Skip to main content

Lirohet kameramanja hungareze që i rrëzonte migrantët derisa iknin nga Policia

Lirohet kameramanja hungareze që i rrëzonte migrantët derisa iknin nga Policia


Lirohet kameramanja hungareze që i rrëzonte migrantët derisa iknin nga Policia

Posted: 31 Oct 2018 02:25 AM PDT

TV xhiruesja hungareze Petra Lazlo e cila i shqelmonte dhe i rrëzonte refugjatët për t'i penguar në arratisje nga policia, në vendin Reske në afërsi të kufirit të Hungarisë me Serbinë në vitin 2015, është liruar me aktgjykim të plotfuqishëm, shkruan portali informativ hungarez hvg.hu.

Sipas aktgjykimit të Kurijas, gjykata e shkallës së tretë në Hungari, veprimi i saj nuk mund të vlerësohet si mos durim i theksuar ndaj ndonjë komuniteti, gjegjësisht si vandalizëm.

Gjykata ka konstatuar se xhiruesja mund të gjykohet vetëm për prishje të rendit dhe qetësisë publike, mirëpo pasi incidenti ka ndodhur para tre vjetëve, rasti është parashkruar.

Gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë më herët e kanë dënuar xhiruesen Petra Laszlo me dënim me burg për tre vjet me kusht, për shkak se në fillim të shtatorit 2015 e ka goditur me këmbë një refugjatë i cili ishte me fëmijë në grykë.

Pas incidentit xhiruesja është pushuar nga puna.

The post Lirohet kameramanja hungareze që i rrëzonte migrantët derisa iknin nga Policia appeared first on DRENICA PRESS.

“Financial Times”: Thaçi e Vuçiq drejt marrëveshjes për shkëmbim territoresh

Posted: 31 Oct 2018 02:05 AM PDT

Në analizën e fundit "Plani ballkanik që meriton mbështetjen e të matur", Financial Times merret me çështjen e rrezikut dhe përfitimeve të idesë së presidentit të Serbisë dhe atij të Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, për një korrigjim të mundshëm të kufijve dhe shkëmbimin e territoreve.

Në artikullin e saj, kjo e përditshme shkruan se "Manipulimi me kufijtë në Ballkan është më i rrezikshëm e në çdo pjesë tjetër të Evropës. Megjithatë, presidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq dhe homologu i tij kosovar Hashim Thaçi, po lëvizin drejt një marrëveshje të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve midis ish-republikës Jugosllave dhe provincës së saj të mëparshme, duke përfshirë këtu çështjen e kufijve dhe një shkëmbimi të territoreve", transmeton Telegrafi.

Më tej në artikullin e të përditshmes britaneze, të cilin e ka shpërndarë presidenti Thaçi përmes Twitterit personal, thuhet se një marrëveshje e tillë mund t'i ndihmojë Serbisë në rrugën e saj për t'iu bashkuar BE-së dhe Kosovës për t'u bërë kandidate formale për anëtarësim.

"Detajet nuk janë bërë të ditura, por të dy presidentet thuhet të kenë diskutuar rreth shkëmbimit të territoreve, kryesisht veriun e Kosovës të populluar me serbë, për një pjesë të Luginës së Preshevës, të populluar kryesisht nga shqiptarët.

Kosova duhet të nxisë pesë vendet anëtare të BE-së që të njohin pavarësinë e saj dhe të inkurajojë vendet e tjera në nivel global që të bëjnë të njëjtën gjë, duke bërë të mundur që Kosova të bashkohet me institucionet kyçe ndërkombëtare si OKB-ja dhe INTERPOL-i", shkruan e përditshmja britanike.

Kjo e përditshme më tej shkruan se lëvizja e të dy vendeve drejt anëtarësimit në BE do të forconte reformat demokratike dhe ekonomike, dhe do të dërgonte një sinjal më të gjerë se integrimi i Ballkanit në institucionet euroatlantike, sado i ngadaltë, vazhdon.

"Por, në të njëjtën kohë, ka shumë gracka potenciale. Një marrëveshje për shkëmbim territoresh mund t'i shtyjë serbët të largohen nga pjesa e tjetër e Kosovës, duke e kthyer atë në një shtet shqiptar mono-etnik.

Shumë qytetarët të Kosovës kanë shprehur shqetësimin e tyre se presidentët Vuçiq dhe Thaçi, e kanë më shumë për interesat e tyre politike, sesa për vullnetin e popullit.

Zyrtarët e SHBA-së dhe BE-së janë gjithnjë e më 'të ngrohur' për planin. Megjithëse kancelarja gjermane Angela Merkel kritikoi idenë, duket se qëndrimi i Berlinit po zbutet", shkruan gazeta britanike.

"Pasoja më e rrezikshme mund të ishte inkurajimi i liderëve të tjerë dhe njerëzve nga rajoni i ish-Jugosllavisë, kryesisht serbëve nga Bosnja, për të rikthyer kufizimet që nuk u pëlqen", paralajmëron Financial Times.

Në këtë rast, nëse presidentët mund të arrijnë një marrëveshje, përfitimet e mundshme për Kosovën, Serbinë dhe rajonin e gjerë do të jenë të mjaftueshme për të merituar mbështetjen e nevojshme ndërkombëtare. /Telegrafi/

The post "Financial Times": Thaçi e Vuçiq drejt marrëveshjes për shkëmbim territoresh appeared first on DRENICA PRESS.

Ky vend do të bëhet me stadium të ri e modern

Posted: 31 Oct 2018 02:00 AM PDT

Zhuri do të bëhet me stadium të ri e modern që i plotëson nevojat e sportistëve zhurianë. Kështu u shpreh Ministri i Sportit, Kujtim Gashi, i cili mori pjesë në vënien e gurthemelit të stadiumit.

Ky projekt kapital vjen në kuadër të plotësimit të infrastrukturës sportive fizike në të cilin Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të investojë 700 mijë euro, ndërkaq Komuna e Prizrenit do të ndajë 200 mijë sosh.

Ministri Kujtim Gashi e ka vlerësuar këtë projekt si të rëndësisë së veçantë për sportistët e Zhurit me rrethinë.

Ministri me këtë rast i uroi klubin dhe qytetarët e Zhurit me rrethinë.

"Ka qenë ëndërr për sportistët e futbollistët e talentuar për këtë stadium. Është projekt që financohet me një pjesë të madhe nga ministria dhe me një participim nga Komuna e Prizrenit", ka thënë ministri.

"Zhuri njihet edhe në të kaluarën që ka pasur një klub shumë të suksesshëm. Besoj që sot Zhurit dhe fshatrave përreth po ia krijojmë një mundësi të re", ka thënë mes tjerash ministri.

The post Ky vend do të bëhet me stadium të ri e modern appeared first on DRENICA PRESS.

Tifozët e Drenicës tallen me tifozët e Feronikelit (FOTO)

Posted: 31 Oct 2018 01:59 AM PDT

Tifozët e Drenicës, 'Shqiponjat e Zeza' do të jenë në përkrahje të skuadrës së tyre nesër në ballafaqim me Feronikelin që luhet në Drenas.

Mirëpo, përveç kësaj, tifozët skenderajas kanë gjetur kohë të tallen edhe me tifozët nga Drenasi, 'Tigrat e Zi', raporton Gazetasheshi.com.

Për më shumë shikojeni foton e postuar nga tifozët e Drenicës.

The post Tifozët e Drenicës tallen me tifozët e Feronikelit (FOTO) appeared first on DRENICA PRESS.

Sot dita e derbeve, në Drenas zhvillohet ‘derbi i Drenicës’ (FOTO)

Posted: 31 Oct 2018 01:55 AM PDT

Përveç derbit mes Prishtinës dhe Trepça'89, në Superligën e Kosovës në futboll, sot do të zhvillohen edhe tri ndeshje interesante.

Fillimisht bie në sy derbi drenicas mes liderit, Feronikelit dhe Drenicës.

 

 

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet sot në "Rexhep Rexhepi", ku "Nikli" synon fitoren për ta mbajtur kreun, ndërsa Drenica nuk është në formë të dobët dhe synon ta befasojë sot liderin.

Përballje tjetër interesante është mes Llapit dhe Ballkanit në stadiumin, "Zahir Pajaziti", në Podujevë, transmeton IndeksOnline.

Bekim Shotani, trajneri i Llapit, do ta sfidojë sot ish-skuadrën e tij, Ballkanin, ku synon fitoren për ta mbajtur hapin me liderët. Nga ana tjetër, Ballkani kërkon rezultat pozitiv për t'i ikur zonës së rrezikshme.

Për fund, Gjilani është nikoqir i KEK-ut në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

"Elektricistët" janë në formë katastrofale ku renditen në vendin e fundit me vetëm një pikë.

Andaj, gjilanasit konsiderohen favorit sot dhe priten të arkëtojnë pikë të plota para tifozëve të vet.

Përndryshe, pas 12 ndeshjeve, Gjilani renditet në vendin e shtatë me 17 pikë të grumbulluara deri më tani./IndeksOnline/

The post Sot dita e derbeve, në Drenas zhvillohet ‘derbi i Drenicës’ (FOTO) appeared first on DRENICA PRESS.

Banorët e Drenasit protestojnë kundër dhënies së pronave private Ferronikelit

Posted: 31 Oct 2018 01:48 AM PDT

Banorët e fshatit Çikatovë e Vjetër kanë paralajmëruar për sot një protestë në shenjë kundërshtimit sipas tyre vendimit që pronat e tyre private t'i falën fabrikës Ferronikeli.

Në një njoftim të publikuar, thuhet se ata do të dalin në mbrojtje të pronave të tyre.

Protesta mbahet në fshatin Çikatovë e vjetër, rruga Drenas-Gradicë, prej orës 9:00./Indeksonline/

 

 

The post Banorët e Drenasit protestojnë kundër dhënies së pronave private Ferronikelit appeared first on DRENICA PRESS.

Shqipëria destinacion turistik edhe gjatë vjeshtës

Posted: 31 Oct 2018 01:45 AM PDT

Shqipëria mbetet destinacioni i preferuar për turistët dhe gjatë muajit tetor, pasi vendi ka një turizëm gjithëvjetor për shkak të klimës së favorshme.

Turizmi është i larmishëm pasi përveç pikut turistik gjatë muajve të verës, në këtë periudhë ofron turizëm natyror dhe kulturor për shkak të destinacioneve të trashëgimisë kulturore dhe vendeve me bukuri të egër ku mund të eksplorosh duke bërë hiking.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi thotë se: "Trek Balkan që ju fton të mendoni për destinacionin tuaj të fundjavës", transmeton atsh.

Në videon e Trek Balkan shihen destinacionet ku mund të largohesh nga rutina e kryeqytetit për të zbuluar dhe shijuar bukuritë natyrore dhe peizazhet e vendit tonë që duken si vende që kanë dalë nga përrallat, kjo për shkak se stina e vjeshtës ka filluar të pikturojë këto vende me ngjyrat e arta të saj.

The post Shqipëria destinacion turistik edhe gjatë vjeshtës appeared first on DRENICA PRESS.

Arabia Saudite fal 6 mld dollarë borxhe ndaj vendeve të varfra

Posted: 31 Oct 2018 01:43 AM PDT

Arabia Saudite ka njoftuar gjatë ditës së djeshme se ka vendosur të falë rreth 6 miliardë borxhe, që një sërë vendesh të varfra kanë ndaj saj.

Në deklaratë nuk përmenden emrat e shteteve që do të përfitojnë nga ky vendim, që thuhet se vjen si përgjigje ndaj një iniciative të madhe të zhvillimit, të nisur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Ky vendim vjen vetëm pak ditë pas Konferencës së Investimeve, të mbajtur në Rijad, Arabia Saudite nënshkroi rreth 56 miliardë dollarë marrëveshje, me partnerë të ndryshëm botërorë.

Nga analistët, kjo nismë e Arabisë shikohet si një mënyrë për të përmirësuar imazhin e dëmtuar të vendit, pas vrasjes në konsullatën e Stambollit, të gazetarit Jamal Khashoggi.

The post Arabia Saudite fal 6 mld dollarë borxhe ndaj vendeve të varfra appeared first on DRENICA PRESS.

Vetëvendosje i thotë PO LDK-së, por ka një kusht për të hyrë në koalicion

Posted: 31 Oct 2018 01:40 AM PDT

Albin Kurti vazhdon të mbetet figura kryesore e partisë që e themeloi dhe vazhdon ta drejtojë.

Nënkryetari i tij, Besnik Bislimi në Rubikon të KTV-së bëri të ditur se janë të hapur për koalicion parazgjedhor me LDK-në, por me kushtin që lideri i VV-së, t'i prijë listës zgjedhore.

I pyetur se kush duhet t'i prijë kësaj liste, Bislimi përshkroi liderin e tij, kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.

"Dikush i cili në masa perceptohet se ka kapacitetin dhe vullnetin që të ballafaqohet me problemet që i ka Kosova", ka thënë Bislimi.

"Ajo që ne kemi thënë është se nëse ne duam ta dërgojmë mesazhin se ky bashkëpunim nuk ka vetëm dërgimin e PDK-së në Kosovë por ndryshimin e qeverisjes në Kosovë, ai duhet të jetë i menduar mirë dhe minimumi dy mandate qeverisëse".

"Qartësia se si do të duket qeveria e ardhshme ka me dal në atë moment kur Lidhja Demokratike e Kosovës vendos a do të hyjë në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje apo jo", ka thënë ai.

Në rast se LDK vepron ndryshe, pra nuk bën koalicion me VV-në, sipas Bislimit, ata tërthorazi tregojnë qëllimin e tyre.

The post Vetëvendosje i thotë PO LDK-së, por ka një kusht për të hyrë në koalicion appeared first on DRENICA PRESS.

Mediumi francez jep detaje për vrasjen makabre të kosovarit nga gruaja e tij në Francë

Posted: 31 Oct 2018 01:38 AM PDT

Edhe pse Suzana Zogjani është arrestuar në Prishtinë në fillimin e këtij muaji nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortit të saj Artan Sekiraqa në Dole të Francës, mediet franceze kanë raportuar sot se "enigma e vrasjes" së 33-vjeçarit pritet të zgjidhet në Kosovë.

Siç raporton sot mediumi francez "L'Est Républicain", Suzana Zogjani, e cila dyshohet se e vrau me sëpatë bashkëshortin e saj, do të gjykohet në Kosovë edhe pse dyshohet se vrau bashkëshortin e saj në Francë.

"Vrasja e Artan Sekiraqës, një kosovar 33 vjeç, kishte tronditur qytetin e Doles (në krahinën e Juras) më 29 shtator. Enigma e kësaj vrasjeje të tmerrshme është gati të zgjidhet", shkruan mediumi francez.

"Gruaja e viktimës, e dyshuara kryesore në këtë rast, është arrestuar në fillim të tetorit në Kosovë, ku ishte strehuar me fëmijët e saj", raporton L'Est Républicain.

Policia e Kosovës pas një operacioni të suksesshëm, më pesë tetor kishte arrestuar Suzana Zogjanin në Prishtinë.

Në raportin e policisë, çifti vlerësohej si agresiv dhe problematik. Familja e të vrarit kishte jetuar në Besançon, nga viti 2011 deri në vitin 2014 dhe më pas në Venissieuc në periferi të Lyon, përpara se të shkonte në Mulhouse në vitin 2015.

Express ka raportuar në vazhdimësi lidhur me këtë ngjarje. /GazetaExpress/

The post Mediumi francez jep detaje për vrasjen makabre të kosovarit nga gruaja e tij në Francë appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more