Mesazhi.com: “Facebooku dhe Instagrami bien nga sistemi” plus 9 more |
- Facebooku dhe Instagrami bien nga sistemi
- Milani pas Dani Ceballos
- El Shaarawy diagnostikohet me edem muskulor, në dyshim për ndeshjen ndaj Napolit
- Kush është besimtari/e i vërtetë?
- Reprezentuesi amerikan i Kosovës, Doellman transferohet te gjiganti Anadolu Efes
- Shqiptarët pritet të përcaktojnë fituesin në Shkup
- Zyrtare: Pajtohen Hamasi dhe Fatahu
- Liburni na bënë krenarë, mposht kampionin e Francës
- Kandidati i PDK-së: Jam kënaqë në burg (Video)
- Vranë çiftin shqiptar në sy të fëmijëve, policia greke arreston killerat dhe zbulon porositësit
Facebooku dhe Instagrami bien nga sistemi Posted: 12 Oct 2017 02:35 PM PDT Rrjetet e mëdha sociale Facebook dhe Instagram kanë rënë nga rrjeti për shumë përdorues në botë. Shumë përdorues të këtyre rrjeteve sociale kanë shfrytëzuar Twitterin dhe rrjetet tjera për të treguar se Facebooku dhe Instagrami nuk janë duke funksionuar. Disa prej tyre thonë se nuk po u hapen fare këto dy faqe, ndërsa të tjerët që thonë se ato hapen por jo tërësisht. Nga ky problem janë prekur disa pjesë të Evropës, Brazili, Japonia dhe India./Mesazhi/ The post Facebooku dhe Instagrami bien nga sistemi appeared first on Mesazhi.com. |
Posted: 12 Oct 2017 01:33 PM PDT Milan ka qenë gjatë afatit kalimtar të verës klubi më i përforcuar në radhët e klubeve më të mëdha evropiane. Por, duket se kuqezinjtë nuk dëshirojnë të ndalen dhe po interesohen edhe për lojtarë të tjerë. Në mesin e tyre është edhe mesfushori me tipare sulmuese i Real Madridit, Dani Ceballos. Sipas Sport, 'Rosonerët' dëshirojnë që Ceballos të jetë lideri i mesfushës së tyre, edhe pse ai u transferua nga Betisi në Real Madrid gjatë kësaj vere. Spanjolli deri më tani është paraqitur në fushë si lojtarë rezervë ndërsa në tre paraqitje të gjertanishme ka shënuar dy gola. Futbollisti 21 vjeçar raportohet se është objektiv edhe i Juventusit, e cila po i ofron vend në formacionin startues. Ndryshe, Cabellos për skuadrën e Betisit ka pasur 98 paraqitje duke realizuar shtatë gola. The post Milani pas Dani Ceballos appeared first on Mesazhi.com. |
El Shaarawy diagnostikohet me edem muskulor, në dyshim për ndeshjen ndaj Napolit Posted: 12 Oct 2017 12:31 PM PDT Stephan El Shaarawy është në dyshim për ndeshjet kundër Napolit dhe Chelseat, pasi ka një problem në kofshë. Pasi u kthye nga përfaqësuesja e Italisë, sulmuesi i Romës iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në kryeqytetin italian me ç'rast është diagnostikuar me një problem muskulor të kofshës. Në njoftim të klubit thuhet se ekzaminimi e ka konfirmuar një edem në muskulin adductor longus të këmbës së djathtë. "Lojtari do të vazhdojë me programin e riaftësimit dhe gjendja e tij do të shqyrtohet ditë pas dite", thuhet në njoftimin e klubit. Roma ka ecur mirë edhe në Serie A, edhe në Ligën e Kampionëve (Instagram) Roma i ka zhvilluar gjashtë ndeshje në kampionatin italian dhe numëron pesë fitore dhe një humbje. Në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, pas dy ndeshjeve të para, Roma numëron katër pikë, nga një fitore dhe një barazim. The post El Shaarawy diagnostikohet me edem muskulor, në dyshim për ndeshjen ndaj Napolit appeared first on Mesazhi.com. |
Kush është besimtari/e i vërtetë? Posted: 12 Oct 2017 12:00 PM PDT Një herë Profeti (a.s) pyeti një delegacion, që kishte ardhur në Medine për t’u takuar me të, se si e përkufizonin veten e tyre. Ata u përgjigjen: “Jemi prej besimtarëve të vërtetë”. Profeti (a.s) tha: “Çdo gjë ka një thelb. Po ju si e përmblidhni thelbin e besimit tuaj?” Ata i thanë: “Ne kemi pesëmbëdhjetë cilësi. Për pesë prej tyre na kanë mësuar të dërguarit e tu që të besojmë në to, pesë të tjera na i ke urdhëruar ti vetë dhe pesë janë pjesë e traditës sonë. Këtyre do t’u përmbahemi, nëse nuk na udhëzon për të kundërtën”. Profeti (a.s) i pyeti për këto cilësi. Ata i thanë se besonin në Zot, në engjëjt e Tij, në librat e shpallur, në të dërguarit e Tij dhe në Ditën e Ringjalljes. Këto të pesta i kishin mësuar nga të dërguarit e Profetit (a.s). Ata për të cilat i kishte urdhëruar profeti (a.s) ishin: “Të dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç Zotit, namazi, zekati, agjërimi i Ramazanit dhe haxhi. Pesë nga tradita ishin: “Të jesh falënderues në kohë bollëku dhe i durueshëm në kohë vështirësie, të pranosh vullnetin e Zotit sido që të jetë ai, të tregohesh guximtar në betejë dhe të mos kënaqesh kur armikun e godet ndonjë fatkeqësi”. Profeti (a.s) i aprovoi këto dhe shtoi pesë të tjera, duke i rrumbullakosur kështu 20. Ai u tha: “Nëse kjo që thoni është e vërtetë, atëherë mos e grumbulloni atë që nuk e hani, mos ngrini ndërtesa, në të cilat nuk banoni dhe mos konkurroni për gjëra, që shpejt do t’i braktisni. Frikësojuni Zotit tek i Cili do të ktheheni dhe punoni për atë, me të cilën shpejt do të ballafaqoheni”. Ky është një shembull, ku profeti (a.s) na bën të qartë, se duhet të ketë një interpretim praktik të fesë. Përndryshe çdo gjë do të mbetet teorike. Prandaj ai e përkufizon besimin si “Diçka që ka zënë vend mirë në mendjet dhe zemrat e njerëzve dhe që vuloset me vepra”. Besimi nuk mund të trajtohet si një teori akademike apo një ide abstrakte. Duhet të shihen shenja veprimi, për të dalluar nëse pretendimi për përkatësi në besim është apo jo i vërtetë. Prandaj Islami ngrihet mbi bindje dhe veprim. Profeti (a.s) ka thënë: “Islami ngrihet mbi pesë shtylla: të dëshmosh se s’ka zot tjetër përveç ALLAHUT dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të kryesh haxhin”. Njerëzit që pretendojnë se janë myslimanë vetëm pse kanë lindur në familje myslimane, nuk e vërtetojnë me praktikë atë që thonë. Ata duhen këshilluar, se besimi i tyre nuk është i plotë, nëse nuk u përmbahen urdhrave të Islamit. Në anën tjetër nuk duhet t’ia lejojmë aspak vetes, të luajmë rolin e gjykatësit tek njerëzit, duke thënë me siguri se kush është e kush nuk është besimtar. Nëse dikush na thotë se është mysliman, atëherë fjalën e tij e marrim të mirëqenë. Por nëse ai nuk i përmbahet asaj që thotë, pra nuk zbaton detyrat që Zoti ka urdhëruar, e këshillojmë se ashtu rrezikon të meritojë zemërimin dhe ndëshkimin e Zotit. Disa prej tyre thonë, se Zoti është shumë i mëshirshëm për t’i dënuar dhe se nuk po bëjnë diçka të keqe, por thjesht nuk po u përmbahen detyrave islame. Ky argumentim është krejt i papranueshëm. Sepse nëse nuk do të veprosh të mirën, që të ka urdhëruar Zoti, patjetër do të biesh pre e së keqes. A ka gjë më të keqe sesa të lësh pas dore me qëllim detyrën që të ka ngarkuar Zoti? Për më tepër, besimtari asnjëherë nuk thotë me bindje, se Zoti e ka falur. Pa dyshim ai shpreson, se Zoti do ta falë, por nuk vepron sikur të jetë i sigurt për këtë. Gjithmonë duhet të ekzistojë një ekuilibër mes shpresës dhe frikës, se nuk mund të jesh prej të falurve. Ky ekuilibër duhet të na motivojë për t’iu përmbajtur detyrave islame./Mesazhi/ The post Kush është besimtari/e i vërtetë? appeared first on Mesazhi.com. |
Reprezentuesi amerikan i Kosovës, Doellman transferohet te gjiganti Anadolu Efes Posted: 12 Oct 2017 11:29 AM PDT Justin Doellman për tre vjet me radhë ishte basketbollist i skuadrës spanjolle, Barcelonës. Por, basketbollisti amerikan ka arritur marrëveshjes me gjigantit e basketbollit turk, Anadolu Efes. Me këtë të fundit ka nënshkruar kontratë njëvjeçare dhe do të paraqitet që prej takimit të radhës së Efesit. Amerikani 32-vjeçar është bërë pjesë e përfaqësueses së Kosovës vitin e kaluar , ku ka luajtur në parakualifikimet e evropianit të 2017. Doellman, së fundi nuk ka luajtur për Kosovën në parakualifikime për Kina 2019, pasi që ka qenë i lënduar. Doellman ka luajtur në Ligën e Francës dhe atë të Spanjës, kurse para Barcelonës i ka mbrojtur ngjyrat e Valencias dhe si pjesë e këtij ekipi ka qenë MVP i Ligës së Spanjës ACB, MVP i EuroCup, fitues i EuroCup dhe dy herë anëtar i pesëshes së parë të kësaj gare. Ndryshe, lojtari që i gjatë 202 centimetra ka pasur një mesatare prej dhjetë pikëve. The post Reprezentuesi amerikan i Kosovës, Doellman transferohet te gjiganti Anadolu Efes appeared first on Mesazhi.com. |
Shqiptarët pritet të përcaktojnë fituesin në Shkup Posted: 12 Oct 2017 11:28 AM PDT Partitë politike hyjnë në fazën finale të fushatës zgjedhore duke fokusualr betejën në qytetin e Shkupit sepse fitorja në kryeqendrën e Maqedonisë vlerësohet se përcakton dhe fituesin e zgjedhjeve vendore në Maqedoni. Qyteti i Shkupit përbëhet nga dhjetë komuna, dy prej të cilave janë me shumicë shqiptare, siç është ajo e Sarajit dhe Çairit. Për të parin e qytetit të Shkupit garojnë 8 kandidatë nga parti të ndryshme politike.Kjo shpërndarje votave e bën të vështirë që kryetari i Shkupit të zgjidhet që në raundin e parë në zgjedhjet e 15 tetorit. Por, sondazhet tregojnë se favorit janë dy kandidatët e partive më të mëdha maqedonase, ai i VMRO-DPMNE-së Koce Trajanovski dhekandidati i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Petre Shilegov. Megjithatë, fituesin për të parin e Shkupit, pritet ta përcaktojnë votat e elektoratit shqiptarë.Koce Trajanovski, i cli sipas sondazheve prin me vota tek elektorati maqedonas, ka premtuar se nëse arrin të marrë drejtimin e qytetit të Shkupit për të tretën herë me radhë, këtë herë zëvendës i qytetit të Shkupit do të jetë një shqiptar nga lista e këshilltarëve të partisë që përfaqëson VMRO-DPMNE-së, Muhamed Ahmeti, kjo për arsye, siç thotë ai për Evropën e Lirë, që në formë të drejtpërdrejtë të dëgjojë kërkesat dhe nevojat e shqiptarëve që janë pjesë e qytetit të Shkupit. "Me përcaktimin që zëvendëskryetari i qytetit të Shkupit të jetë një shqiptar Muhamet Ameti, vlerësoj se qytetarët do ta kuptojnë se ne tërë kohës jemi angazhuar dhe do të vazhdojmë të angazhohemi për zhvillim të barabartë në të gjitha vendbanimet që janë pjesë e Shkupit, dhe jo siç na kanë prezantuar mediat e caktuara para opinionit, në fakt duke i përvetësuar kryetarët e dy komunave me shumicë shqiptare, ajo e Sarajit dhe Çairit, projektet që i kam realizuar unë si kryetar i Shkupit". "Zëvendësi do të jetë shqiptar për të pasur një komunikim të drejtpërdrejtë pa barriera për çdo nevojë të shqiptarëve. Ngase si kryetar i Shkupit kemi ndërtuar më shumë rrugë lokale, rrjete kanalizimi dhe ujësjellësi, që janë kompetencë e Komunës së Sarajit dhe Çairit. U angazhuam për këtë sepse vlerësojmë se të gjithë qytetarët, pavarësisht ku jetojnë, duhet t'u mundësohet të kenë kushte", thotë Trajanovski duke nënvizuar se beson se qytetarët shqiptarë në lagjen e Hasan Begut, nuk do ta harrojnë angazhimin e qytetit të për sanimin e dëmeve nga përmbytjet.Trajanovski thotë se bashkëpunimin do ta shtrijë jo vetëm me komunat që janë pjesë e komunës së Shkupit, por edhe jashtë kufijve sepse siç thekson ai, përmes realizmit të projekteve ka demonstruar dhe do të vazhdojë të demonstrojë se nuk mund të ketë zhvillim qyteti i Shkupit pa zhvillim të barabartë dhe të mirëfilltë në të gjitha pjesët madje edhe jashtë. Në këtë drejtim, ka qenë i fokusuar dhe takimin e tij dy ditë më parë me autoritetet e Kosovës. "Gjatë periudhës së kaluar kam realizuar më shumë takime me kryetarët e komunave nga Kosova dhe ata të Shkupit, përgjatë territorit që kalon lumi i Lepenecit me të vetmin qëllim që të gjithë ne të kemi benifit nga lumi i cili do të jetë i pastër dhe bashkërisht të konkurrojmë në fondet evropiane me projekte konkrete për kanalizimin fekale, për të mbajtur të pastër lumin e Lepenecit", thotë Trajanovski. Ndërkaq kandidati i socialdemokratëve Petre Shilegov, i cili ka përkrahjen e numrit më të madh të elektoratit shqiptarë, gjatë fushatës zgjedhore ka premtuar se do të angazhohet për një kryeqendër që nuk do të jenë të dukshme ndasitë sa u përket investimeve."Qyteti i Shkupit me patjetër duhet të bëhet një qytet i cili do t'i plotësojë standardet e një qyteti modern evropian. Në këto rrethana, për fat të keq Shkupi është qytete i cili në vete ka një kufi të padukshëm që ndan qytetin në anën e majtë dhe atë të djathë, dhe Shkupi me patjetër duhet të bëhet qyet i cili do t'i bashkojë qytetarët dhe jo qyet i cili do t'i ndajë". "Do të angazhohemi që të gjithë qytetarët në formë të barabartë të gëzojnë benifitet e jetës urbane, duke filluar nga infrastruktura, sepse në disa pjesë të qytetit të Shkupit, akoma mungon uji i pijshëm dhe kanalizimi", thotë për Radion Evropa e Lirë Petre Shilegov , kandidat për qytetin e Shkupit nga LSDM-ja.Ai më pas nënvizon se pasi të marrë vizë Ligji i gjuhëve që është në procedurë parlamentare do të rregullohet në formë të përpiktë përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në institucionet që i përkasin qytetit të Shkupit. "Një nga çështjet që synojmë të rregullohet me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili është në procedurë parlamentare, ka të bëjë me rregullativën ligjore, në bazë të cilës institucionet do të obligohen të respektojnë përdorimin gjuhëve, pavarësisht nëse bëhet fjalë për gjuhën shqipe apo atë maqedonase", thotë Shilegov. Për qytetin e Shkupit në garë janë edhe tre kandidatë nga partitë politike shqiptare, Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Partia Demokratike Shqiptare, përderisa Bashkimi Demokratik për Integrim ka ftuar elektoratin e saj që të votojë për kandidatin e socialdemokratëve, ndërkohë që tre partitë politike shqiptare thonë se në raundin e dytë do të bëjnë publike qëndrimin se cilin kandidatë do të mbështesin në balotazh, vota këto që do të jenë vendimtare për të përcaktuar fituesin. The post Shqiptarët pritet të përcaktojnë fituesin në Shkup appeared first on Mesazhi.com. |
Zyrtare: Pajtohen Hamasi dhe Fatahu Posted: 12 Oct 2017 11:19 AM PDT Hamasi dhe Fatah kanë nënshkruar një marrëveshje pajtimi në Kajro, duke i dhënë fund një fraksioni dhjetëvjeçar midis dy fraksioneve palestineze. Marrëveshja besohet të mbulojë çështjet e sigurisë, administratës dhe kalimit kufitar në Rripin e Gazës. Egjipti ka ndërmjetësuar bisedimet në kryeqytetin e vet. Palestinezët në Gaza dhe Bregun Perëndimor janë vendosur veçmas për shkak të konfliktit vdekjeprurëse midis dy grupeve shpërthyer në vitin 2007. Hamasi fitoi zgjedhjet parlamentare në territoret e pushtuara një vit më parë dhe përforcoi pushtetin e saj në Gaza, pas largimit të Fatahut nga enklava. Ndërsa detajet e plota të marrëveshjes së të enjtes ende nuk janë shpallur, negociatorët nga të dy grupet thanë se ndryshimet e sigurisë përfshijnë dorëzimin e kontrollit të kalimit kufitar të Rafahit midis Gazës dhe Egjiptit në një qeveri të unitetit. Hamasi gjithashtu pranoi që të dorëzojë të gjitha përgjegjësitë administrative në Rripin e Gazës tek qeveria e mbështetur nga Fatah deri në dhjetor, sipas një deklarate zyrtare të lëshuar nga Egjipti. Të dy palët e quajtën marrëveshjen një përparim të madh. The post Zyrtare: Pajtohen Hamasi dhe Fatahu appeared first on Mesazhi.com. |
Liburni na bënë krenarë, mposht kampionin e Francës Posted: 12 Oct 2017 11:11 AM PDT Skuadra kosovare në futsall, FC Liburn e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme UEFA Cup për sezonin 2017/18. Klubi kosovar mposhti 6 me 4 kampionin e Francës, Garges Djibson. Golat për ekipin nga Gjakova i shënuan: Alaj, Selmanaj (4) dhe Mejzini. Kurse për Garges Djibson: Kebe, Mendy (2) dhe De Sa Andrade. Me këtë fitore Liburni kryeson grupin E me 3 pikë. Vlen të përmendet se klubi kosovar gjendet në grup me ekipet si: Garges Djibson, Leo dhe Nacional. The post Liburni na bënë krenarë, mposht kampionin e Francës appeared first on Mesazhi.com. |
Kandidati i PDK-së: Jam kënaqë në burg (Video) Posted: 12 Oct 2017 11:05 AM PDT Kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Hanit të Elezit, Florim Shkreta në mars të vitit 2014 ka mbajtur 6 muaj burg për shkak të veprës mashtrim me vota. Në "Debat Përnime", Shkreta tha se fakti që ka qenë i dënuar për keqpërdorim në zgjedhje nuk e ka penguar të kandidojë për kryetar të komunës. "Çka ka të keqe që kandidoj? Ligji ma lejon. Akuzë muj me t'ngritë edhe unë ty por a ka bazë a jo, ajo është tjetër. Ligji ma lejon me kandidu", tha Shkreta. Ai shtoi se ka qenë i kënaqur me burgun. "Shumë jam i kënaqur me burg sepse me të vërtetë njeriu ka nevojë me shku në burg nganjëherë. Por me shku padrejtësisht të mundon. Sepse nuk ka qenë interesimi kaq i madh në atë vendvotim ku më kanë akuzu", tha ai. Ai tha se akuzat ndaj tij janë të pavërteta. "Procesi në vendvotim ka përfundu në rregull. Po unë dyshoj se kjo është montim", shtoi ai. Sado që është dënuar, Shkreta thotë se nuk ndihet fajtor për këtë vepër. "Më vjen keq prej vetes që s'kam mujt me shpëtu e mos me shku", tha ai. "Normal që votën nuk bën me prekë, është e shenjtë dhe këtë nuk e kam bërë kurrë unë. Por kur të dënon ligji i Kosovës duhet me respektu", tha në fund të debatit. The post Kandidati i PDK-së: Jam kënaqë në burg (Video) appeared first on Mesazhi.com. |
Vranë çiftin shqiptar në sy të fëmijëve, policia greke arreston killerat dhe zbulon porositësit Posted: 12 Oct 2017 11:01 AM PDT Pas mëse 8 muajsh hetime, policia greke ka vënë në pranga 3 persona të akuzuar si vrasësit e çiftit shqiptar, një ngjarje e ndodhur në Athinë në shkurt të këtij viti. Ekzekutorët e arrestuar janë një shtetas shqiptar dhe dy grekë.Policia ka dhënë detaje në lidhje me arsyen dhe motivet që sollën në vrasjen makabre të çiftit Çuri (Thanas dhe Elena Çuri), të cilët u ekzekutuan në banesë, në prani të fëmijëve të tyre. Hetuesit grekë deklarojnë se killeri shqiptar, 29 vjeç, është një person me precedentë të shumtë penalë si vjedhje, grabitje me dhunë, armëmbajtje pa leje etj. Hetuesit besojnë se porositësit e vrasjes janë dy shqiptarë të cilëët janë shpallur në kërkim nga policia. Në bazë të hetimeve dhe deponimeve të të arrestuarve të cilët kanë pranuar krimin, është bërë e ditur në mediat greke se killerat kishin marrë një shumë prej 60 mijë eurosh për të likuiduar çiftin shqiptar. Porositësit e ekzekutimit kishin të hapur një çështje borxhi me çiftin e shqiptarëve të vrasë. Sipas medias greke, burrë e grua i kishin një borxh të madh dy shqiptarëve që kanë porositur vrasjen e tyre. Sipas hetimeve, të bëra publike këtë të enjte nga media greke, autoritetet besojnë se shqiptari i vrarë bashkëpunonte me porositësin e zhdukjes së tij fizike, në kultivimin dhe trafikimin e drogës. Pista e përplasjes së interesave për drogën vjen për shkak se katër ditë përpara ekzekutimit, Halitaj kishte denoncuar në polici aktivitetin e paligjshëm si dhe bashkëpunëtorët e tij (porositësit e vrasjes), por më pas kishte ndërruar mendje dhe kishte heshtur duke mos përmendur asnjë emër konkret./Mesazhi/ The post Vranë çiftin shqiptar në sy të fëmijëve, policia greke arreston killerat dhe zbulon porositësit appeared first on Mesazhi.com. |
You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: