Skip to main content

Hakan Sukur me porosi për Thaçin e Haradinajn: Ktheni prapa të deportuarit

Hakan Sukur me porosi për Thaçin e Haradinajn: Ktheni prapa të deportuarit


Hakan Sukur me porosi për Thaçin e Haradinajn: Ktheni prapa të deportuarit

Posted: 30 Mar 2018 11:15 AM PDT

Legjenda e futbollit turk, Hakan Sukur, që me prejardhje është nga Kosova, ka shkruar në Twitter për rastin e fundit të deportimit të gjashtë turqve për në Turqi, njofton Klan Kosova.

Sukur ka shkruar duke kërkuar nga kryeministri, Ramush Haradinaj e presidenti, Hashim Thaçi, që të shkarkojnë njerëzit përgjegjës e të kthejnë prapa të deportuarit.

"Si djalë i prindërve nga Prishtina, kërkoj nga ju që të ndaloni këtë nonses që po bëni duke e poshtëruar vendin tuaj", shkruan Sukur, njofton Klan Kosova.

"Detyra juaj nuk është vetëm të shkarkoni zyrtarët përgjegjës, por edhe t'i ktheni ata burra përsëri tek familjet e tyre dhe fëmijët e tyre".

"Është shumë e rëndësishme që të ribashkohen me familjet e tyre baballarët dhe bashkëshortët e pafajshëm, dhe të shkarkohen njerëzit përgjegjës për këtë akt absolutisht të turpshëm".

Vet Sukur jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse edhe ai, njëjtë si turqit e deportuar, konsiderohet si mbështetës i klerikut Fetullah Gulen.

Nga qeveri turke, Gulen cilësohet si terrorist.

The post Hakan Sukur me porosi për Thaçin e Haradinajn: Ktheni prapa të deportuarit appeared first on DRENICA PRESS.

Tragjedi, treni shqiptar shtyp 15 vjeçaren (Foto)

Posted: 30 Mar 2018 10:57 AM PDT

Vajza 15-vjeçare, e cila u përplas nga treni ditën e sotme në Bradashesh të Elbasanit, ka ndërruar jetë në spital.

E mitura u përplas nga treni ndërsa po kthehej nga shkolla. Fatkeqësisht 15-vjeçarja nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra.

Dëshmitarë në vendngjarje dërguan në "Ti raporton" në Top Channel pamjet pak çaste pas aksidentit. Ata thanë se makinistët braktisën trenin pas aksidentit, pasi u qëlluan me gurë në shenjë revolte nga banorët e zonës.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, por dëshmitarët kanë treguar se ajo është shtypur sapo ka zbritur nga autobusi dhe se zhurmat në rrugë kanë bërë që vajza të mos e identifikojë që në largësi trenin që vinte.

The post Tragjedi, treni shqiptar shtyp 15 vjeçaren (Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

Rregulla të reja për t’u pajisur me viza të Amerikës

Posted: 30 Mar 2018 10:48 AM PDT

Qeveria e Shteteve të Bashkuara planifikon të kërkojë historinë në mediat sociale nga gati secili që do të kërkojë të hyjë në Shtetet e Bashkuara.

Propozimet e Departamentit amerikan të Shtetit, të publikuara të premten, janë pjesë e politikës së presidentit Donald Trump për “verifikim ekstrem”.

Shumica e aplikuesve për viza migrante dhe jomigrante do të duhet të listojnë në aplikacion të gjitha identitetet që kanë përdorur në mediat sociale në pesë vjetët e fundit.

Zyra për Menaxhim dhe Buxhet e SHBA-së ka 60 ditë kohë për t’i komentuar dhe miratuar propozimet.

Nëse miratohen, aplikuesve do t’iu kërkohet të tregojnë edhe numrat e telefonit që kanë përdorur në pesë vjetët e fundit, adresat e emaileve dhe udhëtimet ndërkombëtare.

Propozimet i mbështesin zotimet e Trumpit për të goditur migrimin e paligjshëm, për shkaqe të sigurisë. /rel/

The post Rregulla të reja për t'u pajisur me viza të Amerikës appeared first on DRENICA PRESS.

Rusia largon diplomatët shqiptarë nga Moska

Posted: 30 Mar 2018 10:41 AM PDT

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i vjen radha vendeve evropiane. Moska ka thirrur sot dhjetëra ambasadorë perëndimor, mes të cilëve, edhe atë shqiptar, për t'iu komunikuar largimin e diplomatëve.

Nëse Moska vendosë të dëbojë dy diplomatë shqiptarë (aq sa largoi Tirana), atëherë Ambasada e Shqipërisë rrezikon të dalë jashtë funksionit.

Sipas ish-ministrit të Jashtëm, Paskal Milo, largimi i mundshëm i dy diplomatëve do të thotë që Ambasada jonë të humbasë më shumë se 70% të stafit të saj, për shkak të numrit të vogël të personelit që ka, përcjell gazetadita. Edhe vendimi për dëbimin e dy diplomatëve rusë e ka dëmtuar Ambasadën e Rusisë në Tiranë, pasi stafi i saj lëviz nga 10 deri në 12 persona.

Përveç ambasadorit shqiptar, Arben Gazioni, Ministria e Jashtme ruse ka thirrur sot edhe krerët e diplomacisë nga 22 shtete të tjera për t'i komunikuar dëbimin e diplomatëve, numri i të cilëve përkon me numrin e diplomatëve rusë të dënuar prej këtyre shteteve.

Këto shtete janë Australia, Shqipëria, Gjermania, Danimarka, Irlanda, Spanja, Italia, Kanadaja, Letonia, Lituania, Maqedonia, Moldavia, Hollanda, Norvegjia, Polonia, Rumania, Ukraina, Finlanda, Franca, Kroacia, Republika Çeke, Suedia dhe Estonia.

Rusia po konsideron dëbime në numër më të vogël të diplomatëve nga Belgjika, Hungaria, Gjeorgjia dhe Mali i Zi.

The post Rusia largon diplomatët shqiptarë nga Moska appeared first on DRENICA PRESS.

Kërkohet seancë e jashtëzakonshme për rastin e deportimit të turqve

Posted: 30 Mar 2018 10:23 AM PDT

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës me mbështetjen e Grupit Parlamentar të VV dhe GDP fillon procedurat për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve të Republikës së Turqisë.

Duke marrë parasysh mos harmonizimin e veprimeve institucionale të Qeverisë së Kosovës lidhur me rastin e depërtimit të gjashtë shtetasve të Republikës së Turqisë si dhe  duke pas parasysh pasojat të cilat janë krijuar nga kjo ngjarje dhe   ikjen nga përgjegjësia e kësaj qeveri para Kuvendi të Republikës së Kosovës,   Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës me mbështetjen e Grupit Parlamentar të VV dhe GDP filluan procedurat për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve të Republikës së Turqisë.

Seanca kërkohet të mbahet ditën e martë  datë 03.04.2018.

The post Kërkohet seancë e jashtëzakonshme për rastin e deportimit të turqve appeared first on DRENICA PRESS.

Këto vende do të mbesin pa rrymë

Posted: 30 Mar 2018 10:12 AM PDT

KEDS ka bërë të ditur për reduktimet e energjisë elektrike gjatë ditëve në vijim, transmeton Drenica Press

Në njoftimin zyrtar thuhet:

Prishtina

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Mirëmbajte të planifikuar

1.

Më 01.04.2018 në TS 110/10 kV Prishtina 3 do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Nr 6 Iliria (Kodi: 12000002) prej orës 10:00 deri në ora 11:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Aktashi dhe  qendra (një pjesë).

Arsyeja e ndërprerjes: Rregullimi i kabllos.

2.

Më 01.04.2018 në TS 110/10 kV Prishtina 3 do të ndërprehet.

  • Dalja 10 kV Nr 17 Qafa (Kodi: 12000011) prej orës 10:00 deri në ora 11:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: UÇK , Fehmi Agani dhe Mark Isaku.

Arsyeja e ndërprerjes: Rregullimi i kabllos.

3.

Më 01.04.2018 në TS 110/10 kV Prishtina 3 do të ndërprehet.

  • Dalja 10 kV Nr 22 Remonti Kabllovik (Kodi: 12000015) prej orës 10:00 deri në ora 11:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Remonti, rr. UÇK-se (një pjesë), Jakove Xoxa dhe Meto Bajraktari.

Arsyeja e ndërprerjes: Rregullimi i kabllos.

4.

Më 01.04.2018 në TS 110/10 kV Prishtina 3 do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Nr 23 Luboteni-Rambuje (Kodi: 12000016) prej orës 10:00 deri në ora 11:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Luboteni (Rambuje), Prizreni, Parku, M.Muhaxherëve dhe Pompat (park).

Arsyeja e ndërprerjes: Rregullimi i kabllos.

5.

Më 01.04.2018 në TS 110/10 kV Prishtina 3 do të ndërprehet.

  • Dalja 10 kV Nr 24 Blloku 3 (Kodi: 12000017) prej orës 10:00 deri në ora 11:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Blloku 3, Albi comerce, Buqaj, Furra Sheki, te Ariu, pompa e benzines, EBC dhe Konushevci.

Arsyeja e ndërprerjes: Rregullimi i kabllos.

6.

Më 01.04.2018 në TS 110/10 kV Prishtina 3 do të ndërprehet.

  • Dalja 10 kV Nr 27 IMN Kosova (Kodi: 12000019) prej orës 10:00 deri në ora 11:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë: Tjegullorja.

Arsyeja e ndërprerjes: Rregullimi i kabllos.

7.

Më 01.04.2018 në TS 110/10 kV Prishtina 3 do të ndërprehet.

  • Dalja 10 kV Nr 32 SH.K.SH (Kodi: 12000023) prej orës 10:00 deri në ora 11:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Qyteza Pejton, qendra (një pjesë) dhe Remonti.

Arsyeja e ndërprerjes: Rregullimi i kabllos.

8.

Më 03.04.2018 në Prishtina V 110/10 [kV] do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV J5 Bardhoshi (Kodi: 13000001) prej orës 10:30 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Një pjesë e fshatit Bardhosh.

Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtimi i mbrojtjes rele

9

Më 03.04.2018 në Prishtina V 110/10 [kV] do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV J6 Rezervaret e KFOR-it (Kodi: 13000002) prej orës 12:30 deri në ora 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bardhoshi dhe  Bërnica e Ulët, Barileva Sheshivarët, Shaljanët, te Xhamia, Drenoc Gashët,"Kuvilab" private, Rub Shpk-Samir Rexha,ndriqimi publik për autostradë

Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtimi i mbrojtjes rele

10.

Më 03.04.2018 në Prishtina V 110/10 [kV] do të ndërprehet.

  • Dalja 10 kV J7 Baci Petrol (Kodi: 13000003) prej orës 14:00 deri në ora 15:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bardhoshi, Baci Pertoll, Truda, Milevci, Bërnica e Epërme, Siqeva, Sharbani.

Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

11.

Më 04.04.2018 në Prishtina V 110/10 [kV] do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV J9 Llukari (Kodi: 13000004) prej orës 10:30 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Llukai, Makovci dhe Sinidolli.

Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

12.

Më 04.04.2018 në Prishtina V 110/10 [kV] do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV J11 Kodra e Trimave XI (Kodi: 13000005) prej orës 12:30 deri në ora 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kodra e Trimave 10, Kodra e Trimave 11, Kodra e Trimave 6 dhe Nexhmi Llumnica.

Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

13.

Më 04.04.2018 në Prishtina V 110/10 [kV] do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV J12 Kodra e Trimave VII (Kodi: 13000006) prej orës 14:00 deri në ora 15:30

 

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kodra e Trimave, Kolovica e re e Kolovica e vjetër.

Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

 

1.

Më 03.04.2018 në NS 35/10kV Mazgit do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Breznica (Kodi: 15019009) prej orës 10:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Breznica, Kozarica, Barileva, Lebana dhe Prugovci.

Arsyeja e ndërprerjes: Shtrirja e përçuesit  të ri 10kV.

2.

Më 01,02,03,04,05,06.04.2018 në TS 110/10(20)kV Prishtina 5 do të ndërprehet:

  • TS. 10/04 kV TS  GJON SERREQI (Kodi: 13000010055) prej orës 09:00 – 12:00 dhe nga ora 13:00-17:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë: rr.Gjon Sereçi.

Arsyeja e ndërprerjes: kyçja e konsumatorëve në rrjet të ri.

3.

Më 01,02,03,04,05,06.04.2018 në TS 110/10(20)kV Prishtina 5 do të ndërprehet:

  • TS. 10/04 kV TS Kodra e Trimave -6 (Kodi: 13000005036) prej orës 09:00 – 12:00 dhe nga ora 13:00-17:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë: rr. Kadri Zeka.

Arsyeja e ndërprerjes: kyçja e konsumatorëve në rrjet të ri.

4.

Më 01,02,03,04,05,06.04.2018 në TS 110/10(20)kV Prishtina 5 do të ndërprehet:

  • TS. 10/04 kV TS Herticët (Kodi: 13000010041) prej orës 09:00 – 12:00 dhe nga ora 13:00-17:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin:  Një pjesë e Lagjes Kodra e trimave te Herticët.

Arsyeja e ndërprerjes: kyçja e konsumatorëve në rrjet të ri.

Ferizaj

 

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Mirëmbajte të planifikuar

Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

 

1.

Më 03,04,05,06,07.04.2018 në TS 35/10 kV Ferizaj I do të ndërprehet:

  • TS 10/0.4 kV Emin Duraku  (Kodi: 40040002005) prej orës 08:00 deri në ora 11:00 dhe prej orës 14:00 deri në ora 17:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin konsumatorët e TS Emin Durakut.

Arsyeja e ndërprerjes: Kyçje e konsumatorëve.

2.

Më  04.04.2018 në NS 35/10 kV Shtime do të ndërprehet:

  • Dalja 10kV Carraleva (Kodi: 41046004 ) prej orës 10:00 deri në ora 10:30 dhe prej orës 16:00 deri në ora 16:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: një pjesë e Shtimes, Qesta e Reçakut, Reqaku, Belinci, Caraleva Topilla, Llanisht, Devetak, Grejqevc, Zborc, Pjetkreshtica, Duga dhe Karaçica.

  • TS  10/0.4 kV TS Reçak Selatini (Kodi: 41046004048 ) prej orës 10:00 deri në ora 16:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë: Reçaku.

Arsyeja e ndërprerjes: Zhvendosja e transformatorit dhe energjizimi i tij.

  • TS  10/0.4 kV TS Reçak Mahalla Epërme  (Kodi: 41046004049 ) prej orës 10:00 deri në ora 16:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë: Reçaku.

Arsyeja e ndërprerjes: Zhvendosja e transformatorit dhe energjizimi i tij.

  • TS  10/0.4 kV TS Reçak Haxhi sefa  (Kodi: 41046004050 ) prej orës 10:00 deri në ora 16:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Reçak.

Arsyeja e ndërprerjes: Zhvendosja e transformatorit dhe energjizimi i tij.

3.

Më 04.04.2018 në TS 35/10kV Shtërpca do të ndërprehet:

  • Dalja10 kV Shterpca 2 (Kodi: 40040002005) prej orës 10:00 deri në ora 11:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Qendra e Shtërpcës

Arsyeja e ndërprerjes: Demontimin e shtyllës së betonit.

Mitrovica

 

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Mirëmbajte të planifikuar

1.

Më 03.04.2018 në Mitrovica II 35/10 [kV] (Obj. Ri) do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Shipoli (Kodi: 71075001) prej orës 10:30 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Shipol. Vaganicë, Vërnicë dhe Pirq.

Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

2.

Më 03.04.2018 në Mitrovica II 35/10 [kV] (Obj. Ri) do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Tregu i Blertë (Kodi: 71075002) prej orës 12:30 deri në ora 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë qyteti: një pjesë e lagjes Bajri dhe një pjesë e lagjes Te Kovaçët.

Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

3.

Më 03.04.2018 në Mitrovica II 35/10 [kV] (Obj. Ri) do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Koshtova (Kodi: 71075005) prej orës 14:00 deri në ora 15:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Koshtova, Vinarca i Ulët, Vinarca i Epërme, Gushafca, Kopriva, Broboniqi dhe Gradevci.

Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

4.

Më 04.04.2018 në Mitrovica II 35/10 [kV] (Obj. Ri) do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Ujësjellësi i Ri (Kodi: 71075006) prej orës 10:30 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: një pjesë e lagjes Shipol dhe Fabrika e Ujët.

Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

5.

Më 04.04.2018 në Mitrovica II 35/10 [kV] (Obj. Ri) do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Tjegullorja (Kodi: 71075007) prej orës 12:30 deri në ora 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Sali Çeku, Haki Misini, Ehat Prekazi, Lekë Dugagjini, Mbretëresha Teutë, Mulla Ilaz Broja, Konstandin Kristoforidhi, Ahmet Selaci, Plava, Sylejman Shala, Martin Cana, Muharrem Gashi, Shala, Mehmet Aqif Ersoj, Gucia, Migjeni, Zahir Pjaziti dhe Mbreti Bardhyl.

Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

6.

Më 04.04.2018 në Mitrovica II 35/10 [kV] (Obj. Ri) do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Sollana (Kodi: 71075008) prej orës 14:00 deri në ora 15:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin lagjet: Parku i Solanës dhe Vaganica.

Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më 31.03.2018 në TS 35/10 kV Mitrovica ll do të ndërprehet:

  • TS 10/0.4 kV TS Heta  (Kodi: 71075008002) prej orës 09:00 deri në ora 12:00 dhe prej orës 13:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë: një pjesë e rr. Dëshmorët e kombit.

Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e kabllos ajrore 10 kV.

2.

Më 01,02,03.04.2018 në TS 35/10 kV Mitrovica ll do të ndërprehet:

  • TS 10/0.4 kV TS Heta  (Kodi: 71075008002) prej orës 09:00 deri në ora 12:00 dhe prej orës 13:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë: një pjesë e rr. Dëshmorët e kombit.

Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e kabllos ajrore 10 kV.

3.

Më 31.03.2018 në TS 35/10 kV Mitrovica ll do të ndërprehet:

  • TS 10/0.4 kV TS Bashkimi-2  (Kodi: 71075001017) prej orës 09:00 deri në ora 12:00 dhe prej orës 13:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë një pjesë e rr. Dëshmorët e kombit.

Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e kabllos ajrore 10 kV.

4.

Më 01,02,03.04.2018 në TS 35/10 kV Mitrovica ll do të ndërprehet:

  • TS 10/0.4 kV TS Bashkmi-2  (Kodi: 71075001017) prej orës 09:00 deri në ora 12:00 dhe prej orës 13:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë një pjesë e rr. Dëshmorët e kombit.

Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e kabllos ajrore 10 kV.

Pejë

 

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Mirëmbajte të planifikuar

Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më 03.04.2018 në TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Dardania II (Kodi: 51000004) prej orës 10:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Pompa e Benzines Raushiq, Tregu Raushiq, Jasiqi2, Jasiqi1, Banja, Mulliri Jusaj, Molika, kontroll teknik Jakup Beqaj. Asfallti.Ideal Vokshi, Te billepoja, Dardanija2, Dardanija1, Dardanija7 dhe Dardanija 4.

Arsyeja e ndërprerjes: Vazhdojme me punimet ne projekte per shtrirje te percjellesit per LP.

2.

Më 03.04.2018 në TS 110/35/10 kV Peja 1 do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Vitomirica (Kodi: 50000010) prej orës 09:00 deri në ora 12:00 dhe prej orës 15:00 deri në ora 18:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin:  Katuni i Ri 2, Instituti Bujqesor, Lagjja Qemanska Vitomiricë, Riki Petrolli, Baliqët, Farma, Domi, Gjeshoviqët, Ozdrimi, Dubova e Madhe, Fierza 5 dhe Dubova e Vogël.

Arsyeja e ndërprerjes: Ngritja e 4 shtyllave të tensionit të mesëm, vendosja e konzollave.

 

Gjakovë

 

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Mirëmbajte të planifikuar

1.

Më 04.04.2018 në Gjakova I 35/10 [kV] do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Skivjan (Kodi: 80080009) prej orës 10:30 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Bitesh, Dobrixhë, Dujakë, Firajë, Hereç, Jasiq, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Hilë(një pjesë), Osek Pashë, Plançor dhe Skivjan.

Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

2.

Më 04.04.2018 në Gjakova I 35/10 [kV] do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Thertorja Bec (Kodi: 80080010) prej orës 12:30 deri në ora 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Bec, Janosh, Lugbunar, Rr.Mark Malota, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Pashë, Palabardhë, Qerim, Sopot dhe Trakaniq.

Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

3.

Më 04.04.2018 në Gjakova I 35/10 [kV] do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Dalja Erenikut (Kodi: 80080011) prej orës 14:00 deri në ora 15:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Fehmi Agani, Lugbunari, Nënë Tereza, Qerim, Sadik Pozhegu dhe Wesley Clark.

Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më 03.04.2018 në Gjakova I 35/10 [kV] do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Ponosheci (Kodi: 80080006) prej orës 10:30 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Babaj Bokës, Dallashaj, Devë, Duzhnjë, Guskë, Jahoc, Korenicë, Madanaj, Mejë, Morinë, Nec, Orize, Ponoshec, Popoc, Ramoc, Rracaj, Rrypaj, Sheremet, Shishman dhe Smolicë.

Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

2.

Më 03.04.2018 në Gjakova I 35/10 [kV] do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Dobroshi (Kodi: 80080007) prej orës 12:30 deri në ora 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Batushë, Berjah, Brovinë, rr.Dedë Gjon Luli (një pjesë), Dobrosh, Hereç, Rr.Lekë Dukagjini,  Molliq, Nivokaz, Osek Hilë (një pjesë), Pacaj, rr.Pashko Vasa, Skivjan (një pjesë) dhe  Stubull.

Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

3.

Më 03.04.2018 në Gjakova I 35/10 [kV] do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Piskota (Kodi: 80080008) prej orës 14:00 deri në ora 15:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Adonis Byci, Ahmet Korenica, Carrapatok, Dardania, Dedë Gjon Luli, Ibrahim Fehmiu, Lekë Dukagjini, Mark Lleshi, Mark Malota, Mithat Frashëri, Nënë Tereza, Pashko Vasa dhe rr. Tivari.

Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

Prizren

 

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më 03.04.2018 në TS 110/10kV Prizreni 3 do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Mushtishti (Kodi: 32000002) prej orës 10:30 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.

Arsyeja e ndërprerjes: Revizion, ndërrimi i përçuesve – testime.

Mirëmbajte të planifikuar

 

1.

Më 04.04.2018 në TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

  • TS. 10/04 kV Beteja e Pashtrikut (Kodi: 31000029037) prej orës 10:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë: TS Beteja e Pashtrikut.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i kabllove 0.4 kV nga transformatori në orman të tensionit të ulët.

 

2.

Më 03.04.2018 në TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Gjinovci (Kodi: 32000003) prej orës 12:00 deri në ora 13:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesi fshatrat: Topliqan, Gjinoc, Sallagrazhdë, Grejkoc, Gelacë dhebizneset: N.T.S Leshan, Mishtorja BENI Shirokë, Geni Com OIL, NB Petroll, “Graniti”Bajram Lumi, Mermer Hasan Muharremi, Iseferi, Tafaj Elektrik, Pishina Dafina, Spahia Petroll, Mermeri-Sallagrazhdë dhe Selim Muharremi.

Arsyeja e ndërprerjes: Revizion, ndërrimi i përçuesve- testime.

3.

Më 03.04.2018 në TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Shirokë-Therandë (Kodi: 32000005) prej orës 13:30 deri në ora 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shiroka dhe  pjesët periferike të Therandës (rr.Reqani).

Arsyeja e ndërprerjes: Revizion, ndërrimi i përçuesve – testime.

4.

Më 04.04.2018 në TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Mamusha (Kodi: 32000006) prej orës 10:30 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Leshan, Tërrnjë, Neprebishtë, Mamushë, Zojzë, Medvec, Sërbicë e Ulët, afariste: Mulliri Rizam, Mulliri i Ri, Mulliri Xhevdet Mazrreku.

Arsyeja e ndërprerjes: Revizion, ndërrimi i përçuesve-testime.

5.

Më 04.04.2018 në TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Peqani (Kodi: 32000007) prej orës 12:00 deri në ora 13:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Peqan, Sllapuzhan, Bllacë, Duhël, Nishor, Kosterrc, Breshanc, Semetisht, Gurthyesi Destani Peqan, N.T.P.Kroni Bllacë dhe Pompat e benzinës Bes co.

Arsyeja e ndërprerjes: Revizion, ndërrimi i përçuesve – testime.

6.

Më 04.04.2018 në TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Budakova (Kodi: 32000008) prej orës 13:30 deri në ora 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Pishina Solid, Reqani I, Reqani II, Dragaqine I, Qadraku I, Pompat e Ujit Mohlan, Greiqevci I, Buzhala I, Budakova II dhe Budakova.

Arsyeja e ndërprerjes: Revizion, ndërrimi i përçuesve – testime.

The post Këto vende do të mbesin pa rrymë appeared first on DRENICA PRESS.

Sadiku: Hashim Thaçi i bëri një favor Turqisë, mund të kërkojë strehim kur ta kërkojë Specialja

Posted: 30 Mar 2018 10:06 AM PDT

Opinionisti Fatlum Sadiku beson se prapa deportimit të 6 gylenistëve turq që jetonin në Kosovë, qëndron presidenti i shtetit, Hashim Thaçi.

Sipas tij, presidenti po e bën këtë me një arsye, ngaqë është i vetmi vend që do ta strehonte Thaçin po që se do të kërkohej për t'u arrestuar nga Gjykata Speciale, shkruan Periskopi.

Sadiku thotë se Turqia kishte strehuar shumë hebrenj që përndiqeshin nga ish-diktatori gjerman Adolf Hitler dhe kështu mund të bëj edhe me presidentin Thaçi, i cili përflitet si një ndër njerëzit e parë që mund të ngarkohet me aktakuza për krime lufte nga Gjykata Speciale.

"Në rast të rrezikut prej Speciales po pandeh që njëmend ka me kërku edhe vet strehim n'Turqi. Klima për diçka të tillë u ndreq: evropianët nuk ia kanë transferu gylenistat Turqisë, na po. Tash n'rast rreziku, pse mos me u kthy e mira me të mirë? Hashimi tjetërkund s'ka derë (po n'daltë Vuçiqi ma zemërgjerë se Erdogani). Turqia ka strehu plot hebrenj t'përndkjekun prej Hitlerit, e ka pas strehu familjen e Barzanit të Irakut verior, pse jo edhe Thaçin", ka shkruar në Facebook Sadiku.

The post Sadiku: Hashim Thaçi i bëri një favor Turqisë, mund të kërkojë strehim kur ta kërkojë Specialja appeared first on DRENICA PRESS.

Mblidhet urgjentisht Nisma

Posted: 30 Mar 2018 10:00 AM PDT

Kryesia e Nismës Socialdemokrate pritet të mbajë një mbledhë urgjente. Në këtë mbledhje pritet të diskutohet rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.

Eksponentë të lartë të Nismës kanë kritikuar veprimet e djeshme. Mbetet të shihet nëse Nisma do të marrë ndonjë vendim përkitazi me zhvillimet në vend.

 Ndryshe, vendi po kalon në një periudhe të tensionuar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit dhe arrestimet e djeshme të shtetasve turk. Kryeministri Haradinaj ka liruar sot nga detyra drejtorin e AKI-së, Driton Gashi dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

 

The post Mblidhet urgjentisht Nisma appeared first on DRENICA PRESS.

Tym i madh tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë (Foto)

Posted: 30 Mar 2018 09:55 AM PDT

Tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë , afër hotelit 'Nartel' është parë duke dalë tym i madh.

Nuk dihet ende se për çka bëhet,fjalë, por Periskopi ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

Tymi ka përfshirë tërë atë pjesë dhe shihet duke dalë nga një vend, por që nuk  shihet nëse është përfshirë ndonjë objekt nga zjarri./Periskopi/

The post Tym i madh tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë (Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

Pacolli autorizon këtë person që ta udhëheqë partinë kur ai nuk është aty (Dok)

Posted: 30 Mar 2018 09:51 AM PDT

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, sot e ka autorizuar zëvendësin e tij dhe njëherësh kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, që të merret me udhëheqjen e partisë.

Portali Veriu.info ka siguruar autorizimin e Behgjet Pacollit, të cilin e ka nënshkruar sot, me ç'rast i ka deleguar gjitha kompetencat e partisë Agim Bahtirit, në rastet kur ai gjendet jashtë vendit.

"Autorizim më të cilin zëvendëspresidenti i AKR-së, Agim Bahtiri, autorizohet që të më zëvendësoj gjatë mungesës time në Kosovë", thuhet ndër të tjera në këtë dokument.

Ndryshe, ky autorizim vjen pas zhvillimeve dramatike të kësaj jave, të cilat filluan me arrestimin e Marko Gjuriqit të hënën në Mitrovicën e veriut nga Policia e Kosovës, arrestimit dhe deportimin e djeshëm të gjashtë 'gylenistëve' të kërkuar nga Turqia dhe kërkesën e sotme të kryeministrit Haradinaj që të jep dorëheqje ministri i MPB-së, Flamur Sefaj që vjen nga radhët e AKR-së, sot

Behgjet Pacolli, është zëvendëskryeministër dhe ministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku një pjesë të madhe të kohës qëndron jashtë vendit.

Kujtojmë së Agim Bahtiri ka një afërsi të madhe me Albin Kurtin, pasi që në Mitrovicë bashkëqeverisin AKR dhe VV.

The post Pacolli autorizon këtë person që ta udhëheqë partinë kur ai nuk është aty (Dok) appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more