Skip to main content

“Barcelona dominon dekadën e fundit në La Liga, feston titullin e 7 në 10 vitet e fundit – Festë në fushë dhe zhveshtore nga futbollistët” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Barcelona dominon dekadën e fundit në La Liga, feston titullin e 7 në 10 vitet e fundit – Festë në fushë dhe zhveshtore nga futbollistët” plus 9 more Telegrafi Futboll


Barcelona dominon dekadën e fundit në La Liga, feston titullin e 7 në 10 vitet e fundit – Festë në fushë dhe zhveshtore nga futbollistët

Posted: 29 Apr 2018 03:02 PM PDT

Barcelona ka arritur të shpallet kampion i La Ligas për sezonin 2017/18 tri ndeshje pa përfunduar kampionati.

Gjiganti spanjoll ka fituar në udhëtim te Deportivo La Couruna me rezultat 2-4, fitore kjo që e shpalli matematikisht kampion për këtë sezon.

Ky titull kampioni në këtë sezon e vulos dominimin e Barcelonës në dekadën e fundit në kampionatin spanjoll, La Liga.

Barcelona shpallet kampion i La Ligas pas fitores dhe het-trikut të Messit ndaj La Corunas, katalunasit festojnë titullin e 25-të në histori Barcelona shpallet kampion i La Ligas pas fitores dhe het-trikut të Messit ndaj La Corunas, katalunasit festojnë titullin e 25-të në histori

Trofeu i këtij sezoni në La Liga është i shtati për Barcelonën në dhjetë vitet e fundit dhe fitohet nën drejtimin e Ernesto Valverdes.

Në sezonin 2008/09, Barcelona e fitoi titullin nën drejtimin e Pep Guardiolas, ashtu sikurse edhe në sezonin 2009/10 dhe 2010/11 që u fitua nën drejtimin e spanjollit.

Barcelona e Guardiolas (Getty Images)

Në sezonin pasues kampion u shpall Real Madridi, ndërsa në 2012/13 Barcelona festoi nën urdhrat e Tito Vilanovas së ndjerë për tu pasuar me fitimin e titullin në sezonin e radhës nga Atletico Madridi.

Barcelona e Vilanovas (Getty Images)

Në 2014/15 dhe 2015/16 përsëri Barcelona iu rikthye titullit kampion duke festuar nën urdhrat e Luis Enriques për titujt e pestë dhe gjashtë në dekadën e fundit.

Barcelona e Enriques (Getty Images)

Në sezonin e kaluar u shpall kampion Real Madridi, ndërsa në këtë sezon Barcelona e Valverdes festoi titullin e shtatë në 10 vitet e fundit duke vulosur dominimin e dekadës në La Liga.

Festa e Barcelonës së Valverdes (Getty Images)

Pas fitores ndaj La Corunas futbollistët katalunas festuan gjatë në fushë aty ku edhe vallëzuan edhe u dëfryen.

Megjithatë, festa e tyre nuk mbaroi aty, pasi futbollistët vazhduan edhe në zhveshtore me këngë, vallëzim dhe shaka. /Telegrafi/

The post Barcelona dominon dekadën e fundit në La Liga, feston titullin e 7 në 10 vitet e fundit – Festë në fushë dhe zhveshtore nga futbollistët appeared first on Telegrafi.

Messi në histori të La Ligas, i vetmi futbollistë që shënon mbi 30 gola në shtatë sezone

Posted: 29 Apr 2018 02:21 PM PDT

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka koleksionuar rekordin personal të radhës.

Messi vazhdon të shkruaj emrin e tij me shkronja të arta në histori të futbollit botëror, e në veçanti atij spanjoll.

Sulmuesi argjentinas ka shënuar het-trik në fitoren 2-4 të Barcelonës në udhëtim te Deportivo La Coruna, fitore kjo që i shpalli kampion për këtë sezon.

Barcelona shpallet kampion i La Ligas pas fitores dhe het-trikut të Messit ndaj La Corunas, katalunasit festojnë titullin e 25-të në histori Barcelona shpallet kampion i La Ligas pas fitores dhe het-trikut të Messit ndaj La Corunas, katalunasit festojnë titullin e 25-të në histori

Ky het-trik ndaj La Corunas e ka ngritur Messin në 32 gola deri më tani këtë sezon, duke u bërë lojtari i parë në histori që shënon mbi 30 gola në shtatë sezone të ndryshme.

Lionel Messi (Getty Images)

Herën e parë që Messi shënoi mbi 30 gola në një sezon në La Liga ishte gjatë sezonit 2009/10 dhe vazhdoi atë moment historik edhe në tre vitet e ardhshme.

Në sezonin 2010/11 Messi shënoi 31 gola, ndërsa në 2011/12 argjentinasi shënoi 50 gola të pabesueshme në La Liga dhe u afrua për të përsëritur këtë në 2012/13 kur ai shënoi 46 herë.

Ai vetëm humbi në shenjën e mbi 30 golave në sezonin 2013/14, por ishte kthyer mesatarisht më shumë se një gol në lojë në La Liga në sezonin 2014/15, kur ai tronditi në 43 gola në 38 paraqitje.

Sezonin e kaluar, 30-vjeçari shënoi 37 gola në 32 ndeshje në kampionat dhe ai tani ka arritur shenjën në mbi 30 gola me golat e tij kundër Deportivos, duke vazhduar thyerjen e rekordeve të njëpasnjëshme. /Telegrafi/

The post Messi në histori të La Ligas, i vetmi futbollistë që shënon mbi 30 gola në shtatë sezone appeared first on Telegrafi.

La Coruna 2-4 Barcelona, notat e lojtarëve

Posted: 29 Apr 2018 01:54 PM PDT

Barcelona ka fituar në udhëtim te Deportivo La Coruna me rezultat 2-4 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të La Ligas.

Gjiganti katalunas ka marr një fitore në udhëtim te La Coruna, fitore kjo e cila i ka shpallur matematikisht kampion në La Liga për të 25-tën herë në histori të klubit.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Lucas Perez (40′), Emre Colak (62′) për vendasit, ndërsa për Barcelonën shënuan Philippe Coutinho (7′) dhe Lionel Messi (38′, 82′, 85′).

Barcelona shpallet kampion i La Ligas pas fitores dhe het-trikut të Messit ndaj La Corunas, katalunasit festojnë titullin e 25-të në histori Barcelona shpallet kampion i La Ligas pas fitores dhe het-trikut të Messit ndaj La Corunas, katalunasit festojnë titullin e 25-të në histori

Lojtari i ndeshjes është pikërisht sulmuesi argjentinas Messi, i cili pas het-trikut të shënuar u vlerësua me notë maksimale 10.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për dyshen e mbrojtjes së vendasve, Fabian Schar dhe Raul Albentosa, të cilët u notuan me 5.9. /Telegrafi/

La Coruna:

Te La Coruna dështuan edhe Valle dhe Krohn-Dehli

Barcelona:

Te Barça shkëlqyen edhe Suarez dhe Coutinho

 

The post La Coruna 2-4 Barcelona, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Barcelona shpallet kampion i La Ligas pas fitores dhe het-trikut të Messit ndaj La Corunas, festojnë titullin e 25-të në histori

Posted: 29 Apr 2018 01:37 PM PDT

Barcelona ka fituar në udhëtim te Deportivo La Coruna me rezultat 2-4 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të La Ligas, fitore kjo e cila i ka shpallur kampion për këtë sezon.

Gjiganti katalunas ka arritur të përfundoj me sukses sezonin superior në La Ligas pasi tri javë para fundit është shpallur matematikisht kampion i Spanjës, titull ky i 25-ti në histori të klubit.

La Coruna bëri korridorin e nderit para ndeshjes (Getty Images)

Barcelona e nisi furishëm takimin duke shënuar qysh në minutën e shtatë me anë të Philippe Coutinhos, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Ousmane Dembele.

 Coutinho hapi serinë e golave (Getty Images)

Skuadra e Ernesto Valverdes nuk i ndali sulmet dhe arriti të gjej edhe golin e dytë, ku Lionel Messi (38′) shënoi për 0-2 pas një asistimi perfekt nga Luis Suarezit.

Lionel Messi (Getty Images)

Megjithatë, vendasit arritën të kthehen në lojë me anë të Lucas Perez, i cili shënoi në minutën e 40-të për 1-2 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, vendasit nisën mirë ndeshjen, duke gjetur shpejt edhe golin e barazimit, ku Emre Colak (64′) shënoi nga afërsia për rezultatin 2-2.

Ky gol nervozoi paksa katalunasit që u sulën përsëri në sulm dhe pas sulmeve të pareshtura gjetën edhe golin e tretë me anë të Messit (82′), i cili pas asistimit të Suarezit shënoi për 2-3.

Messi kompletoi het-trikun (Getty Images)

Messi shënoi edhe golin e het-trikut, ku në minutën e 85-të shënoi për 2-4 dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Barcelona shpallet edhe matematikisht kampion me 84 pikë në vendin e parë apo 11 më shumë se Atletico Madrid në vendin e dytë me tri ndeshje të mbetura deri në fund.

Në ndeshjen e radhës, katalunasit e presin në shtëpi Real Madridin, ndërsa La Coruna udhëton tek Celta Vigo. /Telegrafi/

 

 

 

The post Barcelona shpallet kampion i La Ligas pas fitores dhe het-trikut të Messit ndaj La Corunas, festojnë titullin e 25-të në histori appeared first on Telegrafi.

Albian Ajeti shënon dy gola në fitoren e Baselit ndaj Thunit, hyn furishëm në garë për golashënuesin e vitit  

Posted: 29 Apr 2018 01:21 PM PDT

Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Albian Ajeti ka vazhduar me formë të mirë në kampionatin zviceran tek skuadra e Baselit.

Baseli ka fituar me rezultat të thellë 6-1 ndaj Thunit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Superligës së Zvicrës.

Në këtë ndeshje shenj la edhe sulmuesi me prejardhje shqiptare, Albian Ajeti, i cili shënoi dy gola.

Futbollistët shqiptarë që pritet të marrin pjesë në Kampionatin botëror Rusia 2018 Futbollistët shqiptarë që pritet të marrin pjesë në Kampionatin botëror Rusia 2018

Goli i parë i Ajetit erdhi në minutën e 75-të me sulmuesin që shënoi për epërsinë 5-1.

Megjithatë, sulmuesi shqiptar nuk u ndal me kaq pasi shënoi edhe në minutën e 86-të duke vulosur rezultatin përfundimtar 6-1.

Vlen të theksohet se Ajeti u inkuadrua në këtë ndeshje vetëm në minutën e 67-të duke zëvendësuar Ricky van Wolfswinkel.

Paraqitje fantastike me Baselin, rritet vlera e Albian Ajetit Paraqitje fantastike me Baselin, rritet vlera e Albian Ajetit

Ndryshe, Ajeti momentalisht gjendet i dyti në listën e golashënuesve me 12 gola apo vetëm dy më pak se vendi i parë.

Golat e Ajetit mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme nga minuta 2:55. /Telegrafi/

The post Albian Ajeti shënon dy gola në fitoren e Baselit ndaj Thunit, hyn furishëm në garë për golashënuesin e vitit   appeared first on Telegrafi.

Xhaka: Nder i madh për të qenë kapiten i Arsenalit, faleminderit Topçinj për mbështetjen

Posted: 29 Apr 2018 01:00 PM PDT

Granit Xhaka ka folur pas ndeshjes ndaj Manchester Unitedin, ku ishte kapiten i Arsenalit.

Arsenali ka humbur në udhëtim te Manchester Unitedi me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Ligës Premier.

Unitedi fiton në fund ndaj Arsenalit Unitedi fiton në fund ndaj Arsenalit

Por, ajo çfarë ra në sy ishte shiriti i kapitenit, i cili kësaj radhe i takonte mesfushorit me prejardhje shqiptare, Xhakës.

Ky vendim i trajnerit Arsene Wenger e ka lumturuar Xhakën, i cili ka shkruar në profilin e tij privat në rrjetet sociale, duke thënë se është nder i madh.

Wenger ia besoi shirin e kapitenit Xhakës (Getty Images)

“Një nder i madh për mua të jem kapitenin në këtë ekip të mrekullueshëm”.

“Kjo me të vërtetë do të thotë shumë për mua!!!”.

Man Utd 2-1 Arsenal, nota e Xhakës dhe të tjerëve Man Utd 2-1 Arsenal, nota e Xhakës dhe të tjerëve

“I zhgënjyer me këtë rezultat, por faleminderit për mbështetjen tuaj Topçinj”, ka shkruar Xhaka në Facebook.

Ndryshe, Xhaka asistoi tek goli i Arsenalit, i cili u shënua nga armeni Henrikh Mkhitaryan. /Telegrafi/

The post Xhaka: Nder i madh për të qenë kapiten i Arsenalit, faleminderit Topçinj për mbështetjen appeared first on Telegrafi.

Messi shënon gol të bukur pas asistimit të mrekullueshëm të Suarezit

Posted: 29 Apr 2018 12:27 PM PDT

Barcelona ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Deportivo La Coruna.

Është ylli kryesor i skuadrës, Lionel Messi, i cili ka shënuar një gol të bukur me gjysmë vole për epërsinë 0-2.

Goli i sulmuesit argjentinas erdhi në minutën e 38-të të ndeshjes.

Ky gol erdhi pas një asistimi perfekt të Luis Suarezit. /Telegrafi/

The post Messi shënon gol të bukur pas asistimit të mrekullueshëm të Suarezit appeared first on Telegrafi.

Asistuesit më të mirë në Ligën Premier deri më tani – De Bruyne bindshëm i pari, ndiqet nga tre bashkëlojtarë

Posted: 29 Apr 2018 12:11 PM PDT

Ylli i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne është asistuesi më i mirë në Ligën Premier deri më tani këtë sezon, duke ndihmuar plot 15 herë shokët e skuadrës së tij.

Manchester City ka fituar matematikisht titullin kampion për këtë sezon në Ligën Premier dhe njëri nga më meritorët sigurisht se është mesfushori de Bruyne.

De Bruyne deri më tani ka arritur të asistoj plot 15 herë në kampionat duke udhëhequr listën e asistuesve më të mirë në Ligën Premier.

Formacioni i vitit në Ligën Premier – Dominohet nga pesë lojtarë të Manchester Cityt, aty edhe Salah, Kane dhe për herë të pare edhe Aguero Formacioni i vitit në Ligën Premier – Dominohet nga pesë lojtarë të Manchester Cityt, aty edhe Salah, Kane dhe për herë të pare edhe Aguero

Pas tij renditet tre bashkëlojtarë nga City, ku Leroy Sane ka 12 asistime, ndërsa David Silva dhe Raheem Sterling në vend të tretë dhe katër me nga 11 sosh.

Lojtarët e Cityt dominojnë listën e asistimeve (Getty Images)

Dele Alli i Tottenham Hotspur dhe Paul Pogba i Manchester Unitedit janë ndjekësit më të afërt të yjeve të Cityt me nga 10 asistime, ndërsa me nga 9 sosh janë Henrikh Mkhitaryan, Mohamed Salah dhe Christian Eriksen.

Ylli gjerman i Arsenalit, Mesut Ozil, i cili njihet për asistimet e shumta gjendet vetëm në vendin e dhjetë me 8 asistime, po aq sa kanë edhe Pascal Gross i Brigtonit, Riyad Mahrez dhe Johann Berg Gudmundsson i Burnleyt.

Në listën e asistuesve më të mirë të sezonit gjendet edhe dyshja me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, të cilët me nga 6 asistime zënë vendet poshtë 20-shit.

Shaqiri dhe Xhaka kanë bërë po aq asistime sa emra të njohur si Alexis Sanchez, Alavro Morata dhe Sergio Aguero. /Telegrafi/

The post Asistuesit më të mirë në Ligën Premier deri më tani – De Bruyne bindshëm i pari, ndiqet nga tre bashkëlojtarë appeared first on Telegrafi.

Coutinho kalon Barçën në epërsi ndaj La Corunas

Posted: 29 Apr 2018 11:56 AM PDT

Barcelona ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Deportivo La Coruna.

Është ylli brazilian, Philippe Coutinho, i cili ka shënuar një gol të bukur për epërsinë 0-1.

Goli i Coutinhos erdhi në minutën e tetë të ndeshjes.

Ky gol erdhi pas asistimit të Ousmane Dembeles. /Telegrafi/

The post Coutinho kalon Barçën në epërsi ndaj La Corunas appeared first on Telegrafi.

Man Utd 2-1 Arsenal, nota e Xhakës dhe të tjerëve

Posted: 29 Apr 2018 10:46 AM PDT

Manchester United ka fituar me vështirësi në fund ndaj Arsenalit me rezultat 2-1 në takimin e vlefshëm për javën e 26-të të Ligës Premier.

Djajtë e Kuq kanë arritur të fitojnë derbin e javës në Ligën Premier, duke fituar në fund ndaj Topçinjve.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Paul Pogba (16′) dhe Marouane Fellaini (90+) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënoi Henrikh Mkhitaryan (51′).

Unitedi fiton në fund ndaj Arsenalit Unitedi fiton në fund ndaj Arsenalit

Nota më e lartë e ndeshjes ishte 7.9 dhe shkoi për dy shënuesit e golave, Pogban dhe Mkhitaryanin.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e Arsenalit, David Ospina, i cili u notua me 5.9.

Xhaka ishte kapiten dhe pati super-paraqitje (Getty Images)

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili pati paraqitje të mirë duke u notuar me 7.1. /Telegrafi/

Man Utd:

Paraqitje të mirë patën edhe Fellaini dhe Young

Arsenal: 

Xhaka ishte njëri nga më të vlerësuarit te Arsenali

The post Man Utd 2-1 Arsenal, nota e Xhakës dhe të tjerëve appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more