Skip to main content

“Mbi një kilometra rrugë u asfaltuan në fshatin Nikadin” plus 5 more Ferizaj Press

“Mbi një kilometra rrugë u asfaltuan në fshatin Nikadin” plus 5 more Ferizaj Press


Mbi një kilometra rrugë u asfaltuan në fshatin Nikadin

Posted: 30 Jun 2017 07:09 AM PDT

Të premten në fshatin Nikadin, ka filluar asfaltimi i rrugicave të këtij fshati.

Nga afër punimet në këtë asfaltim i ka inspektuar drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi me bashkëpunëtoret e tij. AI tha se ky projekt ka rëndësi të veçante për këta banorë.

"Këto rrugë kanë filluar para një muaji që ë rregullohen, ndërkaq sot po përfundon edhe asfaltimi i tyre. Me këto asfaltime po tregohet një përkushtim i pushtetit ndaj banorëve të këtij fshati në mënyrë që edhe këta të kenë një qarkullim më të lehtë", tha drejtori Ilazi.

Ndërsa banorët e këtij fshati vlerësuan tejet lartë kontributin e Komunës së Ferizajt për rregullimin e rrugicave të këtij fshati.

U bë e ditur se fshatin Nikadin po asfaltohen mbi 1400 metra rrugë dhe kap një kosto prej 60 mijë eurosh.

Aliu: PDK duhet të ndryshojë

Posted: 30 Jun 2017 07:00 AM PDT

Ndryshimi i botëkuptimit për politikën dhe për partinë nga ana e atyre që e udhëheqin partinë, është reforma kryesore që duhet ta bëjë PDK-ja.

Po të funksiononte Instituti për studime politike pranë PDK-së, sipas qëllimit për çka edhe është krijuar, Kryetari Veseli do ta kishte shumë më të lehtë reformimin e premtuar dhe të nevojshëm të Partisë Demokratike të Kosovës.

Përndryshe, une nuk jam ithtar i idesë se një parti politike mund të ndryshojë vetëm duke qenë në opozitë.

Përkundrazi, reformimi duke qenë në pushtet, është shumë më i fuqishëm, më bindës dhe më porosidhënës për elektoratin.

Sido që të jetë e kudo që të jetë, në pozitë a opozitë, PDK duhet të ndryshojë.

Ndryshimi i partisë (reformimi) s'duhet të nënkuptojë vetëm nevojën për ndërrimin apo plotësimin e emrave por edhe ndryshimin e të vepruarit politik brenda dhe jasht saj.

Në rrugën Ferizaj-Brezovicë merrë flakë një makinë

Posted: 30 Jun 2017 06:40 AM PDT

Në rrugën Ferizaj-Brezovicë  afër fshatit Brod të komunës së Shtërpcës ka marrë flakë një makinë.

Një qytetarë ferizajas ka dërguar në Ferizajpress foto  nga kjo ngjarje ku shihet makina e cila është peërfshirë në flakë.

Nuk ka ndonjë njoftim për shkakun e zjarrit por siç shihet  dëmet janë të mëdha.

 

 

Asfaltohet rruga “Arsim Bega” në Ferizaj

Posted: 30 Jun 2017 06:12 AM PDT

Rrugë kjo e cila konsiderohet si njëri ndër projektet më të rëndësishme për banorë e këtij lokaliteti.

Përparim Bega, banorë i rrugës "Arsim Bega" është shprehur tejet i kënaqur me asfaltimin e rrugës së tij. Ai ka falënderuar komunën e Ferizajt për realizmin e këtij projekti jetik për ta.

"Kjo është një mrekulli që po ndodh për neve banorëve. Vërtete ka qenë një rrugë tejet problematike dhe nuk kemi mundur as të qarkullojmë lirshëm sidomos fëmijët, kur shkonin në shkollë", ka thënë Bega.

Si shumë të rëndësishme këtë rrugë e ka cilësuar edhe numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ai tha se ky projekt lidh edhe rrugën "Naim Beka", por edhe rrugën e Nerodimës.

"Është e rëndësishëm sepse ka të bëjë me një numër të madh të banorëve që jetojnë në këtë anë, dhe të cilët një kohë të gjatë nuk kanë përjetuar investime nga pushteti dhe sigurisht që është një zgjidhje për qarkullim të lirë të banorëve. Kjo rrugë ndërlidhet edhe më rrugën "Naim Beka" që del tek shkolla "Afrim Abazi", po edhe në anën tjetër që del në rrugën e Nerodimës. Është një unazë mjaft e rëndësishme e cila po realizohet me sukses përmes operatorit ekonomik "Papembugu", dhe besoj qw e ardhmja do të tregojë që kemi të bëjmë më një asfaltim shumë kualitativ, për shkak se baza e kësaj rrugë ka pasur një ngjeshje ndër më të mirat 120 kilo njuton për metër katror, që tregon për një afat shumë të lartë për qëndrueshmërinë e këtyre investimeve", është shprehur kryetari Svarqa, duke uruar banorët e këti lokaliteti për asfaltimin e rrugës së tyre.

U bë e ditur se kjo rrugë ka një gjatësi mbi 1 kilometër, ka dy shtresa të asfaltimit, ndërsa komunës së Ferizajt i ka kushtuar 100 mijë euro.

Svarqa: Për 6 muajt e parë të vitit 2017 Ferizaj njeh zhvillim të hovshëm në gjitha fushat e jetës

Posted: 30 Jun 2017 06:10 AM PDT

Me vendime të mëdha mbrohet interesi dhe xhepi i qytetarëve në disa mënyra

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa ka mbajtur sot debatin e rregullt publik me qytetarë nga mjedise të ndryshme, për të raportuar më detajisht për punën e cila është bërë për 6 muajt e parë të vitit 2017.
Në përgjithësi është vlerësuar se janë shënuar të arritura të lakmueshme në të gjitha fushat ku rolin kryesor e ka pasur kujdesi për menaxhimin e mirë të parasë publike dhe përkushtimi për projektet e shumta të realizuara gjatë kësaj kohe.
Numri një i komunës së Ferizajt tha fillimisht se plani i tij qeverisës po zbatohet me përpikëri ku lehtësimi i jetës së qytetarit zë një vend të rëndësishëm.
"Gjatë kësaj kohe ne kemi realizuar projekte të shumta infrastrukturore qoftë me asfaltim rrugësh, trajtim të ujërave të zeza , instalim të ndriçimit publik, instalim të ujësjellësve , rregullim të shtigjeve për këmbësorë e biçikletistë apo edhe punë të tjera të kësaj natyre , për çka edhe kemi marrë vlerësime të mira edhe nga organizatat ndërkombëtare se komuna e Ferizajt shquhet për investime në këtë drejtim" u tha qytetarëve prezent kryetari Svarqa
Më pastaj ai bëri të ditur se tashmë është shpenzuar gati 65 përqind e buxhetit të komunës së Ferizajt i paraparë për investimet e sivjeme dhe komuna nuk rrezikon të mbes me ndonjë suficit në fund të vitit.

"Unë dhe drejtorët e qeverisë komunale jemi kujdesur mjaft shumë për menaxhimin e mirë të parasë publike dhe për këtë kemi marrë vlerësime pozitive nga Ministria e Financave dhe organet e tjera qeverisëse në nivel qendror. Gjatë kësaj kohe po ashtu kemi miratuar një varg dokuementesh të rëndësishme të cilat janë në harmoni me ligjet në Kosovë siç është buxheti i komunës rishikimi i buxhetit, Korniza Afatmesme Buxhetore 2018-2020 si dhe jemi në përgatitje të një dokumenti tjetër mjaft të rëndësishëm pas statutit të komunës atë të planit zhvillimor komunal. Në vazhdmisi po punojmë që të pasurohet ky plan që lidhet me të gjitha fushat e jetës për të qenë sa më funksinal pas miratimit. Jemi në përfundim të këtij plani ku edhe vet qytetarët janë bërë vendimmarrës duke qenë pjesë e debateve publike për këtë plan tejet të rëndësishëm" deklaroi kryetari i komunës së Ferizajt . Në këtë debat ku u përmend se të hyrat nga vetjake e veçanërisht ato nga tatimi në pronë janë Rritur edhe këtë 6 mujor prandaj po krijohen mundësi që të bëhen investime sa më të qëndrueshme.
Duke numëruar punët e bëra nëpër secilën drejtori kryetari Svarqa potencoi se para se gjithash është mbrojtur interesi qytetar në shumë raste , kurse përmendi 3 vendime të mëdha ku është kursyer mjaft shumë xhepi i qytetarëve.
"Konsideroj se me heqjen e participimit nga ana e qytetarëve për projektet infrastrukturore nëpër lagjet e tyre, pastaj heqja e shërbimeve të varrimit , dhe sigurimi I shujtave për 11 mijë nxënësit e shkollave tona janë 3 vendime të rëndësishme që prekin gati secilën familje dhe kursejnë buxhetin familjar e që nuk kanë qenë më parë . Kështu gradualisht po e tregojmë përkushtimin tonë se interesi qytetar po mbrohet dhe dora institucionale tashmë është prezentë në secilën shtëpi, këtu vlen të përmendet edhe pagesa e kamatave për kreditë e fermerëve tanë në vlerë rreth 600 mijë euro , për t'i futur në punë ndoshta rreth 5 milionë euro tjera dhe në këtë mënyrë të rriten vendet e punës e të gjenerohet prodhimi vendor" potencoi kryetari Svarqa gjatë debatit.
Si sfidë të fushës së bujqësisë kryetari i komunës në fjalën e tij e përmendi prerjen e pyjeve e cila nuk po mund të ndalohet tërësisht në rajonin e Ferizajt. U tha se janë marrë masa drastike por që ka nevojë të forcohet edhe më tutje zinxhiri institucional për të kryer këto obligime ligjore.
Duke folur për një varg projektesh të cilat do të realizohen në partneritet publiko-privat kryetari Svarqa paralajmëroi shumë ndryshime në qytet ku parashihet lirimi i disa hapësirave , publike , gjelbërimi i tyre , ndërtimi i parkingjeve nëntokësore dhe krijimi i më shumë vendeve për shëtitore ku qyteti i Ferizajt do të integrohet mjaftueshëm në të dyja pjesët që i ndan hekurudha.
Ndër planet për projektet e ardhshme kryetari i komunës Muharrem Svarqa paralajmëroi se po bëhen për përgatitjet për ndërtimin e dy shkollave të reja. Njërën tek kompleksi i shkollave të reja në rrugën "Rexhep Bislimi" dhe tjetrën në fshatin Talinovc i Muhaxherëve.
Edhe për çështjet ambientale dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike kryetari I komunës Svarqa raportoi se janë kryer mjaft punë por si sfidë përmendi numrin e vogël të punëtorëve nëpër kompanitë publike që merren me këto punë . U zotua për shtim të angazhimeve që të krijohen ambiente sa më të mira.

Ndërkaq për sektorin e shëndetësisë u thanë fjalë miradie ,që përkundër sfidave të kahmotshme stafi shëndetsor i institucioneve në Ferizaj ka arritur të përballojë me përpikmëri të gjitha nevojat e pacinetëve. Janë bërë e po bëhen plane për zgjerim të veprimtarive shëndëtësore të cilat ofrojnë mjekun sa më afër qytetarit u thanë këtë debat.
Sa i përket infrastrukturës në Ferizaj kryetari i komunës Muharrem Svarqa në këtë debat përmendi edhe një herë se po vazhdojnë projektet madhore të cilat do shëndrrojnë Ferizaj në një metropol modern ku qarkullimi i veturave do të jetë shumë më i lehtë dhe kjo do të mund të realizohet falë investimeve që janë dhënë nga Ministria e Infrastrukturës për komunën e Ferizajt.
Kurse nuk la pa e përmendur edhe stadionin e futbollit si një projekt grandioz prej 10 milionë eurosh i cili do të fillojë të ndërtohet brenda këtij viti në Ferizaj.
Gjatë diskutimit të sotëm public për punën 6 mujore të qeverisë komunale kryetari i komunë së Ferizajt përmendi edhe një varg projektesh të cilat do të realizohen në të ardhmen edhe përmes kredive të buta ku një ndihmë do ta jap edhe qeveria e Kosoves me pagesën e tyre. U bë e ditur se po bëhen përgatitje për shpime të reja për më shumë ujë në disa fshatra dhe po pritet përgjegje nga donatorë të ndryshëm për përkrahje në projekte.
"Të gjitha këto investime që janë bërë e po bëhen në komunën e Ferizajt e kanë kthyer qytetin e Ferizajt në një qytet atraktiv për zhvillimin e bizneseve jo vetëm nga banorët e këtushëm por edhe nga të tjerët. Sipas të dhënave deri sot janë të regjistruara 11 mijë e 707 biznese, pra kemi rritje tepër të madhe të numrit të biznesve por edhe konfrimim nga ATK se ka shumë punëntorë që për herë të parë kanë lidhur mardhënie të punës. Ferizaj tashmë ka një vend të rëndësishëm në Kosovë sepse ka ndikim të madh në zhvillimin e përgjithshëm. Gjithsesi jam shumë mirënjohës dhe falënderues për gjithçka që kemi bërë bashkë me të gjithë qytetarët , me institucionet e pavarura , vazhdimsinë e bashkëpunimeve me shoqërinë civile , me komunitetet e ndryshme me mediat, dhe të gjithë ata që ia duan të mirën këtij qyteti. Edhe Kuvendi i komunës ka qenë mjaft konstruktiv gjatë kësaj kohe. Jam shumë i vetëdijshëm që ne kemi akoma për të bërë , jo vetëm për ne që jemi këtu por edhe për gjeneratat e ardhshme, por askush nuk mund të bëjë asgjë i vetëm. Ju ftoj të punojmë bashkë të gjithëve e edhe ata njerëz që ushtrojnë funksione të rëndësishme jashtë komunës së Ferizajt në mënyrë që ky qytet të jetë shumë më faktorizues kudo që kërkohet" u tha në fund të debatit qytetarëve ferizajas kryetari Svarqa.

U theksua se Ferizajn gjatë këtyre 6 muajve e kanë vizituar një numër i madh i njerzëve me funskione të ndryshme politike e të fushave të tjera të cilët kanë vlerësuar arritjet e bëra në këto vitet e fundit. U shpreh një gëzim i veçantë që para pak mujash Ferizaj përjetoi vizitën e gjeniut të letrave Shqipe , shkrimtarit të madh Ismail Kadare , ku u nderua e u vlerësua lart naga ana e tij organizimi i jetës këtu.
Ndërkaq qytetarët prezent në debatin e sotëm u interesuan për disa çështje duke filluar nga kontestet pronësore e deri tek plotësimi i nevojave infrastruklturore. Kërkuan ende asfaltim rrugësh e përmirsim të furnizimit me ujë por falënderuan thellë komunën dhe kryetarin Muharrem Svarqa që tashmë ka prekur secilin mjedis të 44 fshatrave dhe po bën një punë të shkëlqyer në të gjitha projektet.
Ndërsa kryetari i komunës Muharrem Svarqa u zotua se edhe më tutje do të jetë i hapur e i përkushtuar për të gjitha nevojat që kanë qytetarët e Ferizajt, ndërsa ftoi të gjithë faktorët relevantë të jenë në dispozicion të përhershëm për një komunë të suksesshme , për një vend të dëshiruar nga të gjithë, dhe për një qytet të zhvilluar ekonomikisht i cili ka një rol të fuqishëm në gjithë Kosovën.

PUNA !

Posted: 29 Jun 2017 11:01 AM PDT

Në vazhdimësi në popull thuhet që nuk ka punë, por në fakt ka punë, por nuk ka njerëz që duan të punojnë. Ne si individë duhet të nisemi nga shtëpia jonë, lagjja jonë, fshati ynë, qyteti ynë, të vlerësojmë gjendjen tonë se si ka mundësi që të ketë punë, por njerëzit përzgjedhin punën.
Nëse shkon në ndonjë fshat është thuajse e pamundur të gjesh ndonjë familje që mban bagëtitë dhe punon tokën, sepse shumica nuk duan ose nuk janë fare të interesuar të punojnë punën e bujkut, edhe pse bujqësia është fusha ku njerëzit mund të gjejnë punë me bollëk. Janë bërë të ngjashëm me thënien të shkojmë për të blerë pemë e perime në qytet për t'i konsumuar në fshat.
Në shumicën e rasteve kur kërkohen punëtorë për punë, të tillët përzgjedhin punën, sepse dëshirojnë vetëm punë të lehta ose të punojnë pak, por të fitojnë shumë.
Etika jonë profesionale dhe përgjegjësia jonë etike në lidhje me detyrat tona ka rënë në një nivel shumë të ulët ku vendi i punës është thjesht një pagë për të cilën aspak thuajse nuk jemi të përgjegjshëm, sillemi si mbretër kundrejt punëtorëve, nuk respektohen kontratat as nga punëdhënësi dhe as nga punëmarrësi, gjithçka është në mëshirë të nivelit të përgjegjësisë, kontratat janë shpesh fleta sa për sy e faqe për të qenë i pastër para burokracisë dhe asgjë më shumë.
Të punësuarit në institucionet publike, por edhe në ato private kanë nevojë të madhe për përmirësime dhe ndryshime si në qasje ndaj punës, po ashtu edhe në përgjegjësi punëdhënësi ndaj punëmarrësit dhe punëmarrësi ndaj detyrës që kryen.
Në fillim gjithçka thuajse në çdo projekt nis mirë, por me kalimin e kohës gjërat ndryshojnë duke u zvogëluar dhe pakësuar përgjegjësia etike dhe profesionale si nga punëdhënësi, po ashtu edhe nga punëmarrësi dhe si rrjedhojë e kësaj papërgjegjësie, edhe produkti i punës nuk është cilësor, madje shpesh edhe është i cilësisë më të ulët.
Përgjegjësia në punë është kulturë dhe edukim, aq sa është niveli i tyre në etikën profesionale dhe morale të punëdhënësit dhe punëmarrësit, aq është edhe niveli i cilësisë së punës së kryer ose që duhet të kryhet.
Kultura ndaj punës duhet të mësohet qysh nga moshat e reja, madje qysh nga ditët e para në bankat shkollore, sepse vetëm kështu do të kemi punëdhënës dhe punëmarrës të përgjegjshëm dhe të denjë për të bartur përgjegjësi të mëdha për vendin tonë i cili ka nevojë të mëdha për zhvillim dhe përparim të përgjithshëm.

Autori
Burim Ugzmajli
Master i Politikave te BE-së

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more