Skip to main content

“Dhjetëra militantë të vdekur pas përleshjes mes talibanëve në Afganistan” plus 9 more Ekonomia Online

“Dhjetëra militantë të vdekur pas përleshjes mes talibanëve në Afganistan” plus 9 more Ekonomia Online


Dhjetëra militantë të vdekur pas përleshjes mes talibanëve në Afganistan

Posted: 30 Nov 2018 10:18 AM PST

Zyrtarët afganë kanë thënë se përleshjet në mes të dy fraksioneve të talibanëve kanë vrarë dhjetëra militantë në perëndim të Afganistanit, duke theksuar ndasitë në këtë grup militant, i cili ka kryer kryengritje 17 vjeçare kundër Qeverisë së Kabulit.

Zëdhënësi i provincës Herat, Jilani Farhad, ka thënë se të paktën 28 luftëtarë talibanë janë vrarë dhe rreth 25 janë plagosur në zonën, Shindand, afër kufirit me Iranin më 30 nëntor.

Kreu i zonës ku ka ndodhur sulmi, Hekmatullah Hekmat, ka thënë se përleshjet kanë ndodhur në mes të luftëtarëve besnikë të liderit të talibanëve, Haibatullah Akhundzada kundër forcave të ish-komandantit të talibanëve që tani drejton një fraksion në Afganistan, Mohammad Rasul.

Fraksioni i Rasulit ka qenë i përfshirë në përleshjet e përgjakshme nga talibanët në jug dhe perëndim të Afganistanit nga viti 2015, duke lënë dhjetëra persona të vdekur në të dyja anët.

Në muajin tetor të vitit të kaluar, të paktën 40 talibanë nga të dyja anët janë vrarë në zonën Shindand.

Talibanët janë duke zgjeruar kontrollin rreth Afganistanit teksa zyrtarët amerikanë synojnë të arrijnë një marrëveshje të paqes, që do t'i jepte fund luftës 17 vjeçare në këtë shtet.

The post Dhjetëra militantë të vdekur pas përleshjes mes talibanëve në Afganistan appeared first on Ekonomia Online.

Bahtiri: Iniciativa për bashkimin e Mitrovicës legjitime, asnjë iniciativë e imja nuk ka dështuar

Posted: 30 Nov 2018 10:15 AM PST

Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka votuar sot unanimisht iniciativën e ndryshimit të Ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave, me qëllim bashkimin e pjesës veriore me atë jugore.

Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, ka thënë se kjo iniciativë nuk është vetëm dëshirë, por është kërkesë e qytetarëve shqiptarë dhe serbë, që jetojnë në të dyja anët e Mitrovicës.

"Kjo nuk është vetëm dëshirë e Kuvendit Komunal. Është një kërkesë e qytetarëve të Mitrovicës, edhe të jugut dhe të veriut. Kjo është kërkesë edhe e serbëve në pjesën e veriut që kanë mbetur të bllokuar nga përfaqësuesit ilegalë të sistemit".

"Serbët kanë dëshirë të jenë të lirë nga strukturat paralele për arsye se po i terrorizojnë dhe varfërojnë çdo ditë – ata punojnë vetëm për interesin personal dhe jo për interesin e qytetarëve serbë, shqiptarë dhe të tjerëve".

Bahtiri në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se kjo iniciativë do të drejtohet fillimisht në Qeverinë e Kosovës, me qëllimin që të procedohet më pas në Kuvendin e Kosovës.

"Kjo që është bërë sot është një hap shumë i rëndësishëm dhe shumë domethënës që t'i jepet mundësia inicimit të një procedure që do të vazhdojë fillimisht në Qeverinë e Kosovës dhe më pas të procedohet në Kuvendin e Kosovës pasi Kuvendi i Kosovës është për të sjellë ligje".

"Kushdo që thotë se Kuvendi Komunal e ka bashkuar qytetin, është shumë gabim sepse Kuvendi nuk e ka marrë atë vendim. Asambleja Komunale e Mitrovicës e ka dhënë propozim, e ka iniciuar një procedurë që kërkon nga Qeveria e Kosovës që të nisë një iniciativë ligjore në Kuvendin e Kosovës për ndryshimin e neneve që e kanë themeluar Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut".

"Një komunë e cila nuk është funksionale e cila është ndërtuar në vitin 2008 dhe nuk është funksionale, duhet të tërhiqet".

Kryetari i Mitrovicës Jugore ka thënë se "edhe fëmijët e vegjël e njohin këtë proces se sepse ka qenë një qasje e jashtëzakonshme".

Ai kështu ka siguruar se kjo iniciativë nuk do të mbetet vetëm në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.

"Kjo nuk do të jetë vetëm dëshirë në Kuvendin Komunal por do të zbatohet pikë për pikë në institucionet më të rëndësishme të Kosovës".

"Ne nuk dëshirojmë të bëjmë paralele por dëshirojmë në mënyrën më të mirë të qeveriset vendi, sidomos Mitrovica e cila është ndarë padrejtësisht dhe ku janë 15.000 persona të shpërngulur nga veriu që Goran Rakiq nuk është marrë asnjëherë t'i kthejë ata njerëz në shtëpitë e tyre".

"A ka gjë më të vështirë se të jesh refugjat në komunën tënde dhe të shohësh shtëpinë tënde por të mos mund të shkosh në të, kjo është e padrejtë. Ne kemi pritur pesë vite të kthehet në normalitet".

Madje, Bahtiri ka thënë se asnjë iniciativë e tij nuk ka dështuar asnjëherë.

"Kjo iniciativë që është legjitime është marrë për të ndryshuar diçka që është në interes të qytetarëve. Asnjë iniciativë e imja nuk është marrë që nuk është realizuar dhe do të realizohet".

"Unë e di që kjo procedurë do të shkojë përpara. Kryetari Bahtiri nuk mund t'i thotë të gjitha ato që i di. Unë e di pse e kam marrë këtë iniciativë dhe e di si do të përfundojë – në të mirë të kërkesës që është bërë sot sepse është legjitime, njerëzore dhe demokratike".

Ai ka thënë se ky veprimi i tij nuk ka të bëjë asgjë me situatën e krijuar ditëve të fundit në katër komunat veriore.

"As nuk kam gjë të bëjë me atë pjesë, ka të bëjë me iniciativën të filluar për ndryshimin e ligjit".

Bahtiri është shprehur i bindur se Qeveria do ta ketë parasysh këtë iniciativë, nëse duan që qytetarët të mos vuajnë.

Agim Bahtiri ka thënë se iniciativa e tij nuk ka të bëjë asgjë me

"Absolut jo. Qëndrimi im është i qartë sikur loti, sikur edhe debat i hedhjes në tavolinë të kufijve shtetërorë është thirrje për luftë".

"Këtë e kam thënë publikisht dhe nuk kam gjë të bëj me planin e Hashim Thaçit".

The post Bahtiri: Iniciativa për bashkimin e Mitrovicës legjitime, asnjë iniciativë e imja nuk ka dështuar appeared first on Ekonomia Online.

Haradinaj thotë se nëse bie Qeveria merr me vete edhe presidentin e kryeparlamentarin

Posted: 30 Nov 2018 10:10 AM PST

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do të tërhiqet nga qëndrimi për mosndryshim kufijsh dhe për taksën ndaj Serbisë, edhe nëse kjo i kushton me rrëzimin e qeverisë që ai udhëheq.

Në një intervistë për Interaktivin, Haradinaj ka thënë se Kosovën e 17 shkurtit 2008, nuk mund ta zhbëjë askush dhe as presidenti.

Nëse largohet ai nga posti, tha se do t'i marrë me vete edhe Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

 

The post Haradinaj thotë se nëse bie Qeveria merr me vete edhe presidentin e kryeparlamentarin appeared first on Ekonomia Online.

Arrestohet hajni nga Gjakova, që po bënte kërdi me vjedhje në Deçan

Posted: 30 Nov 2018 10:09 AM PST

Është arrestuar Xhevat Thaçi, personi i kërkuar publikisht nga policia për dyshimet e disa vjedhjeve të kryera në Deçan dhe gjetiu.

Burime të Insajderit bëjnë me dije se Xhevat Thaçi, 43-vjeçar është arrestuar nga policia e rajonit të Gjilanit. Ai dyshohet se kishte kryer afër 15 vjedhje të rënda nën kërcënimin e armëve.

Thaçi është arrestuar gjatë ditës së sotme pas përpjekjes së tret për t'i ikur policëve.

Policia e Kosovës më 27 të këtij muaji kishte kërkuar ndihmë për kapjen e tij.

"Fotot e personit të dyshuar janë siguruar nga kamerat e sigurisë në njërin nga rastet e vjedhjeve, përkatësisht hyrjet brenda në shtëpi dhe shkaktimin e vjedhjes së rëndë".

"Kërkojmë nga të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike që të bëhet publikimi i këtyre fotove dhe të kërkohet nga qytetarët e Republikës së Kosovës bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sidomos ata të cilët e njohin dhe e identifikojnë personin e dyshuar", thuhej në njoftimin e policisë ku kërkohej bashkëpunim për ta arrestuar Thaçin.

The post Arrestohet hajni nga Gjakova, që po bënte kërdi me vjedhje në Deçan appeared first on Ekonomia Online.

7 gjëra që njerëzit e suksesshëm i thonë vetes çdo ditë

Posted: 30 Nov 2018 10:08 AM PST

Njerëzit e suksesshëm kanë tendencën të kenë dialogje të brendshme shumë pozitive.

Ata e dinë si ta kontrollojnë rritjen e tyre personale. Ata besojnë se mund të bëjnë çdo gjë, të cilën mendja e tyre dëshiron. Por më shumë se gjithçka ata besojnë te vetja e tyre.

Ja cilat janë 7 gjërat që njerëzit e suksesshëm thonë çdo ditë me vete.

1. "Do të gjej një zgjidhje"

Njerëzit që ja arrijnë, nuk kanë kohë për dështime.

Në vend të kësaj, ata përgatiten për pengesat. Ata e dinë se do të ketë sfida. E dinë se duhet t'i gjejnë vetë zgjidhjet. Kështu që në vend që të mendojnë për humbjen, përgatisin aftësitë personale që do t'i ndihmojnë në momentet e vështira.

Ata i thonë vetes çdo herë, "Do të gjej një zgjidhje, pavarësisht gjithçkaje."

Dhe për këtë ja dalin.

2. "Çdo gjë në botë është ndërtuar nga njerëz jo më të zgjuar se ty"

Kjo thënie e Steve Jobs është bërë një mantra për njerëzit e suksesshëm në të gjithë botën.

Ata që i arrijnë qëllimet e tyre nuk e shohin botën si të ngurtë. E shohin si diçka plastike, në lëvizje të vazhdueshme, gati të tronditet nga ideja e madhe e radhës. Dhe ata e shohin veten si personi ideal për ta bërë këtë ide realitet.

Në momentin që kupton se bota rreth teje është krijuar nga njerëz të tjerë njësoj si ty, njerëz që u zgjuan një mëngjes dhe vendosën të punojnë pa reshtur drejt misionit të tyre, është momenti kur do të marrësh kontrollin mbi jetën tënde.

3. "Kurrë gabime. Vetëm mësime"

Njerëzit, të cilët arrijnë gjëra të mëdha në jetë punojnë nën mendimin se çdo gabim kthehet në mësim.

Të quash diçka "gabim" është jo produktive.

Në vend të kësaj quaje një mësim.

4. "Puno fort për të mësuar çfarë nuk di"

Ka një keqkuptim për faktin se të gjithë njerëzit e suksesshëm janë egoistë ose e kanë çdo gjë të parashikuar.

E vërteta është se njerëzit e suksesshëm janë krejt e kundërta. Janë shumë të hapur, gati për të mësuar dhe gati për njohuri të reja.

Ka një ndryshim të madh midis atyre që arrijnë një sukses që zgjat pak në kohë dhe atyre që arrijnë ta mbajnë për një kohë të gjatë. Sukesesi ka të bëjë me të qenit i vetëdijshëm mbi dobësitë e tua dhe gjërat që mund të përmirësosh.

Për ta bërë këtë, duhet të mësosh ato çfarë nuk di.

5. "Harroje konkurrencën"

Padyshim që duhet mbajtur gjithnjë një sy nga kundërshtarët, por individët më të suksesshëm janë shumë të fokusuar vetëm në drejtimin e tyre.

Arsyeja është se të qenit i fokusuar te konkurrenca për shumë kohë, mund të të bëjë të humbasësh përqëndrimin dhe të marrësh vendime të gabuara.

Njerëzit e sukesshëm e harrojnë konkurrencën.

6. "Merr kohë për të bërë çdo gjë mirë që në nisje"

Njerëzit e suksesshëm punojnë gjithnjë shumë fort në fillim të çdo projekti, marrëveshje apo pune, për të qenë të sigurtë se çdo gjë në vijim do të shkojë mirë. Ata e dinë se nëse i bëjnë gjërat mirë që në fillim, kanë bërë gjysmën e punës.

Gjithçka ka të bëjë me vëmendjen ndaj detajeve.

7. "Mos harro kurrë se ku e ke nisur"

Njerëzit që janë të arritur në jetë, janë gjithnjë shumë të lidhur me fillimet e rrugëtimit të tyre. Ata e kujtojnë gjithnjë se si e kanë filluar gjithçka dhe sesi e kanë fituar atë që kanë.

Për të mbajtur suksesin në kohë të gjatë, kjo është një pjesë thelbësore e procesit. Duhet të kujtosh se si ke filluar dhe të bësh gjithçka për të mos e harruar këtë.

The post 7 gjëra që njerëzit e suksesshëm i thonë vetes çdo ditë appeared first on Ekonomia Online.

PSD hap zyre në Vushtrri

Posted: 30 Nov 2018 10:06 AM PST

Zgjerimi dhe shtrirja e Partisë Socialdemokrate ka vazhduar sot në Vushtrri. Me rastin e hapjes së zyrës së PSD-së në këtë komunë; nënkryetari Visar Ymeri, sekretarja e përgjithshme Aida Dërguti dhe koordinatorja e degës Mirjeta Ibishi, kanë paraqitur para vushtrriasëve rëndësinë e politikave socialdemokrate nëpërmes një organizate të mirëfilltë demokratike.

Mungesa e zgjerimit të rrjeteve të kanalizimit dhe ujësjellësit, shpërndarja e ujërave të zeza, pronat e zaptuara publike, ndotja e lumenjve, si dhe degradimi i trashëgimisë kulturore në Vushtrri, dëshmojnë më së miri nevojën e ushtrimit të politikave të munguara publike, sociale dhe mjedisore në Republikën e Kosovës.

Politikat neoliberale të pasluftës që kanë thelluar varfërinë, rritur papunësinë dhe prekariatin në Republikën e Kosovës; kanë goditur edhe bujqësinë e Vushtrrisë, si një nga burimet kryesore socio-ekonomike të komunës. Me politikat e saj proteksioniste dhe të qëndrueshme në bujqësi, Partia Socialdemokrate ka alternativën ndaj tjetërsimit të tokave bujqësore dhe konkurrencës së padrejtë në agro-industri, në funksion të punësimit dhe të zhvillimit të bujqësisë për të gjithë.

Interesimi i sotëm i qyterarëve në Vushtrri për angazhim në Partinë Socialdemokrate, po shpërfaq çdo ditë e më shumë vullnetin mbretërues në Republikën e Kosovës, për bashkëveprim politik si aktivistë të barabartë, drejt ndërtimit të një shoqërie të nesërme barazitare.

The post PSD hap zyre në Vushtrri appeared first on Ekonomia Online.

Aksident i rëndë në Kullë, afër kufirit me Malin e Zi

Posted: 30 Nov 2018 10:03 AM PST

Një aksident trafiku ka ndodhur në Kullë, afër kufirit me Malin e Zi, ku sipas dëshmitarëve ka mbetur një person i lënduar.

Imazhet të cilat janë dërguar në redaksinë e Indeksonline, shfaqin një veturë e dëmtuar shumë.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dal edhe njësitet kompetente.

The post Aksident i rëndë në Kullë, afër kufirit me Malin e Zi appeared first on Ekonomia Online.

Në Policinë e Shqipërisë do të dërgohet një zyrtar ndërlidhës i Europol-it

Posted: 30 Nov 2018 10:01 AM PST

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, nëpërmjet disa postimeve në rrjetin social Twitter thotë se dërgimi i një zyrtari ndërlidhës i Europol-it në Policinë e Shtetit të Shqipërisë nga janari 2019, është një hap i rëndësishëm.

Kjo pasi sipas tij do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekzistues ndërmjet forcave policore të MSH-s dhe BE-s.

"Lufta kundër krimit të organizuar është një prioritet për BE, Europol dhe Italinë, të cilat së bashku me Gjermaninë, Belgjikën, Holandën, Spanjën dhe Britaninë e Madhe kanë ngritur rrjetin ON për të forcuar bashkëpunimin e tyre kundër grupeve kriminale të stilit mafioz, duke përfshirë krimin e organizuar shqiptar", u shpreh ndër tjerash Soreca.

 

 

The post Në Policinë e Shqipërisë do të dërgohet një zyrtar ndërlidhës i Europol-it appeared first on Ekonomia Online.

Sulm mbi të dhënat në rrjetin e hoteleve Marriot

Posted: 30 Nov 2018 09:58 AM PST

Të dhënat e 500 milionë konsumatorëve të rrjetit të hoteleve, Marriot International kanë qenë pre e një sulmi kibernetik.

Në njoftimin e së premtes është bërë e ditur se databaza e njërit prej hoteleve të këtij rrjeti, Starwood është komprometuar nga një palë e paautorizuar.

Po ashtu është bërë e ditur se një hetim i brendshëm ka gjetur se sulmuesi ka pasur qasje në të dhënat e Starwood nga viti 2014.

Kompania ka thënë se do të njoftojë konsumatorët, të dhënat e të cilëve kanë qenë në databazë.

Hotelet që janë pjesë e rrjetit Marriot përdorin një sistem të veçantë për rezervime.

Sipas këtij rrjeti, për afro 327 milionë mysafirë, sulmuesi ka pasur qasje në të dhënat e tyre përfshirë: emrin, adresën elektronike, numrin e telefonit, numrin e pasaportës, gjininë moshën dhe datën e arritjes dhe largimit nga hoteli.

Mirëpo konsumatorëve tjerë dyshohet se u janë marrë edhe të dhënat e kartelave me të cilat kanë kryer pagesat.

"Na vjen shumë keq që ka ndodhur ky incident", ka thënë kompania në një deklaratë.

"Marriot ka raportuar këtë incident tek autoritetet për zbatim të ligjit dhe vazhdon të përcjellë hetimin. Kompania tashmë ka filluar të njoftojë autoritetet rregullative", ka thënë ndër të tjera Marriot.

The post Sulm mbi të dhënat në rrjetin e hoteleve Marriot appeared first on Ekonomia Online.

Policia e Kosovës konfiskon mbi 32 kilogramë marihuanë në fshatin Kishnicë

Posted: 30 Nov 2018 09:56 AM PST

Policia e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të një operacioni të realizuar më 29 nëntor në fshatin Kishnicë, ka konfiskuar mbi 32 kilogramë marihuanë.

Në një komunikatë drejtuar mediave, Policia ka thënë të ketë pasur informacione paraprake se një person i dyshuar me incialet A.H, që tashmë është arrestuar ka kryer trafikim të narkotikëve.

Gjatë operacionit, autoritetet e rendit kanë gjetur pesë thasë të mbushur me narkotikë të llojit marihuanë të ndara në 30 paketime me peshë 32.3 kilogramë.

Pas konfiskimit të kësaj substance dhe arrestimit të të dyshuarit, Policia ka zgjeruar operacionin.

"Pas konsultimit me prokurorin dhe me urdhër të gjyqtarit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit në fshatin Merdare të Podujevës, ku gjatë kontrollit janë gjetur 3 thasë të plastikës të mbështjellë me ngjitës, ku në brendësi është gjetur marihuanë me peshë 3.2 gramë si dhe një qese me fara të llojit kanabis sativa, me peshë 53.7 gramë", është thënë në komunikatë.

Pas arrestimit, me vendim të Prokurorit, i dyshuari është në mbajtje.

The post Policia e Kosovës konfiskon mbi 32 kilogramë marihuanë në fshatin Kishnicë appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more