Skip to main content

Mesazhi.com: “Barca ndalet edhe nga Sociedadi” plus 9 more

Mesazhi.com: “Barca ndalet edhe nga Sociedadi” plus 9 more


Barca ndalet edhe nga Sociedadi

Posted: 27 Nov 2016 01:48 PM PST

Real Sociedadi ka arritur ta ndalë për të tetin sezon radhazi Barcelonën në 'Anoeta', duke barazuar 1:1 në kuadër të xhiros 13-të.

Barcelona mund të ndahet e kënaqur edhe me barazim, në bazë të asaj që u pa në fushë, ku vendasit zhvilluan ndeshjen më të mirë këtë sezon në La Liga.Pjesa e parë i takoi në tërësi vendasve, që krijuan raste të njëpasnjëshme përballë një Barcelone që e kishte të vështirë të kalonte gjysmën e fushës.

Përkundër shumë mundësive, Sociedad nuk arriti të gjej golin në pjesën e parë, për të shkuar në pushim me rezultat baras 0:0.Me intensitet edhe më të lartë nisi pjesa e dytë, ku që në fillim të saj u shënuan gola.Willian Jose shfrytëzoi mirë tollovinë në mbrojtjen e Barcelonës, për të shënuar për 1:0 në minutën e 53'.

Kjo epërsi nuk qëndroi shumë, dhe Barcelona në rastin e parë arriti të barazoi nëpërmjet Lionel Messit, që shënoi gol të bukur.Ky gol ishte gjithçka që bëri Barcelona, pasi që Sociedad edhe pas kësaj vazhdoi të sulmoi, ndërsa në minutën e 76' iu anulua edhe një gol i rregullt.

Ky barazim e lë Barcelonën në vendin e dytë në tabelë me 27 pikë, 6 më pak se Reali, me të cilën skuadër edhe përballet xhiron e ardhshme.

The post Barca ndalet edhe nga Sociedadi appeared first on Mesazhi.com.

Netanjahu ul hundën: falendëron palestinezët për ndihmën në luftën kundër zjarreve

Posted: 27 Nov 2016 12:10 PM PST

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i ka telefonuar presidentin palestinez, Mahmud Abas duke e falënderuar atë për dërgimin e ekipeve të zjarrfikësve në ndihmë të Izraelit në shuarjen e zjarreve.

Në një deklaratë të lëshuar nga Zyra e tij, thuhet se Netanyahu "vlerëson faktin se hebrenjtë dhe arabët kanë hapur shtëpitë e tyre për viktimat e flakës së zjarrit", njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua.

Një komunikim i rrallë në mes udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë vjen në një kohë të pazakontë kur një valë e jashtëzakonshme  zjarresh masive që nuk po shuhen dot, po e shkrumbojnë prej pesë ditësh Izraelin.

Netanyahu dhe udhëheqësit e tjerë të krahut të djathtë, e drejtuan ishtin e fajit mbi arabët, duke i akuzuar pikërisht ata zjarrvënës.

Por ditë pas dite u pa që zjarret ishin diçka "qiellore".

Ekspertët thanë se një mot jashtëzakonisht i thatë me erë ka ndihmuar në nxitjen e flakëve që shpërthyen të martën dhe janë përhapur në më shumë se gjysmën e vendit. /tesheshi.com/

The post Netanjahu ul hundën: falendëron palestinezët për ndihmën në luftën kundër zjarreve appeared first on Mesazhi.com.

Bashkëpunimi ekonomik Kosovë – Shqipëri, i pamjaftueshëm

Posted: 27 Nov 2016 07:18 AM PST

Vullneti dhe dëshira e afaristëve të Kosovës dhe Shqipërisë për bashkëpunim, sipas ekspertëve, konsiderohet e madhe, por ky bashkëpunim dominon vetëm në shkëmbime tregtare, eksport –import dhe atë në nivel të ulët, nëse krahasohen me shtetet tjera të rajonit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se deri më tani vlera e importit për vitin 2016, ka arritur në 2.86 miliardë euro, nga kjo shumë mbi 99 milionë euro janë produkte që janë importuar nga Shqipëria.

Në anën tjetër, vlera e eksportit deri në fund të muajit tetor ka qenë rreth 300 milionë euro, nga kjo shumë në Shqipëri janë eksportuar produkte me vlerë vetëm 15 milionë euro.

Për të pasur një bashkëpunim më të lehtë ekonomik, madje janë investuar miliarda euro në infrastrukturë. Autostrada Durrës – Kukës – Morinë që lidh Kosovën me Shqipërinë, e quajtur "Ibrahim Rugova", ka lehtësuar qarkullimin e mallrave nga të dyja palët.

Përveç kësaj, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë nënshkruar disa marrëveshje për bashkëpunim ekonomik, por edhe në fusha tjera. Gjatë këtij viti është nënshkruar edhe marrëveshja për nxitjen dhe mbrojtjen e reciproke të investimeve.

Një bashkëpunim që tashmë konsiderohet tradicional, është Panairi "Blej Shqip", që mbahet në Prishtinë.

Ky panair është hapur të dielën, në një nga sheshet e kryeqytetit të Kosovës, në të cilin produktet e tyre po i ekspozojnë mbi 100 prodhues dhe kompani shqiptare.

Me këtë rast, ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë, Milva Ekonomi, ka thënë se janë duke punuar me institucionet e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare që prodhimet e Kosovës dhe Shqipërisë të regjistrohen si marka, si mundësi më e lehtë për eksport.

"Prandaj, po punojmë bashkërisht, për ta bërë këtë gjë, regjistrimin si marka. Dhe, e dyta që të marrim në konsideratë që edhe konsumatori ka nevojë të mbrohet në momentin që konsumon një produkt të këtij lloji. Prandaj, edhe për këtë po punohet që marrëveshjet tona të rregullohen dhe të jenë të barabarta në fushën e prodhimit të produkteve që janë për eksport", ka thënë Ekonomi.

Panairi është organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Shqipërisë. Genc Bashota nga Komuna e Prishtinës, ka treguar se interesimi i bizneseve për këtë panair nuk po mungon.

"Sivjet ka qenë interesimi më i madh, nga të gjitha vitet tjera. Kemi mbi 120 prodhues nga Kosova, Shqipëria dhe nga viset tjera ku banojnë shqiptarët. Që do të thotë se është një vetëdijesim i vazhdueshëm edhe i prodhuesve edhe konsumatorëve që këmbejnë produkte kombëtare", ka theksuar Bashota.

Edhe ekspertë për çështje ekonomike, konsiderojnë se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka shënuar disa përparime të vogla, por statistikat e bilancit tregtar tregojnë se ky përparim është shumë minor.

Profesori Naim Gashi ka thënë se Qeveria e aktuale e Shqipërisë, ndonëse kishte një fillim pozitiv të bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe investiv, megjithatë me kalimin e viteve, u dëshmua se edhe kjo qeveri vazhdon avazin e qeverive të kaluara, që Kosovën e përdorin si kartë, sa herë që kanë kriza të brendshme politike.

"Shqipëria ende nuk njeh certifikatat e origjinës së mallrave të lëshuara nga autoritetet kosovare, me çka vështirëson eksportin e prodhimeve tona dhe shkakton kolona dhe pritje të panevojshme në kufirin në Vërmicë", ka thënë Gashi.

Ndryshe, sipas të dhënave të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, 78 është numri i bizneseve të regjistruara në këtë ministri me pronarë nga Shqipëria.

Kurse, sa i përket vlerës së investimeve të huaja, gjatë vitit të kaluar Shqipëria në Kosovë ka investuar mbi 34 milionë euro.

Në qershor të këtij viti, është finalizuar projekti më i rëndësishëm energjetik "Linja e interkoneksionit 400 kilovatësh në mes Shqipërisë dhe Kosovës", me një gjatësi totale prej 241.1 km, nga të cilat 151.1 kilometra shtrihen në territorin e Shqipërisë dhe 90 kilometra në territorin e Kosovës./rel/

The post Bashkëpunimi ekonomik Kosovë – Shqipëri, i pamjaftueshëm appeared first on Mesazhi.com.

UNICEF: Gjysmë milioni fëmijë të bllokuar në Siri

Posted: 27 Nov 2016 04:24 AM PST

Për shkak të vazhdimit të luftimeve në gjithë Sirinë, numri i fëmijëve që jetojnë nën rrethim ka arritur në afro 500 mijë, ka njoftuar Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

Zyrtarë të lartë të kësaj agjencie thanë sot se këta fëmijë jetojnë në 16 territore të rrethuara në gjithë Sirinë dhe "janë pothuajse tërërisht të izoluar nga ndihma humanitare dhe shërbimet themelore".

"Për katër milionë njerëz në Siri, jeta është shndërruar në ankth të pafund, e veçanërisht për qindra mijëra fëmijë që jetojnë nën rrethim", tha nëpërmjet një kumtese, drejtori ekzekutiv i UNICEF-it, Anthony Lake.

"Fëmijët vriten dhe plagosen, janë të frikësuar për të shkuar në shkollë apo edhe për të luajtur, dhe mbijetojnë me pak ushqim dhe pothuajse pa ilaçe mjekësore".

UNICEF-i thotë se disa komunitete kanë marrë "pak ose aspak ndihmë në afro dy vite" dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të lejojnë qasje të ndihmave humanitare në të gjitha hapësirat në këtë vend.

The post UNICEF: Gjysmë milioni fëmijë të bllokuar në Siri appeared first on Mesazhi.com.

Kuba shpall nëntë ditë zie, Algjeria tetë ditë për vdekjen e Fidel Castros

Posted: 27 Nov 2016 02:36 AM PST

Algjeria ka shpallur tetë ditë zie kombëtare me rastin e vdekjes së revolucionarit kubanez dhe ish-presidentit të këtij vendi, Fidel Castro, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Kabinetit të presidentit të Algjerisë të transmetuar përmes agjencisë së lajmeve APS, thuhet se presidenti Abdulaziz Buteflika ka marrë këtë vendim me rastin e vdekjes së Fidel Castros.

Mediat algjeriane e përshkruanin Castron si "mik të madh të Algjerisë", si dhe se revolucionari kubanez ka qenë mbështetje e madhe për këtë vend në rezistencën e kolonisë franceze në periudhën nga viti 1954 deri në vitin 1962.

Qeveria kubaneze shpalli nëntë ditë zie kombëtare për shkak të vdekjes së ish-presidentit Fidel Castro. Ajo do të përfundojë më 4 dhjetor, kur edhe do të varroset.

The post Kuba shpall nëntë ditë zie, Algjeria tetë ditë për vdekjen e Fidel Castros appeared first on Mesazhi.com.

Görmez: Sulmet ndaj xhamive në Evropë, shqetësuese dhe pikëlluese

Posted: 27 Nov 2016 02:34 AM PST

Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Mehmet Görmez, në lidhje me sulmet ndaj xhamive në Evropë ka deklaruar se pika më e fundit e ndërhyrjes ndaj lirive fetare në një shoqëri është sulmi ndaj xhamisë dhe përdhosja e vendit të adhurimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Görmez, në një deklaratë për gazetarët në zyrën e tij ka theksuar se është i shqetësuar për shkak të rritjes së islamofobisë dhe sulmeve ndaj xhamive në Evropë.

Duke vënë në dukje se Evropa është një pozitë gjeografike që nxjerr në pah vlerat si të drejtat e njeriut, liritë dhe respektimin e të tjerëve, Görmez është shprehur: “Përhapja e çdo llojit të racizmit, ksenofobisë, shndërrimi i islamofobisë në urrejtje kundër Islamit në kohët e fundit janë shumë shqetësuese dhe pikëlluese. Pika më e fundit e ndërhyrjes ndaj lirive fetare në një shoqëri është sulmi ndaj xhamisë dhe përdhosja e vendit të adhurimit. Me të vërtetë është shumë shqetësuese rritja e këtyre fenomeneve në çdo vend. Është shqetësuese edhe më shumë kur njerëzit e politikës dhe shtetet nuk iu kushtojnë vëmendje.”

“Në Suedi janë kryer sulme ndaj 21 xhamive”
Pasi ka theksuar se Kryesia e Çështjeve Fetare mban raportet e sulmeve të tilla Görmez ka theksuar se “Shumë sulme, si duke lënë kokë derri në dyert e xhamive shprehin urrejtjen ekstreme, ndërsa sulmet duke i përdhosur brenda tyre këto vende dhe duke pikturuar kryqe naziste tregojnë dimensionet e urrejtjes.”

“Në Stockholm ka ndodhur përsëri një sulm ndaj një xhamie ku bashkë me këtë numri i sulmeve ka arritur në 21. Dëshiroj të theksoj që sa më parë të mbizotërojë ndjenja e përbashkët. Duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve të kryhen punë të përbashkëta për eliminimin e këtyre”, është shprehur Görmez duke theksuar se në fenë islame vendet e adhurimit të të gjitha feve janë të paprekshme.

The post Görmez: Sulmet ndaj xhamive në Evropë, shqetësuese dhe pikëlluese appeared first on Mesazhi.com.

Nesër në Bruksel bisedohet për Asociacionin

Posted: 27 Nov 2016 02:31 AM PST

Në Bruksel nesër do të vazhdojë dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, raporton Tanjug sipas burimeve brenda Zyrës për Kosovën.

Në këtë takim do të diskutohet për implementimin e marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, gjyqësorin, telekomunikacionin dhe lirinë e lëvizjes.

The post Nesër në Bruksel bisedohet për Asociacionin appeared first on Mesazhi.com.

Cilët fëmijë janë më të zgjuar?

Posted: 27 Nov 2016 01:21 AM PST

Fëmijët e nënave që punojnë janë më "të zgjuar" se ata që i kanë mamatë në shtëpi. Kjo del nga një studim i bërë nga "London School of Economics and Political Science" në Universitetin e Oksfordit.

Ekspertët kanë analizuar katër aspekte të zhvillimit të fëmijës shumë të vogël në moshë: cilësia e të folurit, aftësia për t'u socializuar me të tjerët, aftësia për të kryer veprime të përditshme dhe shpejtësi në lëvizje.

Nga studimi, del se nëse nënat punojnë, fëmija është më i zoti në të katër këto kritere të zhvillimit. Ndër të tjera, nëse i vogli shkon në struktura edukuese, kopsht apo në çerdhe, do të jetë më i aftë në aktivitetet e jetës së përditshme, përveç se do të solicializohet me të tjerët. Nëse pastaj do të rritet nga gjyshërit, do të ketë aftësi më të mëdha në të folur.

Ekspertët, kanë evidentuar që aktivitetet që e bëjnë fëmijën më të lumtur, janë leximi dhe psonisja. Dalja për shëtitje, paradoksalisht nuk përmirëson aftësinë e lëvizjes së fëmijës, por ndoshta arsyeja është për shkak se prindërit kanë tendencë për ta nxjerrë fëmijën me karrocë, ndonëse dalja me ta nuk është për fëmijën një moment i praktikës fizike.

The post Cilët fëmijë janë më të zgjuar? appeared first on Mesazhi.com.

Dobitë nga majdanozi

Posted: 27 Nov 2016 01:19 AM PST

Përdorimi i rregullit i majdanozit mund të mbajë nën kontroll tensionin e gjakut. Acidi folik që gjendet te kjo barishte është si një tonik për zemrën. Vaji esencial i majdanozit mund të përdoret për masazh të skalpit e si rrjedhojë redukton rënien e flokëve. Përdorimi ditor i majdanozit ul dhimbjet e kyçeve, për shkak të vlerave anti-inflamatore të tij.

Çaji me majdanoz shtensionon muskujt dhe stimulon tretjen. Studimet kanë treguar që majdanozi, në veçanti vajrat esencialë të tij, luajnë një rol në parandalimin e tumoreve. Madje shkencëtarët e kanë renditur majdanozin, një barishte me aftësi mbrojtëse në listën e ushqimeve që duhen përdorur kundër këtyre sëmundjeve.

Majdanozi luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të syrit. Nëse kaloni orë të tëra para kompjuterit, atëherë duhet të konsumoni majdanoz më shpesh. Shkencëtarët e Universitetit të Veronës kryen një studim në vitin 2014 mbi potencialet e substancave natyrale në luftën kundër alergjive.

Konsumimi i rregullt i majdanozit forcon rolin e një hormoni, të quajtur adiponektinë, që ka efekte anti-alergjike.

The post Dobitë nga majdanozi appeared first on Mesazhi.com.

Krem karamel

Posted: 27 Nov 2016 01:17 AM PST

Për katër persona (racione të vogla)

Përbërësit për kremin: 300ml qumësht me yndyrë • 2 kokrra vezë • 30-40g sheqer
Për karamelin: 70g sheqer • 40ml ujë
Përgatitja e kremit:
1. Ngrohim qumështin në një tenxhere të vogël.
2. Rrahim vezët dhe sheqerin për një minutë, shtojmë qumështin e vakët dhe vazhdojmë t'i përziejmë me rrahësin e vezëve. E lëmë mënjanë.

Përgatitja e karamelit:
Duhet të bëni kujdes, sepse karameli mund të ngrijë nëse nuk e ndiqni recetën si duhet. Sheqerin e hedhim në një tenxhere të vogël që nuk ngjit. E lëmë të shkrijë në flakë të mesme, por pa e përzier me lugë, mjafton të rrotullojmë tenxheren. Kur sheqeri të tretet plotësisht dhe të marrë ngjyrë, shtojmë pak nga pak ujin dhe vazhdojmë e përziejmë me rrahësin e vezëve derisa të bëhet homogjene. E heqim nga zjarri dhe e shpërndajmë te të katra masat. Hedhim kremin që lamë mënjanë nëpër format me karamel, i vendosim në një tavë të mbushur me ujë. I pjekim në furrën e ngrohur paraprakisht në temperaturën 160°, për 40 minuta. I lëmë të ftohen në temperaturën e ambientit dhe i futim në frigorifer. Para se t'i shërbejmë, kalojmë majën e thikës anash kremit që të dalin pa vështirësi nga format kur t'i përmbysim në pjatat e ëmbëlsirave.

The post Krem karamel appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more