Skip to main content

Numrat me të cilët partitë garojnë në zgjedhjet e Veriut

Numrat me të cilët partitë garojnë në zgjedhjet e Veriut


Numrat me të cilët partitë garojnë në zgjedhjet e Veriut

Posted: 30 Apr 2019 02:56 AM PDT

KQZ ka bërë tërheqjen e numrave të renditjes së partive politike në fletëvotime, në zgjedhjet që do të mbahen në Mitrovicën e Veriut, më 19 maj.

Lëvizja Vetëvendosje do të ketë numrin 60, PDK me numër 61 dhe më pas Lista Serbe me numrin 62 – tri subjektet që do të jenë garuese në zgjedhje.

KQZ ka paralajmëruar që gjithçka është gati për këtë proces zgjedhor.

The post Numrat me të cilët partitë garojnë në zgjedhjet e Veriut appeared first on DRENICA PRESS.

Zjarrfikësit e shpëtojnë macen e ngelur në një shtyllë elektrike në Podujevë

Posted: 30 Apr 2019 02:54 AM PDT

Një mace kishte ngelur e bllokuar përreth përçuesve elektrikë në një shtyllë afër Spitalit të Podujevës.

Është dashur intervenimi i pjesëtarëve të Brigadës së Zjarrfikësve të Podujevës për ta shpëtuar atë, duke e larguar nga ajo shtyllë.

The post Zjarrfikësit e shpëtojnë macen e ngelur në një shtyllë elektrike në Podujevë appeared first on DRENICA PRESS.

Ja pse Franca nuk do liberalizimin e vizave për Kosovën

Posted: 30 Apr 2019 02:50 AM PDT

Samiti i Berlinit i zhvilluar diten e djeshme, përfundoi pa arritur një emërues të përbashkët për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës e Serbisë.

Nga ana e tyre, Angela Merkel presidenti francez Emmanuel Macron ishin shprehur se nuk donin të impononin një zgjidhje, shkruan DW.

Zhgënjyes kishte qenë për delegacionin kosovar edhe këmbëngulja e Francës për të mos liberalizuar regjimin e vizave ndaj Kosovës.

Thaçi e shprehu këtë zhgënjim edhe para gazetarëve: "Edhe sonte kishte paqartësi rreth këtij procesi. Është diskriminim dhe ndëshkim për Kosovën".

Sipas burimeve të DW nga pjesëmarrës në takim, presidenti Macron e kishte argumentuar mosmiratimin e heqjes së regjimit të vizave me përvojën e keqe të Francës pas liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, ku u shtua si numri i migrantëve të parregullt ashtu edhe i kriminalitetit nga këto vende.

Nisur nga fushata elektorale aktuale për zgjedhjet e parlamentit evropian, Macron kishte argumentuar se nëse ai do të hiqte vizat edhe për Kosovën, kjo do të ishte në favor të partisë djathtiste të Frontit Nacional.

 

 

The post Ja pse Franca nuk do liberalizimin e vizave për Kosovën appeared first on DRENICA PRESS.

Bëhen homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë, në Shtuticë dhe Vërbovc

Posted: 30 Apr 2019 02:46 AM PDT

Në kuadër të përkujtimit të 20-vjetorit të rënies së heroit të kombit Ilaz Kodra dhe shumë dëshmorëve dhe martirëve si dhe në kujtim të të zhdukurve, sot kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari dhe drejtorë e staf të të dy komunave respektive bënë homazhe dhe vendosën buqeta me lule tek varret e të rënëve në Kompleksin Memorial në Marinë, në Shtuticë dhe Vërbovc.

Rikujtojmë se sot duke filluar nga ora 12.00, në Drenas bëhet përurimi i shtatores së heroit të kombit Ilaz Kodra.

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

 

The post Bëhen homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë, në Shtuticë dhe Vërbovc appeared first on DRENICA PRESS.

Përplasi për vdekje gruan gjatë garave me makina, policia gjermane në kërkim të 21 vjeçarit nga Kosova

Posted: 30 Apr 2019 02:41 AM PDT

Një 21-vjeçar kosovar është në kërkim nga policia gjermane pasi aksidentoi me makinë një grua gjatë një gare ilegale në rrugë.

I riu është identifikuar si Kushtrim Hoti ndërsa në mediat gjermane është publikuar edhe fotografia e tij.

Ai akuzohet për vrasje dhe policia gjermane po merr në konsideratë lëshimin e një urdhër arresti ndërkombëtar.

Ekziston mundësia që i riu të jetë larguar jashtë vendit. Aksidenti ndodhi të hënën e Pashkëve në Moers.

Dy garues, njëri prej të cilëve ishte 21-vjeçari, raportohet se po zhvillonin një garë të paligjshme në në një rrugë me dy korsi në Bismarckstraße. Hoti, i cili drejtonte një mjet tip Mercedes, është përpjekur të parakalojë makinën tjetër, tip Range Rover, duke kaluar në korsinë e kundërt. Por në një kryqëzim u përplas me makinën e një gruaje 43-vjeçare.

Ajo u dërgua në spital por mjekët nuk mundën ta shpëtonin. Tre ditë pas aksidentit ajo vdiq për shkak të lëndimeve të rënda që kishte marrë./Alsat-M

The post Përplasi për vdekje gruan gjatë garave me makina, policia gjermane në kërkim të 21 vjeçarit nga Kosova appeared first on DRENICA PRESS.

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që rrahu gruan dhe vajzën

Posted: 30 Apr 2019 02:39 AM PDT

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.B., sepse ekziston dyshimi i bazuar se me datë 27 prill në Ferizaj, i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht të dëmtuarat- bashkëshorten e tij K.B., dhe vajzën e tij K.B., me të cilën ka kryer veprën penale "Dhuna në familje".

Gjithashtu, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.B., edhe në Stacionin Policor në Ferizaj, deri sa ishte duke u intervistuar nga policët hetues dhe në prezencë të avokatit mbrojtës, ka kanosur me fjalë të dëmtuarat me të cilët do të kryente veprën penale "Kanosja" nga neni 185 par. 2 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se i njëjti gjendet në ndalim që nga data 27.04.2019.

The post Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që rrahu gruan dhe vajzën appeared first on DRENICA PRESS.

Vuçiq i nervozuar me Zaevin: U përpoq ta arsyetonte taksën e Kosovës ndaj Serbisë

Posted: 30 Apr 2019 02:35 AM PDT

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në margjinat e takimit të Berlinit të organizuar të hënën nga Gjermania dhe Franca.

Këto kritika të kryetarit të Serbisë kishin të bënin me taksën ndaj Serbisë e cila bashkë me procesin e dialogut Kosovë – Serbi ishin në fokus të samitit që i bëri bashkë në kryeqendrën gjermane liderët e Ballkanit Perëndimor.

"Ne ishim të befasuar nga ashpërsia me të cilën kanë folur para së gjithash shqiptarët e Kosovës por edhe ashpërsinë e sulmeve kundër Republikës Serbe. Shqiptarët thanë se duhet ta njohim Kosovën, nuk ka autonomi për serbët, nuk ka kompetenca ekzekutive për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe . U përpoqëm të vepronim me përgjegjësi".

"Zaev është përpjekur të gjejë arsyetim për taksën antiligjore dhe që këtë veprim ta shpjegojë me mossuksesin e aplikimit për pranim të Kosovës në Interpol", tha presidenti i Serbisë.

The post Vuçiq i nervozuar me Zaevin: U përpoq ta arsyetonte taksën e Kosovës ndaj Serbisë appeared first on DRENICA PRESS.

Në Çirez zbulohet lapidari i 6 dëshmorëve

Posted: 30 Apr 2019 02:33 AM PDT

Në fshatin Qirez të Drenicës janë përkujtuar dëshmorët që ranë për liri.

Aty u zbulua edhe lapidari i dëshmorëve Zymer Ferati, Aziz Ferati, Osman Salihu, Lulzim Ferati, Lutfi Salihu dhe Isuf Ferati.

Në ceremoninë e zbulimit të lapidarit, u tha se sot po i kujtojnë ata që nuk kursyen jetën e tyre për lirinë e Kosovës.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari tha se muaji prill u sjell në kujtesë sakrificën e popullit shqiptar.

"Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte madhështore, ajo ka heronjtë e vet dhe trimat që nuk u dorëzuan në rrugëtimin tonë drejtë lirisë së vendit. Të tillë ishin edhe Zymer Ferati, Aziz Ferati, Osman Salihu, Lulzim Ferati, Lutfi Salihu dhe Isuf Ferati. Sot dhe përgjithmonë nëpërmjet lapidarit të ngritur në nderim të tyre, do t'i kujtojmë këta burra për trimërinë e tyre në luftën çlirimtare", tha ai.

Homazhe pranë lapidarit të zbuluar kanë bërë edhe familjare e ish-luftëtarë të UÇK-së, përfaqësues të OVL UCK, dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës

The post Në Çirez zbulohet lapidari i 6 dëshmorëve appeared first on DRENICA PRESS.

Bëhet thirrje për mos ndezjen e gomave për 1 Maj

Posted: 30 Apr 2019 02:30 AM PDT

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1 Maj, apelon tek qytetarët që të mos përsërisin praktikën e ndezjes së gomave dhe gjësendeve tjera që ndotin mjedisin.

Ministri Matoshi ka kërkuar zyrtarisht nga komunat dhe Policia e Republikës së Kosovës që të ndërmarrin masa për parandalimin e dukurive të tilla negative dhe ndaj personave të cilat veprojnë në kundërshtim me rregullat të shqiptohen masat ndëshkuese konform Udhëzimit Administrativ Nr.06/2018 për Ndëshkimet me Gjobat Mandatore dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, paralajmëron ndëshkime për të gjithë ata që ndezin goma. Ligji për mbrojtjen e ajrit ndalon rreptësisht djegien e gomave. Po ashtu edhe Udhëzimi Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore ndalon rreptësisht djegien e gomave, gjegjësisht dënimi për djegie të gomave është 100 euro.

Ndezja e gomave në mjedis të hapur liron dioksinën dhe materie tjera të rrezikshme që shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, si dëmtimin e organeve të frymëmarrjes, kancerin e mushkërive, dëmton lëkurën duke shkaktuar edhe shumë probleme të tjera shëndetësore.

Ndezja e zjarreve të tilla, bartë me vete pasoja të mëdha për mjedisin. Vazhdimi i një praktike të tillë, është e pakuptimtë dhe e dëmshme për mjedisin, shëndetin dhe për imazhin e Republikës së Kosovës.

Ndezja e zjarreve pa kontroll ka vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e njeriut, pasurinë private dhe shoqërore, si dhe ka degraduar mjedisin tonë edhe ashtu në gjendje jo të mirë.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor paralajmëron dënimin e të gjithë atyre që ndezin goma me rastin e kësaj dite, si në çdo ditë tjetër.

Të bashkangjitur keni shkresat zyrtare që ministri Matoshi iu ka dërguar Komunave dhe Policisë së Kosovës.

The post Bëhet thirrje për mos ndezjen e gomave për 1 Maj appeared first on DRENICA PRESS.

Samiti i Berlinit – Kush ia rrihte krahët presidentit të Serbisë, sipas Isa Mustafës?

Posted: 30 Apr 2019 02:27 AM PDT

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se Samiti i Berlinit, nuk ka dhënë rezultate të cilat i ka pritur presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Përmes një komunikate për media, Mustafa, ka thënë se deklaratat e presidentit Thaçi se do e zgjidhë liberalizimin e vizave dhe ato të kryeministrit për tarifat dhe kufijtë ishin për konsum të brendshëm, dhe u shuan ende pa u kthyar ata në Kosovë.

Mustafa ka shtuar se "është iluzion të pritet një marrëveshje e qëndrueshme me Serbinë, në qoftë se paraprakisht nuk krijohet një zë i përbashkët i institucioneve të Kosovës dhe i opozitës dhe pozitës për këtë çështje. Për një zgjidhje të tillë duhen të ndodhin zgjedhjet sa më parë në Kosovë".

Nga pritjet spektakulare, takimi i Berlinit dha rezultate normale për një përbërje të tillë. Dërgoi mesazhe që Evropës i nevojitet një Ballkan Perëndimor i cili nuk gjeneron konflikte dhe kriza, por paqe. Nuk ofroi modele dhe nuk përjashtoi modele. Sikurse Kancearja gjermane, Merkel, ashtu edhe Presidenti i Francës, Macron, i përsëritën qëndrimet e tyre të njohura për marrëveshjen Kosovë- Serbi.
Nuk ka qenë e pritshme që presidentët dhe kryeministrat e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor do të vendosnin për çështjet e Kosovës dhe Serbisë në një takim të tillë. Për këto çështje vendoset në takimet e ketyre dy vendeve me ndërmjetësim të BE-së ( pasi të kryhen zgjedhjet ne PE) dhe me një rol të fuqishëm të SHBA-së.
Deklaratat e Presidentit ThaçI se atje do të zgjidhë problemin e liberalizimit të vizave dhe atë të Luginës së Preshevës si dhe ato të Kryeministrit Haradinaj për tarifat dhe kufijtë ishin për konsum të brendshëm, dhe u shuan ende pa u kthyar ata në Kosovë. U shuan sikurse uniteti i delegacionit të shqiptarëve, që i bëri bashk aeroplani i Behxhet Pacollit deri në Berlin, por në Berlin dikush fliste me Merkel dhe Macron e dikush ia rrihte krahët Presidentit të Serbisë.
Është iluzion të pritet një marrëveshje e qëndrueshme me Serbinë, në qoftë se paraprakisht nuk krijohet një zë i përbashkët i institucioneve të Kosovës dhe i opozitës dhe pozitës për këtë çështje. Për një zgjidhje të tillë duhen të ndodhin zgjedhjet sa më parë në Kosovë.

The post Samiti i Berlinit – Kush ia rrihte krahët presidentit të Serbisë, sipas Isa Mustafës? appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more