Skip to main content

“1.2 miliardë dollarë në pak ditë, “Avengers: Endgame” thyen çdo rekord” plus 9 more - Gazeta Dita

“1.2 miliardë dollarë në pak ditë, “Avengers: Endgame” thyen çdo rekord” plus 9 more - Gazeta Dita


1.2 miliardë dollarë në pak ditë, “Avengers: Endgame” thyen çdo rekord

Posted: 30 Apr 2019 01:54 AM PDT

Filmi "Avengers: Endgame" theu mbi 20 rekorde në arkëtime, vetëm për disa ditë pasi doli në kinematë botërore.

Vetëm gjatë kësaj fundjave arriti 350 milionë dollarë fitime. Në këtë mënyrë, theu rekordin e mëparshëm që mbahej nga "Avengers: Infinity War" me 92 milionë dollarë.

Endgame" kapërceu një tjetër rekord të "Infinity War", duke grumbulluar 1.2 miliard dollarë arkëtime në të gjithë botën, me një diferencë marramendëse prej 559 milionë dollarësh.

Heronjtë e Marvel të gjithë bashkë në serinë e Avengers

Një raport i "Box Office" tregon se rreth 9 nga 10 persona që frekuentuan kinematë këtë fundjavë, ndoqën filmin "Endgame", duke mposhtur në këtë mënyrë mbajtësin e rekordit, "Star Wars: The Force Awakens.

l.h/ dita

Zaev në Berlin: Jap dorëheqjen nëse BE nuk hap negociatat me ne

Posted: 30 Apr 2019 01:47 AM PDT

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev paralajmëroi dorëheqje nëse në Berlin nuk konfirmohet hapja e negociatave për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Mediat raportojnë se ajo që ka ndodhur në Berlin do të ndryshojë rrjedhën politike në Ballkan.

Sipas asaj që raportohet Zaev është shprehur se nëse nuk hapen negociatat, ai është i gatshëm të japë dorëheqje, prandaj qysh në mbrëmjen e sotme pritet të ketë ndryshime të rrjedhës politike në Ballkan.

v.l/ Dita

Dorëhiqet zëvëndësprokurori i përgjithshëm i SHBA-së

Posted: 30 Apr 2019 01:44 AM PDT

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm në SHBA, Rod Rosenstein ka dhënë dorëheqje, e cila do të hyjë në fuqi më 11 maj. Rosenstein e ka paraqitur dorëheqjen e tij tek Presidenti i SHBA-së, Donald Trump më 28 prill.

Rosenstein emëroi Këshilltarin Special, Robert Mueller për të hetuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në 2016 dhe lidhjet midis agjentëve rusë dhe fushatës së Trumpit, pasi prokurori i atëhershëm, Jeff Sessions, u tërhoq nga detyra.

Ishte pritur që Rosenstein të japë dorëheqjen në mars, por ai qëndroi në detyrë deri në përfundimin e hetimit të Muellerit dhe dorëzimin e raportit të tij përfundimtar i cili u bë publik në formë të redaktuar.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Rosenstein shkroi se ai "gjithmonë e ka vendosur Amerikën në rradhë të parë" si dhe ka ndihmuar stafin e Departamentit të Drejtësisë me njerëz "të përkushtuar ndaj vlerave që e bëjnë Amerikën të madhe".

l.h/ dita

Veliaj: 90 vende të lira pune në Bashkinë e Tiranës, kriter notat e larta

Posted: 30 Apr 2019 01:30 AM PDT

Bashkia e Tiranës ka 90 vende të lira pune për të rinjtë.

Në panairin e punës “Work & Study”, kreu i Bashkisë, Erion Veliaj ka vënë theksin tek rezultatet e mira në shkollë, pasi sipas tij është një ndër kriteret kryesore për t’u punësuar. Veliaj njoftoi se vendet e lira përfshijnë në administratën e Bashkisë, por edhe në drejtoritë e Tiranës.

“Bashkia e Tiranë ka 90 vende pune të lira, përfshirë këtu edhe drejtoritë. I kemi dhënë fund praktive pa para. Nuk ka më skllevër. Tani kanë nisur praktikat ku studentët do të paguhen”, tha Veliaj.\

l.h/ dita

Kush do t’i bëjë zap neofashistët!?

Posted: 30 Apr 2019 01:08 AM PDT

Xhevdet Shehu

Në debatin që po zhvillohet aktualisht për çështjen e Luftës Antifashiste, nisur nga një projekt-rezolutë që Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit me drejtor Agron Tufën deshi ta kalonte në parlament, ka marrë përmasa të papara. Ajo projekt-rezolutë nuk kaloi në parlament, dhe mirë u bë, por historia vazhdon me ata që mbrojnë luftën dhe me ata që duan ta nxijnë atë. Tufa ka deklaruar se do të hedhë në gjyq DITA dhe një grup autorësh, intelektualë, deputetë dhe historianë që denoncojnë Tufën si një provokator. Por nga ana tjetër, kam marrë vesh se janë shumë familje nga ish-udhëheqësit e Luftës Antifashiste dhe të dëshmorëve  që cilësohen "kriminelë" nga instituti i sipërpërmendur që po përgatisin një padi të rëndë kundër Tufës për këtë akuzë të padëgjuar pas 75 vjetësh. Ndërkaq këta familjarë, ashtu si Komiteti Kombëtar i Veteranëve, Organizata e Dëshmorëve dhe shumë organizata nëpër qytete të ndryshme të vendit kërkojnë nga qeveria të ndërpresë financimet dhe ta shkrijë këtë institut që kërkon të kthejë përmbys një pjesë të ndritur të historisë sonë kombëtare.

***

Po i referohem një fakti të thjeshtë: Ne kemi një vepër artistike të mrekullueshme që titullohet “Partizani fitimtar” vepër e Skulptorit të Popullit Odhise Paskali e vendosur në Mathauzen, Austri në vitin 1968. Atje, në Mathauzen, ka vepra artistike nga të gjithë kombet që patën viktima në atë kamp. Po kjo e jona është një nga veprat më të bukura të vendosura në atë kamp të shfarosjes në masë, në varrezat simbolike që janë ngritur në nderim të viktimave. Është një vepër artistike ekspresive, shumë shprehëse që përmbledh gjithë simbolikën e kauzës së Luftës së Dytë Botërore dhe të fitimit të saj nga ana e luftëtarëve antifashistë.

Që nga viti 1968 e deri në vitin 1990 te vepra "Partizani fitimtar" shkonin çdo vit përfaqësues nga qeveria shqiptare dhe ambasada jonë në Austri dhe vendosnin kurora me lule në çdo 5 maj, ditën që u çlirua ai kamp në vitin 1945. Ndërkohë ky memorial vizitohej nga mijëra vizitorë të huaj që mahniteshin me të, bënin aty fotografi… Më pas, ky ritual i shkuarjes tek ai memorial nga ne shqiptarët është harruar për afro tridhjetë me radhë. Dihen arsyet pse. Madje nuk dihet as fati i veprës në fjalë, e cila mund të jetë dëmtuar, mund të jetë mbuluar me shkurre e ferra nga harresa e pafalshme e treguar nga qeveritë e pas vitit 1990. Ashtu sikurse janë lënë në mëshirë të fatit varrezat e dëshmorëve në gjithë vendin.

Por ajo vepër e Odhise Paskalit, sikurse monumenti Nënë Shqipëri në Tiranë e plot vepra të tjera madhore, janë pjesë e memories sonë historike. Shumë shqiptarëve u dhemb shpirti edhe sot e kësaj dite për të afërmit që kanë humbur në kampet naziste. E përmenda veprën e Paskalit, se ajo është një vepër simbol i Luftës sonë Antifashiste dhe është një akuzë e rëndë për ballistët e djeshëm dhe neoballistët e sotëm. Sepse ballistët nuk hanin vetëm pula, sikurse ironizohen edhe sot e kësaj dite, por kanë bërë edhe krime e masakra të përbindshme.

***

Sepse në Mathauzen janë djegur të gjallë në krematorium qindra shqiptarë antifashistë. Vetëm nga Vlora në një ditë janë deportuar mbi 600 antifashistë vlonjatë, të listuar nga ballistët tek gjermanët. Tek-tuk ndonjë mundi të mbijetonte nga ai kamp. A ishte kjo një masakër? Pa asnjë dyshim. E iniciuar nga Balli Kombëtar dhe e ekzekutuar nazistët.

Para disa ditësh, një invalid i luftës antifashiste, me emrin Mustafa Kondo, më solli një listë me 451 familje vlonjate, që, sipas gazetës fashiste "Tomorri" në 4 prill 1944, "po marrin në qafë Shqipërinë". Është një listë e përpiluar nga krerët e Ballit të Vlorës të asaj kohe. Është e pamundurta sjellim të plotë atë listë sot në gazetë, por ndonjë ditë edhe mund ta sjellim Veterani Mustafa Kondo e kishte merak…

Pasi kisha në dorë listën të cilën e quajta të lemerishme, takova Lefter Gjylin, një nga bijtë e viktimave të asaj liste. Ai më tha se bazuar në atë listë të ballistëve, kishte humbur edhe babain Kristaq Gjylin, edhe xhaxhain e tij Raqi në Mathauzen, ku u dogjën të gjallë. Ky është një krim i pastër i ballistëve, më tha Lefteri, duke përforcuar fjalët e Mustafa Kondos.

(Po ta kishte ditur këtë fakt kolegu im Bedri Islami, me siguri do ta kishte futur në shkrimin e tij të para pak ditëve në DITA për masakrat e kohës së luftës. Sepse kjo është padyshim një nga masakrat më të tmerrshme që, çuditërisht është folur fare pak).

***

Vitin e kaluar, më 8 maj 2018, kam botuar një shkrim me titullin "Hipokritët", ku e përmendja këtë fakt. Ishte ndezur debati për kampin e Tepelenës, që me propozim nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, u kthye nga qeveria e Ramës në "Aushvicin shqiptar" . Si të mos revoltoheshin veteranët e luftës, familjet e dëshmorëve dhe të viktimave të kampeve gjermane të përqendrimit që nuk kishte asnjë memorial për ta?

Ishte një person nga Vlora që nuk e njoh ende personalisht. Por historiani Paskal Milo më lidhime të. Polizoi Kosta e quajnë. Më tha se ishte 81 vjeç. Dhe kishte një hall.

– Si mund të ndihmoj?- i thashë.

– Po ja iku 5 Maji më tha. Kam 74 vjet që shoh në ëndërr tim atë… Më ka lënë 7 vjeç… Im atë, Jani Kosta ka vdekur në kampin nazist të shfarosjes në masë të Mathauzenit në dhjetor 1944 si antifashist, si rreth 500 shqiptarë të tjerë. Ishte 33 vjeç. Eshtrat e tim eti nuk kam për t'i gjetur kurrë, pasi ai është djegur në krematorium si miliona të tjerë nga vende të ndryshme të Europës, më tha Polizoi.

Më tej shtoi se kërkonte, edhe në emër të shumë familjeve të tjera vlonjate, ngritjen e një memoriali për gjithë të rënët në kampet naziste. I kishte shkruar edhe Edi Ramës për këtë, pasi kryeministri socialist e kishte premtuar me kohë memorialin, por e kishte harruar… Një memorial për ata që kanë ngelur pa varr nga nazifashistët do na qetësojë shpirtin…

… Memoriali u ngrit pas disa muajsh dhe Polizoi më mori sërish në telefon dhe më tha i ngazëllyer: "M'u ngjall babai! Memoriali u ngrit më në fund…"

***

E solla këtë shembull për të treguar se shpërfillja ndaj Luftës Antifashiste dhe dëshmorëve të saj është e pafalshme.  Doni fakte të tjera për krimet e Ballit? Sa të doni. Një pjesë janë botuar, të tjera do të vijojnë të botohen. Nuk dua sot të numëroj krimet e pafundme të Ballit në Mallakastër e në gjithë Shqipërinë. Është e pamundur të përfshihen në një shkrim të vetëm. Se më duhet të përmend jo vetëm dhjetë këshilltarët unikalë të Hekalit të vrarë në një ditë nga ballistët, po edhe 44 kashilltarët në gjithë Mallakastrën që u vranë brenda pak ditësh në dhjetorin e 75 viteve më parë…

E vërteta nuk është thënë ende deri në fund për ballistët dhe krimet e tyre.

Por si konkluzion, në ilustrim të idesë se gjithë bota në mbarim të Luftës së Dytë Botërore i njohu partizanët si fitimtarët e asaj lufte dhe ballistët si bashkëpunëtorë të pushtuesve fashistë si humbës në jetë të jetëve, po sjell këtë fakt shumë domethënës:

Në mbarim të Luftës, në vitin 1946 u mbajt në Paris Konferenca e Paqes nga Kombet e Bashkuara. Në atë Konferencë mori pjesë edhe Enver Hoxha me cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë, si ish-Komandant i Luftës Antifashiste  dhe si përfaqësues i atyre që e fituan atë luftë. Nuk u thirrën ballistët. Ku ishte Mit'hat Frashëri në atë kohë? I arrestuar nga italianët dhe i burgosur në një kamp përqendrimi si kriminel lufte. Ai dhe të tjerët si ai që tani Tufa i shpall nacionalistë dhe patriotë të mëdhenj.

Po i kthehem edhe njëherë veprës së Odhise Paskalit. Pas këtyre sulmeve që bën instituti fashist i Tufës, ajo nuk duhet të quhet "Partizani fitimtar", por "Ballisti fitimtar". Nuk e di nëse opinioni shqiptar mundtë pranojë një riemërtim të asaj vepre të skulptorit të madh. A mund të pranohet, për shembull që kapela e partizanit të zëvendësohet me një qylaf ballisti? Duket një pyetje retorike dhe e pabesueshme kjo, por ka ardhur një kohë që nuk duhet të çuditemi as nga absurditetet më të mëdha.

Dhe me këtë rrokullimë që kanë marrë ngjarjet, edhe kjo mund të ndodhë. Pra të modifikohet edhe vepra e Odhise Paskalit. Ashtu sikurse para pak ditësh u njoftuam se ka dalë një libër i madh me himne, këngë dhe marshe patriotike të Ballit Kombëtar …

***

Ka 9 vjet që instituti i Tufës punon dhe u kërkon këmbëngulshëm institucioneve më të larta të këtij shteti zhbërjen e historisë, të hidhet poshtë lufta antifashiste dhe fitimtarët e asaj lufte të shpallen kriminelë! Ndërsa bashkëpunëtorët e pushtuesve të shpallen heronj dhe të ngjiten në piedestale!

A ka absurditet më të madh? Prandaj dhe ne e kemi quajtur të dënueshme heshtjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij ndaj akteve të tilla. Pale të mendosh që Tufa me shokët e tij e bëjnë këtë luftë me paratë e taksapaguesve shqiptarë, pra financohet nga kjo qeveri.

Deri më sot Qeveria nuk ka ngritur asnjë komision dhe nuk ka shpallur asnjë program për kremtimin e vitit jubilar të 75-vjetorit të çlirimit ashtu si i ka hije. A është normale kjo për një qeveri socialiste dhe për Edi Ramën si kryetar i Partisë Socialiste? Padyshim që jo. Përkundrazi. Instituti i Tufës, duke marrë zemër nga realizimi i ëndrrës për kampin e Tepelenës, këtë vit i ka ndezur bateritë dhe është hedhur në yxhym për të nxirë gjithçka.

I është hapur oreksi dhe nuk ndalet… Por nuk ka kush t'i thotë ndal. Prandaj dhe besohet se është vetë Rama që e ka krijuar këtë atmosferë dhe që e ka ngjallur këtë frymë, ndërsa u fërkon kokën dhe u ka ngritur puplat neoballistëve të sotëm, ka krijuar klimën e favorshme pas ceremonisë së turpshme shtetërore që bëri për ish-kreun e ballistëve të dikurshëm, Mit'hat Frashërin në nëntor të vitit të kaluar. Nuk ka ende kontroll dhe nuk dihen se sa miliona shkojnë dhe harxhohen padrejtësisht jashtë destinacionit.

Prandaj dhe shumëkush mendon se inkurajimi i neofashistëve vjen direkt nga Edi Rama dhe inkurajimi që ai i bën me financime shtetërore. Mos i duhet thënë "Ndal!" vetë Edi Ramës në këtë revansh të tij përkrah ballistëve? Që t'i thuhet "Ndal!" edhe hipokrizisë që favorizon ngjalljen e neofashizmit.

***

Çfarë kërkon tjetër Tufa dhe bashkëpunëtorët e tij? Shumë, shumë më tepër. Atyre iu është hapur oreksi në kufij të paimagjinueshëm.

Në 22 janar të këtij viti Tufa i ka kërkuar me shkresë zyrtare ministres Belinda Balluku emrat e të gjithë punonjësve të dikasterit që ajo drejton që "kanë qenë pjesë e makinës së diktaturës komuniste"!

Vetë shkresa është një absurditet dhe një shprehje e oreksit të panginjur të këtij institucioni fashist që vazhdon të gjallojë në shoqërinë tonë.

Në radhë të parë nuk dihet se mund të ketë ngelur pas tridhjetë vjetësh nga ata të makinës së diktaturës komunistë pas tridhjetë vjetësh. Vetë Rama nuk i ka pëlqyer mbi 30-vjeçarët. Por çështja qëndron se pse e bën këtë Tufa? Çfarë objekti studimi përbën për institutin e tij ky "zbulim" dhe a mund të quhet kjo një shkelje e statutit të këtij institucioni? Por ka edhe të tjera që me siguri do të dalin në dritë. Vetë Tufa është emëruar në krye të këtij institucioni pa pasur certifikatë sigurie dhe i tillë është dhe sot e gjithë ditën. A është kjo një tjetër shkelje e dënueshme, ndërsa ka botuar dokumente që nuk lejohen atij t'i deklasifikojë?

Padyshim që po. I dënueshëm është edhe akti i atij që e furnizon këtë institut me të tilla materiale. Ky mund të shërbejë si një objekt hetimi për ata që kanë për detyrë të vrojtojnë dhe kontrollojnë veprimtarinë e të tilla institucioneve që abuzojnë me paratë e shtetit.

***

Sidoqoftë, debati është hapur dhe shumëkush mund të pyest dhe pyet pse u hap ai. Më mirë që u hap dhe po vazhdon ky debat. Sepse është e nevojshme të ndahet përfundimisht shapi nga sheqeri dhe të mos u lihet shteg më tej spekulimeve të neveritshme me historinë. Po nuk u turbullua, nuk kullohet, thotë një fjalë e urtë.

 

 

“Antifashizmi është i panegociueshëm!”

Posted: 30 Apr 2019 01:00 AM PDT

(Nga përshëndetja e shokut Gramoz Ruçi për Brigadën e Tetë Sulmuese në Sheper të Zagories)

Më në fund tek socialistët,

diçka po lëviz,

s'mund ta mbajnë tradhtinë,

të gjithë në kurriz!

 

Rehabilitim i Ballit,

është tradhëti,

edhe guri-edhe druri,

këtë fakt e di!

 

Me qëndrimin ndaj Mit'hatit,

Rama krejt e dhiu,

dhe në gjithë atë Parti,

askush s'pipëtiu!?

 

Luftës vetëm Spartak Braho,

i doli për zot,

këtë tradhti të poshtër,

s'e përtypi dot!

 

Qëndroi "Dita"-nga gjithë shtypi,

nga ana e mirë,

thamë-se antifashizmi,

është një detyrë!

 

Shkruam natë-e shkruam ditë,

kundër maskarenjve,

pa pasur asnjë mbështetje,

hiç-prej të "mëdhenjve"!

 

Edhe Meta për çudi,

ndenji fare "sus",

kësaj radhe mbylli gojën,

me çelës tutius!

 

Meta për luftën ka qënë,

dikur-i betuar,

po ka kohë-nga idealet,

fare është larguar!

 

S'prisnim që luftën ta mbronin,

Luli dhe Saliu,

ata që derdhèn në sheshe,

gjak të shenjtë njeriu!

 

As nga zonja Kryemadhi,

askush asgjë s'priste,

ajo me kohë qe shpalosur,

si neofashiste!

 

Tradhtitë njëra pas tjetrës,

ndodhën ndaj llafosin,

po çudia më e madhe,

ndodhi me Gramozin!?

 

Dhe ai si gjithë të tjerët,

tradhtinë e fali,

dhe në asnjë marrëzi,

Ramên nuk e ndali!

 

Gramoz Ruçi dokudo,

nuk është këtu,

veç ai mund t'i thotë Ramës:

"Qèndro gatituu!"

 

Është Ai që në PS-ë,

balancat ka ndrequr,

i vetmi që ka fuqi,

Ramën për ta hequr!

 

Ne e dimë se si kufirin,

ta vendos tek thana,

por foli nga Zagoria,

ta dëgjoi Tirana!

 

Zagoria me Tiranën,

treqind kilometra,

e kètu -zyrën me Ramën,

larg as njëqind metra!

 

Ne e dimë që Edi Rama,

është tip i vështirë,

po me shokun Gramoz Ruçi,

di të sillet mirë!

 

Se Gramozi është Gramozi,

që të gjithë e dinë,

pa Gramozin-Edi Rama,

s'e merrte Partinë!

 

Ramës kokën me të mirë,

kushdo mund t'ja hajê,

aq më shumë-sipas Bedriut,

ka dëshmor një dajë!

 

Falangat neofashiste,

të pjekur e duan,

sot të mirèn nga e keqja,

Rama dot s'e shquan!

 

Asnjëherë neofashistët,

Ramën s'do ta duan,

pjesa jonë mund "ti hajë mishin",

po çdo kockë ja ruan!

 

Ne jemi të ndarë qartë,

prej gjithë maskarenjve,

dhe Ramën kurrë s'do ta hedhim,

në dhëmbë të çakejve!

 

Në pjatat e tradhtisë,

gjithë ata që ngjyejnë,

ëndërrojnë që Edi Ramën,

ta vrasin-ta shqyejnë!

 

Njè gjë fare të vogël,

Rama si s'e di,

se për jetën dhe pushtetin,

na ka garanci!

 

Ne nuk do ta lëmë në baltë,

as dhe kësaj here,

po Ai duhet të zhbëjë,

urgjent ca hynere!

 

Ai s'mund të eci para,

siç ecën gaforrja,

aty ku janë veteranët,

aty është fitorja!

 

Veteranët tek e majta,

lufta i vulosi,

dhe ata sot me PS-në,

i mban veç Gramozi!

 

I mban vetëm Gramoz Ruçi,

ky tribun i rrallë,

që Socialisten e njeh,

me dhëmbë e dhëmballë!

 

Dha mesazh në Zagorie,

që kurrë s'do harrohet,

se këtu antifashizmi,

s'mund të negociohet!

 

Kjo ka qènè deviza jonë,

për këtë u ngjirèm,

ndaj edhe sërish dëshmorët,

në betejë i thirrëm

 

Qëndrimi antifashist,

larg në Zagorie,

duhet të jetë për të ardhmen,

dhe vijë partie!

 

Janë heronjtë dhe dëshmorët,

lavdia që kemi,

po s'ishim në anë të tyre,

liliputê ne jemi!

 

Ne të "Ditës" s'kemi qenë,

kurrë në udhëkryq,

me mbeturinat fashiste,

jemi dhe nê gjyq!

 

Ne do shkojmë që të mbrojmë,

luftën-nderin-vatrën,

po ai gjyq është fituar,

në Dyzet e Katrën!

 

Njerëz jini vigjilentë,

se neve ju duam,

barqet që pollën fashizmin,

kurrë s'u shterpëzuan!

 

Gramozin e njoh,

që është burrë me besë,

dhe për socialistët,

është e vetmja shpresë!

 

Vetëm nga Ai,

s'mund të vijnë të zezat,

veç Ai bashkon,

në Parti gjithë brezat!

 

Nuk na tradhton,

jo kurrën e kurrës,

por i bjen nga Kina,

për të shku' në Durrës!

 

Arben Duka, 29 Prill 2019 UASHINGTON D.C.

VIDEO: Shfaqet pas 5 vitesh lideri i ISIS dhe tregon pse u sulmua Sri Lanka

Posted: 30 Apr 2019 12:50 AM PDT

Grupi i Shtetit Islamik ka publikuar një video të një burri që pretendohet të jetë lideri i ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi, i cili zotohet të marrë hak për humbjen e territorit të tij. Në fakt ai nuk është parë dhe shfaqur në media që nga viti 2014, kur u shpall nga Mosuli krijimi i një kalifati në disa vende të Sirisë dhe Irakut.

Por në këtë video të re, Bagdadi e pranon humbjen në Baghuz, bastionin e fundit të grupit në rajon dhe thotë se do të hakmerret. Sipas autoriteteve amerikane nuk dihet se kur është regjistruar videoja, ndonëse ISIS pretendon se është realizuar në muajin prill. Videoja është postuar në rrjetin mediatik al-Furqan që kontrollohet nga grupi militant.

Një zëdhënës i departamentit të Amerikës ka thënë se videoja do të inspektohet nga analistët për të gjetur origjinën, duke shtuar se koalicioni i udhëhequr nga Amerika mbetet i angazhuar për tu siguruar që çdo udhëheqës që ka mbetur gjallë të dorëzohet.

Sipas liderit të ISIS, sulmet e pashkëve në Sri Lanka u bënë për hakmarrje, për shkak të largimit të kontrollit të ISIS në qytetin sirian të Baghuzit edhe pse nuk dihet lidhja dhe nuk jepen më shumë sqarime. Ai bën thirrje protestash nga militantët në Burkina Faso dhe Mali. Sipas liderit të ISIS, xhihadi është e vetmja zgjidhje për të mposhtur tiranët dhe se sulmet nuk kanë mbaruar ende.

l.h/ dita

Vdes një i dënuar në burgun e Tepelenës

Posted: 30 Apr 2019 12:35 AM PDT

Një i dënuar në burgun e Bënçes në Tepelenë ka ndërruar jetë në spital.

Viktima është identifikuar si Artur Zhupa 50 vjeç.

Mësohet se ai ishte dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes ndërsa dyshohet për një atak kardiak.

l.h/ dita

Gjendet e pajetë një grua në Memaliaj, dyshohet se e vrau burri

Posted: 30 Apr 2019 12:33 AM PDT

Një grua është gjetur e pajetë në banesë mëngjesin e sotëm në fshatin Vagalat, ndërsa dyshohet për krim brenda familjes.

Viktima është Antoneta Hoxha 53 vjeç. Nga vendngjarja raportohet se gruaja kishte dëmtime në kokë dhe në krahun e majtë.

Policia ka mbërritur ka nisur hetimet, ndërsa dyshohet se 53-vjeçaren e ka vrarë burri, Skënder Hoxha.

Bashkëshorti është shoqëruar nga policia pas ngjarjes ku po pyetet nga grupi hetimor.

l.h/ dita

Sot, afati i fundit për vetëdeklarimin e të ardhurave mbi 2 mln

Posted: 30 Apr 2019 12:26 AM PDT

Sot është dita e fundit që çdo individ rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili ka përfituar vitin e kaluar në total të ardhura me burim në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, në shumën mbi dy milionë lekë, në mbështetje të Ligjit nr.8438 datë 28.12.1998 "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar, duhet të paraqesë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave.

Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave është e detyrueshme të paraqitet gjithashtu edhe nga individët jorezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën mbi dy milionë lekë.

Çfarë deklarohen

Individët janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat e tatueshme si më poshtë : Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit; të ardhurat bruto nga dividenti; të ardhurat bruto nga qiraja; fitimi kapital nga shitja e pasurisë së palujtshme në pronësi të deklaruesit; të ardhura bruto nga interesat bankare; fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të paluajtshme; shuma bruto të fituara nga lotaria apo lojëra të tjera të fatit; të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë e tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike; fitim kapitali nga dhurimi; të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë; të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart.

Pagat

Çdo individ, i cili është i detyruar të paraqesë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, duhet të bëjë kujdesin e duhur për plotësimin e saktë të të dhënave të deklaratës dhe sidomos për llogaritjen e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, në rastet kur individi përfiton dy apo më shumë paga në një muaj nga punëdhënës të ndryshëm. Plotësimi i pasaktë i Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave mund të shkaktojë vendosjen e penaliteteve për individin deklarues.

Tatimi i llogaritur mbi pagat dhe shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, është kuti e lirë boshe në deklaratë dhe plotësohet nga vetë deklaruesi. Individi deklarues, do të llogarisë tatimin mbi të ardhurat personale nga pagat dhe shpërblimet për të gjitha të ardhurat nga pagat që përfitohen gjatë muajit, edhe në rastin kur ai i përfiton këto paga nga punëdhënës të ndryshëm. Në rastin kur shuma e të ardhurave të përfituara gjatë muajit nga dy apo më shumë paga tek punëdhënës të ndryshëm e kalojnë vlerën që tatohet me zero për qind 30.000 lekë, tatimi do të llogaritet mbi totalin e të ardhurave mujore nga pagat (totali i të ardhurave nga pagat tek të gjithë punëdhënësit).

Në bazë të shumës së pagave të përfituara në total nga të gjithë punëdhënësit, individi bën llogaritjet sipas skemës së mëposhtme: Për shumën e pagave mujore deri 30,000 lekë tatimi është 0%; për shumën e pagave mujore nga 30.001 lekë – 130.000 lekë tatimi është 13% e shumës mbi 30.000 lekë; për shumën e pagave mujore nga 130.001 lekë e më tepër tatimi është 13.000 lekë plus 23% e shumës mbi 130.000 lekë

Tatimi i llogaritur në këtë mënyrë për çdo muaj të vitit, mblidhet për të 12 muajt e vitit dhe hidhet në një shumë të vetme në kutinë 4 të deklaratës, e cila përfaqëson tatimin vjetor të llogaritur për pagat dhe shpërblimet.

Në kutinë 22 të deklaratës, individi do të shënojë shumën e tatimit të paguar dhe të mbajtur në burim nga çdo punëdhënës gjatë gjithë muajve të vitit. Diferenca midis tatimit të llogaritur, të shënuar në kutinë 4 të deklaratës, me shumën e tatimit të paguar, të mbajtur në burim nga punëdhënësit, të shënuar në kutinë 22 të deklaratës, përfaqëson shumën e detyrimit që duhet të paguajë individi në administratën tatimore për llogari të të ardhurave të tij vjetore nga punësimet.

Shuma e tatimit të llogaritur, të vendosur në kutinë 4 të deklaratës, në asnjë rast nuk mund të jetë më e vogël se tatimi i mbajtur në burim dhe i paguar nga punëdhënësi për të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës gjatë vitit të vendosur në kutinë 22 të deklaratës.

Në rastin e individëve, të cilët në asnjë muaj të vitit nuk kanë qenë të dypunësuar, shuma e tatimit të llogaritur, të vendosur në kutinë 4 të deklaratës, është gjithmonë e barabartë me tatimin e mbajtur në burim dhe të paguar nga punëdhënësi për pagat dhe shpërblimet në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës gjatë vitit, të vendosur në kutinë 22 të deklaratës.

Shpenzimet e zbritshme

Përfitojnë zbritjen e shpenzimeve tatimpaguesit, të cilët nuk janë subjekt i deklarimit dhe kanë të ardhura bruto vjetore nga të gjitha burimet deri në shumën 1.050.000 lekë në vit (e indeksueshme çdo vit), por jo më të lartë se kjo shumë, të cilët mund të jenë subjekte deklaruese

Për efekt të llogaritjes së të ardhurës së tatueshme këta individë plotësojnë deklaratën vjetore të të ardhurave dhe përfitojnë shpenzimet e zbritshme, si më poshtë: shumën e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari; shpenzimet për mjekim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, sipas përcaktimeve të rregulluara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Kreditimi i shumave të përfituara nga skema e shpenzimeve të zbritshme kryhet brenda datës 30 shtator të vitit që pason periudhën tatimore, për të cilën është hartuar deklarata.

Personat jorezidentë nuk përfitojnë nga e drejta e llogaritjes së shpenzimeve të zbritshme.

Dorëzimi

Deklarata për të ardhurat e përfituara në vitin 2018, dorëzohet vetëm në rrugë elektronike, nëpërmjet sistemit  e-Filing, jo më vonë se data 30 prill e vitit 2019.

Të ardhurat e tatueshme që janë të detyruar individët të deklarojnë

Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit

Të ardhurat bruto nga dividenti

Të ardhurat bruto nga qiraja

Fitimi kapital nga shitja e pasurisë së palujtshme në pronësi të deklaruesit

Të ardhura bruto nga interesat bankare

Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të palujtshme

Shuma bruto të fituara nga lotaria apo lojëra të tjera të fatit.

Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë e tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike

Fitimi kapitali nga dhurimi

Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë

Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lartë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more