Skip to main content

Tirana Observer: “Formacioni i “milionerëve”, ja top-ekipi me blerjet më të shtrenjta në histori” plus 9 more

Tirana Observer: “Formacioni i “milionerëve”, ja top-ekipi me blerjet më të shtrenjta në histori” plus 9 more


Formacioni i “milionerëve”, ja top-ekipi me blerjet më të shtrenjta në histori

Posted: 30 Jun 2017 09:00 AM PDT

Tabloidi britanik "The Sun" ka publikuar formacionin me blerjet më të shtrenjta në histori, teksa në dy ekstremet e tij janë dy lojtarë të Juventusit, të dy blerje. Bëhet fjalë për Buffon dhe Higuain, ndërkohë që bardhezinjtë janë protagonistë edhe në mesfushë, pasi janë përfshirë me Pogba e Zidane, lojtarë këta të shitur nga torinezët.

11-shja më e shtrenjtë në të gjitha kohërat e futbollit përbëhet nga lojtarë që vazhdojnë të luajnë, përveç njërit prej tyre, që sot është trajner i Real Madridit (Zidane). Formacioni në fjalë ka një sulm të frikshëm, me treshen që luajti e gjitha në finalen e Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar. Mesfusha krenohet me fuqinë, aftësitë dhe golat, me dy superstarë francezë. Mbrojtja ka dy anglezë të përfshirë. Tre nga lojtarët e këtij top-ekipi nënshkruan me klubet e Premier League.

Portier
Gianluigi Buffon – Nga Parma te Ju
ventusi: 33 milionë £, viti 2001
Në sytë e shumë njerëzve, Buffon është portieri më i madh në histori. Tani është 38 vjeç, por në garë për të fituar "Topin e Artë" pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Juventusin. Ka fituar gjithçka në futboll, përveç Ligës së Kampionëve.

Mbrojtje
Dani Alves – Nga Sevilla te Barcelona: 30 milionë £, viti 2008
Marrëveshja fillestare ishte për 23 milionë £, plus 7 milionë £ në shtesa. Ka fituar shumë trofe në Spanjë, me fanellën e skuadrës katalanase, që e la verën e vitit që shkoi, pas tetë sezonesh në "Camp Nou".

John Stones – Nga Everton te Manchester City: 47.5 milionë £, viti 2016
Mendohet të jetë nënshkrimi më i rëndësishëm i verës së parë të Pep Guardiolës në krye të Manchester City. Ish-trajneri i Barcelonës dëshironte që ai të ishte Gerard Pique, por shtatlarti katalanas nuk preferoi të largohej nga "Camp Nou". Sidoqoftë, Stones shpesh është lënë i ekspozuar nga mesfushorët e "qytetarëve" dhe ishte fajtor për gabime të profilit të lartë.

David Luiz – Nga Chelsea te PSG: 50 milionë £, viti 2014
Një nga blerjet e mëdha të PSG-së. Luiz shpesh i ndante mendimet dhe vlerësimet për të, gjatë eksperiencës së tij të parë në Angli, duke lëvizur midis paraqitjeve të shkëlqyera dhe duke u bërë fajtor për skajshmëritë e tmerrshme në përqendrim. Megjithatë, ai u kthye te Chelsea verën e kaluar dhe i ndihmoi blutë e Londrës të fitojnë Premier League.

Luke Shaw – Nga Southampton te Manchester United: 34 milionë £, viti 2014
Gjëra të mëdha u pritën nga Shaw, referuar shumës së madhe që Manchester United pagoi për të nënshkruar me të. Sidoqoftë, ai nuk ka arritur të mrekullojë në "Old Trafford", edhe pse e ka të ardhmen përpara.

Mesfusha
Paul Pogba – Nga Juventus te Manchester United: 89 milionë £, viti 2016

Sigurisht që nuk ka arritur ta justifikojë tarifën e tij rekord botëror të transferimit, por ka shenja përmirësimi në muajt e fundit. Pogba i la "Djajtë e Kuq" si një lojtar i lirë dhe u kthye aty katër vjet më vonë, tashmë duke luftuar me peshën e pritshmërive të mëdha. Aai shënoi në fitoren përfundimtare të "Europa League" ndaj Ajax dhe ka impresionuar me Francën gjatë miqësoreve të verës.

Zinedine Zidane – Nga Juventusi te Real Madridi: 47 milionë £, viti 2001
U bë lojtari më i shtrenjtë në botë kur nënshkroi. Zidane fillimisht e justifikoi tarifën e transferimit me një paraqitje mbresëlënëse në finalen e Ligës së Kampionëve, përpara se të shtonte një titull të La Liga-s në sezonin e tij të dytë në "Bernabeu". Megjithatë, ai do të shtonte vetëm një Superkupë Spanjolle në tri sezonet e fundit me klubin madrilen, para se të tërhiqej nga futbolli.

James Rodriguez – Nga Monako te Real Madridi: 63 milionë £, viti 2014
Kolumbiani u bashkua me Real Madridin si fitues i "Këpucës së Artë" në Kupën e Botës së Brazilit. Sezonin e shkuar ka pasur pak hapësira, aq sa nuk luajti asnjë minutë në finalen e Ligës së Kampionëve, në Cardiff. Ai është ende vetëm 25 vjeç, ndërsa pritet të largohet nga "Bernabeu" këtë verë.

Sulmi
Cristiano Ronaldo – Nga Manchester United te Real Madridi: 80 milionë £, viti 2009

Ronaldo ishte tashmë një futbollist i nivelit botëror te Manchester United, por i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë te Real Madridi dhe konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të kësaj loje. Që nga transferimi në "Bernabeu", portugezi ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve dhe katër herë "Topin e Artë". Nëse e fiton edhe këtë vit, Ronaldo do të barazonte "pesëshen" rekord të të Lionel Messit.

Gonzalo Higuain – Nga Napoli te Juventusi: 75.3 milionë £, viti 2016
Një nga transferimet më të diskutueshme të të gjitha kohërave, pasi Higuain u bë një "armik" i çastit në sytë e tifozëve të Napolit, që e kishin adhuruar. Argjentinasi kishte shënuar një rekord prej 36 golash në Seria A gjatë sezonit përpara se të bënte këtë lëvizje. Megjithatë, me 32 gola gjithsej në sezonin e shkuar, mund të duket sërish mbresëlënës, edhe pse ai dështoi të shfaqej në lartësinë e duhur në ndeshjet më të mëdha, një "mallkim" që e ka ndjekur gjithë karrierën e tij.

Gareth Bale – Nga Tottenham te Real Madridi: 86 milionë £, viti 2013
Ishte lojtari më i shtrenjtë në botë për tre vjet dhe gëzonte sezonin më të mirë të parë të çdo "eksporti" britanik. Bale shënoi në finalet e Ligës së Kampionëve dhe "Copa del Rey", ndërsa tani ka fituar çdo trofe të mundshëm në Spanjë. Megjithatë, në planin personal ai ka luftuar për ta ngritur veten në nivelet e Ronaldos./Telesport.al

Shënohet viktima e shtatë në “ishullin e vdekjes” ku turistët humbasin jetën në rrethana misterioze

Posted: 30 Jun 2017 08:31 AM PDT

Elise Dallemange 30-vjeçe, është gjetur e vdekur në "ishullin e vdekjes" në Tajlandë.

Policia e ka gjetur të varur, kurse nëna e vajzës së pafat nuk u beson autoriteteve, pasi vajza e saj është viktima e shtatë e këtij ishulli famëkeq.

Michell Dallemange në asnjë mënyrë nuk i beson variantit të policisë se vajza e saj është varur, dhe është e bindur se dikush qëndron pas vdekjes së saj. Banorët e asaj zone e kishin gjetur "të copëtuar nga hardhucat".

Dallemange është gjetur e vdekur në xhunglën e ishullit Koh Tao, tetë ditë pasi kishte deklaruar se dëshironte të rikthehej në vendlindjen e saj në Belgjikë.

Ajo ishte pjesë e sektit "Sathia Sai Baba" dhe jetonte me një person të vetëshpallur si "guru", kurse nga ishulli ishte larguar më 17 prill për t'u rikthyer në shtëpinë e saj.

Vdekjet në Koh-Tao janë bërë të zakonshme, pasi shtatë turistë kanë vdekur në ishullin e vogël të "vdekjes", gjatë tre viteve të fundit.

Autoritetet tajlandeze janë munduar të fshehin vdekjen e të huajve që vizitojnë këtë ishull.

Ndërkaq, e ëma e viktimës Michell beson se vdekja e bijës së saj nuk do të hetohet kurrë.

"Nuk besoj në atë çfarë na ka thënë policia. Frikësohemi se dikush tjetër ka pasur gisht në këtë. Mendojmë që informacionet e policisë nuk janë arsye e fortë që ne të bindemi", ka shtuar ajo.

Edhe pse asaj i është premtuar kryerja e obduksionit, Michell ende nuk i është dorëzuar trupi i pajetë të bijës së saj, transmeton Telegrafi.

Të dhënat në telefon tregojnë se Elise i kishte telefonuar nënës së saj në Skype më 17 prill, por nuk dihet se pse ajo ishte ndalur në Koh Tao para se të vazhdonte rrugën për në vendlindje.

Atë natë një zjarr i shkaktuar në rrethana ende të panjohura, kishte përfshirë tri shtëpiza të vogla të punuara nga druri i bambuse, përfshirë edhe atë në të cilën jetonte Elise.

Ajo ishte larguar rreth 2.5 kilometra nga xhungla dhe kishte marrë me qira një dhomë në "Poseidon Resort", nga ku edhe kishte rezervuar biletën për Bankok me datën 24 prill.

Tetë ditë më vonë, më 27 maj, banorët e asaj zone që jetonin në ishullin "e vdekjes" kishin gjetur trupin e Elise të mbuluar me gurë prapa "Family Bai-Resort".

Ajo u identifikua nga dhëmbët.

 

Duke u fshehur pas burokracisë, PD dhe LSI përfitojnë të mirat e pushtetit

Posted: 30 Jun 2017 08:13 AM PDT

Duke u fshehur pas burokracisë, 4 ministra të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe 7 përfaqësues teknik të Partisë Demokratike vazhdojnë të përfitojnë të mirat e pushtetit edhe pse partitë e tyre janë në opozitë.

Situata absurde e krijuar pas zgjedhjeve të 25 qershorit në Shqipëri është e paprecedent.

Demokratët kanë pranuar disfatën bashkë me LSI që është angazhuar për një opozitë të vërtetë dhe të fortë kundër qeverisë Rama.

Megjithatë, ministrat dhe drejtorët që ata kanë përfituar nga marrëveshja që i bëri pjesë të qeverisë, vijojnë të firmosin urdhra e vendime, njësoj si para zgjedhjeve.

Kryeministri Rama deklaroi publikisht se misioni i ministrave teknike të Partisë Demokratike përfundonte me mbylljen e procesit zgjedhor, më datë 25.

Por kur kanë kaluar 5 ditë nga zgjedhjet, asgjë s'ka ndryshuar në kabinetin e tij.

Kritikët e Lulzim Bashës kanë folur për një marrëveshje që ka pasur për qëllim vetëm përfitime nga postet ministrore dhe jo për një mekanizëm që të do të garantonte ruajtjen e votës. Vetë Basha foli për blerje të votës, duke pranuar dështimin e ministrave të tij.

Por edhe pse misioni i tyre dështoi, sipas vetë Lulzim Bashës, ata vazhdojnë të ushtrojnë detyrat dhe funksionet në ekzekutiv, duke përfituar edhe të mirat e tij.

Situata është paradoksale, pasi kostot politike sot bien mbi kryeministrin, ndonëse Partia Socialiste ka aktualisht më pak se gjysmën e anëtarëve të kabinetit, me vetëm 9 ministra, kundrejt 10 ministrave të PD e LSI.

Me këtë kompozim paradoksal, qeveria duket se do të vazhdojë deri në shtator, kur të betohet qeveria e re.

Kryeministri Rama nuk flet për këtë situatë, e cila duket po i shijon, pasi po provohet teza e tepsisë që ai hodhi në fushatë elektorale.

Burime pranë Kryeministrit thonë se ai vetë nuk ka asnjë plan për të ndërmarrë ndonjë nismë për largimin e ministrave PD e LSI, pasi ka vendosur ta lërë në vlerësimin e tyre qëndrimin ose largimin pas humbjes së tyre në zgjedhje.

TV KLAN

Bylykbashi i kujton rebelëve të PD-së korrupsionin që u uli kokën në 2013

Posted: 30 Jun 2017 07:48 AM PDT

Oerd Bylykbashi ka reaguar për përplasjen brenda Partisë Demokratike dhe për kërkesat për largimin e Lulzim Bashës.

Ndërsa kërkon reflektim, Bylykbashi i kërkon demokratëve ta gjejnë përgjegjësinë e humbjes brenda vetes.

Atyre që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës i kujton "njollat e korrupsionit dhe abuzimit që siç shprehet ai "na ulën kokën në 2013".

Statusi i Oerd Bylykbashit

Faleminderit!

Per te gjithe ju miq aktiviste demokrate qe punuat ne te gjitha strukturat e Partise Demokratike te Durresit, ne nje fushate te shkurter, te veshtire, e te pabarabarte, por qe dhate maksimumin tuaj, pertej e perkunder dasish e mllefesh qe duken kaq te vockla perballe halleve e sakrificave tuaja.

Per te gjithe ju miq komisionere e vezhgues qe moret persiper t'i dilnit zot votes se demokrateve e qytetareve qe votuan PD, ne nje kohe te veshtire presionesh e shantazhesh, kur te tjere u stepen dhe u shmangen apo nuk deshen.

Per te gjithe ju miq numerues te votave qe kryet detyren tuaj mes sakrificash shumeoreshe, ne vape, lodhje, tension, per te mos lene asnje vote te vidhej e blihej nga pazarxhinjte e votes.

Per te gjithe ju miq demokrate me eksperience te gjate qe nuk e braktiset PD-ne ne kete fushate per asnje lloj qefmbetjeje dhe treguat fisnikerine tuaj pavaresisht se PD ne te shkuaren ju ka patur edhe borxhe, apo qe edhe pse pate sesi ata qe u trashen me pushtet e para me mbeshtetjen tuaj, ju lane ne balte ne kete dite te veshtire.

Per te gjithe ju miq te rinj qe me pasion e energji nuk u kursyet, ju qe jeni prezent realisht dhe jo ne lista fiktive anetaresh dhe qe me energjine dhe dedikimin tuaj te mbushni me shprese se PD e Durresit do te hapet tek qytetaria dhe kontribuesit pa interes pushteti, e qe nuk i afrohen PD vetem kur ndahet pushtet, poste apo interesa.

Ne kete dite te veshtire, te gjithe bejme reflektimin tone, kerkojme shkaqet, arsyet dhe pergjegjesite brenda vetes dhe mes nesh, kemi te qarte qe perballe kemi nje piramide pushteti qe e ka majen ne driten e ligjit dhe bazamentin thelle ne kriminalitet, por kjo nuk duhet te na shmange nga perpjekja per t'u ringritur me dinjtet e pa njollat e korrupsionit dhe abuzimit qe na ulen koken ne 2013, apo gabimet qe beme ne keto vite.

Por analiza do te vije shpejt.

Sot kam vetem kete falenderim te madh per te gjithe ju. Faleminderit dhe do te ringrihemi e do te rifillojme te gjithe bashke se shpejti!

Kujdes 40 gradë! Javën e ardhshme freskohet moti

Posted: 30 Jun 2017 07:12 AM PDT

E premtja dhe e shtuna janë parashikuar si ditët më të nxehta të kësaj jave të fundit të qershorit ku termometri shënon deri në 40 grade Celcius.

"Mesdita e sotme ka sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin. Kryeqyteti sot ka regjistruar 39 gradë Celcius, por ashtu siç kemi theksuar i nxehti saharian ka prekur jugun dhe zonat e ulëta ku është regjistruar vlera më e lartë me 41 gradë Celcius. Edhe dita e shtunë do të mbetet në të njëjtat nivele, duke bërë të mundur që temperaturat të mbeten rreth vlerave 39-40 gradë në jug të vendit", bën të ditur meteorologia Rezarta Xhakollari.

Mjekët rekomandojnë mos ekspozimin në diell  sidomos në oret pikut të cilat konsiderohen ato pas orës 11.00 të paradites  deri në orën 16.00, fëmijët dhe të moshuarit me sëmundje kronike duhe të  bëjnë kujdes në konsumin e ushqimeve  të lehta dhe të freskëta, pa harruar konsumin disa herë në ditë të ujit dhe të lëngjeve të frutave të freskëta dhe  jo ato të konservuara.

Ajo çfarë duhet bërë më tepër kujdes me ambientin përveç higjienës dhe ajrosjes mjekët rekomandojnë që kondicioneri të mbahet në një temperaturë  4 deri në 5 gradë më poshtë se sa  temperatura e ambientit.

Meteorologët japin dhe një lajm të mirë për freskim të motit në fillim të javës  pasi temperaturat do të fillojnë të zbresin  duke filluara nga dita e dielë.

"Dita e hënë do të jetë ajo që do të sjellë dhe reshje shiu në verilindje dhe juglindje të vendit, ku temperaturat në zonat malore nuk do i kalojnë 22 gradë, dhe në zonat e ulëta e bregdet nga 26-29 gradë Celcius", thotë Xhakollari./TCH

Leku “dorëzohet” përballë të gjitha valutave

Posted: 30 Jun 2017 06:58 AM PDT

Leku është dobësuar në ditën e sotme përkundrejt shportës së monedhave kryesore.

Monedha e përbashkët është çmuar përkundrejt lekut edhe në ditën e sotme (e treta radhazi pas njëzet ditëve në rënie), ku sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë 1 euro këmbehet  në tregun vendas me 132.59 lekë, rreth 0.2 lekë më shumë se një ditë më parë.

Forcim ka njohur edhe dollari, i cili brenda një javë ra me 3 lekë, i ndikuar edhe prej nënçmimit që po pësonte në bursë ndaj euros.

Ndërsa sot, pas ditësh në rritje në tregjet ndërkombëtare, monedha e përbashkët është zhvlerësuar, ku 1EUR këmbehet me 1.14 USD.

Të martën, Banka e Shqipërisë raportoi një zhvlerësim të të gjitha monedha kryesore, ndërsa euro kapi nivelin më të ulët që nga gushti i 2009-s duke u këmbyer poshtë 132 lekëve.  Ekspertët e argumentuan me qarkullimin e lartë të valutës gjatë fundjavës së zgjedhjeve.

Euro ka pasur një vit të dobët në vend duke shënuar në vazhdimësi rekorde të ulëta që nuk i kapte që 2009-a.

Sipas analistëve të tregut, në zhvlerësimin e euros ka ndikuar oferta në rritje në valutë, që ka ardhur kryesisht prej projektit TAP dhe turizmit, por edhe prej aktiviteteve të jashtëligjshme.

FOTO/ Arrestohet duke bërë plazh ish-drejtoresha socialiste e Hipotekës

Posted: 30 Jun 2017 06:40 AM PDT

Ish-Drejtoresha e Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në Sarandë Adriana Shehu, përfaqësuese e Partisë Socialiste, është arrestuar me akuzën për shpërdorim detyre. Ndalimi i saj është bërë me urdhër ndalimi nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale "Shpërdorim detyre" dhe "Pjesëmarrje në fushatën zgjedhore".

Mësohet se Shehu ishte pezulluar nga detyra rreth 20 ditë me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë pas dyshimeve për shpërdorim detyre e përfshirje në fushatë elektorale.

Ajo ka qenë duke pushuar dje në plazh në Borsh me vajzën e saj, kur policia ka shkuar për ta arrestuar. Pas ndalimit ish-drejtoresha është transportuar në urgjencën e spitalit Sarandë, sipas mjekëve për gjendjen e rënduar emocionale të saj. Ndërkohë sot ka dalë para gjykatës për të marrë masën e sigurisë.

Shehu ka qenë e pezulluar nga detyra rreth një muaj më parë nga ministri i Drejtesise e dyshuar për pjesëmarrje në fushatë.

Ish-drejtoresha e Hipotekës, gjatë fushatës elektorale u denoncuar për korrupsion edhe nga ish-kryeministri Berisha, i cili në një status të tij e cilësonte si "Ndrikulla e korrupsionit në Sarandë".

Deklarata e Shehut më 3 qershor

Pas urdhrit për shkarkimin e saj Adrian Shehu pati një reagim sqarues për pjesëmarrjen e saj në fushatë.

"Pershendetje miq dhe dashamires ! Para pak castesh jam vene ne dijeni nga media per shkarkimin tim si Regjistruese e ZVRPP Sarande.

Eshte e habitshme sesi nje tendence politike hedh poshte punen time disavjecare ne drejtimin e nje institucioni dikur gangren e sot kaq dashamires dhe ne sherbim te qytetareve.

Dalja ime publike ne krah te kandidatit per deputet perkon me dite pushimi konkretisht data 20 maj ora 10.30 dite e shtune "Dita Kombetare e Jetimeve " dhe date 14 maj ora 11 dite e diel.

Ne asnje nga keto aktivitete nuk kam dale kunder percaktimeve te Urdherit te Kryeministrit nr 65 date 12.05.2017. Duke ju falenderuar per suportin e vazhdueshem me mirenjohje Adriana Shehu!", thuhej në deklaratën e saj.

 

 

 

Jemi në mes të një zhdukjeje tjetër masive në Tokë

Posted: 30 Jun 2017 06:30 AM PDT

Nga të gjitha speciet që kanë jetuar. më shumë se 99% e tyre janë zhdukur. Shumica e tyre zhduken qetësisht gjatë periudhave të "zhdukjes në prapaskenë" dhe një numër i konsiderueshëm speciesh zhduket çdo 100,000 vjet apo më shumë.

Ka edhe raste kur zhdukjet rriten me shpejtësi në periudha të shkurtra kohore, ku humbasin pjesë të konsiderueshme të të gjithë jetës në Tokë. Këto janë të njohura si zhdukje masive.

Ata kanë ndikuar thellësisht në historinë e jetës – dhe shumë shkencëtarë tani argumentojnë se ne jemi në mes të një zhdukje tjetër.

Për të parë nëse ata kanë të drejtë, ne mund të shikojmë në rastet e mëparshme kur një numër i madh i specieve u zhdukën.

Tradicionalisht, shkencëtarët i janë referuar zhdukjeve masive si "Big Five", duke përfshirë ndoshta zhdukjen masive më të famshme që solli fundin e dinozaurëve.

Kjo u shkaktua nga një ndikim i meteorit në fund të periudhës së Kretakut, por zhdukjet e tjera masive të mëdha u shkaktuan nga fenomenet me origjinë tërësisht në Tokë.

Shumica e zhdukjeve të në të kaluarën janë të lidhura me dioksidin e karbonit nga vullkanet që shkaktojnë ngrohjen e shpejtë globale, gjë që çoi në një numër efektesh mjedisore.

Shkaku mund të jetë i ndryshëm, por rezultatet do të jenë të njëjta.

Megjithatë, tani jemi 66 milionë vjet që nga zhdukja e fundit në masë.

Ekosistemet e Tokës janë shumë të ndryshme dhe ndoshta më të qëndrueshme duke marrë parasysh kohëzgjatjen e kaluar që nga kriza e fundit biotike e madhe.

Pozicioni i kontinenteve ka ndryshuar, gjegjësisht qarkullimi atmosferik dhe oqeanik janë të ndryshme; Që e bën shumë të vështirë të përdoren të dhënat e kaluara për të parashikuar rezultatet e çdo zhdukje masive në të ardhmen.

Normat aktuale të zhdukjes janë 50 herë më të larta se normat e pritshme, duke sugjeruar që një ngjarje tjetër me zhdukje masive është duke u zhvilluar.

Nëse njerëzimi mund ta ndalojë rënien e biodiversitetit në të ardhmen e afërt, mund t'i shpëtojmë zhdukjes në masë.

Erla Mëhilli feston 35-vjetorin, ish-kryeministri Berisha ka një dhuratë për të

Posted: 30 Jun 2017 05:54 AM PDT

Zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli feston sot 35-vjetorin e lindjes. Bukuroshja e Partisë Demokratike me siguri ka marrë shumë dhurata në këtë ditë të shënuar.

Por një nga dhuratat e marra, Erla e ka publikuar edhe në Facebook. Është dhurata e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Bashkangjitur buqetës së luleve që Erla ka marrë nga Berisha, ajo shkruan"Në këto 35 vjet, 8 vite kam bashkëpunuar me Doktorin. Në këto vite më ka mësuar se vlera e një politikani të mirë është mirënjohja për miqtë dhe bashkëpunëtorët". Një zëdhënëse besnike si Erla e meriton këtë buqetë me pusullën nga ish-kryeministri.

Genc Ruli nxjerr dufin: Merkel martoi Ramën e Bashën. Gjermanët kur ulin armët, përdorin…

Posted: 30 Jun 2017 05:44 AM PDT

Anëtarit të Këshillit Kombëtar në PD, Julian Deda që njihet për sensin e tij të humorit, nuk i ka shpëtuar lajmi për miratimin e martesave LGBTI në Gjermani.

Duke përdorur ironinë ai e ka krahasuar situatën me politikën Shqiptare në një status ku shkruante ""Vota kunder e Merkel me pelqen (ashtu eshte nje muhabet)".

Kaq ka mjaftuar që të marrë komente nga deputeti Genc Ruli që shprehet se Merkel ja arriti të martojë Ramën me Bashën dhe me dikë tjetër. Duke mos u ndalur me kaq Ruli shton se "Gjermanet kur ulin armët përdorin treshet".

Replika e Dedes: Dasem e madhe….hahaha

Genc Ruli: Dasem eshte ne gjermanine liberalo seksuale por ne ballkan kjo fryme gjermane do trondise themelet e shoqerive e te shteteve. Kte rralle jo me tanke por me pederasti politike

Julian Deda: Nese eshte keshtu….une votoj kunder.

Genc Ruli: Joooo pse homoseksualizmi eshte jo vetem fryme gjermane dhe evropiane por u ligjerua dhe me zgjedhjet e fundit tek ne. Skenderbeu qe konservator ndersa lideret e sotem arnaute jane ultra liberal. Ata kame mision ta kthejne albanine ne kombin me homoseksusl politikisht ku nuk ka dallim me mes femres e mashkullit , mes te djathtes e te majtes, mes hajdutit e te ndershmit.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more