Skip to main content

Komuna e Mitrovicës përfiton grant prej 93,681 euro nga DEMOS-i

Komuna e Mitrovicës përfiton grant prej 93,681 euro nga DEMOS-i


Komuna e Mitrovicës përfiton grant prej 93,681 euro nga DEMOS-i

Posted: 28 Feb 2019 02:09 AM PST

Në kuadër të Grantit të Performancës, nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, së bashku me drejtorin e Administratës, Hysen Muzliukaj, kanë nënshkruar marrëveshjen për mirëkuptim dhe financim, ku Komuna e Mitrovicës, falë performancës së saj është përfituese e një granti në vlerë prej 93,681.00 euro nga projekti i DEMOS-it, i cili është financuar nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe MAPL në kuadër të projektit i cili ka për qëllim të ofroj asistencë teknike për Komunën, me qëllim të përmirësimit të performancës.

Nënkryetari Mujka, ka falënderuar DEMOS-in, për mbështetjen e tyre për Komunën e Mitrovicës dhe në të njëjtën kohë ai ka shprehur gatishmërinë institucionale për të rritur performancën komunale në të ardhmen.

Ai po ashtu ka përshëndetur punë e palodhshme të koordinatorit për përformancë komunale, Mehmet Bajrami, i cili së bashku më zyrtarët e tjerë komunal me shumë përkushtim po e kryejnë këtë punë.

Mjetet e këtij granti do të përdoren për investime kapitale në çfarëdo fushe prioritare në përputhje me kompetencat dhe planet e komunës.

Ndërsa qëllimi i grantit të performancës është stimulimi i komunave për përmirësimin e mëtutjeshëm të performancës së tyre në fushat e qeverisjes demokratike, menaxhimit komunal, transparencës dhe integriteti.

The post Komuna e Mitrovicës përfiton grant prej 93,681 euro nga DEMOS-i appeared first on DRENICA PRESS.

Kurti del nga QKUK-ja, vazhdon trajtimin në shtëpi

Posted: 28 Feb 2019 01:54 AM PST

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është liruar sot nga Klinika Infektive ku ishte duke u trajtuar për shkak të një infeksioni në mushkëri.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Për gjendjen e Kurtit ka folur edhe drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Hamdi Ramadani.

Ai tha se gjendja e kryetarit të Vetëvendosjes është stabile dhe i është rekomanduar terapi shtëpiake e me pas edhe kontrolle mjekësore.

 

 

Mëngjesin e 26 shkurtit Kurti është shtrirë në QKUK përkatësisht në Klinikën Infektive për shkak të një infeksioni gripal.

The post Kurti del nga QKUK-ja, vazhdon trajtimin në shtëpi appeared first on DRENICA PRESS.

Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e Abit Jasharajt

Posted: 28 Feb 2019 01:51 AM PST

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në lidhje me vrasjen e djeshme të Abid Jasharaj, e ndodhur në rrugën "Haxhi Zeka" në Prishtinë.

I dyshuari është duke u intervistuar në stacion të policisë dhe se pas pak prokurori i rastit do të nxerr vendim për të.

Sipas burimeve të Indeksonline, personi i arrestuar dyshohet se është vet autori i krimit që tronditi banorët e kryeqytetit.

Dje Indeksonline ka raportuar ekskluzivisht përkitazi me ngjarjen ndërsa aktualisht pista e vetme e hetimeve është tek miqtë e Abidit të cilët një ditë para kryerjes së aktit e kishin kërcënuar viktimën përmes telefonit.

Indeksonline do t'iu mbaj të informuar për vendimin e prokurorit ndaj të dyshuarit./Indeksonline/

The post Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e Abit Jasharajt appeared first on DRENICA PRESS.

Bilall Sherifi ngre dyshime: Thaçi i ofroi diçka tjetër Mustafës në takimin e mbrëmshëm

Posted: 28 Feb 2019 01:37 AM PST

Pas vizitës së mbrëmshme që presidenti Hashim Thaçi bëri në shtëpinë e kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar përmes një shkrimi shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi. Ai ka kërkuar sqarime lidhur me këtë takim dhe dyshon se Thaçi i ka ofruar diçka Mustafës gjatë takimit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë se takimi i mbrëmshëm midis Thaçit dhe Mustafës, duhet të sqarohet dhe të tregohet se për çfarë arsye janë takuar.

Ai ka ngritur dyshime se presidenti Thaçi i ka ofruar diçka Mustafës në këtë takim të mbrëmshëm, për të cilin Gazeta Express ka raportuar që nga fillimi.

"Besoj që publiku i gjerë është kureshtar të mësojë arsyet se pse duhej Thaçi të shkojë ta informojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, për përmbajtjen e takimit me zyrtarët e SHBA-së, marrë parasysh faktin se sipas raportimit të mediave po këta zyrtarë do të takohen edhe me përfaqësues të LDK-së!", ka shkruar Sherifi.

Postimi i plotë i Sherifit:

"Kryetari i LDK-së Isa Mustafa u informua nga presidenti Thaçi për takimin me dy zyrtarët e SHBA-ve"

Së paku ky ishte sqarimi zyrtar i zëdhënësit të LDK-së Besian Mustafa për takimin e orëve të vona mes tyre!

Besoj që publiku i gjërë është kurreshtar të mësojë arsyet se pse duhej Thaçi të shkojë që ta informojë kryetarin e LDK-së Isa Mustafa për përmbajtjen e takimit me zyrtarët e SHBA-ve, marrë parasysh faktin se sipas raportimit të mediave po këta zyrtarë do të takohen edhe me përfaqësues të LDK-së!

Kjo do të konsiderohej normale po qe se zyrtarët e SHBA-ve nuk do ta kishin në agjendë takimin me përfaqësues të LDK-së.

Ditëve në vijim mbetet të shihet se çka tjetër përpos "informatës" mbi takimin në fjalë i ka ofruar Thaçi Mustafës!

The post Bilall Sherifi ngre dyshime: Thaçi i ofroi diçka tjetër Mustafës në takimin e mbrëmshëm appeared first on DRENICA PRESS.

Babai i dy vajzave, kush ishte i riu që u ekzekutua në mes të kryeqytetit nga miku i tij (Foto)

Posted: 28 Feb 2019 01:35 AM PST

Abid Jashari u vra me dy plumba gjatë mesditës së djeshme në rrugën "Haxhi Zeka" në Prishtinë pasi nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra nga arma me të cilën u qëllua mbi të.

Ai ndërroi jetë në makinë, policia ka identifikuar tashmë dy personat e dyshuar për vrasjen e tij, që është kunati dhe vjehrri i tij, pas disa konflikteve që kishin, është mësuar që viktima ka patur një telefonatë pak para vrasjes me vjehrrin e tij.

Abid Jashari ishte i martuar që në moshë të re dhe ishte babai i dy vajzave, njëra 9 dhe tjetra 4 vjeçe, të cilat tashmë kanë mbetur jetime.

Nuk është ende e qartë arsyeja se përse u qëllau ndaj tij, ndërsa mësohet se policia është duke kërkuar në rrethinat e Prishtinës për të gjetur dy personat e dyshuar për vrasjen e tij.

The post Babai i dy vajzave, kush ishte i riu që u ekzekutua në mes të kryeqytetit nga miku i tij (Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

5-vite nga themelimi i Nismës

Posted: 28 Feb 2019 12:50 AM PST

Sot bëhen 5-vite që nga themelimi i partisë Nisma Socialdemokrate.

Kjo parti politike, u themelua nga dy ish-anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, e cila fillimisht quhej Nisma për Kosovën, që u nis me idenë e një fryme të re politike, si pasojë e pakënaqësive të dy liderëve që në një kohë ishin krahu i djathtë i kryetarit të PDK-së, tash presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sot Nisma është pjesë e Qeverisë, së bashku me PDK-në dhe AAK-në.

Pas konstituimit të partisë, Nisma kishte zgjedhur dy këshille në ditën e saj të parë: Këshillin Kombëtar dhe Këshillin Drejtues.

Kryetar i Këshillit Drejtues të Partisë ishte zgjedhur, Fatmir Limaj, i cili është kryetar i Nismës, ndërsa Jakup Krasniqi u zgjodh kryetar i Këshillit Kombëtar, që po ashtu ende mban këtë pozitë.

The post 5-vite nga themelimi i Nismës appeared first on DRENICA PRESS.

ProCredit Bank heshtë rreth ikjes së klientëve

Posted: 28 Feb 2019 12:36 AM PST

Për rreth 20 vite kishte qenë klient i Bankës ProCredit. Por Ahmet M. vendosi të largohet e të hap llogarinë diku tjetër vitin e kaluar pikërisht kur kjo bankë rriti çmimin e mirëmbajtjes së llogarisë rrjedhëse.

Çmimin prej 5 euro sa paguajnë klientët e ProCredit Bankës për mirëmbajtjen e llogarisë rrjedhëse, ai e kishte paguar vetëm muajin e parë ndërsa menjëherë kishte nisur procedurat e mbylljes së llogarisë, shkruan arbresh.info.

"Nga viti 2000 kam qenë klientë i ProCredit Bankës ndërsa na kanë njoftuar me një mesazh përmes telefonit dhe unë menjëherë kam marrë masa. Vetëm një muaj mi kanë marrë 5 euro derisa kam nis procedurat për largim dhe kam aplikuar në BKT dhe brenda minutave më kanë bë anëtarë të saj madje edhe kredin që e kam pas në ProCredit ma kanë paguar dhe pastaj kam kaluar në BKT", ka thënë ai.

Por ai nuk ishte i vetmi që u largua, me veti mori edhe familjarët.

"Kemi marrë vendim e gjitha familja të kalojmë në këtë bankë dhe po na konvenon shumë. Kushtet janë pa krahasueshëm më mirë në ProCredit, aty qytetarët paguajnë mijëra euro vetëm pse janë anëtarë të saj", ka shtuar ai.

Ndërsa Ahmet M. ka treguar edhe për çmimin që paguan për mirëmbajtjen e llogarisë në BKT.

"Çmimi është i lartë në krahasim me bankat tjera, unë tani kam kaluar në BKT derisa në ProCredit pagesa për mirëmbajtje është 5 euro ndërsa në BKT është 50 cent me të gjitha shërbimet gratis", ka shtuar ai.

Por ka thënë se nuk do të kthehej xhirollogarinë në ProCredit asnjëherë.

"Nuk mendoj të kthehem më në ProCredit, nëse edhe 10 cent ma bëjnë pagesën për mirëmbajtje dhe të gjitha shërbimet tjera unë nuk kthehem më sepse edhe procedurat janë burokratike", ka përfunduar ai.

Kushtrim Ahmeti, zëdhënës i BQK-së ka thënë se çmimi i mirëmbajtjes përcaktohet përmes politikave të bankës.

"Përcaktimi i çmimeve të mirëmbajtjes së llogarive bankare bëhet përmes politikave dhe procedurave të bankës për hapjen dhe mirëmbajtje të llogarisë", ka thënë ai.

Ndërsa, arbresh.info ka dërguar pyetje te ProCredit Bank rreth ndikimit që ka pas rritja e çmimit për mirëmbajtjen e llogarisë rrjedhëse por nuk ka marrë përgjigje.

The post ProCredit Bank heshtë rreth ikjes së klientëve appeared first on DRENICA PRESS.

Zjarri kaplon veturën në Pejë

Posted: 28 Feb 2019 12:34 AM PST

Sot rreth orës 8:00 një veturë është kapluar nga flakët në afërsi të shkollës së mesme ekonomike në Pejë.

Policia së bashku me Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë njoftuar se nuk ka ndonjë person të lënduar.Dyshohet se vetura është djegur si pasojë e instalimit të rrymës (vetvetiu).

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

"Sot rreth orës 8:00 Policia ka pranuar informatën se një veturë është duke u djegur në afërsi të shkollës së mesme ekonomike në Pejë. Dyshohet se vetura është djegur si pasojë e instalimit të rrymës, pra vetvetiu. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Zjarrfikësit. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar apo të dyshuar".

The post Zjarri kaplon veturën në Pejë appeared first on DRENICA PRESS.

Gjithçka që dihet deri më tani rreth vrasjes së ndodhi dje në Prishtinë

Posted: 28 Feb 2019 12:32 AM PST

Dje rreth orës 11:30, policia ka raportuar për një plagosje me armë në rrugën "Haxhi Zeka" në Prishtinë. Mirëpo, 27-vjeçari, A.J, nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Vrasja që ndodhi në pikë të ditës dje në Prishtinë, saktësisht në Kolovicë, ka lënë të shokuar tërë kryeqytetin.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme kanë dhënë detaje rreth kësaj ngjarjeje të kobshme dhe pasdite kanë treguar se i dyshuari që ka kryer këtë krim është identifikuar.

Sipas një komunikate, që përmbante informacione shtesë, thuhej se po punonte rreth lokalizimit të vendndodhjes së tij.

E në media u raportua se shkak i vrasjes ishte një konflikt që e kishte pasur viktima me familjes e gruas së tij, dhe se dyshohet se familjarët e saj e kanë kryer këtë vrasje.

"Ndërkohë që është zgjeruar rrethi i hetimit janë kryer tri operacione të bastisjeve në lokacione të ndryshme ku dyshohet se i dyshuarit mund të jetë fshehur për t'iu shmangur arrestit policor", ka thënë policia.

The post Gjithçka që dihet deri më tani rreth vrasjes së ndodhi dje në Prishtinë appeared first on DRENICA PRESS.

Ky është nipi që vrau me plumb në kokë gjyshin, çfarë ndodhi në banesë

Posted: 28 Feb 2019 12:30 AM PST

Një i moshuar 69-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në kokë, duke i shkaktuar plagë të rënda, të cilave nuk iu mbijetoi edhe pas shtrimit në Spitalin Rajonal të Vlorës, për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 20:40, kur mjekë të spitalit njoftuan mbërritjen e pacientit të plagosur, i cili u tha se ishte konstatuar nga nipi i tij me dëmtime në kokë.

Në fakt, pas shoqërimit në polici për t'u marrë në pyetje, nipi ka pranuar vrasjen e gjyshit të tij, Vangjel Kapllani, pasi më herët e kishte dhunuar atë.

The post Ky është nipi që vrau me plumb në kokë gjyshin, çfarë ndodhi në banesë appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more