, një kolege ka publikuar një fjalim të kryeministrit Edi Rama, të mbajtur në vitin 2009, kur ai ishte në opozitë. Fjalimi i titulluar 'Llumokracia' mund të duket shumë aktual. Rama ankohet se si pushteti e quan opozitën si të keqen më të madhe në vend; se si disa ndërkombëtarë, mes tyre edhe KE, po favorizojnë një qeverisje të korruptuar, e cila prek zgjedhjet; se si një dorë biznesmenësh të babëzitur po marrin gjithçka; se si mediat kryesore televizive janë kthyer në banjo publike etj.

Pyetja që lind është se përse pas një dekade, Shqipëria jo vetëm duket se ka mbetur vendnumëro, por llumokracia është bërë kapicë dhe po i merr frymën vendit?

Arsyeja është më e thjeshtë nga sa mendohet: Shqiptarëve duket se u mungon dimensioni historik i të menduarit. Ky nuk është një problem vetëm shqiptar. Filozofi gjerman Hegel shkruante para më shumë se dy shekujsh, se "i vetmi leksion që na mëson historia është se askush nuk ka mësuar gjë nga historia". Por, teksa Hegeli shkruan se kur bie fjala te historia, ne jemi produkt i vetes sonë, atëherë ajo që kemi krijuar si shqiptarë deri më tani ka qenë një lemeri. Edhe një nga mendjet më brilante të kohës sonë, profesori James Flynn thotë se problemi i madh sot është se njerëzit nuk janë të përfshirë seriozisht në analizën komplekse të së shkuarës. "Ata nuk janë më ndryshe nga fshatarët mesjetarë, që janë të ankoruar në botën e tyre të vogël, pa një dimension historik", thotë ai. Si rezultat, kemi krijuar një model që ngjan si idiokraci, ku njerëzit kanë pikëpamje krejt të thjeshta për botën, duke na lënë të hapur për manipulim nga politikanët dhe mediat.

Nuk është çudi që jo vetëm nuk lexojmë libra, por kemi ngritur në piedestalin e medias gazetarinë me dembele, më të lirë dhe më relativizuese të së keqes, atë të talk show-ve.

Nuk është për t'u habitur që kryeministri ynë, edhe pse pa bilanc ekonomik e social, madje i zhytur deri në grykë në llumokracinë e tij, mendon se ua ka gjetur anën shqiptarëve mendjelehtë duke i mbajtur me llafe për tepsinë, kazanin, legenin, poturet, filxhanin.

Pastaj janë ata që e mbajnë veten me të madhe, që thonë se ky sistem nuk bën dhe duhet ndërruar. Cili sistem o të marrë? Historia e botës njeh vetëm dy sisteme: i pari, me disa forma, që nuk e pranon garën dhe ky tjetri që Perëndimi thotë se është më i miri vetëm sepse njeh konkurrencën e ndershme.

Pikërisht këtu nis e përfundon drama e shqiptarëve, sepse nuk kemi krijuar akoma garë. Prandaj nisma dhe protesta e opozitës ishte e drejtë dhe duhej përkrahur.

Para disa ditësh kam shkruar se kjo qeveri nuk është as e ardhmja dhe as e shkuara e vendit. Për këtë të fundit, i referohesha të shkuarës së afërt. Por votimet e 30 qershorit mund të na kthejnë në të shkuarën e largët.

Ndaj, të dielën, refuzojini masivisht këto palo votime duke shkuar në plazh. Kurse të gjithë ju që jeni të detyruar të votoni për shkak të punës, shkoni dhe shkarraviteni atë fletë.

Vetëm kështu mund t'i tregojmë vetes dhe botës se kemi mësuar diçka nga historia. Të tregojmë se mund të jemi të zhytur në llumë, por nuk jemi akoma në idiokraci.

The post Dy fjalë para se të kalojmë nga llumokracia në idiokraci appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more