Skip to main content

“Bardhyl Abazi e Valon Bytyqi së shpejti lansojnë projektin e ri “Miku im”” plus 9 more Ferizaj Press

“Bardhyl Abazi e Valon Bytyqi së shpejti lansojnë projektin e ri “Miku im”” plus 9 more Ferizaj Press


Bardhyl Abazi e Valon Bytyqi së shpejti lansojnë projektin e ri “Miku im”

Posted: 01 Jul 2017 08:26 AM PDT

Këngëtarët ferizajas Bardhyl Abazi e Valon Bytyqi  së shpejti  do të bëjnë publike këngën e tyre me titull "Miku im".

Teksti dhe muzika për këtë këngë janë shkruar nga Bardhyl Abazi-Bardhi ,
Orkestruar nga Shkumbin Azizi, Mix&Mastering: Buca, Violin: Mentor Sylejmani
Kitare: Bardhyl Abazi Bardhi, realizuar nga  RetroHouse, Valon Idrizi.

Kënga pritet të lansohet mbrenda pak ditëve.

Në fshatin Pleshinë fillon ndërtimi i fushës sportive

Posted: 01 Jul 2017 07:52 AM PDT

Në oborrin e shkollës "Pesë dëshmorët" në Pleshinë, të shtunën ka filluar se ndërtuari i fushës sportive e cila do të shërbej për nxënësit e kësaj shkolle.

Gurthemelin për ndërtimin e kësaj fushe e vendosi kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, së bashku me drejtuesit e shkollës, por edhe me bashkëpunëtore të tjerë. 
Pas vendosjes së gurthemelit drejtori i infrastrukturës Gafurr Ilazi tha se këto fusha sportive po ndërtohen në mënyre që të rinjët të kenë sa më shumë fusha të tilla sportive.

"Të gjitha këto fusha kanë një dimension 105 metra gjatësi me 68 metra gjerësi dhe do të kenë edhe zhveshtoret e nevojshme. Ndërkaq shpresojmë që në të ardhmen kjo fushë do të grumbullojë talentet e rinjë të cilët tashmë pas integrimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare sa përket sportit do ta kenë edhe perspektivën e përfaqësimit më të mirë" ka thënë, drejtori Ilazi.

Por ndërtimit të kësaj fushe sportive më së shumti i kanë gëzuar banorët, por edhe nxënësit e shkollës "Pesë dëshmorët". Thanë se një fushe e tillë sportive është dashur të ndërtohet qysh me parë.

Vlera e projektit të këtyre fushave sportive që është një bashkëfinancim në mes komunë së Ferizajt dhe Ministrisë së Administrimit të pushtetit lokal kap shumën rreth 110 mijë euro. Ndërsa fushat sportive do të jenë të gatshme për lojë e stërvitje pas tre muajsh.

Filloi rregullimi i rrugës “Sali Çeku” në Ferizaj

Posted: 01 Jul 2017 07:13 AM PDT

Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, edhe në ditë këto ditë vikendi nuk ka të ndalur. Ai gjatë ditës së shtunë së bashku me bashkëpunëtoret e tij, ka dal që të inspektojë punimet që filluan në rrugën "Sali Çeku" në Ferizaj.

Kryetari Svarqa, ka vlerësuar këtë projekt tepër të veçante me vet faktin që lidh edhe shumë rrugë tjera të qytetit.

"Po është një projekt tepër i rëndësishëm për banorët e kësaj lagje e cila tashmë po shndërrohet në një lagje të rëndësishme të banimit për rreth secilës janë edhe institucionet e pavarura të sigurisë siç janë: Policia e Kosovës, Prokuroria, Gjykata si dhe Brigada e Zjarrfikësve. Kjo rrugë lidh edhe dy rrugët kryesore që lehtësojnë qarkullimin në këtë pjesë siç është rruga "Cen Dugolli" dhe rruga "Driton Islami". Kjo pjesë ka qenë mjaft e shëmtuar për shkak të mungesës së investimeve në këtë anë, këtu asnjëherë nuk ka pasur investime dhe kjo është hera e parë që ne po ju kthehemi investimeve këtu", ka thënë kryetari Svarqa, duke falënderuar banorët e kësaj pjesë të qytetit të cilët kanë bërë edhe lirimin e hapësirave të tyre publike pa asnjë kompensim vetëm e vetëm që të bëhet rregullimi i rrugës.

Rruga "Sali Çeku" ka një gjatësi prej 900 metrave, ndërsa do ti ketë dy shtresa të asfaltimit, do të ketë shtigje për këmbësore, por edhe hapësira të gjelbëruara.

E nga ana tjetër Shaban Rexhepi banorë i kësaj lagjeje, ka thënë se investime të tilla është dashur të behën qysh më parë. Sipas tij kjo rrugë ka qenë e harruar nga të gjitha pushtete, pavarësisht pse gjendet në qendër të Ferizajt.

Edhe Ramadan Baliu, e vlerësoi këtë projekt tejet të rëndësishëm për banorët e kësaj pjesë.

U bë e ditur se ky projekt komunës së Ferizajt do ti kushtojë 120 mijë euro, ndërsa punimet pritet të përfundojnë brenda 90 ditëve. Punimet në këtë rrugë po i realizon operatori ekonomik "Eskavatori Company".

Ferizaj në vlugun e realizmit të projekteve infrastrukturore

Posted: 01 Jul 2017 07:05 AM PDT

Pavarësisht temperaturave të larta që janë duke mbretëruar, dhe ditë vikendi kanë filluar punimet edhe në rrugën "Cen Dugolli" në Ferizaj.

Edhe këtu nga afër punimet i ka inspektuar numri një i qytetit të Ferizajt,Muharrem Svarqa, së bashku me drejtorët e Drejtorive komunale, mbikëqyrës të projektit, por edhe qytetare të shumtë.

"Sot edhe në ditë vikendi së bashku më zyrtarë të Drejtorisë së Infrastrukturës, po inspektojmë punimet të cilat kanë filluar këtu në rregullimin e rrugës "Cen Dugolli". Nga një rrugë që ka qenë më dy korsi, ndërsa tash do të bëhet me katër korsi, e shoqëruar edhe me shtigje për këmbësore, ndriçim publik dhe infrastrukture nëntokësorë. Kjo rrugë do të jetë tepër e rëndësishme sepse lidhet edhe me zonën industriale që përshkohet përgjatë rrugës "Driton islami". Poashtu është e rëndësishme edhe për këtë zonë që zhvillohet biznese, dhe në bashkëpunim me qytetarë kemi arritur që të krijojmë kompromise për depërtimin e kësaj rruge edhe përgjatë pronave të tyre, të cilët janë liruar pa asnjë kompensim në përjashtim të dy tri rasteve për të cilët jemi akoma në zhvillimin e negociatave, sepse komuna i ka shpenzuar të gjitha mjetet për shpronësime", ka thënë kryetari Svarqa.

Ai tutje është shprehur se Ferizaj me gjithë këto investime, do të jetë një Ferizaj krejtësisht tjetër.

"Unë shpresojë që me këto zgjidhje Ferizaj do të ketë një pamje krejtësisht tjetër dhe do të jetë në hov të zhvillimit ashtu siç është trendi i zhvillimit të kësaj komune, sepse tashmë kemi të bëjmë me mbi 11 mijë biznese të regjistruara në Ferizaj", ka potencuar Svarqa.

E nga ana tjetër Fatmir Reshani, biznesmen i rrugës "Cen Dugolli", tha se në mënyrë vullnetare ka liruar hapësirën e tij publike vetëm e vetëm që të realizohet projekti ashtu siç duhet.

U tha se gjatësia e rrugës është 930 metra, ndërsa vlera e këtij projekti është mbi 450 mijë euro. ëj euro. Kjo rrugë do të jetë tri shtresa të asfaltit me një trashësi rreth 20 centimetra.

Dr. Burim Karameta apelon: Kujdes nga vapa

Posted: 01 Jul 2017 03:29 AM PDT

Dr. Burim Karameta apelon që të shtoni kujdesin nga vapa këto ditë

Të nderuar qytetarë të Komunës së Ferizajt vapa e madhe që po mbretëron këto ditë mund të jetë me pasoja për shëndetin tonë prandaj ju lusim të shtoni kujdesin ndaj ekspozimit në diell.
Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizat Dr. Burim Karameta bën një apel për të gjitha moshat rreth kujdesit në ditët me vapë.
Në këtë apel thuhet se në ditët me diell të fortë është e rëndësishme për qytetarët që t'u shmangen ekspozimeve të panevojshme në diell nga ora 10:00 deri në orën 17:00. Kjo vlen sidomos për kategoritë e cënueshme si të moshuarit, shtatëzënat dhe të sëmurit me sëmundje kronike e sidomos ata me sëmundje kardiovaskulare.
Ndër mënyrat më të mira për të evituar problemet me vapën është edhe konsumimi i ujit në sasi të bollshme por edhe qëndrimi në ambiente të freskëta.
Dr. Drejtori Karameta bën të ditur se përveq masave që mund të ndërmarrin qytetarët në kushte shtëpiake , edhe ekipet mjekësore të QKMF- së janë të gatshme dhe të mobilizuara për t'ua ofruar kujdesin e nevojshëm në çdo kohë, prandaj luten të gjithë qytetarët që ndjejnë shqetësime të lajmërohen në këto qendra.

Ish-imami flet për shenjat e para të radikalizmit në Kaçanik

Posted: 30 Jun 2017 03:31 PM PDT

Vërbani ka rrëfyer ekskluzivisht për emisionin "Jeta në Kosovë" se si kishin filluar shenjat e para që ai i quan nisje të ideologjisë vehabiste në Kaçanik.

Ai tha se nga viti 2001 kishin filluar disa veprime të vogla dhe sulme ndaj tij që ishte kundër kësaj ideologjie.

"Në Kaçanik për herë të parë tespihët janë larguar prej xhamive që është shenjë e vehabizmit, pastaj të bërtiturit amin me xhemat dhe përpos kësaj në çrregullimin e reshtave të xhematit…", tha Vërbani.

Sipas Vërbanit, ai kishte mundur që në atë kohë të parashikoj se do të ndodhin ngjarje të tilla si shndërrimi i disa prej personave të Kaçanikut në terroristë.

Në anën tjetër, Ardiana Tusha nga Këshilli Rinor në Kaçanik, gjithashtu konsideron të papranueshme njoftimin nga xhamia për vdekjen e Lavdrim Muhaxherit.

"Mu nuk më ka ardhë mirë hiq, na Kaçaniku jemi një vend i vogël dhe nihemi në mes veti por asnjë institucion nuk guxon me shku në pame ose ngushëllim tek terroristat që na kanë pru faqen e zezë"

Topalli flet për qëllimet e vizitës së krerëve të VV’së në Bruksel

Posted: 30 Jun 2017 03:30 PM PDT

Ka folur në mënyrë të veçantë për vizitën e Visar Ymerit, Albin Kurtit e Shpend Ahmetit në Bruksel. Ka thënë se këto vizita kanë pasur dy qëllime.

"Arsyeja e shkuarjes në Bruksel ka qenë për të prezantuar gjendjen në Kosovë, dhe në ë njëjtën kohë për ët prezantuar programin qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosjes", ka thënë Topalli në "Interaktiv" të KTV’së.

"Kanë qenë takime shumë të përzemërta", ka thënë Topalli, teksa ka komentuar se këto takime janë një lloj garancie se në rast se Vetëvendosje e bën Qeverinë do të ketë marrëdhënie të mira me miqtë ndërkombëtarë.

Përveç faktorit të jashtëm, ai ka thënë se është edhe faktori i brendshëm që tregon se, siç ka thënë, Vetëvendosje duhet të qeverisë.

Përveç ndryshimit që sipas tij po e duan qytetarët, edhe fakti se Albin Kurti është kandidati më i votuar

Çka do të përkrahet me rreth 50 milionët e fondit të MCC

Posted: 30 Jun 2017 03:30 PM PDT

Korporata Sfida e Mijëvjeçarit pritet të sjellë një angazhim të konsiderueshëm të qeverisë amerikane në reformat që do të ndihmojnë rritjen ekonomike, investimet dhe qeverisjen e mirë në Kosovë. Korporata përqendrohet në rritjen ekonomike dhe investimet, si mënyrë për të zbutur varfërinë, thotë Sarah Osmstread, drejtuese e ekipit të Korporatës për Kosovën në Washington.

"Ne besojmë se duke u përqendruar tek biznesi, tek motori i rritjes ekonomike, vjen ulja e varfërisë dhe punësimi".

Përmes një procesi intensiv dhe analitik, Korporata Sfida e Mijëvjeçarit dhe qeveria e Kosovës kanë indentifikuar pengesat kryesore me të cilat përballet, komuniteti i biznesit, qytetarët e thjeshtë, dhe sipërmarrësit në Kosovë:

"Identifikuam energjinë dhe sundimin e ligjit si dy nga pengesat kryesore për Kosovën. Nga këto dy objektiva rrjedhin edhe dy projektet kryesore".

Projekti për një energji të qëndrueshme do të inkurajojë investimet në burimet më pak të kushtueshme dhe do të nxisë metoda efikase për të pakësuar përdorimin e energjisë nga familjet kosovare që përbëjnë 60 për qind të konsumatorit.

"Pjesë e problemit është se shumë shtëpi janë të vjetra, pa izolim të mirë dhe pajisje jo efiçente. Për familjet e varfra është e vështirë të bëjnë një investim fillestar prej 500 apo 1000 dollarësh për të bërë disa riparime bazë të shtëpive që mund t'u kursejnë 100 dollarë në muaj në fatura".

Projekti i dytë, ai për transparencë dhe qeverisje të përgjegjshme synon të përmirësojë përdorimit analitik të të dhënave në sistemin e drejtësisë për të nxitur transparencën dhe besimin e publikut tek qeveria.

"Ky projekt kërkon ta bëjë informacionin që tani e kanë vetëm gjykatat dhe gjyqtarët të mundur të shihet nga qytetarët për të pasur qasje ndaj informacionit dhe për të ndjekur procedurat. Kjo krijon më shumë besim dhe konfidencë në sistemin e drejtësisë".

Programi do të përqendrohet gjithashtu në problemin e pjesëmarrjes së ulët të grave kosovare në fuqinë punëtore.

"Sipas statistikave qeveritare, kjo pjesëmarrje është në shifrat e 18 përqindëshit, që i radhit ato në një nivel me gratë në Afganistan dhe Gazë. Pra është shumë e ulët. Ne po bëjnë një studim për këtë çështje për të gjetur dhe identifikuar pengesat që nuk i lejojnë gratë të hyjnë në forcën punëtore në mënyrë që të mund t'i adresojmë ato përmes këtij programi".

Fondi prej 49 milionë dollarësh do të administrohet nga zyra kombëtare e Sfidës së Mijëvjeçarit në Kosovë e cila do të shndërrohet në një entitet përgjegjës për prokurimet dhe mbarëvajtjen e projekteve. Shpërndarja e fondeve megjithatë do të varet nga forma përfundimtare që do të marrin projektet e identifikuara./VoA

Komuna e Ferizajt fiton turnirin në futboll mes Komunave të Kosovës

Posted: 30 Jun 2017 02:20 PM PDT

Me rastin e shënimit të përvjetorit të 16 të themelimit të Asociacioni i Komunave të Kosovës, u mbajt TURNIRI NË FUTBOLL TË VOGËL me datën 30 qershor 2017.

Në këtë turne morën pjesë 18 Komuna me ekipet e tyre dhe ekipi nga Zyra e AKK-së me rezultat 2:1.

Vendin e parë e fitoi Komuna e Ferizajt të cilët mundën në finale Ekipin nga Zyra e AKK-së.

Komuna e Ferizajt u nderua me një trofe dhe fanela sportive.

Në shënim të themelimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, 16 vite më pas, Asociacioni i Komunave falënderon komunat dhe bashkëpunëtorët e partnerët e tij për këtë rrugëtim të përbashkët.

Gjermania kërkon punëtorë nga Ballkani, ka vetëm një kusht

Posted: 30 Jun 2017 02:05 PM PDT

Në Gjermani kurrë nuk ka pasur më pak të papunë se kohëve të fundit, ndërsa qeveria është në kërkim për punëtorë të huaj.

Deri te puna në Gjermani është shumë lehtë të arrihet. E gjitha që kërkohet është edukimi profesional, përvoja e punës dhe ajo kryesorja, dëshira për punë.

Lista e profesioneve që po kërkohet është në rritje e sipër, por më së shumti po kërkohen motra medicinale.

Ndërsa për një periudhe të shkurtër punë do të ketë edhe për inxhiniera kompjuterik dhe për matematikanë.

Përveç këtyre në Gjermani kërkohen edhe dhe kujdestare. Shanse të mëdha për punë kanë edhe njohësit e zanateve.

Ky është një rast i shkëlqyer për ballkanasit, sepse puna që ata e bëjnë brenda territoreve ballkanike, në Gjermanin do t'u paguhet shumë më mirë, transmeton gazetametro.net

Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar, Gjermania çdo vit humb miliarda euro, ndërsa qeveria gjermane ofron një numër të përfitimeve për punonjësit nga jashtë me arsim të lartë

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa

“Ties Between Alex Jones and Radio Network Show Economics of Misinformation” plus 1 more NYT > Technology

“Ties Between Alex Jones and Radio Network Show Economics of Misinformation” plus 1 more NYT > Technology Ties Between Alex Jones and Radio Network Show Economics of Misinformation Posted: 24 Jul 2022 11:17 AM PDT The Genesis Communications Network built a lucrative business alongside the radio host, whose show the company has syndicated for more than two decades. Why Big Tech Is Making a Big Play fo
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more