Skip to main content

Si e bëri të ecë një 7 vjeçar Halil Kastrati? – Rrëfimi për rastet më të ndishme në jetën e tij!

Si e bëri të ecë një 7 vjeçar Halil Kastrati? – Rrëfimi për rastet më të ndishme në jetën e tij!


Si e bëri të ecë një 7 vjeçar Halil Kastrati? – Rrëfimi për rastet më të ndishme në jetën e tij!

Posted: 30 Apr 2018 02:23 AM PDT

Themelues i shoqatës bamirëse "Jetimat e Ballkanit", Halil Kastrati në një intervistë për "Gazeta Blic" ka përmendur disa nga rastet që i kanë lënë mbresa të paharruara gjatë aktiviteteve të tij humane.

Ai ka përmendur rastin e një 7 vjeçari që pohon të këtë fillur ecjen për herë të parë, falë kontributit të tij në sigurimin e mjeteve financiare për operim. Përveç këtij rasti, Kastrati ka përmendur edhe rastin e një gruaje nga Komuna e Skenderajt, të cilës i është kthyer shikimi pas 44 viteve.

"Janë bërë shumë raste dhe më të vërtetë ka shumë prej tyre që ne do i mbajmë në kujtim përgjithmonë shembull: rasti i Bledarit 7 vjeçar që nuk ka ecur asnjëherë dhe tani falë ndihmës së ofruar nga ne përmes donatorëve tanë, Bledari tani ecë me këmbët e tij, pastaj rasti i nënës Hafizës nga Skenderaj që përveç që i kemi bërë me banesë ja kemi siguruar edhe mjetet për operimin e saj në dy sytë dhe pas 44 vitesh ajo tanimë sheh, rasti i Xhelalit nga Gjilani, rast që nuk do ta harrojmë kurrë e kemi gjetur në një situatë shumë të rëndë dhe pa askënd, pa babë e pa nënë, pa vëlla e pa motër edhe pa shtëpi. Jetonte me një stallë. Tani është duke ju ndërtuar shtëpia. Rasti i agjës Anton nga Prizreni, një plak i lodhur e i rraskapitur, i braktisur nga të gjithë e kemi gjetur duke jetuar me minj dhe insekte tjera, e kemi hequr nga aty dhe e kemi sjellur në selinë tonë, e kemi mbajtur një javë tek ne duke e larë e duke e ushqyer dhe pastaj e kemi dorëzuar në shtëpinë e pleqve në Prishtinë e shumë e shumë raste tjera", tha Kastrati.

Ai thotë se aktivitetin e tij human nuk do ta ndërpres deri në fund të jetës.

"Me dëshirën time aktivitetin humanitare do ta ndërpres me vdekjen time. Uroj që popullit tim t'i përmirësohet gjendja sociale dhe të kemi sa më pakë nevojtarë dhe të pastrehe", u shpreh Kastrati.

The post Si e bëri të ecë një 7 vjeçar Halil Kastrati? – Rrëfimi për rastet më të ndishme në jetën e tij! appeared first on DRENICA PRESS.

Labinot Tahiri: Punimet e Bektelenkës po e vështirësojnë kërkimin e policëve të zhdukur

Posted: 30 Apr 2018 02:12 AM PDT

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka vizituar sot vendin ku edhe janë aksidentuar dy pjesëtarë të policisë, dy netë më parë.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se ka shkuar atje për t'u solidarizuar me familjarët në gjetjen e dy policëve të cilët janë zhdukur.

Ai gjithashtu, ka sugjeruar se është mirë që të ndalen punimet e Bektelenkës, pasi, sipas tij, po turbullohet edhe më shumë uji.

Ky është postimi i tij:

Sot në mëngjes, isha për tu solidarizuar me familjarët në gjetjen e dy pjestarëve të Policisë, të cilët para dy nete po dyshohet se janë të zhdukur në lumin Lepenci!

Për të pasur më shumë mundesi në kërkimin e tyre nga ana e Policisë, pjestarëve të Fsk-se e ata që po ndihmojnë sot e disa ditë, do të ishte më mirë të nderpritën punimet e Bektelenkes, për arsye se uji, sa shkon e bëhet me i turbullt.

Uroj që të bëhet shpejt gjetja e tyre nga të gjitha ekipet e kërkimit.

Respekt të veçantë për FSK-në, Policinë, Kryetarët e Komunave së Kaçanikut dhe tëHanit të Elezit, për kujdesin e shtuar me qëllim që të zbardhet sa më shpejtë shpresa për gjetjen e dy Policëve.

Zoti ju dhasht forcë familjarëve dhe atyre që janë prekur thellsisht nga ky lajm!

Labinot Tahiri

The post Labinot Tahiri: Punimet e Bektelenkës po e vështirësojnë kërkimin e policëve të zhdukur appeared first on DRENICA PRESS.

MI-ja këshillon mërgimtarët: Kujdes kur rezervoni bileta aeroplani! (Video)

Posted: 30 Apr 2018 02:10 AM PDT

Shumë mërgimtarë gjatë verës së kaluar kishin renë pre e mashtrimeve nga agjensione të ndryshme duke u shitur bileta aeroplani për në Kosovë që asnjëherë nuk munden t'i shfrytëzonin.

E vetmja përgjigje që mërgimtarët pranonin ishte e-maili me tekst se nuk mund të udhëtoni pasi aviokompania ka falimentuar.

E që kjo situatë të mos përsëritet edhe këtë verë, Ministria e Infrastrukturës ka lansuar fushatën vetëdijësuese për mërgimtarët, e cila thërret për kujdes.

MI-ja ka realizuar një video-animacion për të këshilluar të gjithë mërgimtarët që udhëtojnë për në Kosovë të kenë kujdes kur rezervojnë biletat e tyre të udhëtimit.

Para se gjithash MI-ja i fton mërgimtaret që në rast që kanë ndonjë dyshim të lajmërojnë Qendrën për Mbrojtjen  e Konsumatorit.

Më poshtë keni videon në fjalë:

The post MI-ja këshillon mërgimtarët: Kujdes kur rezervoni bileta aeroplani! (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

Çka ka ndodhur me trupat e policëve të zhdukur pas aksidentit në Lepenc

Posted: 30 Apr 2018 02:07 AM PDT

Derisa dje kanë përfunduar pa sukses kërkimet për gjetjen e dy policëve të Kosovës, sot ato do të vazhdojnë me shpresë se do të zbardhet fati i tyre.

Malsor Shemsedin Dashi dhe Armend Mifail Trena janë zhdukur që nga mbrëmja e së shtunës në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik.

Policia e Kosovës thotë se për shkaqe ende të panjohura, vetura në të cilën gjendeshin dy policët kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë nga rruga, duke rënë nga një lartësi në rrjedhën e lumit Lepenc.

Kërkimi i policëve të zhdukur

Vetura është nxjerrë nga lumi, ndërkohë që dje gjatë ditës janë bërë kërkime nga FSK-ja, njësitë për kërkim-shpëtim dhe banorët e komunave Hani i Elezit dhe Kaçanik.

Lidhur me këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj ka pasur një takim me ministrin e Brendshëm Bejtush Gashi, UD e drejtorit të Policisë së Kosovës, Naim Rexha, nga të cilët ka marrë raportin për ecurinë e deritashme të kërkimeve, si dhe procedurat e mëtejme për këtë ngjarje.

Kryeministrit Haradinaj nuk i ka mjaftuar vetëm ky takim për të marrë informacione mbi rastin e dy policëve aktualisht të zhdukur, por ai ka dalë edhe në vendin e ngjarjes, ku ka thënë se pavarësisht gjendjes së rëndë, ende nuk duhet menduar se ka ndodhur më e keqja.

Madje, ai ka paralajmëruar se do t'i telefonojë edhe homologut të tij maqedonas, Zoran Zaev për të vazhduar kërkimet edhe në anën e territorit të Maqedonisë, ndonëse kanë mbetur edhe dy kilometra për të vazhduar kërkimet brenda Kosovës.

The post Çka ka ndodhur me trupat e policëve të zhdukur pas aksidentit në Lepenc appeared first on DRENICA PRESS.

Vrasësi i shqiptarit nuk është francez, është emigrant nga ky shtet

Posted: 30 Apr 2018 02:02 AM PDT

Në mbrëmjen e të mërkurës në Mulhouse të Francës është vrarë një shqiptar, i cili është qëlluar me pushkë nga një fqinj i tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45 në një ndërtesë të vogël banimi në rrugën "Rue des Juifs", në lagjen Dornach

Ndërkohë, burimet bëjnë të ditur se i vrari është S. N. nga Gjakova, dhe ka jetuar që 19 vjet në Francë, derisa autori i krimit është një algjerian, i cili ndodhet ende në arrati, derisa për policinë franceze është i njohur, shkruan Albinfo.ch.

S. N. ka lënë pas tij gruan, dy djem të moshës 6 dhe 4-vjeçare, si dhe një vajzë 2-vjeçare. Ai ishte larguar gjatë luftës nga Kosova, derisa ishte me profesion hidraulik, dhe u ka ndihmuar shumë shqiptarëve për të gjetur punë dhe për t'u integruar.

Fqinjët dhe familjarët për Albinfo.ch tregojnë se ai ishte një patriot i madh.

Algjeriani e ka qëlluar në gjoks dhe shqiptari nuk ka arritur t'iu shpëtojë plagëve.

Autori e kishte qëlluar me tre plumba në sy të familjes, gruas dhe fëmijëve. Menjëherë pas ngjarjes është lajmëruar ambulanca të cilin e ka dërguar në spital.

Mjekët, në Mulhouse, ia kanë hequr dy plumba nga trupi, ndërsa plumbi i tretë i kishte prekur zemrën gjë që ka bërë që të mos i mbijetojë plagëve të marra.

Autoritet franceze, kanë bastisur shtëpinë e vrasësit, duke gjetur armë, pasaporta të ndryshme.

Gjithashtu sipas një të afërmi të tij, ai ishte ankuar disa herë në polici për fqinjin e tij, por asnjëherë kërkesa e tij nuk ishte marrë seriozisht.

The post Vrasësi i shqiptarit nuk është francez, është emigrant nga ky shtet appeared first on DRENICA PRESS.

Kryeministri Haradinaj priti në takim investitorë dhe biznesmen nga Arabia Saudite

Posted: 30 Apr 2018 01:56 AM PDT

Kosova është vend i sigurt dhe i hapur për investime të huaja. Republika e Kosovës me Arabinë Saudite ka raporte korrekte bilaterale, e të cilat mund të zgjerohen në bashkëpunim ekonomik.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim një delegacion të Këshillit të Odave Saudite si dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme nga ky vend, të kryesuar nga Khalid Abdulrahman AL Othman pasi falënderoi delegacionin për gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim dhe konfirmoi përkushtimin e Qeverisë që ai drejton për të krijuar kushte të përshtatshme për investime strategjike, që do të ndihmonin zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Kosova ka potenciale të mëdha për të pranuar investime direkte. Ne kemi krijuar ambient të përshtatshëm për investitorët e huaj, kemi resurse njerëzore, fuqi të re punëtore dhe të profilizuar si dhe kushte të volitshme për sa i përket legjislacionit në fushën e të bërit biznes”, tha Kryeministri Haradinaj.

Takimi me investitorët dhe biznesmenët nga Arabia Saudite është në vazhdën e përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për të dhënë mesazhin se Kosova po bëhet një treg atraktiv ku mund të investohet në shumë fusha./Drenicapressinfo

The post Kryeministri Haradinaj priti në takim investitorë dhe biznesmen nga Arabia Saudite appeared first on DRENICA PRESS.

Shkaku që solli deri tek vdekja e ish-ushtarit të UÇK-së (Foto)

Posted: 30 Apr 2018 01:53 AM PDT

Ka ndërruar jetë në moshë të re ish-ushtari i UÇK-së nga Deçani, Jeton Kuçi, i cili njëherit ishte këngëtar.

Mësohet se shkaku që solli deri në vdekjen tragjike të tij ishte rrokullisja me motor në Bjeshkët e Deçanit.

Me të marr lajmin tragjik për vdekjen e tij, kanë shpërthyer reagimet e shokëve, familjarëve dhe miqëve të tij.

Shumë mesazhe prekëse janë duke u publikuar në rrjetet sociale pas vdekjes së tij.

Siç raporton Policia e Kosovës, vdekja e tij ndodhi aksidentalisht pasi i njëjti gjersa ishte duke lëvizur me motoçikletë kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Njësitë relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe nga ekipi i ndihmës së shpejtë është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë iu është liruar familjarëve.

     

 

The post Shkaku që solli deri tek vdekja e ish-ushtarit të UÇK-së (Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

Më 16 maj fillon Ramazani, në këtë orë do të jetë syfyri dhe iftari i parë

Posted: 30 Apr 2018 01:51 AM PDT

Çdo vit për muajin e shenjtë të Ramazanit, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi në mbrëmje.

Por, ky muaj është shumë më tepër se thejsht agjërim. Agjërimi i këtij muaji në shumë ajete të Kur'anit (libër i shenjtë) thuhet se është obligim apo (farz) për besimtarët e fesë islame.

Dihet se tani kanë mbetur më pak se një muaj kur do të startohet me këtë muaj. Pra, siç edhe ishte raportuar më herët Ramazani fillon me 16 maj (ditë e mërkure)

"Indeksonline" ka sigurar fotografi ku mund të shikoni orarin e plotë të vaktev siç njihet ndryshe nga besimtarët myslimanë si "Syfyri", "Iftari" dhe disa të tjera.

Mirëpo, theksojmë se gjatë këtij muaji përveç ditëve që bien të Premte ( E xhuma) janë edhe disa ditë të tjera që cilësohen si më të rëndësishme.

Duke filluar me ditën e parë, nis në syfyr ( ditën e martë ) ora 03:06 dhe iftari i parë është në orën 19:58. Pastaj, dita e Fitorës në Bedër, që i bije e premte, për këtë, syfyri: 2:43 dhe iftari 20:13, në rend është dita e "Itikafit", (e hënë) Syfyri – 2:40, Iftari – 20:15, pastaj Nata e Kadrit, (e diel), Syfyri -2:34, Iftari 20:18.

Pas 30 ditë agjërimi besimtarët myslimanë festojnë festën e Fitër Bajramit që do të jetë me 15 qershor ( e Premte) e cila vazhdon pastaj edhe për dy ditë tjera.
Më poshtë shikoni takvimin :

The post Më 16 maj fillon Ramazani, në këtë orë do të jetë syfyri dhe iftari i parë appeared first on DRENICA PRESS.

Nisin kërkimet, ja deri ku do të shkojnë njësitet përkatëse për gjetjen e dy policëve

Posted: 30 Apr 2018 01:49 AM PDT

The post Nisin kërkimet, ja deri ku do të shkojnë njësitet përkatëse për gjetjen e dy policëve appeared first on DRENICA PRESS.

Vdes një person në Prishtinë

Posted: 30 Apr 2018 01:47 AM PDT

Policia njofton se dje rreth orës 15:30 në rrugën "Tefik Zymberi" në Prishtinë një person mashkull K/Shqiptar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Njësitet policore dhe ekipi mjekësor, sipas policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

"Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  për obduksion", njofton policia.

 

The post Vdes një person në Prishtinë appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more