Skip to main content

“Bashkëshorti i lumtur të zgjat jetën, tregon studimi” plus 9 more Ekonomia Online

“Bashkëshorti i lumtur të zgjat jetën, tregon studimi” plus 9 more Ekonomia Online


Bashkëshorti i lumtur të zgjat jetën, tregon studimi

Posted: 29 Jun 2019 09:47 AM PDT

Një partner i lumtur jo vetëm që zgjat marrëdhënien në çift, por gjithashtu ju zgjat jetën. Shumica e çifteve do të pranonin se lumturia e bashkëshortit të tyre u sjell gëzim në një farë mase dhe kjo kënaqësi, jo vetëm që mund të sjellë një jetë të lumtur por edhe më të gjatë. Një studim i ri, thotë se të kesh një bashkëshort të lumtur jo vetëm që shton gjatësinë e marrëdhënieve tona...

Source

Hiqni toksinat nga mëlçia e veshkat, në mënyrë natyrale dhe thjeshtë

Posted: 29 Jun 2019 09:40 AM PDT

Mëlçia, veshkat dhe fshikëza e urinës janë të gjitha organe të rëndësishme, por njerëzit shpesh i nënvlerësojnë në afatgjatë dhe mund të përfundojnë duke patur probleme të rënda. Ju mund të jeni me fat që keni dy veshka, por mbajtja e tyre në mënyrë të shëndetshme mund t'ua shpëtojë jetën. Kemi për ju disa këshilla të thjeshta që do ta mbajnë trupin tuaj të shëndetshëm për vite me rradhë:

Source

8 shenja se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D

Posted: 29 Jun 2019 09:26 AM PDT

Vitamina D është një vitaminë e tretshme që ndikon shumë në sistemet e trupit tonë nga sigurimi i furnizimit me kalcium ndaj eshtrave tona deri tek forcimi i sistemit tonë imunitar. Ne normalisht e marrim këtë vitaminë nga ushqimet, suplementet dhe rrezet e diellit, por kur diçka shkon keq dhe ne përballemi me mungesën e vitaminës D, sistemet tona të trupit mund të dëmtohen. Djersitja e kokës Ka...

Source

Rriten abortet në Shqipëri

Posted: 29 Jun 2019 09:20 AM PDT

​300 aborte më shumë janë regjistruar në vitin 2018 krahasuar me 2017-ën në Shqipëri. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se është rritur numri i tyre nga gratë me arsim të lartë, të cilat përbëjnë një të katërtën e rasteve të ndërprerjeve së shtatzënisë. E ndërsa vit pas viti numri i bebeve që vijnë në jetë po bie me shpejtësi, në 2018-ën edhe numri i aborteve ka shënuar rritje.

Source

Haziri: Forumi i Gruas së Gjilanit është promotor i masivizimit të LDK-së

Posted: 29 Jun 2019 09:19 AM PDT

Në Konventën e organizuar të shtunën nga Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, nënkryetari i LDK-së në nivel qendror, njëherësh kryetar i Degës, Lutfi Haziri, ka thënë se ky mekanizëm në vitet e fundit është bërë promotor i proceseve dhe masivizimit të partisë. "Këto katër vite kanë dëshmuar se Forumi i Gruas është promotor i proceseve dhe masovizimit të LDK-së...

Source

Situata para votimeve në Shqipëri shqetëson pushuesit nga Kosova

Posted: 29 Jun 2019 09:19 AM PDT

Pyetja çfarë do të ndodhë nesër në Shqipëri dhe situata e tensionuar me frikën e përplasjeve ka shqetësuar edhe pushuesit nga Kosova që këtë të shtunë masivisht iu drejtuan plazheve shqiptare. Një pjesë u tremben trazirave, ndaj edhe urojnë që gjithçka të mbyllet pa incidente. Situata e tensionuar politike dhe frika e përplasjeve gjatë votimit të 30 qershorit ka shqetësuar edhe pushuesit nga...

Source

Kosova i mbyll garat në Minsk me tri medalje, të gjitha nga xhudo

Posted: 29 Jun 2019 09:18 AM PDT

Ekipi i Kosovës ka mbyllur sot garat në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019, të cilat po mbahen në kryeqytetin e Bjellorusisë. Garuesi i fundit që garoi ishte karateisti Alvin Karaqi, i cili sot pavarësisht perfomancës së mirë, i mungoi fati që të kualifikohet në gjysmëfinale. Kosova do ta kujtojë Minskun 2019 me tri medalje të fituara, një të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë...

Source

Askush nuk reagoi për mungesën e fotografive të artistit Alban Muja në Bienale të Venedikut

Posted: 29 Jun 2019 09:17 AM PDT

Shkruan: Ilir Muharremi, kritik i artit Është për t'u çuditur përse askush nga mediat, madje nuk është mbajtur asnjë konferencë ose debat në lidhje me mos realizmin komplet të projektit të artistit Alban Muja në Bienale të Venedikut 2019. Aty munguan fotot e qytetarëve të cilëve ju kërkua t'i dërgojnë. Nuk u shpjegua përse asnjë nga fotot e qytetarëve nuk u shfaq, por vetëm videoinstalacion i...

Source

Si ta mbani një lëkurë të shëndetshme, kujdesi gjatë verës

Posted: 29 Jun 2019 09:16 AM PDT

Lëkura është organi më i madh i njeriut, që është në kontakt të drejtpërdrejtë me faktorët atmosferikë, më I riskuari ndaj traumave, djegieve etj. Lëkura mundëson mbrojtjen nga rrezatimi ultraviolet, shërben si pengesë ndaj mikrobeve e baktereve, parandalon humbjen e shumtë të ujit dhe lëngje të tjera, ndihmon në kontrollin e temperaturës së trupit, ndihmon në përftimin e vitamins D dhe shumë...

Source

Ushqimet që largojnë të vjellat

Posted: 29 Jun 2019 08:47 AM PDT

Këto ushqime ndihmojnë të largosh ndjesinë e përzierjes deri te të vjellat, në rast se ky shqetësim vjen për shkak të stresit, ankthit, problemet me stomakun e deri te të vjellat për shkak të shtatzënisë. Për shkak të ankthit, stresit, ndonjë virusi apo shqetësime nga stomaku dhe keni ndjesinë e të përzierave, deri në të vjella, gjëja e fundit që ju vjen në mendje është të hani. Por në fakt ka...

Source

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more