Skip to main content

“Irani bëhet “çështje” për Perëndimin, Europa sfidon Trump” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Irani bëhet “çështje” për Perëndimin, Europa sfidon Trump” plus 9 more Gazeta SHQIP


Irani bëhet “çështje” për Perëndimin, Europa sfidon Trump

Posted: 30 Apr 2018 02:11 AM PDT

Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania pavarësisht vizitave të Macron e Merkel në Uashington, janë bashkë në idenë për të mbrojtur marrëveshjen antibërthamore të firmosur me Iranin në 2015 dhe nuk kanë ndërmend të tërhiqen edhe nëse ua kërkon përmes kërcënimeve Donald Trump.

Merkel, Macron dhe May kanë rënë dakord të mbrojnë marrëveshjen dhe po punojnë për të 'vjelur' më shumë lëshime nga Teherani. "Marrëveshja e vitit 2015 është mënyra më e mirë për ta mbajtur Iranin larg nga armët bërthamore", thonë ata.

Bindja për ta ruajtur të paprekur marrëveshjen u konfirmua pas telefonatave të ndara midis kryeministres britanike Theresa May dhe presidentit francez Emmanuel Macron dhe May-t me kancelaren gjermane Angela Merkel të djelën.

Në deklaratën e Doëning Street thuhet se "3M-të" do të punojnë për të detyruar Iranin të braktisë më shumë sesa vetëm zhvillimin bërthamor. "Pranuam rëndësinë e mbajtjes së JCPOA [Plani i Përbashkët i Veprimit, emri zyrtar i marrëveshjes] dhe u zotuan të vazhdojnë të punojnë ngushtë, e këtu ftuan edhe SHBA-të për të trajtuar sfidat që Irani parashtron”, thuhet aty.

Këto “sfida”, përfshirë programin e raketave balistike të Teheranit dhe rolin e saj në rritje në Lindjen e Mesme, mund të lehtësohen nga një marrëveshje e re. Marrëveshja e re, e cila gjithashtu do të vendosë kornizën për periudhën pas 2025, kur marrëveshja ekzistuese të skadojë (me kusht që ai të mbijetojë gjatë dy javëve të ardhshme), është shpalosur nga Macron gjatë vizitës së tij shtetërore në SHBA.

Megjithatë, të dy Macron dhe Merkel i thanë Trump se ata duan një marrëveshje të re kufizuese të imponuar ndaj Iranit, ata me sa duket nuk arritën të bindin presidentin amerikan për të mbajtur marrëveshjen e vjetër të paprekur tani për tani.

Në të njëjtën kohë që Europa mbron paktin e 2015, Uashingtoni është duke lobuar në Lindjen e Mesme për një marrëveshje totalisht të re.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka përsëritur dje nga Rijadi qëndrimin e tij të ashpër ndaj Iranit, duke e bërë të qartë se shefi i tij Trump mbetet entuziast për skadimin e marrëveshjes nëse nuk është “fikse”.

“Nëse ne nuk mund ta rregullojmë, ai do të tërhiqet”, tha Pompeo të dielën.

Të shtunën, gjatë ndalimit të tij në Arabinë Saudite, Pompeo bëri thirrje për më shumë sanksione kundër Iranit për të synuar subjektet dhe individët e lidhur me programin e raketave. Por kur Macron në fakt mori kohë për të folur në anën tjetër të marrëveshjes, presidenti i Iranit Hassan Rouhani i tha atij që KPPK-ja, e cila e kufizon aftësinë e saj të pasurimit të bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike, është e panegociueshme.

“Irani nuk do të pranojë asnjë kufizim përtej zotimeve të tij,” tha Rouhani, sipas shërbimit të tij për shtyp. Teherani më herët tregoi se do të dilte nga marrëveshja sapo SHBA të rifillojë sanksionet, të cilat do të ndodhin nëse Trump nuk nënshkruan heqjen dorë më 12 maj.

30 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

3 këshilla që ju ndihmojnë të bëheni personi që ëndërroni të jeni

Posted: 30 Apr 2018 02:11 AM PDT

Rritja si një person është me të vërtetë e vështirë, por nuk është aspak e pamundur. Ajo çka ju duhet është një vendosmëri e vogël, një etje për të mësuar dhe një dashuri e pafundme për veten dhe universin rreth jush.

Ne, si njerëz, kemi një tendencë të jemi të lodhur nga përgjegjësitë e ngarkesës dhe një rutinë monotone. Megjithatë, gjithçka që duhet me të vërtetë është aftësia për të menaxhuar emocionet tona dhe për të pranuar të tjerët dhe veten ashtu siç jemi.

Vetëm kur i lëmë të largohen gjërat për të cilat ne ngecim emocionalisht, e kemi një shans për të vëzhguar mrekullitë rreth nesh dhe kjo është pikërisht kur mësojmë të rritemi dhe të jemi një person më i mirë se sa kush ishim dje.

Dhe më poshtë kemi listuar tre zakone që mund t’ju ndihmojnë të transformoheni në një version më të mirë të vetes:

1-Mbajtja e një ditari

Nuk ka asnjë mënyrë për të theksuar më mirë rëndësinë e mbajtjes së një ditari sesa ta vendosni atë si zakonin e parë. Shkrimi rreth detyrave tuaja të përditshme dhe mbledhja e reflektimeve të përditshme mund t’ju ndihmojnë shumë për të përballuar dhe menaxhuar emocionet tuaja. Ky zakon ju lejon të shijoni një perspektivë të ndryshme mbi jetën. Në fakt, është një mënyrë shumë e shëndetshme meditimi.

Përveç kësaj, ju merrni për të lexuar edhe mendimet tuaja të mëparshme, të cilat mund t’ju ndihmojnë shumë që të njihni veten më mirë dhe të mësoni rreth emocioneve tuaja dhe zhvillimeve graduale. Kur ju do të dini se çfarë ju sjell gëzim, ju mund ta adoptoni atë në vazhdimësi.

2-Gjetja e kënaqësisë në vetmi

Nëse keni shpenzuar adoleshencën duke bredhur nëpër festa ose si një budalla i 'varrosur' brenda librave, atëherë rritja do t’ju mësojë rëndësinë e vetmisë. Të jesh në gjendje të gëzosh shoqërinë e vetes tënde është një nga dhuratat më të mëdha që mund të kesh.

Vetmia është karburant për rritjen personale, pasi ju lejon të njihni veten. Kur studioni psikologjinë dhe temperamentin tuaj, atëherë dhe vetëm atëherë përpiqeni të ndryshoni atë që duhet ndryshuar dhe më në fund të pranoni atë që nuk mund të ndryshohet.

3-Të bësh atë që të pëlqen dhe të luftosh për të

Në gjuetinë tonë për "thesarin" dhe për punën me pagesë më të lartë e luksin e lehtë, shpesh harrojmë atë që është shumë më e rëndësishme – kënaqësia personale. Nuk ka asnjë mënyrë që ju kurrë të mos ndaleni duke u tallur nëse vazhdoni të bëni diçka që ju e urreni për pjesën më të madhe të ditës tuaj, për pjesën tjetër të jetës suaj.

Nëse nuk e dini se çfarë doni të bëni, atëherë gjejeni atë. Ekziston gjithmonë diçka për çdokënd dhe ekziston një mundësi e madhe që ju ta shmangni atë që doni vetëm për shkak se nuk paguheni shumë mirë, ju duhet të punoni shumë, ose në disa raste, është edhe jotradicionale për shoqërinë në të cilën jetoni.

Në çdo rast, ndaloni të bëni çfarëdo që bëni, gjë që nuk ju sjell kënaqësi juve ose punëdhënësit tuaj dhe filloni të bëni atë që sjell një buzëqeshje në fytyrën tuaj. Paratë do të vijnë nëse ka pasion dhe çdo herë që bëni atë që doni dhe sa herë që improvizoni mbi të, ju do të rriteni!

29 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Liz Hurley mbulohet, por prapë duket! (Foto)

Posted: 30 Apr 2018 02:10 AM PDT

Thuajse asgjë poshtë. Elizabeth Hurley, edhe pse në moshën 53-vjeçare, është fotografuar në një moment relaksi në shtratin e saj, duke zbuluar dhe format e saj të mrekullueshme.

Copa e hollë ngjyrë portokalli nuk mjafton për të mbuluar zonën e gjoksit dhe ndonjë gjë tjetër… Dhe të mendosh që pikërisht kohët e fundit, biznesmenia ka rrëfyer se djali i saj Damian (15 vjeç), ndihet në siklet kur nëna e tij publikon foto-seksi në rrjetet sociale.

30 prill 018 (gazeta-Shqip.com)

Vranë tregtarin në Kamëz, “arrest me burg” për dy autorët

Posted: 30 Apr 2018 01:47 AM PDT

Dosja e grabitjes në Kamëz, ku mbeti viktimë tregtari Agim Buçi dhe u plagos bashkëshortja e tij Rita është marrë në dorëzim sot nga Gjykata e Tiranës, me dy autorët e dyshuar që kanë dalë përpara trupës së gjyqtarëve.

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur në prani të fëmijës 6-vjeçar të çiftit Buçi, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që për Ruzhdi Hodën dhe Vladimir Kurtin të vendoset masa e sigurisë "arrest me burg".

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në qeli Kurtin dhe Hodën. Ata akuzohen për “vjedhje me pasojë vdekje”.

Ndërkohë, organi i akuzës e argumentoi kërkesën për dënimin e tyre me burg, me dëshminë e Ruzhdi Hodo, i cili ka pranuar krimin duke rrëfyer se Vladimir Kurti pasi vrau tregtarin gjatë tentativës së grabitjes së parave në market, e ka mbështjellë pistoletën me një rrobe dhe e ka hedhur poshtë urës së Zgafnorit në lumin Tërkuz.

Edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë në objekt shërbyen si një provë e rëndësishme e Prokurorisë, pasi aty dallohet se grabitësit kanë ngjashmëri fizike me dy të arrestuarit Vladimir Kurti, i cili mund të ketë qëlluar viktimën dhe bashkëpunëtorin e tij Ruzhdi Hodo.

30 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Inter-Juve shkon në prokurori, dyshime për bisedën Talgliavento-Alegri (Video)

Posted: 30 Apr 2018 01:47 AM PDT

Heshtje në mënyra të ndryshme dhe humore në skaje të kundërta. Është kjo panorama e post Inter-Juventus në të dy kampet. E diela për zikaltrit dhe bardhezinjtë ka qenë si nata me ditën, me bardhezinjtë nga njëra anë që pas asaj përmbysjeje të çmendur në San Siro kanë parë Napolin të rrëshkasë në Firence ndaj Fiorentinës duke u afruar ndjeshëm me titullin e 7-të radhazi.

Ndërsa në krahun tjetër zikaltrit të cilët e kanë vuajtur akoma edhe më shumë humbjen në minutat e fundit në derbin e Italisë pas fitores së Lazios ndaj Torinos që ka ndërlikuar ndjeshëm objektivin Champions për Interin sepse tashmë skuadra e Spallettit është -4 nga dy romanet.

Gjykimi i Daniele Orsatos nuk u ka pëlqyer aspak drejtuesve të Interit të cilët do të dalin me një komunikatë për shtyp këtë të hënë duke iu referuar asaj çfarë ndodhi në Inter-Juve dhe sesi gjyqtari kryesor nuk i nxorri kartonin e dytë të verdhë boshnjakut Miralem Pjanic.

Por në këto momente më shumë sesa vendimet e gabuara të Orsatos, objekt diskutimi është bërë sjellja e gjyqtarit të 4-ët Paolo Tagliavento i cili në zonën miks të stadiumit( vendin ku jepen intervistat) ka shkëmbyer disa fjalë me trajnerin e Juves Allegri të cilat lënë vend për interpretim, ndërkohë është kapur edhe një tjetër video ku Tagliavento flet me Orsaton në kufje në momentin e golit të barazimit 2-2 të Juventusit dhe i thotë fitojmë ne shtesë, edhe pse asgjë nuk dëgjohet qartë dhe ka shumë gjasa që gjyqtari t'i ketë thënë kryesorit, sa minuta shtesë do të akordojmë.

Polemikat për derbin e Italisë nuk kanë fund pasi prokuroria e ligës italiane të futbollit ka kërkuar të shikojë me imtësi këto dy video që po bëjnë xhiron e botës dhe mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë. E sigurtë është Inter-Juve nuk përfundon asnjëherë pasi rivaliteti mes tyre vazhdon edhe përej fushës së blertë.

30 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Dushi i luanit, si në auto-lavazh! (Video)

Posted: 30 Apr 2018 01:38 AM PDT

Si ia bën një luan të mbajë titullin e mbretit të pyllit edhe në një cirk? Me spërkatje të fuqishme të ujit në kafaz.

Kjo është dëshmia e zbutësit të kafshëve, Alexander Lacey, të kompanisë amerikane Ringling Bros dhe Barnum & Bailey Circus, që ka publikuar në faqet e tij sociale momentin e dushit të Masait, “maces” së tij të madhe. Pra, luani shfaqet në një moment privat, në dush.

How come your lions look so clean and healthy? This is one reason why, wash day for Masai!!! #love #fun #picoftheday #memories #lovemyjob #wildlife #respect #obsessed #education #lion #animallovers #iphone7 #animalwelfare #bigcats #saveanimals #animalfanatics #savelions #washday #washingmycat #karcher #52week

Gepostet von Alexander Lacey am Samstag, 28. April 2018

30 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Rusia nxjerr në det “Titanikun bërthamor” (VIDEO)

Posted: 30 Apr 2018 01:31 AM PDT

Rusia ka nxjerrë për të parën herë në det të hapur termocentralin lundrues, të etiketuar si “Titaniku bërthamor” dhe një “Çernobil lundrues”.

Anija ‘Akademik Lomonosov’, centrali i parë lundrues bërthamor rus (FNPP), ka nisur udhëtimin e tij të parë nga Shën Petersburg në Murmansk të shtunën. "Fabrika lundruese" do të marrë karburant bërthamor në këtë port dhe pastaj do të udhëtojë në Lindjen e Largët të Rusisë. ‘Akademik Lomonosov’ pritet të vihet në shërbim në vitin 2019 në Arktik, jashtë brigjeve të Chukotka afër portit të Pevek.

Udhëtimi i parë i kësaj anije gjigande është mbuluar gjerësisht në media, të cilat u përqendruan tek rreziqet potenciale që mund të mbajë. Media cituan ambientalistë të ndryshëm, kryesisht nga Greenpeace, të cilët menjëherë e quajtën FNPP një “Titanik bërthamor” dhe një “Çernobil lundrues”.

Teksa ideja e një centrali të lëvizshëm bërthamor ka qenë duke lundruar në mendjet e inxhinierëve për vite, anija e re ruse është njësia e parë e prodhuar. Ndërtuesi i anijes, korporata Rosatom e Rusisë, deklaroi në mënyrë eksplicite se të gjitha rreziqet potenciale, me të cilat mund të përballet FNPP janë marrë në konsideratë gjatë ndërtimit.

 

"FNPP është projektuar me një hapësirë ​​të madhe sigurie që tejkalon të gjitha kërcënimet e mundshme dhe i bën reaktorët bërthamorë të pamposhtur për tsunamit dhe fatkeqësitë e tjera natyrore. Përveç kësaj, proceset bërthamore në njësinë e energjisë lundruese plotësojnë të gjitha kërkesat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) dhe nuk paraqesin ndonjë kërcënim për mjedisin, “tha zhvilluesi i anijes në një deklaratë.

FNPP krenohet me dy reaktorë KLT-40S, të aftë për të prodhuar deri në 70 megavat energji elektrike dhe 50 gigakalori në orë energji ngrohëse. Reaktorët janë një modifikim i ri i njësive të KLT-40M të përdorura nga akullthyesja bërthamore e tipit Taymyr. Ndërsa detyra kryesore e FNPP është të furnizojë vende të largëta industriale, si dhe platformat në det të hapur të gazit dhe naftës, me energji elektrike. Një njësi e vetme mund të prodhojë energji dhe nxehtësi të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat e një qyteti me 100,000 banorë.

FNPP është jetëgjatësi operacionale prej 40 vjetësh, e cila mund të zgjatet deri në 50 vjet. Pas përfundimit të ciklit të tij të jetës, njësia mund të merret për zëvendësim dhe mirëmbajtje të reaktorit, pa lënë pas ndonjë material të rrezikshëm.

30 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Ç’duhet të hani për të parandaluar kancerin dhe disa sëmundje të tjera!

Posted: 30 Apr 2018 01:20 AM PDT

 

Prej shumë e shumë vitesh hudhra është konsideruar si një përbërës i rëndësishëm për të pasur një shëndet të mirë. Ajo përdoret prej qindra vitesh për të trajtuar sëmundjet te njerëzit.

Mirëpo, mënyrën se si hudhra sjell përfitime për organizmin e tregon një studim i kryer së fundmi. Në një studim të kryer nga shkencëtarët e Universitetit të “Nottingham” theksohet se hudhra zvogëlon rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit, lufton sëmundjet kardiovaskulare si dhe lufton zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Për më tepër, mënyra si përgatitet hudhra mund të ketë një efekt pozitiv në funksionimin e mirë të trupit dhe shëndetit tuaj. Megjithatë, shkencëtarët ende nuk kanë arritur të zbulojnë se cila metodë e përgatitjes së hudhrës është më efektive për shëndetin.

Hudhra prodhon një shumëllojshmëri të përbërësve të squfurit kur është e përgatitur, kur është e copëtuar, e fermentuar në alkool ose e shtypur në vaj.

Sipas studiuesve, këto përbërje squfuri mund të ndikojnë në “molekulat e sinjalizimit të gaztë”, të tilla si oksid nitrik dhe sulfur hidrogjeni, që prodhohen natyrshëm në trupin e njeriut.

E ndërsa shkencëtarët ende po diskutojnë për teknikat e duhura për përgatitjen e saj, studiuesit bien të gjithë dakord se hudhra një prej bimëve që ka aftësi të forta terapeutike.

"Ka plot elementë në këtë fushë për të treguar se si hudhra mund të ulë rrezikun e sëmundjeve dhe për të përmirësuar shëndetin e njeriut. Por gjithçka kthehet në pyetjet thelbësore, se çfarë ndodh në trupin tonë, kur këta përbërës kalojnë në metabolizëm", tha dr. Rose, një prej studiuesve.

Gjithashtu hudhra veti anti-inflamatore dhe ul presionin e gjakut; Hudhra është një mjet efektiv për ftohjet dhe një antibiotik natyral; Është shumë e rëndësishme të dini se hudhra rrit aftësinë e trupit për të përballuar ndikimet e dëmshme të ambientit, sepse ajo forcon sistemin imunitar.

30 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Një kthim i pazakontë në shtëpi për Trump! (Foto)

Posted: 30 Apr 2018 01:16 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump nuk mund të bëjë asgjë kundër fuqisë së natyrës. Pritja në Uashington, në kthimin në Shtëpinë e Bardhë pas një eventi në Miçigan, nuk ishte më e mira: gurët e fortë të erës që e befasuan atë gjatë daljes nga "Air Force One", i dhanë kameramanëve dhe fotografëve një moment zbavitës.

Në duart e Trump, njeriu më i fuqishëm në botë, ombrella dukej absolutisht e pamposhtur dhe ironia u lëshua në rrjetet sociale. “Është një mesazh nga Rusia”, shkruan dikush në "Twitter", ndërsa shumë të tjerë e kanë krahasuar manjatin me Mary Poppins.

30 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Çmenduri braziliane, sërfisti sfidon dallgën 24 metra (Video)

Posted: 30 Apr 2018 01:12 AM PDT

Zyrtarët e Federatës së Sërfit kanë konfirmuar se një sërfist brazilian ka thyer rekordin botëror për kalimin e dallgës më të lartë ndonjëherë.

Rodrigo Koxa kaloi një dallgë prej 24 metra në Nazaré, Portugali më 8 nëntor të vitit të kaluar.

Koxa hyn kështu në librin e rekordeve Guinness për kalimin e dallgës më të madhe. Video e tij u zbulua gjatë mbrëmjes së të shtunës në Big Wave Awards të World Surf League.

Fitimi i çmimit për thyerjen e rekordit ishte “dita më e mirë e jetës sime”, tha ai.

30 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more