Skip to main content

“Fleckenstein i ashpër me opozitën: Bëni detyrën tuaj, shkoni në punë!” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Fleckenstein i ashpër me opozitën: Bëni detyrën tuaj, shkoni në punë!” plus 9 more Gazeta SHQIP


Fleckenstein i ashpër me opozitën: Bëni detyrën tuaj, shkoni në punë!

Posted: 28 Feb 2019 01:38 AM PST

Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein reagoi mjaft ashpër ndaj vendimit të opozitës për djegien e mandateve.

Ai theksoi se parlamenti do të vijojë rrugëtimin e tij, edhe me anëtarë të ri. Fleckenstein i bëri thirrje deputetëve të shkojnë në punë dhe të bëjë detyrën e tyre.

"Ne nuk kemi dyshim që ky parlament do të vazhdojë rrugëtimin, ndoshta edhe me anëtarë të rinj, kështu që të shikojmë se cili do të jetë vendimi që do të merret në qershor për negociatat.

Së dyti,, ndoshta disa prej jush e mbani mend kur unë kam ardhur bashkë më Kukan, ka qenë bojkoti i parlamentit nga opozita dhe asgjë nuk ka ndryshuar deri më sot

Bojkotimi nuk është një mënyrë e përshtatshme dhe e duhur për të zgjidhur problemet në vendin tuja. Deputetët të bëjnë detyrën e tyre, të shkojnë në punë", deklaroi raportuesi për Shqipërinë.

Gazeta Shqip

Brukseli kërkon unitet kombëtar, Kelam: Partitë të bashkohen për integrimin!

Posted: 28 Feb 2019 01:38 AM PST

Delegacioni i eurodeputetëve që zbarkuan paraditen e djeshme në Tiranë, nëpërmjet një konference për mediat bëri të ditura rezultat e takimeve me partitë politike në Tiranë.

Tunne Kelam foli në emër të përfaqësuesve të  7 kombeve të ndryshme të BE dhe theksoi se është tepër e rëndësishme që Shqipëria të nisë në qershor rrugën e anëtarësimit në Be, nëpërmjet hapjes së negociatave.

"Kemi ardhur këtu në atmosferën e shpresës pasi kemi nevojë dhe shpresojmë që Shqipëria të mund të çelë negociatat për në BE. Ky objektiv është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe do të jetë i tillë derisa ta përmbushim atë. Sepse të gjitha problemet mund të zgjidhen brenda në BE. Të gjitha problemet e demokracisë dhe bashkëpunimit mes partive të ndryshme mund të stabilizohen brenda BE", tha Kelam.

Ai shtoi se "është jashtëzakonisht e rëndësishme të mos ketë asnjë lloj vonese për shkak të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare". Sipas Kelam, partitë politike në Shqipëri duhet të bashkëpunojnë për një pritshmëri jetike për vendin dhe jo të vendosin në radhë të parë interesat e tyre personale.

"Keni bërë progres në shumë fusha, por mbeten ende shumë për tu bërë. Vëmendja jonë është te reforma në drejtësi dhe vettingu, por ne duam zbatim të këtyre ligjeve të reja. Për këtë zbatim dhe për të qenë të gatshëm ju për të nisur negociatat për anëtarësim duhet bashkëpunim i brendshëm dhe kjo është jetike. Sinjali më i keq që mund të japë Shqipëria është se ka ndasi drastike dhe strategji të ndryshme politike për këtë vendim, ose mungesë strategjie", tha ai.

"Në të gjitha rastet kërkohet unitet politik. Konsensusi kombëtar është i rëndësishëm dhe duhen kaluar ndasitë partiake. Edhe pse jemi përfaqësues të ndryshëm të partive politike ne jemi të bashkuar në qëllimin tonë", shtoi Kelam.

Deputet i LSI-së thumbon fort Fleckenstein: Mos u bëj Zonja e parë e qeverisë së drogës!

Posted: 28 Feb 2019 01:27 AM PST

Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein deklaroi se Zonja e Parë (Monika Kryemadhi) nuk duhet të pengojë negociatat, duke theksuar se kjo sjellje e opozitës po e bën të humbë durimin.

Mirëpo, menjëherë pas kësaj deklarate të tij ka reaguar deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Spahiu i bën thirrje eurodeputetit që të mos mbështesë qeverinë e drogës.

"Knut, mos u bëj Zonja e Parë e qeverisë së drogës. As qeveria e vendit tënd nuk e do! Bëj durim për kaq kohë sa të ka ngel, deri në Maj", shkruan Spahiu në Facebook.

Gazeta Shqip

Njihuni me 10 plazhet më të bukura dhe të dashura në botë (Foto)

Posted: 28 Feb 2019 01:00 AM PST

 

Baia do Sancho, Pernambuco, Brazil: plazhi më i bukur në botë

Fiton Brazili. Plazhi i "Lepujve të Lampedusës" është i shtati në planet. Në Europë, më i dashur është plazhi spanjoll "La Concha"

Plazhi më i bukur dhe më i dashur në botë është Baio do Sancho në Brazil, e ndjekur nga Varadero Beach në Kubë dhe Eagle Beach (Aruba), të dy në Karaibe. Në 'Top 10' botërore është edhe plazhi i "Lepujve të Lampedusës", në vendin e shtatë dhe në vendin e dytë në klasifikimin europian. Plazhi më i dashur në Europë është plazhi "La Concha", në vendet baske (Spanjë). Këto janë preferencat e treguara nga udhëtarët ndërkombëtarë, të cilët me votat e tyre dhe rishikimet e tyre kanë dekretuar një 'Top 10' të veçantë. Renditja është hartuar si cdo vit në bazë të cilësisë dhe sasisë së rishikimeve dhe rezultatit të dhënë nga udhëtarët ndërkombëtarë në plazhet rreth botës në 'TripAdvisor' në 12 muajt e fundit.

Janë 352 plazhe dedikuar botës, Afrikës, Azisë, Europës, Amerikës së Jugut, Australisë, Amerikës Qendrore, Lindjes së Mesme, Paqësorit Jugor, Karaibeve, Brazilit, Kosta Rikës, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Indisë, Indonezisë, Irlanda, Italia, Japonia, Meksika, Zelanda e Re, Portugalia, Spanja, Tailanda, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Baia do Sancho është votuar plazhi më i mirë në botë për vitin 2019: Udhëtarët e kanë definuar atë si "parajsë" dhe "vend ëndrrash". Plazhi i Varadero në Kubë (në vendin e dytë) dhe Eagle Beach në Aruba, në pozicionin e tretë, janë gjithashtu në podiumin botëror.

Nga ana tjetër, klasifikimi europian sheh Spanjën fituese me "La Concha" në San Sebastian. Në vendin e dytë është plazhi i "Lepujve të Lampedusës" dhe plazhi i Falésa në Olhos de Agua në Portugali në vendin e tretë. Sa për plazhet e 'Bel Paese', Sardenja është në krye për numrin e njohjes me pesë plazhe në klasifikimin kombëtar, por është Sicilia që fiton çmimet më prestigjioze: përveç plazhit të "Lepujve të Lampedusës", i cili është në vendin e shtatë në renditjen botërore. Sicilia gjithashtu pret plazhin e vet të vetëm për të fituar një vend në mesin e 10 plazheve më të mira në Europë: në vend të nëntë në Europë është Cala Rossa në Favignana.

'Top 10' plazhet në botë

1.Baia do Sancho, Pernambuco, Brazil

2.Varadero Beach, Kuba, Karaibe

3.Eagle Beach, Aruba, Karaibe

4.La Concha Beach, Vendet baske, Spanjë

5.Grace Bay, Turks and Caicos, Karaibe

6.Clearëater Beach, Florida, Shtetet e Bashkuara

7.Spiaggia dei Conigli, Siçili, Itali

8.Seven Mile Beach, Isole Cayman, Karaibe

9.Playa Norte, Penisola dello Yucatán, Meksikë

10.Seven Mile Beach, Xhamajka, Karaibe

'Top 10' plazhet në Europë

1.La Concha Beach, Vendet baske, Spanjë

2.Spiaggia dei Conigli, Siçili, Itali

3.Falesia Beach, Algarve, Portugali

4.Playa de Ses Illetes, Ishujt Baleare, Spanjë

5.Balos Lagoon, Kretë, Greqi

6.Bournemouth Beach, Mbretëria e Bashkuar

7.Elafonissi Beach, Kretë, Greqi

8.Fig Tree Bay, Famagusta District, Qipro

9.Cala Rossa, Siçili, Itali

10.Playa de Muro, Ishujt Baleare, Spanjë

Gazeta Shqip

Derbi kryeqytetas me masa të rrepta sigurie, angazhohen 100 roje private

Posted: 28 Feb 2019 12:59 AM PST

Këtë fundjavë do të luhet ndeshja më e rëndësishme e futbollit shqiptar, derbi kryeqytetas Tirana-Partizani. Pavarësisht gjendjes së ndryshme që vijnë të dyja skuadrat interesi mbetet maksimal për këtë takim si nga aspekti i garës sportive ashtu edhe të tifozerisë.

Burime për Supersport thonë se do të jenë 100 roje private të angazhuar në pjesën brenda "Selman Stërmasit", ndërsa edhe këtë herë Policia e Shtetit nuk merr përsipër sigurinë brenda stadiumit.

Ky numër prej 100 rojesh private është rekord për futbollin shqiptar. Ditën e mërkurë ka patur një takim me organizatorët e ndeshjes, dhe përfaqësues të të gjithë aktorëve pjesëmarrës.

Gjithashtu mësohet se tifozeria e Partizanit ka marrë përsipër të ketë edhe organizim ekstra, për të ruajtur mbajtur nën kontroll tifo-grupin e saj. Nga tifozët e Tiranës nuk ka asnjë njoftim si do te organizohen.

Ndërkohë që kërkohet nga tifozët të jenë të pranishëm rreth një orë e gjysmë përpara fillimit të ndeshjes, kompania që do të sigurojë mbarëvajtjen e takimit bën me dije edhe sendet që nuk do të lejohen të futen në stadium, ku bëjnë pjesë flakadanë, tymues, kapsolla, çadra, flamuj me bisht, bidona uji me tapë, etj.

E kishte rritur që 6 muajsh pasi ishte jetim, ja kush është 16-vjeçari që vrau gjyshin (Detaje+Foto)

Posted: 28 Feb 2019 12:49 AM PST

Vetëm 16-vjeç, por pretendonte se gjyshi i kishte nxirë jetën dhe kjo ishte arsyeja që nuk duroi më dhe e qëlloi me një plumb pas koke. Pikërisht njeriun që e kishte rritur që 6 muajsh, pasi prindërit i kishte humbur në një aksident.

"Balkanweb" zbardh dëshminë e 16-vjeçarit Vangjel Kapllani, i cili mbante të njëjtin emër me gjyshin që vrau, me sa duket për t'i marrë paratë.

"E vrava gjyshin se më nxiu jetën. Më stresonte, nuk e duroja dot më", ka thënë para oficerëve të policisë 16-vjeçari nga Vlora, që pas krimit makabër doli pa të keq dhe tha në një intervistë ekskluzive për gazetarin Enrik Mehmeti se e kishte gjetur të mbuluar nga gjaku gjyshin e tij, duke aluduar se ishte qëlluar për grabitje nga persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 20:40 në lagjen "Rilindja" në Vlorë.

Eurodeputetët humbin durimin, Fleckenstein: Zonja e Parë nuk duhet të pengojë negociatat

Posted: 28 Feb 2019 12:37 AM PST

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka zhvilluar një takim me eurodeputetët që kanë mbërritur në Tiranë për të diskutuar zgjidhjen e mundshme të krizës politike në vend, por duket se tonet nuk janë të linjës së "dialogut". Më i ashpri prej eurodeputetëve është shfaqur raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein.

"Po humbas durimin nga qëndrimi i deputetëve të opozitës. Protestat duhet të ruajnë qetësinë, pasi pamjet e dhunës në protesta vonojnë integrimin e vendit. Për më tepër, zonja e parë e vendit nuk duhet të pengojë negociatat. I bëjmë thirrje Këshillit Europian të vlerësojë arritjet e Shqipërisë", ka thënë Knut Fleckenstein, eurodeputet gjerman.

Disi më i butë, por jo pak kritik, është shfaqur edhe Tunne Kelam.

"PE mbetet mbështetës i madh i anëtarësimit të Shqipërisë. Përpjekjet për të vonuar çeljen e negociatave nuk kanë mbështetjen tonë. Reforma në Drejtësi është thelbësore për qeverisjen dhe besimin e qytetarëve. Është përgjegjësia e të gjithëve ju që të bashkëpunoni për interesin kombëtar, ndërsa ne po largohemi me përshtypje pozitive për arritjet tuaja, por me përshtypje negative për ndarjen politike dhe mungesën e bashkëpunimit", tha Tunne Kelam.

Ai ftoi politikanët shqiptarë të arrijnë konsensusin dhe t'iu dërgojnë sinjale pozitive për negociatat europarlamentarëve. Një qëndrim që e ndau edhe eurodeputeti Preda. "Kam vëzhguar zgjedhjet e vitit 2017 dhe ishin korrekte. Më 5 mars informojmë PE-në për arritjet tuaja, ndërsa ka ende mundësi që opozita të kthehet në Kuvend. Pas 10 ditësh do të jetë vonë", tha ai.

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë informoi delegacionin e Parlamentit Europian mbi ecurinë e Shqipërisë deri tani.

"Objektivat për integrimin janë drejt përmbushjes, Reforma në Drejtësi po ecën me shumë sukses. Vettingu është jetik për drejtësinë dhe Shqipërinë, ndaj në qershor, organet e reja të sistemit do të jenë në funksion të plotë. Reforma ka mbështetjen e 99% të shqiptarëve. Sa i përket Reformës Zgjedhore, paketa është depozituar në Kuvend. Parlamenti është legjitim sepse vjen nga zgjedhje të ndershme, teksa ato të 2017-s janë certifikuar nga 100% e numëruesve të opozitës. Edhe pse zgjedhjet kanë probleme, ato zgjidhen në Kuvend, ku ne jemi në dispozicion të opozitës, e cila gëzon të drejta si kurrë më parë", theksoi Ruçi.

Gazeta Shqip

Tragjedi në Tiranë/ Solli në jetë binjakë, vdes nëna dhe një prej fëmijëve

Posted: 28 Feb 2019 12:28 AM PST

Një nënë e re dhe një prej foshnjave të saj ka ndërruar jetë në Tiranë. Raportohet se 30-vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve të virusit AH1N1.

Gruaja e prekur ishte shtatzënë dhe për shkak të problemeve bëri lindje të parakohshme,  duke sjellë në jetë dy fëmijëve.

Mirëpo, për fat të keq një prej binjakëve nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë në maternitet, raporton “News 24”.

Nëna e re ndërroi jetë në Sanatorium, pasi gjendja e saj ishte tejet delikate.

Gazeta Shqip

“Bën moral qenefi e gënjen OSBE-në”, Vasili zbulon letrën e Ramës

Posted: 28 Feb 2019 12:07 AM PST

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka hedhur baltë pafund mbi opozitën në letrën e dërguar në anglisht për OSBE.

Sipas Vasilit, autori dhe përgjegjësi i dhunës kriminale të 21 janarit akuzon opozitën, sepse iu prish kërpudha në oborr.

"Në 16 shkurt 2019, pas thirrjeve të nxitëse disa javore nga liderët e opozitës Lulzim Basha (PD) dhe Monika Kryemadhi (LSI) për një protestë të dhunshme në Tiranë për të rrëzuar qeverinë, rreth 10 mijë persona (sipas të dhënave të policisë) u mblodhën përpara zyrës së Kryeministrit", thuhet në letrën që Rama i ka dërguar OSBE-së.

Postimi i Vasilit

Edi Rama ben moral qenefi, pastaj genjen OSBE!!

Te flasesh per karakterin e Edi Rames eshte vertet nje humbje dhe shperdorim i madh kohe.

Megjithate fakti qe nje karakter mizerabel si ky, gjallon si nje kerpudhe myky ne karrigen e kryeministrit ta detyron ta besh kete.

Vetem 5 dite me pare ne gazeten Mesaggero Edi Rama deklaronte:

“Nuk flas kurrë për kundërshtarët e mi në një gjuhë të huaj”.

Po ky Edi Rama ne anglisht ne letren zyrtare qe i dergon OSBE ne Vjene genjen dhe hedh balte pa fund mbi opoziten.

Kete leter qe media e ka bere publike po jua ve serish ne dispozicion te nderuar miq te mij.

Ky karakter mizerabel dhe autori dhe pergjegjesi i dhunes se kriminale te 21 janarit akuzon opoziten sepse kerpudha qe kishte ne oborr ju prish.

Po ky karakter mizerabel i tregon OSBE se sa te mira ishin sipas tij zgjedhjet e 2017.

Ky eshte certifikuar nga prokuroria si bleres votash me krimin e organizuar eshte bere publik nga Zeri i Amerikes,por ja dhe vete OSBE cka thene ne raportin perfundimtar per zgjedhjet e ketij ne 2017:

"Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut"
"Shumë prej vazhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbështetës."

Keto jane te vertetat,qe opozita po ndan me shqiptaret.

Kur Mitomania, idiotesia dhe ligesia behen bashke ka vetem nje emer dhe ky eshte Edi Rama.

Keto moralizmat qe kuterbojne ere qenef ky Rama le tu marre ere vete.

Opozita te vertetat do tua thote pa u lodhur te gjithe shqiptareve dhe atyre nderkombetareve qe e duan vertet Shqiperine.

Lexojeni vete letren e ketij mitomani,qe ky bashke me bedelin e tij debil ne ministrine e jashtme i cojne OSBE:

“Në 16 shkurt 2019, pas thirrjeve të nxitëse disa javore nga liderët e opozitës Lulzim Basha (PD) dhe Monika Kryemadhi (LSI) për një protestë të dhunshme në Tiranë për të rrëzuar qeverinë, rreth 10 mijë persona (sipas të dhënave të policisë) u mblodhën përpara zyrës së Kryeministrit. Ndryshe nga rastet e kaluara opozita në mënyrë vullnetare nuk u angazhua që të udhëhiqte demonstruesit, duke insistuar se 'këtë herë ishte në dorë të njerëzve që të udhëhiqnin jo më me fjalë por me vepra'. Dhe ashtu sic ishte parashikuar jo më vonë se 10 minutar pas fillimit të protestës demonstruesit mësynë dyert e Kryeministrisë në akt të paprecedentë të dhunës e padëgjuar në vitet e fundit.”.

Gazeta Shqip

Nis sot Samiti i II-të i Diasporës Shqiptare, ja aktivitetet në Tiranë

Posted: 27 Feb 2019 11:49 PM PST

Tirana do të mikpresë Samitin e II-të i Diasporës Shqiptare, i cili do të zhvillohet në datat 28 shkurt – 2 mars ku do të marrin pjesë personalitete shqiptare të spikatura të biznesit, shkencës, artit dhe kulturës që jetojnë jashtë vendit.

Ky Samit do të mundësojë një hapësirë diskutimi për çështje të ndryshme të politikëbërjes së shtetit shqiptar, përfshirë qasjen e re të bashkëpunimit me Diasporën dhe njëkohësisht këndvështrimin e Diasporës mbi impaktin e këtyre politikave, duke evidentuar sukseset e arritura dhe vështirësitë e hasura gjatë këtij bashkëpunimi.

Në kuadër të punimeve të këtij Samiti, Bashkia e Tiranës ka planifikuar organizimin e një sërë aktivitetesh nga data 28 shkurt–2 mars, nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Panairi i Artizanëve, performanca fantastike e Ansamblit Tirana, ekspozita "Tirana Kryeqytet" apo nisma "Eja luaj në parkun tënd" janë disa prej aktiviteteve që Bashkia e Tiranës ka përgatitur këto ditë për bashkatdhetarët.

Programi me aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës

E enjte 28, 2019 8:00 – 20:00 -Panairi Artizaneve – Pazari i Ri 18:00- Ansambli Tirana – Kalaja e Tiranës E premte 1 mars 2019 10:00 -Eja luaj në Parkun tënd – Parku Rinia 18:00 Performancë e Bandës Frymore – Sheshi "Skënderbej" E shtunë, 2 mars 2019 8:00 – E shtuna ne park – Parku i Liqenit

Gazeta Shqip

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more