Skip to main content

I këputi gishtërinjtë, 18-vjeçari i kërkon falje publikisht efektives Ina Nuku

I këputi gishtërinjtë, 18-vjeçari i kërkon falje publikisht efektives Ina Nuku


I këputi gishtërinjtë, 18-vjeçari i kërkon falje publikisht efektives Ina Nuku

Posted: 30 Nov 2018 02:19 AM PST

18-vjeçari Daniel Dobraj, i cili dyshohet se ka qenë autori i plagosjes së efektives Ina Nuku ka folur sot nga ambientet e paraburgimit në Fushë-Krujë.

Përmes një bisede telefonike për “Fax News”, Dobraj i ka kërkuar falje publikisht Nukut, ndonëse nuk dihet nëse është ai që hodhi kapsollën që i mori gishtat polices.

18-vjeçari ka rrëfyer se qëllimi i protestës së tyre ishte për të mbrojtur banesën dhe jo për të lënduar policinë, ndërsa ka treguar se katër efektivë e kanë dhunuar gjatë kohës që e dërguan në burg.

Daniel Dobraj ka rrëfyer: “Dua të kërkoj falje publikisht, edhe nëse është kapsolli që kam hedhur unë ai që ka lënduar efektiven. Nuk ishte e qëllimshme, nuk ishte ajo që kërkonim ne. Kemi dalë për të mbrojtur pronën tonë dhe nuk doja të dëmtohej efektivja. Kur jam shoqëruar për në komisariat jam dhunuar nga katër civilia dhe drejtori. Kur kam shkuar në komisariat po ashtu jam dhunuar dhe nga drejtori. Me grushta, me ofendime dhe shpulla nga më të ndryshmet. Këtu jam mjekuar, po më kanë dëmtuar civila, gjatë momentit të shoqërimit. Ndihem më mirë, tani. Na kanë pritur shumë mirë dhe kemi mbështetje. Familjarët nuk i kanë lejuar që ti takoj për shkak të festave. Unë jam 18-vjeç dhe nuk kam bërë një gabim që jam këtu dhe më kanë ndërprerë shkollën. Jam në shkollë në vit të parë për Inxhinieri Ndërtimi, dhe kam mbaruar gjimnazin me mesataren 9.5.”

The post I këputi gishtërinjtë, 18-vjeçari i kërkon falje publikisht efektives Ina Nuku appeared first on DRENICA PRESS.

A e dinë shqiptarët pse festohet 29 nëntori? Përgjigjet janë “perlë”: E para e punës, të thashë nuk kam kohë!! (Video)

Posted: 30 Nov 2018 01:45 AM PST

Foni i "Fiks Fare" ka marrë disa vox-pope nga qytetarët e Tiranës ditën e sotme, ku i ka pyetur nëse e dinë se çfarë është 29 Nëntori dhe përse festohet.

Por përgjigjet që ka përzgjedhur për të transmetuar në këtë video, janë "perlë"…

The post A e dinë shqiptarët pse festohet 29 nëntori? Përgjigjet janë "perlë": E para e punës, të thashë nuk kam kohë!! (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

‘Ma shpif s*ksi, por askush nuk më beson’, 25-vjeçarja shqiptare rrëfen rastin e padëgjuar

Posted: 30 Nov 2018 01:43 AM PST

Thuajse gjithmonë sa herë që ka tema lidhur me seksin, komentet janë të shumta dhe vihet re njëfarë frustrimi i shoqërisë tonë.

Por, nuk kemi hasur deri më tani në një rrëfim ku personi tregon që është aseksual. Aseksualiteti është mungesa e tërheqjes seksuale ndaj të tjerëve, interesi i ulët ose mungon dëshira për aktivitete seksuale.\I tillë është rasti i rrëfyer më poshtë nga një vajzë për JOQ Albania:

“Unë jam një femër 25-vjeçe dhe nuk ma ndjen për rregullat e jetës. Gjatë gjithë kohës unë dua të veproj sipas mendjes time, të bëj çfarë të dua, të mos ndalem dhe të mos më gjykojë askush.

Jam shumë simpatike dhe kam shumë kërkesa nga meshkujt, por mua më pëlqen vetëm të flas me ta dhe të qesh, të flirtoj dmth, më saktë vetëm të kaloj kohën. S'kam dëshirë t'i takoj, pasi kur flas me ta më duken shumë të çuditshëm dhe duan vetëm seks. Mua s'më bën përshtypje por thjesht ma shpifin dhe i acaroj në kulm derisa zhduken vetë.

E ata që bien në dashuri me mua i ironizoj dhe i lëndoj, më vjen keq por kështu jam unë, ky është temperamenti im me pak fjalë.

Unë nuk dua të bëhem kurrë nënë, e urrej faktin që në një të ardhme mua më duhet të bëj fëmijë. I dua shumë fëmijët, i adhuroj, por nuk kam dëshirë të lind vetë, shumë herë i lutem Zotit që të jem sterile.

Unë respektoj vetëm ata që më respektojnë, të tjerëve as nuk i flas fare. Shumica e njerëzve më urrejnë pasi u dukem shumë e ligë dhe mendjemadhe, por s'jam aspak e tillë. Dua të them, kam zemër të madhe dhe kënaqem kur shoh njerëz të lumtur, s'jam xheloze apo ziliqare për njerëzit që kanë lekë, nuk më intereson jeta e të tjerëve, mjafton të jenë mirë për veten e tyre.

Kush më ngacmon, qoftë i ri apo i vjetër, më vjen ta rrah shumë keq, por pasi më kalojnë nervat e fal, mua nuk më njohin as njerëzit e mi, askush nuk e beson që mua seksi ma shpi!

Askush nuk e beson që unë nuk ndryshoj dot për asnjë, ata që mendojnë se gënjej, ndoshta do të më quajnë të çmendur, por s'ka problem, ka filluar të më pëlqejë ky epitet. S'më pëlqejnë fjalët "zemër", "e dashur", "shpirt", më pëlqejnë fjalët e këqija por jo ato banale. Nuk më pëlqen banaliteti edhe pse ndonjëherë më rrëshqet goja, ishalla nuk më shani shumë nëpër komente se do ua kthej dyfish."

Por gjithashtu, aseksualiteti mund ë konsiderohet mungesa e një orientimi seksual, ose një nga variacionet e tyre, së bashku me heteroseksualitetin, homoseksualitetin dhe biseksualitetin.

Pranimi i aseksualitetit si një lloj i ri orientimi seksual është ende në diskutim nga kërkuesit shkencorë, studiuesit psikologjikë dhe sociologjikë. Ndërsa disa studiues pohojnë se aseksualiteti është një orientim seksual, hulumtuesit e tjerë nuk pajtohen me këtë ide.

Komentet u takojnë juve, ku sigurisht mund të ndani me ne histori të ngjashme./Joq/

The post 'Ma shpif s*ksi, por askush nuk më beson', 25-vjeçarja shqiptare rrëfen rastin e padëgjuar appeared first on DRENICA PRESS.

Gomari që bëri patriotin në Pejë

Posted: 30 Nov 2018 01:36 AM PST

Para disa ditësh në Pejë ndodhi diçka që nuk kisha dashur të isha bashkëkohës i saj: një gënjeshtër monumentale, e pashembullt dhe e papërsëritshme, e tillë që me hijen e saj të shëmtuar nxin dhe errëson çdo akt të virtytshëm dhe çdo sakrificë sublime për shtetin dhe idealet kombëtare.

Që gënjeshtra patriotike panshqiptare të merrte atribute historike, për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, të Kosovës dhe të Shqipërisë, u zgjodh vendi, ku 119 vjet më parë u mbajt Lidhja e Pejës dhe prag-festa e 28 Nëntorit, duke ua lënduar shqiptarëve sentimentin me këtë cirk të shëmtuar, duke ua tallur historinë dhe duke hedhur mbi vlerat e trashëgimisë sonë groteskun morbid të politikës arriviste.

Ikonografia e mbledhjes, siç u pa, e mbingarkuar me simbole kombëtare, me pompë dhe akte solemne, përveç se duhej të dëshmonte atë që nuk kishte nevojë të dëshmohej, më shumë duhej të fshihte diçka të madhe, diçka tronditëse për ata që duan të shohin përtej perdes së kuqe dhe hijeve të errëta mbi të: duhej t'u dërgohej një mesazh shqiptarëve, veçmas atyre të Kosovës, që ende besojnë në "dizajne" të këtilla krejtësisht të rreme, se punët e kombit shkojnë mbroth dhe se për këtë kujdesen dy qeveritë, me angazhimet e tyre thellësisht kombëtare.

Nuk do mend, mjeshtri i ikonografisë dhe propagandës ishte Edi Rama, një dizajnator me biografi të manipuluar artistike, i cili në shtetin e vet ka dhënë prova bindëse se propagandën e bën më mirë se çdo punë tjetër.

Gjithkush e di se mbledhjet e këtilla të përbashkëta të dy qeverive që pesë vjet e këndej as kanë sjellë rezultat dhe as kanë për të prodhuar ndonjë efekt real kombëtar: atyre nuk u besojnë as vetë pjesëmarrësit, por nuk del njeri që t'i ndalë, sepse të gjithë duan të përfitojnë prej tyre, ndonëse po të gjithë e dinë se ky marketing i çmendur i Edi Ramës është vetë keqqeverisja e manipuluar.

Në këtë grackë, në grackën e Edi Ramës si mjeshtër i propagandës tashmë ka rënë edhe Qeveria e Kosovës, jo pse kjo qeveri është gjë më e mirë se ajo e Shqipërisë, por thjesht sepse promovimet publike nuk janë specialitet i saj (është më e ngathët, pa elokuencë dhe pa sensin e komunikimit publik), teksa dëshirës për t'u përfshirë në këtë formë të promovimit të gënjeshtërt nuk i reziston dot.

Që Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në një kala gënjeshtrash, këtë kanë filluar ta pohojnë zëshëm edhe ata që deri dje e kanë mbështetur dhe i kanë kryer shërbime nga më të ndryshmet. Në të vërtetë, kjo do të duhej të ishte çështje "e brendshme" e elektoratit të Shqipërisë, i cili, duke ia mbushur kutitë me dy të tretat e votave, duhej ta kishte në vëmendje se është duke prodhuar një monstër politike, që në një ditë jo të largët do të hajë edhe fëmijët e vet. Por tani ndodhi që ambiciet e kësaj monstre janë më të mëdha se vetë Shqipëria: i trimëruar nga vota gati plebishitare e Shqipërisë, ai tashmë synon ta shtrijë marrëzinë dhe papërgjegjësinë e vet tej kufijve të saj, natyrisht as në Greqi dhe as në BE, por aty ku dënglat e tij shiten, qoftë edhe me një çmim dosido, pra në Kosovën e traumatizuar nga frustrimet e saj historike dhe politike.

Natyrisht, në rastin e takimit të Pejës, Edi Rama dëshmoi se nuk njeh sovranitetin e Kosovës, nuk e njeh traditën e popullit të vet, nuk di gjë për mirësjellje dhe punën e parë që bëri, shqelmoi derën e shtëpisë mikpritëse dhe, sipas prirjes së tij tashmë të njohur, me këmbët e tij me llucë dhe pëgëra, vandalizoi Kosovën e brishtë dhe fragjile në të gjithë përbërësit e saj. Përballë një Edi Rame të këtillë, që ndihet Zot në Kosovë dhe bëhet pulë para Serbisë dhe Greqisë, qeveritarët e Kosovës, të padijshëm dhe të pazot, të squlltë dhe inferiorë, pa autoritet dhe pa mbështetje elektorale, nuk kanë as guxim e kurajë, por nuk kanë dije dhe as vullnet politik që këtij vandali plangprishës t'i tregojnë derën. Kjo duhej të ndodhte, sepse Edi Rama, sikundër secili lider i Shqipërisë, edhe nëse është ithtar i madh i bashkimit kombëtar, së pari duhet ta respektojë sovranitetin e Kosovës, sepse në të kundërt bashkimi me të është aneksim (anschluss!). Por, sikundër tashmë e dimë fare qartë, Edi Rama nuk erdhi në Kosovë për gjepurat e tij rreth bashkimit kombëtar dhe as për ta mbështetur Kosovën përpara BE-së, por erdhi për të promovuar "partneritetin strategjik me Serbinë", të Kosovës dhe Shqipërisë, një agjendë kjo e marrë me ngut edhe nga miqtë e tij, Thaçi dhe Vuçiq. Duke proklamuar një partneritet të këtillë, Edi Rama, bashkë me Qeverinë e Kosovës, që nuk u distancua prej tij, shkelën vlerat dhe arritjen më të madhe të historisë njëqindvjeçare të Kosovës: nëpërkëmbën partneritetin me Perëndimin, me SHBA dhe NATO-n, duke shpallur aleancën e frikshme me Serbinë dhe Rusinë si mecen i saj.

(Kjo fyerje që i bëhet Kosovës është e pashembullt, është fyerje ndaj historisë së saj të vjetër dhe më të re, është fyerje për dëshmorët dhe heronjtë e saj, për idealet dhe për ardhmërinë e saj. Njeriu habitet, si mund të prodhojë ky vend me një histori të këtillë politikanë kaq të padinjitetshëm, kaq luajalë dhe të nënshtruar ndaj Serbisë, në kohën kur ajo, pasi ka vrarë dhe ka prerë, ka shkatërruar dhe masakruar, ka dhunuar dhe ka turpëruar, pa kompensuar dëm dhe pa kërkuar falje, sërish kërcënon me zhbërjen e pavarësisë së Kosovës. Si është e mundur, pse kaq shpirtgjerë janë politikanët shqiptarë ndaj Serbisë, kur luftën politike mes veti e kanë aq të egër, si askush tjetër?!

Atëherë, duhet të jetë diku një interes i tyre suprem, që ua mpin trurin politikanëve tanë, të cilët, edhe pse disa prej tyre dikur kanë luftuar kundër Serbisë, tani bëhen qengja përballë saj. Dihet, përsëritja e historisë te ne është një sindrom që ndjek një cikël fatal dhe se arrivistë dhe bukëshkalë të këtillë ka pasur gjithmonë në të kaluarën tonë: njëqind e ca vjet më parë, Esat Pasha ia dorëzoi Shkodrën Malit të Zi e Serbisë, dhe Rusisë që u rrinte prapa, të cilën më pas mezi ua hoqi nga dora bashkësia e atëhershme ndërkombëtare. Por ky shpjegim patetik- historik nuk mjafton, sikundër nuk mjafton shpjegimi i zakonshëm për mungesën e një reagimi popullor dhe qytetar, i cili do të mbronte vlerat historike dhe demokratike, mungesën e një zëri të fuqishëm që trondit nga themelet dhe shkundullon në gjenezë vetë origjinën e idesë.)

Sido që të jetë, tashmë është krejt e qartë se dy qeveritë, të cilat në Pejë nuk arritën të bënin asnjë gram histori, ia dolën të realizonin një agjendë (të tymtë!) të përbashkët. Qeveria e Kosovës me masat populiste ndaj Serbisë dhe me ndihmën e ikonografisë patriotike të Edi Ramës është duke u përpjekur t'i përballojë pasojat e mosliberalizimit të vizave, të cilat nuk do të hiqen as kësaj radhe, jo vetëm për shkak të qëndrimit cinik të BE-së, të cilin gjithsesi e kemi merituar, por më shumë për shkak të dështimeve lapidare në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Klasa politike e Kosovës, pozitë dhe opozitë, jo vetëm kësaj radhe, ka dështuar me krejt agjendën e saj evropiane dhe, ç'është akoma më keq, ajo pandeh se duke ikur nga seancat e parlamentit, duke vonuar dhe duke mos votuar ligjet arrin t'ua hedhë pa u lagur masave shtrënguese të BE-së dhe njëkohësisht të mjegullojë ose të davaris disi bindjen tashmë të ngulitur te secili qytetar i Kosovës, se epiqendër e krimit të organizuar dhe korrupsionit është pikërisht klasa politike.

Më anë tjetër, Qeveria e Shqipërisë e Edi Ramës, duke i dalë zot Kosovës me "kërcënime" populiste ndaj BE-së (teksa tashmë ia ka caktuar Serbinë si partner strategjik!), përpiqet të përballojë përmes nacionalizmit të zvjerdhur refuzimin gati të sigurt të çeljes së negociatave me BE-në. Ky dështim politik i të dy palëve edhe në të ardhmen pritet të prodhojë bashkime kombëtare, unifikime doganash, heqje taksash, vënie taksash dhe kaçapordhica të këtilla tipike për estradën tonë politike, derisa të kuptohet një herë e mirë se dy shtetet tona ballkanike, përveçse histori dështimesh, ndoshta mund të prodhojnë një ditë edhe ndonjë "histori suksesi", siç ishte ajo e Sanaderit apo Grujevskit!

Një çështje tjetër, që u duk sikur u vërtit në margjina të takimit të Pejës, por që e dominoi atë me hijen e errët dhe të frikshme, ishte korrigjimi i kufirit ose këmbimi i territoreve me Serbinë, ose e ashtuquajtura marrëveshje historike me Serbinë. Disa analistë dhe medie të Tiranës, akoma luajalë ndaj Edi Ramës, duke dashur ta mbitheksojnë supremacinë intelektuale të kryeministrit të Shqipërisë kundrejt mendjeve të kufizuara të politikanëve kosovarë dhe duke marrë mësim nga paternalizmi historik i Shqipërisë ndaj Kosovës, nuk ngurruan të thoshin se Shqipëria, më në fund, arriti ta merrte në dorë çështjen e Kosovës, jo pse këtë ia besoi vetë Kosova, as pse mund t'ia ketë besuar SHBA-ja dhe BE-ja, siç u përpoqën të gënjenin, por sepse Serbia mund ta ketë zgjedhur si partner të besueshëm Shqipërinë, për ta mbyllur një herë e mirë çështjen e Kosovës, në një kohë që faktori i politik i Kosovës, ose nuk ka mbështetje të brendshme, ose nuk shfaqet i besueshëm kundruall faktorit ndërkombëtar.

Ashtu sikundër pritej, Rama u shfaq i paepur, agresiv, arrogant, fjalëpistë në mbështetje të Thaçit dhe Vuçiqit, por pa treguar as kësaj radhe pse është kaq pasionant në mbrojtje të asaj kauze. Në të vërtetë, askush nuk e ka të qartë, ç'i hyn në punë Edi Ramës veriu i Kosovës, pse do me çdo kusht t'ia japë Serbisë këtë pjesë të saj? Që t'i hapë rrugën bashkimit kombëtar? E pabesueshme! Pse, aq naiv dhe i kufizuar të jetë Rama, dhe të mos i ketë dhënë aq mend edhe Thaçit, sa të besojnë që të dy se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të bëhet me ndihmën e Serbisë? Aspak. Fundja, pse ai nuk i shikon punët e veta me Greqinë, që të mos i shkelet sovraniteti orë e çast nga ultranacionalistët grekë, por vjen në Pejë e Prishtinë dhe i fut shkopinj nën rrotë Kosovës që mezi çapitet.

Askush në Kosovë nuk e beson se Rama dhe Thaçi nuk kanë një llogari të fshehtë politike, se angazhimi i tyre nuk është, nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë pa prapavijë dhe i motivuar nga ndjenja të sinqerta. Për këtë të gjithë janë të vetëdijshëm. Vetëm se, pikërisht vetëm se, doli krejtësisht e paqartë, si ndodhi që, derisa Rama po përgatitej të promovohej si lider kombëtar, ndoshta pak i turbullt nga mendja, pak i gënjyer dhe euforik nga mbështetja e bashkëmendimtarëve të tij në Prishtinë, derisa kolovitej korridoreve të Klan Kosovës, Hashim Thaçi, mbase edhe i shantazhuar vërtet nga Gjykata Speciale, me takimet në Uashington tashmë shfaqej i paarritshëm për Edi Ramën: për mirë ose për keq, me lobim të paguar shtrenjtë ose lirë, që të ndahet ose të mbetet e bashkuar, në kancelaritë amerikane Kosovës nuk i referohet më askush përmes Serbisë ose Shqipërisë dhe as përmes Edi Ramës, natyrisht.

Ndërkaq, nëse është për të besuar se para 25 vjetësh, bashkë me Dobrica Qosiqin e Serbisë ishte angazhuar pa sukses për ndarjen e Kosovës edhe një ambasador i fuqishëm i SHBA-së, Uoren Cimerman, është krejt e besueshme se edhe Thaçi dhe Vuçiqi, pas pak kohe, do të dalin të pikëlluar nga kjo histori.

The post Gomari që bëri patriotin në Pejë appeared first on DRENICA PRESS.

Mashtruan konsumatorët, inspektorët gjobisin disa furra

Posted: 30 Nov 2018 01:00 AM PST

Kryeinspektori i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) Lulzim Syla ka konfirmuar se deri më tash Inspektorati ka gjobitur disa pronarë të furrave në gjithë vendin pasi kanë shitur bukë nën peshën e lejuar. Sipas tij, aksioni për kontroll të furrave do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Pronarët e furrave në Kosovë, që kanë filluar t'i ngrenë çmimet e bukës, duhet të mendojnë edhe për gjobat që i presin. Inspektorati i Tregut, i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ka filluar shqiptimin e gjobave ndaj bizneseve të papërgjegjshme që kanë ngritur çmimet e bukës.

1 mijë euro është gjoba potenciale e cila mund t'u shqiptohet atyre në rast se nuk e shesin bukën sipas deklarimit ose peshës që përmban.

Inspektorati i Tregut në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë është duke vazhduar aksionin për monitorimin e çmimeve të bukës nëpër të gjitha komunat e Kosovës.

Kryeinspektori i Tregut në këtë institucion, Lulzim Syla, ka treguar për gazetën "Zëri" se kanë filluar edhe me shqiptimin e gjobave. Gjoba maksimale që mund t'u shqiptohet atyre sipas Sylës arrin deri në 1 mijë euro.

The post Mashtruan konsumatorët, inspektorët gjobisin disa furra appeared first on DRENICA PRESS.

Milazim Krasniqi: Kush i beson Edi Ramës, vërtet është gomar

Posted: 30 Nov 2018 12:54 AM PST

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, shpreh mosbesimin ndaj kryeministrit Edi Rama dhe deklaratave të bëra pas mbledhjes së qeverive në Pejë. Krasniqi thotë se "kush i beson Edi Ramës, thënë figurativisht, vërtet është gomar."
Krasniqi e akuzon Ramën se po çon përpara idenë e Aleksandar Vuçiçit, president i Serbisë, që parashikon shkëputjen e veriut të Kosovës dhe pjesa tjetër t'i bashkohet Shqipërisë, por jo si shtet sovran.
Sipas gazetarit, Edi Rama duhet të deklarojë zyrtarisht nëse kërkon bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, me kufijtë aktual, në të kundërt duhet të ndërpresë diversionin.

Reagimi i plotë i Milazim Krasniqit:
KUSH I BESON EDI RAMËS, THËNË FIGURATIVISHT, VËRTET ËSHTË GOMAR

Takimi i sotëm i dy qeverive në Pejë, i ka shërbyer Edi Ramës si rast ideal, që ta shtyejë përpara idenë e Vuçiqit për " kufizimin ndërmjet serbëve e shqiptarëve", duke e zhbërë krejtësisht Kosovën si shtet. Sipas projektit të Vuçiqit veriu, deri në Urën e Ibrit, i amputohet Kosovës dhe i aneksohet Serbisë. Pjesa që mbetet, sipas atij plani, lihet që asocohet diqysh me Shqipërinë, si njëfarë entiteti, por jo si shtet sovran. (Loja e Edi Rames me bashkimin doganor është në këtë funksion, për të na hedhur hi syve.) Prandaj, nuk mjafton vetëm kundërshtimi i sotëm i shprehur nga kryeministri Haradinaj. Politika diversioniste e Ramës kundër pavarësisë së Kosovës, e cila po paketohet si gjoja politikë e bashkimit kombëtar, duhet të denoncohet. Duhet të kërkohet që paraprakisht qeveria e Shqipërisë të dalë me deklaratë zyrtare se nëse aspiron bashkimin me Kosovën, kjo duhet të realizohet në kufijtë e tashëm që Kosova i ka. Nëse e shpall Shqipëria zyrtarisht këtë zotim, atëherë jemi në rregull me procesin e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë si dy shtete të pavarura, që mund të formojnë një federatë a asociacion të përbashkët shtetëror. Por, nëse nuk pranohet kjo, Rama do të duhej të bllokohej, pra të mos i lejohet të flasë në emër të Kosovës, me termat e tij hileqartë, të akorduar me Vuçiqin e mbase edhe me Institutin 'Lindje Perëndim" të Kameron Manterit, me Sorosin dhe me Llavrovin. Nëse nga qeveria e Kosovës nuk bëhet kjo gjë e domosdoshme, Rama do ta vazhdojë diversionin. Shenjat janë se Rama është pjesë e ekipit, që po punon për zhbërjen e Kosovës si shtet. Kushdo që ka dyshime për qëllimet e errëta të Ramës kundër Kosovës së pavarur dhe sovrane, thënë figurativisht, vërtet është gomar.

The post Milazim Krasniqi: Kush i beson Edi Ramës, vërtet është gomar appeared first on DRENICA PRESS.

Kur dhe në sa ora do të përballen Wilder dhe Fury sipas kohës sonë?

Posted: 30 Nov 2018 12:33 AM PST

Meçi mes Deontay Wilder dhe Tyson Furyt është një nga përballjet më të mëdha në dekadën e fundit në sportin e boksit në kuadër të peshave të rënda.

Wilder do të mbrojë titullin e WBC kundër britanikut, ndërsa fituesi me shumë mundësi do të përballet pastaj me kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda, Anthony Joshua.

Të dy janë të pamposhtur, amerikani (40 fitore, 39 me nokaut, asnjë humbje) vjen nga fitorja ndaj Luis Ortiz, kurse Fury (27 fitore, 19 me nokaut, asnjë humbje) dëshiron titullin pas triumfeve të fundit ndaj Francesco Pianeta dhe Sefer Seferit.

Normalisht interesimi për këtë përballje është shumë i madh edhe në vendin tonë, përkundër se orari i meçit është paksa i papërshtatshëm.

Më poshtë keni detajet dhe në fund një sondazh ku mund të shpreheni mendimin tuaj:

Ku zhvillohet meçi?

Në arenën Staples Center, Los Angeles, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Data?

E diel, 2 dhjetor 2018 (Me kohën tonë)

Koha kur fillon?

Si gjithmonë, meçi kryesor zhvillohet i fundit dhe fillimi i tij varet paksa edhe nga mënyra se si përfundojnë përballjet tjera paraprake.

Por, me kohën tonë meçi Wilder-Fury pritet të fillojë në orën 06:00 të mëngjesit të së dielës.

The post Kur dhe në sa ora do të përballen Wilder dhe Fury sipas kohës sonë? appeared first on DRENICA PRESS.

Kosova i ka gjasat “zero” që ta fitojë këtë vit liberalizimin e vizave

Posted: 30 Nov 2018 12:24 AM PST

Premtimi se qytetarët e Kosovës në fund të këtij viti do të mundë të lëvizin pa viza në Zonën Schengen po del të jetë mashtrimi i radhës.

Kosova i ka gjasat e barabarta me zero që ta fitojë këtë vit liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian (BE), ndonëse zyrtarët e lartë shtetërorë vazhdimisht kanë bërë premtime se qytetarët e vendit në fund të vitit do të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.\Kjo për faktin se të premten e ardhshme (më 7 dhjetor) Këshilli i Ministrave të BE-së ka mbledhjen e fundit për këtë vit në përbërjen e ministrave të Punëve të Brendshme, përderisa pak ditë para këtij takimi tri organet e BE-së: Komisioni, Parlamenti dhe Këshilli, ende nuk kanë dalë me një dokument të përbashkët për liberalizim të vizave.

Edhe ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pranuar për "Zërin" që disa shtete anëtare të BE-së, siç thotë ajo, pa ndonjë arsye legjitime janë duke e politizuar procesin e heqjes së vizave për Kosovën.

The post Kosova i ka gjasat "zero" që ta fitojë këtë vit liberalizimin e vizave appeared first on DRENICA PRESS.

Rrëfimi i një mjekeje: bamirësia e rrallë e një të riu me nënën tij të sëmurë mendërisht

Posted: 30 Nov 2018 12:03 AM PST

Një mjeke nga Arabia Saudite ka rrëfyer një histori të jetuar, sa rrallë aq dhe tronditëse, të bamirësisë së një të riu me nënën e tij..

Ajo tregon: "Në klinikën time erdhi një 30-vjeçar i quajtur Muhamed së bashku me nënën e tij. Ajo donte të ikte prej tij, e godiste me dorë, e gërvishte me thonjtë e saj dhe e pështynte në fytyrë, por pavarësisht kësaj, buzëqeshja e të birit karshi sjelljes së pazakonte të së jëmës nuk largohej për asnjë çast.

E pyeta të riun: 'Kush është ky person?'

Ai u përgjigj: 'Është nëna ime'.

'Ç'hall ka nëna jote', e pyeta.

'Ajo u lind me një çrregullime mendore', u përgjigj ai dhe vazhdoi:

'Kujdesem për nënën time që nga mosha 10 vjeçare, gatuaj dhe kryej të gjitha punët e tjera, dhe kur shkoj në shtrat, e lidhi këmbën e nënës për këmbën time, ashtu që të mos mund të largohet nga unë".

E pyeta: 'Pse erdhe me të tek unë?'

Ai u përgjigj: 'Nëna ime ka diabet dhe presion të lartë të gjakut'.

Ndërsa biseduam me të, nëna e tij filloi të bëjë sjellje të pakontrolluara dhe ta pështyjë të birin, Muhamedin, ndërkohë që ai u fshi dhe vazhdoi të buzëqeshë.

I thashë atij: 'Epo, nëna juaj as që ju njeh?'

I pikëlluar, Muhamedi u përgjigj: 'Po, ajo nuk e di se unë jam biri i saj, por Ai që më ka krijuar e di se ajo është nëna ime'.

Pastaj nëna e tij u fut në bisedë, dhe i tha atij: 'Ti je një gënjeshtar! Ti më premtove që do të më çosh në Mekë'.

Muhamedi ia ktheu: 'Të premtova dhe do të të çoj'

E pyeta Muhamedin: 'Po përse e çon nënën tënde në Mekë kur ajo është e liruar nga të gjitha obligimet fetare?'

Muhamedi ma ktheu: "Sa herë që nëna ime dëshiron të shkojë në Mekë, unë e çoj atje. Nuk mund të lejoj që nëna ime të dëshirojë diçka dhe unë të mos ia plotësoj dëshirën asaj".

Kur Muhamedi doli nga klinika me nënën e tij, doktoresha thotë se e mbylli derën dhe qau për një kohë të gjatë. Ajo thotë: "Kam dëgjuar për lloje të ndryshme bemirësie, por kurrë nuk kam parë një të ri i cili kujdeset kaq shumë për nënën e tij cila nuk e njeh atë, duke ia kushtuar gjithë jetën dhe kohën halleve dhe nevojave të saj. Ai mund ta merrte nënën e tij dhe ta dërgonte në një klinikë për sëmundje mendore dhe përsësi të bënte bëmirësi me të, dhe ta vizitonte rregullisht atë. Megjithatë, mirësia dhe fisnikëria e tij donin që dyert e Xhenetit të qëndronin të hapura për të gjatë gjithë jetës se tij!".

The post Rrëfimi i një mjekeje: bamirësia e rrallë e një të riu me nënën tij të sëmurë mendërisht appeared first on DRENICA PRESS.

Kosovari ka paguar 40 mijë euro për veturë luksoze, por s’i jep 3 euro për ta pastruar

Posted: 29 Nov 2018 11:57 PM PST

Shpesh hasim në vetura luksoze në Kosovë. Por këtë herë një veturë luksoze është shumë më ndryshe.

Pavarësisht se çmimi i kësaj makine shkon diku 40 mijë euro, pronari ka hezituar që t'i japë 3 euro për ta pastruar atë, transmeton Indeksonline.

Mercedes E-Class nuk mund as të dallohet çfarë ngjyrë saktësisht ka si pasojë e papastërtisë që mbretëron në të. Si pasojë e kësaj veturës i janë mbuluar edhe tabelat, duke mos u pastruar.

The post Kosovari ka paguar 40 mijë euro për veturë luksoze, por s'i jep 3 euro për ta pastruar appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more