Skip to main content

“Pas interesimit të tre gjigantëve anglezë, James Rodriguez: Jam shumë mirë në Bayern” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Pas interesimit të tre gjigantëve anglezë, James Rodriguez: Jam shumë mirë në Bayern” plus 9 more Telegrafi Futboll


Pas interesimit të tre gjigantëve anglezë, James Rodriguez: Jam shumë mirë në Bayern

Posted: 30 Mar 2018 02:54 PM PDT

Sipas gazetës britanike The Sun, tre klubet e Ligës Premier po tregojnë interes për James Rodriguezin.

Sezoni fantastik i kolumbianit në Bayern nuk ka shkuar pa u vënë re prej Chelseat, Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, të cilët po kërkojnë të marrin shërbimet e tyre.

Megjithatë, lojtari ka pohuar për mediat gjermane se nuk është i interesuar të transferohet te ekipet angleze.

“Unë jam shumë mirë në Bayern, ndihem mirë në Munich”, tha lojtari, duke shtuar se “Kur isha në Monako luajta shumë mirë sikurse tani te Bayerni”.

“Kam jetuar momente që nuk ishin mjaft të mira në Real Madrid, por e vërteta është se më ndihmoi të rritem, të zhvillohen me këto situata”, tha kolumbiani.

Pas kualifikimit në botëror dhe fitores kundër Francës me rezultat 3-2, megjithëse ishin në disavantazh prej dy golave.

“Do të arrijmë ta vlerësojmë këtë arritje, duhet të bëjmë punën tonë, të jemi të qetë dhe të përpiqemi të jemi më të mirë se të tjerët në botëror”, pohoi James.

Futbollisti 26-vjeçar është paraqitur në 17 ndeshje dhe ka shënuar deri më tani katër gola. /Telegrafi/

The post Pas interesimit të tre gjigantëve anglezë, James Rodriguez: Jam shumë mirë në Bayern appeared first on Telegrafi.

Di Francesco: Nuk po mendojmë për Barcelonën, duam tri pikë në Serie A

Posted: 30 Mar 2018 02:27 PM PDT

Roma do të ketë një ndeshje tejet të vështirë në Ligën e Kampionëve.

Por fillimisht Giallorosët do të përballen me Bolognan në udhëtim në Serie A.

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco ka thënë se momentalisht nuk po mendojnë për Barcelonën.

"Askush në klub nuk është duke menduar për Barcelonen, pasi kemi një ndeshje tjetër para tyre".

"Të gjithë kemi mendjen te Bologna, pasi është një ndeshje tejet e rëndësishme për ne", ka thënë Di Francesco.

Trajneri italian beson se skuadra e tij do të vazhdojë me rezultatet pozitive në Serie A.

"Qëllimi ynë është të përfundojmë të tretët dhe për ta arritur këtë duhet t'i fitojmë ndeshjet radhazi", tha Di Francesco.

Romakëve nesër pritet t'i mungojë mesfushori Lorenzo Pellegrini, por ky i fundit do të jetë i gatshëm për Barcelonën. /Telegrafi/

The post Di Francesco: Nuk po mendojmë për Barcelonën, duam tri pikë në Serie A appeared first on Telegrafi.

Salihi vazhdon me gola në Austri

Posted: 30 Mar 2018 01:49 PM PDT

Hamdi Salihi ka vazhduar të shënoj në futbollin austriak.

Sulmuesi shqiptar e ka nisur si gjithmonë ndeshjen si titullar për skuadrën e tij Neustadt.

Skuadra e sulmuesit shqiptar ishte nikoqire e Wattens ku në fund rezultati ishte i barabartë 2-2.

Neustadt ishte duke pësuar humbje para tifozëve të vet me rezultat 0-2 deri 15 minuta para fundit.

Por pasi ngushtuan epërsinë në minutën e 74, disa minuta më vonë erdhi edhe goli i barazimit.

Ishte minuta e 83' kur sulmuesi nga Shkodra, Hamdi Salihi shënoi golin e barazimit nga pika e bardhë.

Falë këtij goli, Salihi vazhdon të kryesojë listën e golashënuesve në Ligën e Parë të Austrisë me 17 gola këtë edicion.

Neustadt kësisoj mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 44 pikë dhe me gjasa të mira për tu futur në Bundesligën austriake. /Telegrafi/

The post Salihi vazhdon me gola në Austri appeared first on Telegrafi.

Hassi zbulon se ka refuzuar oferta nga Kina, Turqia dhe Anglia

Posted: 30 Mar 2018 12:55 PM PDT

Besnik Hasi vazhdon të mbetet një trajner i papunë dhe në pritje të ofertave.

Por trajneri nga Kosova ka bërë karrierë të pasur në Belgjikë te Anderlechti.

Pas aventurës në Anderlecht, Hasi ishte edhe tek Legia e Varshavës dhe Olympiakosi ku u shkarkua.

Por në një prononcim për të përditshmen belge L'Avenir, Hasi tregon se ka refuzuar një ofertë nga kampionati kinez.

"Në fundin e muajit nëntor kam marrë një ofertë nga një klub i Kinës. Isha duke e shqyrtuar por në fund ndihmësit e mi më sugjeruan ta refuzojë atë dhe kështu veprova", deklaroi Hasi.

Hasi ka mundur të punoj edhe në kampionatin turk por edhe në Angli.

"Para se të shkoja në Poloni dhe Greqi, kisha oferta nga Trabzonspor dhe Nottingham Forest", u shpreh Hassi.

Gjakovari thotë se është i hapur për të gjitha klubet, por familja e tij preferon Belgjikën.

"Unë jam i hapur për të gjitha klubet, por mund të them se familja ime preferon të jetoj në Belgjikë", përfundoi Hasi. /Telegrafi/

The post Hassi zbulon se ka refuzuar oferta nga Kina, Turqia dhe Anglia appeared first on Telegrafi.

Klopp beson se Can do të mbetet në Liverpool: Jemi në bisedime për kontratën e re

Posted: 30 Mar 2018 12:19 PM PDT

Emre Can duket se do të mbetet edhe më tej në Liverpool.

Mesfushori gjerman është në përfundim të kontratës me gjigantin anglez.

Liverpool i ka ofruar kontratën e re pesë vjeçare me pagë shumë më të lartë se që fiton ai aktualisht.

E lajmin për qëndrimin e mundshëm të tij në Anfield e ka dhënë trajneri Jurgen Klopp.

Tekniku gjerman ka thënë se janë në bisedime dhe mund të ndodh që Can të mbetet në Anfield.

"Jemi në bisedime me Can për kontratën e re. Klubi i ka ofruar gjithçka".

"Gjithçka është duke shkuar mirë, si në fushë ashtu edhe jashtë saj përveç që nuk ka nënshkruar ende kontratën".

"Kjo nuk është problem dhe një gjë të tillë besoj se do të ndodhë gjatë javëve të ardhshme", u shpreh Klopp.

Liverpool është në garë për pozitën e dytë në Angli si dhe ka arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

The post Klopp beson se Can do të mbetet në Liverpool: Jemi në bisedime për kontratën e re appeared first on Telegrafi.

Juvetus kundër Milanit pa Mandzukicin dhe Alex Sandron

Posted: 30 Mar 2018 11:52 AM PDT

Juventus po mendon për takimin e së martës në kuadër të çerekfinales së parë të Ligës së Kampionëve.

Juan Cuadrado është kthyer në skuadrën e Juventusit për t’u përballur me Milanin, por Mario Mandzukic është lënë jashtë shkaku i dëmtimit të kofshës së këmbës.

Bardhezinjtë do të takohen gjatë ditës së nesërme me skuadrën e Milanit të Gennaro Gattusos në Torino, ku do të përpiqen të mbeten në krye të Serie A.

Trajneri Massimiliano Allegri ka marr lajme të mira prej Cuadrados pas operimit të ijëve, megjithëse kolumbiani nuk ka gjasa të startojë që nga minuta e parë.

Cuadrado

Juan Cuadrado (Getty Images)

Mandzukic është lënë jashtë skuadrës pasi ka pësuar një lëndimit gjatë stërvitjeve të sotme dhe Juve nuk dëshiron të rrezikoj para ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Real Madridin.

Theksojmë se Alex Sandro është lënë jashtë pas lëndimit me kombëtaren e Brazilit, por majtaku mund të kthehet përballë Los MBlancos.

Të ftuarit për sfidën me Milanin: Buffon, De Sciglio, Chiellini, Benatia, Pjanic, Khedira, Cuadrado, Marchisio, Higuain, Dybala, Douglas Costa, Matuidi, Barzagli, Pinsoglio, Howedes, Asamoah, Szczesny, Rugani, Lichtsteiner, Sturaro dhe Bentancur. /Telegrafi/

The post Juvetus kundër Milanit pa Mandzukicin dhe Alex Sandron appeared first on Telegrafi.

Marchisio drejt kampionatit amerikan

Posted: 30 Mar 2018 11:34 AM PDT

Claudio Marchisio nuk është duke kaluar momente të mira te Juventusi.

Mesfushori italian nuk ka pasur hapësirat e duhura këtë edicion te kampioni italian.

Pas rikthimit nga lëndimi, Marchisio nuk ka arritur të tregojë vlerat që kishte më parë.

Por lojtari ende nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me Zonjën e Vjetër.

E ardhmja e tij duket se do të jetë në kampionatin amerikan ku ka disa oferta.

Dy skuadrat nga New Yorku, City dhe Red Bull kanë shprehur interesim për Marchision.

Për italianin interesim ka shprehur edhe skuadra kanadeze Toronto.

Gjatë muajit qershor, Marchisio pritet të vendosë për të ardhmen e tij se cilës skuadër do t'i bashkohet. /Telegrafi/

The post Marchisio drejt kampionatit amerikan appeared first on Telegrafi.

Reali pa Ronaldon, Kroosin, Marcelon, Ramosin, Iscon dhe Carvajalin kundër Las Palmasit

Posted: 30 Mar 2018 11:01 AM PDT

Zinedine Zidane ka publikuar listën e skuadrës për ndeshjen e së nesërmes kundër Las Palmasit.

Francezi nuk ka ftuar disa prej lojtarëve kryesor duke i kursyer për sfidën me Juventusin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Cristiano Ronaldo, Toni Kroos dhe Marcelo me vendim teknik; Ramos dhe Isco shkaku i lëndimeve dhe Dani Carvajal për shkak të numrit të kartonëve të verdhë.

Pushimi i Cristianoos ishte planifikuar për një kohë të gjatë, ndërsa Kroos dhe Marcelo luajtën për 180 minuta me kombëtaret e tyre.

Theksojmë se takimi mes Los Blancos dhe Las Palmasit do të startojë gjatë ditës së nesërme në ora 18:30 ndërsa me Juventusin do të ballafaqohen të martën.

Portier: Keylor Navas, Casilla dhe Luca Zidane.

Mbrojtës: Vallejo, Varane, Nacho, Theo, Achraf dhe Tejero.

Mesfushorë: Modric, Casemiro, Marcos Llorente, Asensio, Kovacic dhe Oscar.

Sulmues: Benzema, Bale, Lucas Vazquez dhe Borja Mayoral. /Telegrafi/

The post Reali pa Ronaldon, Kroosin, Marcelon, Ramosin, Iscon dhe Carvajalin kundër Las Palmasit appeared first on Telegrafi.

Interi favorit për transferimin e Bernardit

Posted: 30 Mar 2018 10:50 AM PDT

Mesfushori ofensivë nga Brazili, Bernard do të largohet nga Shakhtar Donetsk.

Bernard nuk ka pranuar kontratën e re nga kampionët aktual të Ukrainës.

Skuadra ukrainase i kishte ofruar kontratë të re katër vjeçare por Bernard po dëshiron një skuadër më të madhe.

Kësisoj Bernard do të largohet në fund të edicionit si futbollist i lirë nga kampionati ukrainas.

Skuadra italiane Inter mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me reprezentuesin e Brazilit.

Sipas medieve italiane, Inter i ka ofruar një kontratë afatgjate me katër milionë euro pagë vjetore.

Kjo ka bërë që Neroazzurrët të jenë edhe favoriti kryesor për transferimin e Bernardit.

Gjithsesi në garë për lojtarin mbeten edhe dy skuadrat tjera italiane Roma dhe Milan.

Bernard po kërkohet edhe në Gjermani nga Schalke 04 dhe Borussia Dortmund. /Telegrafi/

The post Interi favorit për transferimin e Bernardit appeared first on Telegrafi.

Heynckes: Nuk e di nëse do të shkojë te Reali, por e di që gjatë viteve të ardhshme do të ma thyej rekordin

Posted: 30 Mar 2018 10:24 AM PDT

Jupp Heynckes, trajneri i Bayern Munchen, ka folur para takimit derbi të Bundesligës kundër Borussia Dortmundit.

Gjermani ka folur edhe rreth mundësisë një largimi të mundshëm të polakut Robert Lewandowskit.

Ky i fundit raportohet se gjatë afatit kalimtar të verës te skuadra spanjolle e Real Madridit.

I pyetur nëse lojtari kërkoi të largohej, ai tha “Nuk e di, por edhe po ta dija, nuk do ta thoja. E di se ka shumë spekulime në mediat spanjolle”.

“Nuk kam dijeni se ka pasur ndonjë gjë konkrete me Real Madridin. Besoj se Robert do të jetë në gjendje të kapërcejë rekordin e golave të mia në Bundesliga në dy apo tre vitet e ardhshme”.

Heynckes është lojtari më i mirë në Bundesligë i të të gjitha kohërave. Në trembëdhjetë sezonet në kampionatin gjerman, ai shënoi 220 gola.

Theksojmë se deri më tani reprezentuesi polak për tetë vjet ka shënuar 174 gola. /Telegrafi/

The post Heynckes: Nuk e di nëse do të shkojë te Reali, por e di që gjatë viteve të ardhshme do të ma thyej rekordin appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more