Skip to main content

“Një Evropë pa Merkelin?” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Një Evropë pa Merkelin?” plus 1 more Telegrafi Opinione


Një Evropë pa Merkelin?

Posted: 30 Oct 2018 01:35 PM PDT

Vëzhguesit politikë në Bruksel nuk janë të habitur me dhënien e sinjalit të largimit të kancelares gjermane, Angela Merkel, nga skena politike nga vetë kancelarja. Që në verë pas dështimit të samitit për refugjatët, portali politik informativ “Politico” bëri fjalë për largimin e saj. Aftësia e Merkelit për të arritur diçka në BE u trondit mjaft pas grindjeve të brendshme në koalicionin e saj qeverisës në Berlin. “Si Merkel po përçan BE” shkroi “Politico”, një portal i elitës politike të Brukselit. Zgjedhjet e landeve Bavari dhe Hesen nuk ishin mbajtur ende, kur u shkrua ky artikull.

Por u kuptua qartë, se kursi i Merkelit në krizën e refugjatëve në vitin 2015 i dha hov populistëve në Evropë. Ajo nuk e arriti dot solidaritetin e kërkuar në politikën e migrimit dhe as shpërndarjen e detyrueshme të refugjatëve. Megjithatë së fundmi Merkel u angazhua për mbylljen e kufijve të jashtëm dhe qendrat e azilit në Afrikën Veriore.

Në Poloni, Hungari dhe Itali nuk ka për të lëshuar ndokush një pikë loti, kur Merkel të dorëzojë edhe postin e kancelares. Shumë politikanë në vendet në krizë e shohin me sy shumë kritik politikën e ashpër të kursimeve qe ndoqi Merkel gjatë krizës së euros në Greqi, Qipro, Portugali, Spanjë, Irlandë dhe tani Itali. “Një Evropë pa Merkelin është natyrisht e mundur. Kur ke një lidership si Gjermania apo Merkel ka edhe vende që nuk janë shumë të kënaqur me politikën e saj. Prandaj, jo vetëm në Evropën Lindore, por edhe atë Perëndimore gjen mjaftueshëm njerëz, që janë të kënaqur që kancelarja largohet”, thotë Jannis Emmanouilidis, drejtues i Institutit “Evropean Policy Centre” për Deutsche Wellen.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini në një intervistë për DW vlerësoi se Merkeli e nuk e vlerësoi si duhet çështjen e refugjatëve. Pas zgjedhjeve në Hessen, Salvini shtoi edhe një deklaratë tjetër. Zgjedhjet janë “një goditje çekiçi” për kancelaren.

Megjithatë në shumicën e vendeve të BE, MErkel vlerësohet, thekson Emmanoulidis, edhe sepse ajo është kryetarja e qeverisë me më shumë përvojë në këtë post. “Megjithatë besoj se më shumë ka pasur një vlerësim për stabilitetin në Berlin. Ky stabilitet ishte i rëndësishëm edhe për perspektivën evropiane dhe nga perspektiva e shumë vendeve anëtare. Në kohë të pasigurta stabiliteti është një e mirë e madhe.”

Megjithatë që “nëna” do të largohet, siç e thërrasin shumë vetë në koalicionin konservator, është në Bruksel e pazakontë.

Shumë vendime në BE në çështjen e migracionit, Brexit, apo reformën e eurozonës janë shtyrë prej muajsh. Këtu ka pasur pjesën e saj edhe një kancelare ngurruese, që i duhet të kujdeset më shumë për koalicionin e sja në Berlin, se sa të ketë kohë për t’iu kushtuar vëmendje krizave në BE. Me njoftimin e saj për dorëzimin e postit të drejtueses së partisë CDU dhe moskandidimin pas vitit 2021 ajo në një mënyrë e ka paralizuar edhe veten.

Megjithatë Gjermania vë vulën në Evropë si vendi anëtar më i madh dhe më i fortë financiarisht. Kjo bën që diplomatët e BE të parashikojnë se negociatat për buxhetin e përbashkët në BE nuk do të shënojnë ndonjë progres para zgjedhjeve të evropiane në Maj 2019. E paqartë mbetet, se si do të ndikojë vendimi i Merkelit për t’u larguar edhe në një çështje tjetër të personelit. Javën e ardhshme konservatori Manfred Weber i CSU-së donte të shpallte kandidaturën për postin e kreut të Komisionit Evropian tek partitë popullore. Në këtë pikë fjala e Merkelit do të ishte vendimtare.

Më i prekur nga largimi i Merkelit duhet të ndjehet presidenti francez, Emmanuel Macron, sepse ai dëshironte me “miken e mirë Angela” të çonte përpara axhendën reformuese evropiane. “Kjo do të thotë se sigurisht do të kemi një fazë pasigurie, nga perspektiva e Macronit kjo nuk është ajo që ai ka shpresuar”, thotë eksperti Janis Emmanouilidis.

“Por nga ana tjetër që nga fillimi i koalicionit të madh kemi parë se si qeveria dhe kancelarja në tërësi nuk kanë reaguar shumë ndaj propozimeve të Macronit apo propozimeve të ardhura nga Parisi.” Çështja është si do të zhvillohen gjërat pas largimit të Merkelit. Ekspertët shohin edhe një shans për Emmanuel Macron, pasi Merkel të largohet nga skena. Një spekulim që vazhdonte prej kohësh në Bruksel u hodh poshtë të hënën (29.10). Kancelarja gjermane bëri të qartë, se nuk synon të marrë poste në BE. Disa vëzhgues madje spekulonin se ajo mund të kalonte vitin e ardhshëm në Bruksel ose si presidente e Komisionit Evropian, ose e Këshillit të BE, të dyja poste që duhet të gjejnë emra të rinj vitin e ardhshëm.

The post Një Evropë pa Merkelin? appeared first on Telegrafi.

Anton Çetta, Fadil Hoxha dhe mjegulla në mes

Posted: 30 Oct 2018 01:03 PM PDT

Çfarë kanë të përbashkët Anton Çetta dhe Fadil Hoxha?

Asgjë përveç faktit se që të dy kanë lindur në Gjakovë. Njëri profesor, mbledhës i folklorit, pajtues i gjaqeve, ndërsa tjetri udhëheqës komunist i Kosovës për disa dekada!

Ka vite që në Gjakovë hidhet një paralele absurde që kërkon të shesë mjegull – ditën për diell. Sa herë përmendet ngritja e përmendores së Anton Çettës, çohet pala tjetër dhe thotë se do të ngritet përmendorja e Fadil Hoxhës.

Ideja e debatit është shitje e mjegullës, sa për ta penguar përmendoren e Çettës, aq për të promovuar mundësinë e ngritjes së përmendores së Hoxhës. Shto këtu faktin se ka dy dekada që plaku i urtë i Kosovës, Anton Çetta, nuk ka një përmendore në tokën e tij. Në Prishtine s'kanë lënë metodë pa përdorur për ta lënë përfundimisht bustin në një kthinë të errët, pa e vendosur askund. Herën e fundit, shpikësit e mjegullës, të maskuar me fytyrë prej Jude, thanë se nuk ka vend për Antonin tek Instituti Albanologjik sepse "duhet të ketë merita supreme për këtë vend" (që Anton Çetta nuk i paska – shihe ti ironinë). Kjo ishte poenta e maskuar në një frazë të kundërt cinike: “Duhet një vend edhe më i madh për të”.

Në Gjakovë ndërkohë ia kanë vënë pas si hije Fadil Hoxhën. Antoni i Kosovës duket se ka mbetur vetëm në kujtesën e pleqve ku ka mbledhur folklorin e Kosovës!

Figura e Fadil Hoxhës është objekt debati. Në një vlerësim të ftohtë ai duhet të ketë mëkate dhe merita në ecejaket e tij për Kosovën. Masakra makabre e Tivarit, mos implentimi i Bujanit dhe eliminimi i rezistencës së Drenicës në krye me Shaban Polluzhën, konsiderohen mëkate fatale të tij. Mbrojtësit e tij deklarojnë se në rrethanat e kohës nuk mund të vepronte ndryshe. Merita te tij konsiderohen ngritja e vetëdijes kulturore, arsimore dhe kombëtare te shqiptarët nën Jugosllavi. Universiteti, Autonomia e vitit 1974 – realisht arritje e madhe – zhvillimi ekonomik i Kosovës… Një kontrast i plotë nga akuzat për të !

Vitet 19701980 janë periudha e artë e Kosovës që pa brezin e Fadil Hoxhës edhe nuk do të arriheshin. Ne kontekstin kohor te sotëm, figura e Fadil Hoxhës duhet vlerësuar, por jo mbivlerësuar!

Kryepyetja mbetet: çfarë kanë të përbashkët Anton Çetta dhe Fadil Hoxha në garë bustesh? Vetë tematika tingëllon absurde. Ka re dhe mjegull dhe reminishenca absurde të së kaluarës.

Mirë se erdhët ne Kosovaristan!

The post Anton Çetta, Fadil Hoxha dhe mjegulla në mes appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more