Skip to main content

“Nuk u lejuan të dalin në mbrëmje, mënyra si vepruan këto vajza do t’ju shqetësojë (Foto)” plus 4 more Telegrafi Dështime

“Nuk u lejuan të dalin në mbrëmje, mënyra si vepruan këto vajza do t’ju shqetësojë (Foto)” plus 4 more Telegrafi Dështime


Nuk u lejuan të dalin në mbrëmje, mënyra si vepruan këto vajza do t’ju shqetësojë (Foto)

Posted: 29 Nov 2016 02:40 PM PST

Shannon dhe Keira nga Britania e Madhe, nuk janë lejuar nga prindërit që të dalin një mbrëmje, por ato nuk iu bindën urdhrave.

Para se të dalin vjedhurazi nga dritarja, ato i kanë mbuluar disa jastëk me jorgan, duke pretenduar se janë duke fjetur, transmeton Telegrafi.

Madje, për ta bërë këtë edhe më të besueshme, vajzat i kanë prerë flokët dhe i kanë vendosur në jastëk, për të hequr çdo dyshim se nuk janë aty.

Njëra nga vajzat që janë argëtuar deri në orën katër të mëngjesit, i ka vënë fotografitë në Twitter, duke treguar si ia kanë hedhur prindërve.

Por, shumica nuk e kanë pëlqyer veprimin e adoleshenteve, duke e konsideruar mashtrim dhe jo sinqeritet ndaj prindërve. /Telegrafi/

nuk-u-lejuan-te-dalin-ne-mbremje-menyra-si-vepruan-keto-vajza-do-tju-shqetesoje-foto-2

nuk-u-lejuan-te-dalin-ne-mbremje-menyra-si-vepruan-keto-vajza-do-tju-shqetesoje-foto-3

The post Nuk u lejuan të dalin në mbrëmje, mënyra si vepruan këto vajza do t'ju shqetësojë (Foto) appeared first on Telegrafi.

Dy femrat nisin kërcimin erotik, por ajo çfarë u bën vogëlushi do t’ju bëjë të qeshni me lot (Foto/Video, +16)

Posted: 29 Nov 2016 07:28 AM PST

Dy femra britanike nisën të bënin një kërcim erotik.

Ato ndezën kamerat që ta filmonin kërcimin për ta shpërndarë më pas në rrjet.

Por duket se nuk i kishin bërë mirë llogaritë, transmeton tema.

Vogëlushi i njërës prej tyre doli para kamerës, duke kërcyer për qejf të vet dhe duke lënë në hije kërcimin e femrave.

The post Dy femrat nisin kërcimin erotik, por ajo çfarë u bën vogëlushi do t'ju bëjë të qeshni me lot (Foto/Video, +16) appeared first on Telegrafi.

Shfaqja me flakë nuk shkon si duhet, ndizet zjarr tavani i klubit të natës (Video)

Posted: 29 Nov 2016 06:22 AM PST

Në një klub të natës në Lvov të Ukrainës, përformuesi që nxjerrë flakë nga goja e ka ndezur tavanin e lokalit.

Si pasojë e zjarrit, objekti është djegur tërësisht dhe është rrënuar, transmeton Telegrafi.

Në vendin e ngjarjes kanë qenë afro 250 persona, të cilët kanë nxituar të dalin jashtë, por ka pasur të tillë që kanë qëndruar brenda për të bërë 'selfie'.

Për shkak të djegieve të lehta dhe bllokimit nga tymi, janë dërguar në spital 22 njerëz, të cilët janë lëshuar pas kontrollit.

Megjithëse pa pasoja në njerëz, dëmet materiale janë shumë të mëdha, sepse objekti është dëmtuar i tëri. /Telegrafi/

The post Shfaqja me flakë nuk shkon si duhet, ndizet zjarr tavani i klubit të natës (Video) appeared first on Telegrafi.

Kalimtari i ngathtë rrëzon kutinë dhe mbush rrugën me patate (Video)

Posted: 28 Nov 2016 11:57 PM PST

Në një rrugë shumë të frekuentuar në Londër, një burrë është penguar dhe e ka rrëzuar kutinë, duke e zbrazur një sasi të konsiderueshme të patateve.

Ai është ngritur shpejtë nga asfalti dhe ka nisë t'i mbledhë, ndërsa është ndihmuar nga të pranishmit, transmeton Telegrafi.

Pasi i ka kthyer sërish në kuti, ai është larguar sikur asgjë të mos ndodhte.

Kjo në fakt nuk është ndonjë ngjarje e rëndësishme, sikur mos të ishin shfrytëzuesit e rrjeteve sociale, që do ta shpërndanin dhe të jepnin komente të ndryshme.

"Ai është ngutur dhe i ka rrëzuar me qëllim që të pengojë trafikun", "kutia i ra pa dashje, madje e shtyu një grua" janë dy nga komentet më të ndryshme. /Telegrafi/

The post Kalimtari i ngathtë rrëzon kutinë dhe mbush rrugën me patate (Video) appeared first on Telegrafi.

Mbyllet patinazhi bizar në të cilin ndodheshin pesëmijë peshq të ngordhur (Foto)

Posted: 28 Nov 2016 11:38 PM PST

Në qytetin Kitakyashu të Japonisë, është hapur një patinazh i çuditshëm poshtë së cilit janë vënë pesëmijë peshq të ngordhur.

Në këtë formë është dashur të jepet ndjenja, se rrëshqitësit janë duke qëndruar mbi sipërfaqen e ngrirë të detit apo liqenit, por jo të gjithë po e pëlqejnë, transmeton Telegrafi.

Vendosja e 25 llojeve të ndryshme të këtyre krijesave, është konsideruar si abuzim me të drejtat e gjallesave. Peshqit janë vënë në rrathë, të shpërndarë e madje është krijuar edhe përshëndetja 'HELLO' që japë një pamje shumë bizare.

Ankesat dhe kritikat që i janë bërë këtij vendi, ka bërë që zyrtarët ta mbyllin dhe ta shkrijnë akullin për t'i larguar këto krijesa.

"Të gjithë peshqit janë blerë të ngordhur në dyqan të licencuar për shitje. Asnjë prej tyre nuk është zënë apo mbytur për këtë qëllim" është arsyetimi për rastin. /Telegrafi/

mbyllet-patinazhi-bizar-ne-te-cilin-ndodheshin-pesemije-peshq-te-ngordhur-foto-2

mbyllet-patinazhi-bizar-ne-te-cilin-ndodheshin-pesemije-peshq-te-ngordhur-foto-3

mbyllet-patinazhi-bizar-ne-te-cilin-ndodheshin-pesemije-peshq-te-ngordhur-foto-4

mbyllet-patinazhi-bizar-ne-te-cilin-ndodheshin-pesemije-peshq-te-ngordhur-foto-5

mbyllet-patinazhi-bizar-ne-te-cilin-ndodheshin-pesemije-peshq-te-ngordhur-foto-6

The post Mbyllet patinazhi bizar në të cilin ndodheshin pesëmijë peshq të ngordhur (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more