Skip to main content

KEDS: Jemi duke e importuar rrymë që nuk po mund të mbulohet nga prodhimi vendor

KEDS: Jemi duke e importuar rrymë që nuk po mund të mbulohet nga prodhimi vendor


KEDS: Jemi duke e importuar rrymë që nuk po mund të mbulohet nga prodhimi vendor

Posted: 31 Dec 2018 02:25 AM PST

KEDS/KESCO njofton konsumatorët se është duke ofruar furnizim pa ndërperje me energji elektrike.

Kërkesa është më e larta e shënuara ndonjëherë duke thyer rekorde cdo ditë, por kompania është duke e importuar tërë sasinë që nuk po mund të mbulohet nga prodhimi vendor.

Në këtë situatë, që të lehtësohet mbarëvajta e furnizimit, apelojmë tek konsumtorët që të kenë kujdes dhe të kursejnë aty ku kanë mundësi, sidomos në zonat e mbinngarkuara. Evitimi i ngrohjes me energji elektrike nëse ka mundësi të formave alternative është i mirëseardhur. Kjo, pasi në zona të caktuara po shkakohet tejnxehje e aseteve, deri në skuqjen e trafove dhe telave, që e bën intervenimin të domosdoshëm.

Të njëjtën kohë, KEDS ka 300 punëtorë të mobilizuar në terren, për ta sanuar në kohën më të shkurtër cdo defekt eventual.

KEDS ka përgatitur maksimalisht rrjetin paraprakisht për ballafaqim me kushtet e rënduara atmosferike. Ekipet e mirëmbajtjes kanë qenë në vazhdimësi duke punuar në përforcim të rrjetit, duke i zëvëndësuar pajisjet e dëmtuara, sikurse duke i pastruar trasetë e rrjetit. 

Gjatë viti që po lëmë pas janë kryer shumë investime, të cilat e kanë rinuar komplet rrjetin në dhjetëra lokalitete anëmbanë Kosovës.

The post KEDS: Jemi duke e importuar rrymë që nuk po mund të mbulohet nga prodhimi vendor appeared first on DRENICA PRESS.

Kadri Veseli takon përfaqësuesit e OVL UÇK, i siguron për mbështetje

Posted: 31 Dec 2018 02:19 AM PST

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, me të cilët ka diskutuar për nevojat dhe kërkesat e këtyre kategorive.

Përfaqësuesit e shoqatës së familjeve të dëshmorëve dhe të invalidëve të luftës kanë kërkuar mbështetjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e ligjit që ua pamundëson familjeve të dëshmorëve, invalidëve, viktimave civile dhe familjeve të të zhdukurve të realizojnë të drejtat e tyre për pensionet kontributdhënëse.

Me këtë rast, Kryeparlamentari Kadri Veseli shprehu mbështetjen e plotë për kërkesat e shoqatave të dala nga lufta, duke i siguruar se shumë shpejt institucionet përgjegjëse do të iniciojnë ndryshimin e ligjit përkatës për tua lejuar realizimin e të drejtave këtyre kategorive.

Kryeparlamentari Veseli tha me këtë rast se është kundër çdo lloj abuzimi me skemat sociale, mirëpo theksoi se këto kategori kanë të drejtë të plotë në realizimin e kërkesave të tyre, për kontributin dhe sakrificën e dhënë.​ 

The post Kadri Veseli takon përfaqësuesit e OVL UÇK, i siguron për mbështetje appeared first on DRENICA PRESS.

Haradinaj: Do ta mbajmë sa më lartë flamurin gjerman për mbështetjen e tyre ndaj Kosovës

Posted: 31 Dec 2018 02:17 AM PST

"Gjermania është një mbështetëse e madhe e Kosovës dhe ajo jo vetëm që përkujdeset për Kosovën, por edhe për rajonin. Është  qëllimi ynë gjithashtu që të vijmë në një ditë, që jo vetëm të absorbojmë nga ju, por të krijojmë së bashku në të gjitha fushat e jetës dhe mund të llogarisni në ne. Për ju kjo është shtëpia juaj çdo herë, vetë Kosova është shtëpia juaj", kështu tha kryeministri  i Republikës së Kosovës,Ramush Haradinaj, në ceremoninë pritëse në nderim të KFOR-it gjerman, me rastin e përmbylljes së misionit të tyre në kampin e Prizrenit, duke theksuar se vetëm kontigjenti i Prizrenit po largohet, por roli i KFOR-it gjerman do të vazhdojë edhe më tej.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, tha se sonte janë bërë së bashku për një arsye të veçantë, për t'iu thënë faleminderit Budeswehritdhe Gjermanisë për shërbimin e tyre, paqen dhe stabilitetin e vendit tonë.

"Por jo vetëm për këtë, e kemi këtu GIZZ-in e shumë partnerë tjerë nga ana e Gjermanisë, nga agjencitë gjermane të bashkëpunimit, kështu që në emër të asaj se çfarë kemi në duar, është një infrastrukturë mbi 40 milionë euro në kampin e Prizrenit për ta shfrytëzuar për trajnime, inovacion, biznese, edukim si dhe të vazhdojmë që ta ngrisim sa më lartë siç keni bërë ju ushtarët gjermanë. Ju e keni mbajtur lart flamurin gjerman dhe ne do të dëshirojmë që ta mbajmë sa më lartë atë me projektin e  ri i cili është projekt ekonomik, por që të jemi së bashku", tha ndër tjerash kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, duke shprehur mirënjohje për pritjen e sotme në shenjë falënderimi për shërbimin e ushtarëve gjermanë, tha se ky është një gjest shumë i veçantë, jo vetëm në emër  të Qeverisë së Kosovë, por edhe si gjest i qytetarëve të Kosovës, si dhe atyre nga qyteti i Prizrenit, për t'i thënë lamtumirë kontingjentit të Prizrenit. Ambasadori Heldt tha se ndihet krenar që Kosova dhe Gjermania ndajnë përpjekjen e përbashkët të vazhdimit për projekte të reja.

Një fjalë rasti patën edhe Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, si dhe Komandanti i Kontingjentit Gjerman të KFOR-it, nënkolonel Eric Offermann, ndërkaq të pranishëm ishin edhe ministra, zëvendësministra, dhe zyrtarë të tjerë  institucionalë.

The post Haradinaj: Do ta mbajmë sa më lartë flamurin gjerman për mbështetjen e tyre ndaj Kosovës appeared first on DRENICA PRESS.

Juventus ka gati goditjen e radhës falë mesazheve të Ronaldos

Posted: 31 Dec 2018 01:46 AM PST

Cristiano Ronaldo, ylli i Juventus do në Torino mbrojtësin e Real Madridit, Marcelon. Të dy janë në kontakt të vazhdueshëm edhe pas transferimit të portugezit në Torino.

Sipas "El Confidencial", CR7 i ka dërguar vazhdimisht mesazhe Marcelos me synimin për ta bindur të bashkohet me të. Gjithsesi, Juventusi nuk e ka kontaktuar akoma Florentino Perezin.

Në nëntor, klubi bardhezi ka bërë të ditur se do të vihej në lëvizje për brazilianin vetëm nëse Real Madridi do të pranonte të negocionte një transferim të mundshëm.

Agnelli nuk ka ndërmend të paguajë klauzolën e lojtarit. Marcelo, në fakt, ka një kontratë deri në 2022-in dhe ky është një avantazh i madh për madrilenët.

Pavarësisht nga kjo, "Los Blancos" kanë nisur kërkimet për të gjetur një zëvendësues. Sipas "AS", Florentino Perez, është gati të paguajë 50 milionë euro për mbrojtësin e majtë të Betisit, Junior Firpo. Nëse e bën këtë, Marcelo do të ishte i lirë të shkonte te "Zonja e Vjetër".

The post Juventus ka gati goditjen e radhës falë mesazheve të Ronaldos appeared first on DRENICA PRESS.

Haradinaj: Kosova e ka edhe një shans për liberalizimin e vizave

Posted: 31 Dec 2018 01:44 AM PST

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë me dije se qeveria nën drejtimin e tij gjatë vitit 2018 ka marrë vendime në të mirë të qytetarëve të saj si ai për taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën "Epoka e re", ai ka theksuar se Kosova me këtë qeveri është krejtësisht ndryshe.

Haradinaj ka thënë se Kosova e ka edhe një shans për liberalizimin e vizave në vitin 2019.

"Ne e kemi mundësinë për liberalizimin nëse në muajin shkurt mblidhet Këshilli i Ministrave dhe po punojmë në këtë drejtim. Në fakt, e kemi shumë me rëndësi ta marrin liberalizimin e vizave në shkurt apo mars të 2019-s. E di që evropianët po thonë që mos caktoni datë. Ne nuk po caktojmë data, por e kemi interes këtë çështje. Tani ka filluar edhe një valë e ftesave të ish-luftëtarëve të UÇK-së për Hagë. Në këtë mënyrë është e pashpjegueshme mbajtja e Kosovës në izolim. Lëvizja e lirë do ta rriste besimin e qytetarit të Kosovës për BE-në. Kam kërkuar miqësisht, sidomos prej vendeve të Quntit, që vërtet të ketë lëvizje në këtë drejtim, ngaqë Kosova i ka plotësuar kriteret e parapara për këtë proces. Në këtë drejtim, ai ka thënë se është e pashpjegueshme mbajtja e Kosovës në izolim", ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

The post Haradinaj: Kosova e ka edhe një shans për liberalizimin e vizave appeared first on DRENICA PRESS.

UEFA e zgjedh ‘raketën’ e Rashicës si golin më të mirë për vitin 2018

Posted: 31 Dec 2018 01:40 AM PST

Kosova lirisht mund të thuhet se gjatë këtij viti shënoi suksesin më të madh në historinë e futbollit, pikërisht me kualifikimin në 'play-off' të Ligës së Kombeve.

Nga shumë gola të shënuar nga kombëtarja kosovare, ka qenë edhe ai i Milot Rashicës, shkruan gazetametro.net.

Rashica kishte shënuar një gol të mrekullueshëm kundër Ishujve Faroe më 14 tetor 2018.

E pikërisht këtë gol, UEFA Euro 2020 e ka zgjedhur si më të mirin për vitin 2018 në Ligën e Kombeve.

Ylli Kosovar e kishte dërguar topin drejtë e në rrjet me një goditje të fuqishme.

Kujtojmë se tani Kosova ka kaluar në fazën 'play-off' të Ligës së Kombeve, ku do të përballet me Maqedoninë./gazetametro.net


The post UEFA e zgjedh 'raketën' e Rashicës si golin më të mirë për vitin 2018 appeared first on DRENICA PRESS.

Istogasit nderojnë policin e vrarë, Viti i Ri festohet ndryshe

Posted: 31 Dec 2018 01:38 AM PST

Istogu dhe tërë Kosova është tronditur nga vrasja e policit, Izet Demaj, i cili u qëllua me plumb nga një plaçkitës gjatë kryerjes së detyrës.

Por, ky qytet e vogël u përballë edhe me humbje tragjike të tjera. Një muaj më parë, 23 vjeçarja Florijeta Rugovaj u godit për vdekje nga një veturë derisa po kalonte rrugën në Prishtinë.

Këto vdekje, kanë bërë që fshati Vrellë nga edhe vijnë viktimat këtë fundvit të solidarizohen me familjarët e tyre.

Në një njoftim, bëhet thirrje të ndërrimi i motmoteve nesër të mos festohet me fishekzjarrë e mjete piroteknike.

"Së pari rasti i vdekjes tragjike të motrës sonë Florijeta Rugovaj, tani edhe tragjedia tjeter ku humbëm Heroin tonë Izet Demaj. Të dyja këto raste na prekën thellë dhe bashkëndjejmë me familjet Rugovaj e Demaj, andaj lutja ime për të gjithë është që këto dy familje mos ti lëmë vetëm as në përmbyllje të vitit, të bashkëndjejmë me ta dhe të solidarizohemi me këto dy familje. Ju lutem që në naten e ndërrimit të motmoteve të mos festojmë më armë as me fishekzjarre, e as me mjete tjera piroteknike. E gjithë kjo në shenjë respekti dhe nderimi të jetës se tyre dhe familjeve të tyre", thuhet në njoftim.

Ndryshe, polici i vrarë dhe familja e tij u nderuan edhe nga shteti në ceremoninë e varrimit, ku Demaj u përcoll në banesën e fundit me nderime të larta shtetërore./gazetametro.net

The post Istogasit nderojnë policin e vrarë, Viti i Ri festohet ndryshe appeared first on DRENICA PRESS.

Grushte dhe KO, zgjidhet “Raundi më i Bukur i Vitit”

Posted: 31 Dec 2018 01:37 AM PST

"Ring Magazine", revista prestigjoze e sportit të boksit, ka zgjedhur raundin e 12-të të duelit mes boksierëve Tyson Fury e Deontay Wilder si "Raundin më të Bukur të Vitit 2018". Ky duel u zhvillua më 2 dhjetor në Los Anxhelos dhe do të mbahet mend gjatë nga dy boksierët e nga fansat e këtij sporti.View image on Twitter

View image on Twitter

MailOnline Sport@MailSport

Tyson Fury and Deontay Wilder's violent round 12 in epic Los Angeles showdown named Round of the Year https://dailym.ai/2CF5MBE 201:00 AM – Dec 31, 2018See MailOnline Sport’s other TweetsTwitter Ads info and privacy

Në këtë raund, një grusht i fortë i Wilder hodhi "KO" britanikun Fury, që pas disa sekondash coroditje arrin të ngrihet në këmbë, duke habitur të gjithë. Në këtë duel, Fury i rezistoi dy "knockdowns" për të vijuar sfidën ndaj kampionit të botës, sfidë e cila në fund u mbyll në barazim.

Fury, pas këtij dueli, fitoi cmimin si "Rikthimi i Vitit", ndërsa Wilder arriti të mbrojë titullin kampion bote të peshës së rëndë në kategorinë WBC. Dy boksierët kanë nisur bisedimet për të zhvilluar edhe revanshin për të nxjerrë një fitues. Kjo ishte sfida më e ndjekur e peshës së rëndë në 15 vitet e fundit.

The post Grushte dhe KO, zgjidhet "Raundi më i Bukur i Vitit" appeared first on DRENICA PRESS.

A e keni ditur? Këto janë 20 këngët më të klikuara shqiptare në YouTube

Posted: 31 Dec 2018 01:20 AM PST

Disa nga këngët shqiptare kanë depërtuar përtej Kosovës e Shqipërisë.

Janë disa këngë me më shumë se 100 milionë shikime, kurse shumë të tjera kanë dhjetëra miliona të tilla.

Primatin vazhdon ta mbajë Era Istrefi që tashmë ka tejkaluar 600 milionë shikime, me këngën që është bërë e famshme në tërë botën.

Më poshtë keni listën e plotë.

The post A e keni ditur? Këto janë 20 këngët më të klikuara shqiptare në YouTube appeared first on DRENICA PRESS.

U raportua që prezantoi Kosovën si shtet islamik, reagon Alma Lama

Posted: 31 Dec 2018 01:16 AM PST

Ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama ka reaguar pas raportimeve se është larguar nga kjo pozitë për shkak se e kishte paraqitur Kosovën si shtet islamik.

Përmes një shkrimi në Facebook, Lama e ka përgënjeshtruar lajmin.

Ish-deputetja kërkuar nga MPJ, që të reagojë pasi ka thënë se nuk ka fakte për këtë.

"Duke shpikur një burim anonim ne MPJ se gjoja unë e paskam "paraqitur Kosovën si shtet islamik". Ku i keni faktet", ka shkruar Lama në Facebook.

Ndërkaq, me datën 23 nëntor të këtij viti, Presidenti Thaçi kishte urdhëruar tërheqjen e Alma Lamës nga misioni diplomatik.

"Urdhërohet tërheqja nga Misionit Diplomatik i znj. Alma Lama, ambasadore/shefe e Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në Republikën e Italisë", thuhet në dokument.

Alma Lama u emërua ambasadore e Kosovës në Itali më 2016. /Telegrafi

The post U raportua që prezantoi Kosovën si shtet islamik, reagon Alma Lama appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more